Përse po vonon ndëshkimi i “Gruevskëve” tanë?

23 Maj 2018, 19:26Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, u dënua nga një gjykatë në Shkup me dy vite burg, për një shkelje tenderi për blerjen e Mercedezit të tij luksoz, ndërkohë që Prokuroria Speciale po heton edhe për katër akuza, për çështje të tjera.

Vendimi pason një krizë të gjatë politike në Maqedoni dhe akuza të forta për korrupsion, dhunë politike dhe fizike, vrasje të dyshimta dhe kundërvënie të institucioneve Perëndimore, të cilat përfunduan me zgjedhjet e fundit dhe formimin e një aleance të gjerë shqiptaro- maqedonase kundër tij.

Dënimi i Gruevskit i ngjan pak a shumë dënimit të Al Kapones, i cili megjithëse kishte kryer dhjetëra vrasje dhe krime të rënda, u dënua për një shumë simbolike taksash të papaguara, dhe është një sinjal i fortë kundër pandëshkueshmërisë në rajon.

Shqipëria  është vendi që tashmë kryeson në Ballkan lidhur me pandëshkueshmërinë dhe mos ndëshkimin e asnjë politikani të lartë, edhe pse drejtësia ka mbyllur, ose nuk ka çelur, dosje për krime të rënda, si abuzime marramendëse me tendera prej qindra miliona eurosh, vrasje politike në demonstrata politike, vrasje për shkak të korrupsionit, siç është rasti i Gërdecit, si dhe mitmarrje dhe ryshfete në zyrat e shtetit shqiptar.

Po përse në Maqedoni rotacioni politik arriti të prodhojë vendosje të drejtësisë dhe në Shqipëri po vonon kaq shumë?

Suksesi i Maqedonisë qëndron tek formimi i institucionit të Prokurorit Special, i cili është fokusuar tek ndëshkueshmëria e zyrtarëve të lartë, me një mbështetje të fortë Perëndimore.

Reforma në drejtësi në Shqipëri, që mori gati tri vite kohë, dhe që parashikon krijimin e prokurorit special antikorrupsion (SPAK) është çuar në fund të axhendës së reformës, dhe i ka dhënë përparësi Vettingut të drejtësisë. Po kështu, ligji i dekriminalizimit, i miratuar për politikanët, edhe pse në dukje i fortë, është më shumë një ligj që garanton deputetët që janë dhe pengon të tjerë të bëhen deputetë, se sa është një ligj që i penalizon ata. Në të janë bërë aq shumë arnime, sa është bërë kujdes të mos preket asnjë deputet që ka mbyllur procese gjyqësore me procedurë, asnjë deputet që është mbrojtur dikur me imunitet, asnjë deputet që nuk është hetuar apo gjykuar për vrasje, për të cilat i ka marrë vetë përsipër, siç është rasti i Berishës etj.

Pra, në ndryshim nga Maqedonia, Shqipëria e ka nisur reformën nga poshtë- lart, ndërsa Maqedonia e ka nisur ndëshkueshmërinë nga lart- poshtë. Dhe kjo vendos një standard të ri në shoqëri.

Nga ana tjetër, reaksioni kundër sistemit të ri të drejtësisë në Maqedoni, u bë i dukshëm vetëm në përpjekje për të dhunuar seancën e pare të Kuvendit, ku dhe u gjakosën deputetë shqiptarë dhe kryeministri Zaev, ndërsa në Shqipëri agresiviteti ndaj reformës është i përditshëm nga opozita, në sallë të Kuvendit, në rrugë dhe në opinion publik, duke marrë formën e një presioni të krimit kundër shtetit.

Kjo ka stepur prokurorët dhe gjykatësit, të cilët janë tashmë më shumë të shqetësuar të shpëtojnë vetë, se sa të ndëshkojnë politikanë. Biles ata i shikojnë politikanët e korruptuar, si aleatët e tyre më të mëdhenj.

Në Shqipëri, nga mënyra se si evoluoi reforma, ju dha mundësia anti-reformistëve të bëjnë një aleancë të gjerë të heshtur dhe shpesh publike, kundër ndëshkueshmërisë, duke e kthyer atë në fushatë politike dhe me objektiv të qartë, bllokimin e reformës.

Gruevski mund të marrë dhe ndëshkime të tjera të rënda, por vendimi për ta ndëshkuar atë qoftë dhe për një gjest të dukshëm korrupsioni, është për t’u përshëndetur, pasi dëshmon që drejtësia ka vrarë frikën nga politika dhe arroganca e saj.

Në Shqipëri, shpërdorimet e zyrtarëve të lartë për arsye personale dhe politike janë të panumërta dhe dëme me shifra rrënqethëse. Mjafton të kujtojmë që në historinë abuzive të “Rrugës së Kombit”, përveç qindra miliona eurove të ngarkuara për Lulzim Bashën, ka një faturë 60 milionë euro, për dëmtimet që ju bënë tunelit të Kalimashit, për shkak se Sali Berisha donte ta përuronte pa përfunduar, për shkak të fushatës elektorale më 2009-n. Kompania “Bektel Enka” ka lënë gjurmë në arkivë, kur paralajmëron qeverinë të mos e hapë tunelin, se do dëmtohet dhe duhet ribërë, por qeveria e ka injoruar atë, duke pranuar të paguajë më pas 60 milionë euro për një miting elektoral. Dhe kaq do mjaftonte që në burg të shkonte nga Sali Berisha, e deri tek juristi i rrugëve.

