Nga Mero Baze
Nuk është gabim që kanë zgjedhur Flamurin. Kur brenda një partie kryetari është i paqartë se çfarë duhet të bëjë, vlejnë dhe eksperimente të tilla. Njëri duhet caktuar radikal, njëri i modeuar, njëri institucional, tjetri populist, etj. Një parti pa ide dhe pa lider, e ka të nevojshme eksperimentin.
Por ajo që të bën përshtypje në rastin e Flamurit, është se e kanë zgjedhur të jetë radikal. Sipas shpjegimeve që ai mbante mend, kur i tha publikisht skenarët, bashkë me të, do të jenë dhe disa të tjerë “fatkeqësisht shumë pak” (këtu Doktori ka bërë kujdes të jenë pak), të cilët do t’i rezistojnë vijës paqësore të Bashës dhe një ditë do bëhen shumë.
E gjitha kjo komedi brenda Partisë Demokratike e ka të garantuar suksesin nga aktori dhe jo nga skenari.
Sali Berisha po përpiqet të mbajë në lojë Lulzim Bashën duke e paraqitur atë si të pafuqishëm për të udhëhequr një lëvizje radikale, si ajo që premtuan më 26 maj. Dhe për këtë ka emëruar të bëhen radikal disa tipa si Flamuri.
Nuk e ka menduar keq. E gjitha ndihmon në tërësi PD-në, pasi nëse dikush do ishte vërtet radikal natyrisht që nuk do shkonte pas Flamurit, ose nëse do të shkonte pas Flamurit nuk do ishte as radikal, as i moderuar, por idiot.
Në të vetmen lëvizje radikale të opozitës, që ishte e vërtetë dhe buronte nga njerëzit, në atë të Kalimashit, Flamuri ishte kundër radikalëve dhe në tavolinën e të dëmtuarit urdhëronte shuarjen e protestës. Thjesht si pazarxhi.
Në rastin konkret, Berisha nuk e ka menduar keq. Për të qetësuar militantët e paktë që duan luftë, ka caktuar Flamurin t’i përfaqësojë. Ata që duan të mbajnë postet në PD dhe të presin ditën e pushtetit, i përfaqëson Lulzimi. Të tjerët të zgjedhin mes Lulit dhe Flamurit.
Dhe natyrisht me Lulin do të jenë. Duket se Doktorin e kanë lëshuar nervat, dhe i ka rënë shkurt. Ka vendosur të vërë në garë një politikan gënjeshtar me një politikan qesharak me kusht që njerëzit të zgjedhin, ose të gënjehen nga i moderuari, ose të zhgënjehen nga radikali. Si të kenë qejf! Rëndësi ka të mos ketë opozitë reale.
Real Portokalli!
Me sa duket me 14 shtator do kemi ndonje ceshtje Flamur Hajdari….. Gjynaf….
Editoriali i sotem eshte shume i goditur per “Antena brenda familjes!”…
Mero si gjithnje I sakte,,,
Berish do ta bej martir Bashen me siguri, si A.H., qe pastaj te sulmoje me Noken, kete ka ne mendje ky plak mendje semure dhe pervers. Basha te ruhet nga te vetet, se policia e ruan ate mos i ndodh gje nga njerezit e Berishes, ky eshte skenari i ktij te cmenduri qe ben lojra te rrezikshme, dhe ky duhet mbyllur ne cmendine ose burg,
Kesaj i thone te zgjedhesh midis Lulit dhe mutit.
Njesoj si te zgjedhesh mes Edit dhe Taulantit.Ska fare ndryshim o Mero i pa varuri.
Lulet, mulet, paloqet, kusar e zagar, jan ber bashk, per te penguar rreformen ne drejtesi, apjen e negocjatave, prandaj , kan futur ne valle babalet, bllokojn parlamentin, sdin se cte bejn.
Fatkeqesi kombetare, qe opozita e sotme me Lulet, Mulet e gjthfar kusaresh e zagaraesh, po bjn cmos se bashku edhe me ata te LESHELIS, te rezon qeverin Rama dhe te marin pushtetin. Duan me cdo kusht te rikethejn parajsen e humbur. Mjer ata qe u besojn Luleve, muleve , baluleve, te cilet i kemi par pes vite me par se ci punuan SHqiperis dhe shqiptarve.
undefined
Falenderoni Bashen per kapakun qe po mban mbi zorraxhinjte e maleve. Ndryshe do ishin perhapur si ujrat e zeza si ne 92in, neper rruget e Tiranes dhe tokat e xanuna te asokohe.
A thua te jete kaq i sofistiluar plaku Sali se ,mua me duket totalisht i pjetdh nga trute. Muli me shoke duken shume spontane ne idiotsine e tyre
Si Antena brenda familes mu duk.
UNE DO ZGJEDH EDHE MULILULI EDHE LULIMULI.POR ME TEPER MMMMUUUUULI NOCKEN.JO SE KA NOCK TE MADHE JJJOOOO.POR ESHTE IDIOT KOMPLET.E NE IDIOTET I MBAJME PER HUMOR.EDHE PAS 100 VITESH JAM ME MMMMMMUUUUUUUUUUULEN.PER HUMOR DHE VETEM QE ESHTE I PAR QE I KA BERE SHURREN PEDERAVE SHQIPTARE NE SY TE TELEVIZIONEVE……..:))))))))))))
OR LOKU:KE NGATERRUAR KEKUN ME BYREKUN OR TEJ.CFARE THEM DHE UNE.KU DHIA CESHTE TAGJIA.EDHE MALOQ EDHE ME PEDENE ESHTE SHUME ME DUKET.
Tamam muhabet KARLOQESH.
Titullin filimisht e lexova midis Lulit dhe Mutit por pastaj duke lexuar e kuptova qe behej fjale per Mulin. Jo per ndonje gje po thashe mos u cmend Merua?
Si Luli ka plot, por Muli eshte i pazevendesueshem.