Në dhjetra raste të tjera të dukshme, sidomos në historinë e përfshirjes së djalit të kryeministrit në ‘Gërdec’, apo vrasjet e ’21 janarit’ nga Berisha, kundërshtimin e Prokurorisë për të dorëzuar gardistët, prishjen e provave në mesnatë, fshirjen e serverit dhe më pas gradimin e këtyre autorëve me poste politike, për t’u dhënë imunitet, tregon qartë për veprime të qëllimshme kriminale dhe përdorimin e pushtetit politik si mburojë.

Prokuroria dhe gjykatat shqiptare, të kompleksuara nga Vettingu dhe në aleancë të plotë me politikanët e korruptuar, e ka të vështirë të gjejë dhe një prokuror për Adriatik Llallën, e jo më për kryeministra dhe ministra.

Ndaj është urgjente që Shqipëria t’i hapë rrugë sa më shpejt ndërtimit të SPAK, krijimit të një trupe të re prokurorësh, që do të vënë gishtin mbi plagën e pandëshkueshmërisë dhe dërgimin e tyre para drejtësisë.

Vetëm kështu do ta kuptojmë se reforma në drejtësi nuk ishte një shaka që zgjati disa vite, por një hap drejt një shteti serioz, që meriton Europën.

Nikolla Gruevski në fund, kur e kuptoi se u rrethua politikisht dhe duhej të largohej, ju drejtua për aleancë dhe faktorëve anti-perëndimorë dhe tentoi të rrisë influencën ruse në rajon, duke krijuar një aleancë dhe me faktorë politikë në Shqipëri, Kosovë e gjetkë, por sot është thjesht një i dënuar për një tender korruptiv. Ky është një leksion i mirë për të gjithë ata që për të mbrojtur bythën e tyre, duan të djegin Shqipërinë, qoftë dhe me honorare ruse. Një leksion për ata që mendojnë se nga drejtësia mund të shpëtohet me revolucion. Gruevski provoi dhe ta djegë parlamentin për të shpëtuar, por sot është i djeguri i madh i Maqedonisë.

36 komente në “Përse po vonon ndëshkimi i “Gruevskëve” tanë?”

  1. ???????????????????? says:

    S’jam politikan, por ndjej , që kthim prapa, s’ka.
    Reforma në drejtësi , do të japë fryte.
    Edhe politika do të pastrohet.
    Po rrezistojnë, por do tu lodhen muskujt, se janë tê dhjamur
    dhe do të bien si tartabiqët e fryrë por të paralizuar nga
    insekticidët.
    Do të shpëtojmë o shok.!!!
    KINI DURIM !
    PO VJEN ORA PËR NDËSHKIM !!????????????????

    1. Kujtimi says:

      BRAVO MERO
      LULI ADOLESHENT LLAPAQEN GENJESHTAR MASHTRUS
      DHE SALI QENI LIKE FLORIRI MONA
      DUHEN GJYKUAR VETEM PER THIRJET DHE KERCENIMET QE BEJN
      J AS N TE MJAFTUSHME PER DREJTESIN
      PA PERMENDUR VJDHJET VRASJET SHKATRIMET DJEGJET

    2. Kujtimi says:

      BRAVO MERO
      LULI ADOLESHENT LLAPAQEN GENJESHTAR MASHTRUS
      DHE SALI QENI LIKE FLORIRI MONA
      DUHEN GJYKUAR VETEM PER THIRJET DHE KERCENIMET QE BEJN
      JAN TE MJAFTUSHME PER DREJTESIN
      PA PERMENDUR VJDHJET VRASJET SHKATRIMET DJEGJET
      Mos gjykimi tregon qe SALI QENI ka ne dore akoma drejtesin
      NE SHQIPERI VETEM TE JASHTMIT MUND TE BEJN DREJTESI
      JO BABALE ME LULIN ADOLESHENT

  2. drini says:

    Shume gjate i ke rene o Mero!Ka zera qe thone se Lu-ja i eshte lutur te gjithe kafsheve te kopeshtit zoologjik qe te marrin pjese be mitingun “grusht shteti” te organizuar nga kryekrimi Berishe!Ndaj pse i bie kaq gjate Maqedonasit e perfolen nj vit skandalin e Gruevskit e me pas e çuan ne gjyq ku edhe morri denimin e populli Shqipetar ka qe me 1997 e deri me sot qe kerkon gjykimin e kryekriminelit shqipetar e “Lu”-te e radhes e etiketojne “burre shteti”!Ndaj mbylle kete kapitull tashme te djegur o Mero e se kryekrimin Shqipetar e konen e tij mund ta denoje tjeter rregjim e jo ky qe kemi sot ,seose ky eshte ndertuar per te hengur Salinjte e koompani!Leri shakate Mero se s’te kane lezet!

  3. @autori says:

    Mire e ke filluar editorialin e sotem, por rruges e ke cuar ne identitet. Sigurisht qe perfaqesuesit e opozites duhet te ishin sot ne burg, madje para 4-5 vjetesh, sepse ky ishte premtimi (mashtrim) elektoral i Edi Rames. Por asgje nuk ndodhi dhe as ka per te ndodhur sepse Kupola e Mafies nuk eshte vetem Opozita. Pazaret dhe marreveshjet i kane bere historikisht bashke dhe keshtu po vazhdojne, pavaresisht fasades dhe demagogjise. Para nje viti Rama i “puqi pipzat” me Bashen (ne fakt me Berishen) ndersa sot na deklaron Ilir Meten si heroin e Presidences shqiptare.

  4. @autori says:

    Mire e ke filluar editorialin e sotem, por rruges e ke cuar ne identitet. Sigurisht qe perfaqesuesit e opozites duhet te ishin sot ne burg, madje para 4-5 vjetesh, sepse ky ishte premtimi (mashtrim) elektoral i Edi Rames. Por asgje nuk ndodhi dhe as ka per te ndodhur sepse Kupola e Mafies nuk eshte vetem Opozita. Pazaret dhe marreveshjet i kane bere historikisht bashke dhe keshtu po vazhdojne, pavaresisht fasades dhe demagogjise. Para nje viti Rama i “puqi pipzat” me Bashen (ne fakt me Berishen) ndersa sot na deklaron Ilir Meten si heroin e Presidences shqiptare..

  5. Shqiptari nga Kosova says:

    Bravo Mero..!

  6. katarakti says:

    Nga ato qe ka shkruar Mero arrihet ne perfundimin se kemi nje opozite te kriminalizuar, nje sistem drejtesie mafioz dhe nje kryeminister te paafte.

  7. enter"" says:

    Do filloje edhe ne Shqiperi edhe pse shume kakarisin lart e poshte qe jo kshu e jo ashtu.
    Mos harrojme se Shqiptaret e mesuan dhe e kultivuan me shume dashuri korrupsionin. Shajne korrupsionin nderkohe qe vete korruptojne.

  8. Tek ne as eshte denuar dhe as do denohet ndonje sa te jete sali berisha.
    Ky perbindesh komunist e kapi per gryke drejtaesin qe ne fillimet e tij si i emeruar nga ramizi.
    Ky vampir rekrutoi klasen me te degjeneruar qe nga sigurimsat e deri hajdutet ordiner,gjithe llumin e injorantet e dhunshem.
    Ky vampir i ktheu edhe nje pjese te ndershme ne hajdute pronash energjije e uji vetem per nje tufe votash.
    Dhe sot kete kontigjent keqbersash e ka ushtrine e tij per te shkatrruar dhe per te vrare shqiptaret.
    Ketu jane te korruptuar qe nga i pari tek i fundit dhe edi rama nuk e spastroi qe ne fillim drejtesin nga kthetrat e vampirit ,por me sa duket jane te perlyer edhe keta.
    Vertetohet edhe nje here qe shqiptaret nuk mund te qeverisin

  9. Zigur Qarri says:

    Ilir Meta akuzohet si implikuar ne vjedhjen e gati 300 kg flori nga thesari Shtetit ne Krrabe,si edhe
    videon korruptive.Per asnjeren nuk u penalizua!Per bizneset j,firmat e tij,akoma nuk eshte folur.
    Berisha e mbrojti,Rama e beri President!Si mund jete per reformen ne drejtesi Edi Rama,qe tha
    para dy ditesh:”Ilir Meta Presidenti më i mirë që kemi pasur”!!!Kjo tregon,qe Rama eshte ne anen
    e se keqes,kunder Shtetit te se drejtes.Do ta beje testin e droges Rama,apo Jo?Ta filloi ndryshimin
    nga vetja njehere,qe te jete i besueshem,pastaj ta kerkoi tek te tjeret,

  10. Ai says:

    D.m.th shpresa zero dhe per nja dy vjet.
    Na ” merzite” Mero,pavarshisht se po na thua te verteten.

  11. zi says:

    Poshte e larte,larte e poshte,lart e me larg,poshte e me poshte,
    me pas lodhesh aq shume sa thua;drrrrrrrrrrrrreeeeeeeeeeeejjjjjjjjjttttttttt.

  12. Mullinjtë e erës says:

    Merro je sh i sakte ne analizen tende dhe si pyet je retorike dhe per analogjine.
    Por shqetesimi eshte OK Po keta çfare presin.
    Sh sakte e pasqyron kronologjine madje dhe hapat qe duhen.
    Por kam pershtypjen se e gjithe kjo nuk eshte pa shkak.
    Pyetja ime eshte as ketyre s’ju dolen 8 vjet.
    Apo duan ta shfrytezojne per efekte electorale ne te ardhmen e afert..
    Gjithesesi kam shume dakord me ty qe tanime Shqiperia duhet te pastohet shume shpejt nga kjo ka ste e kalbur dhe e korruptuar deri ne gen dhe deri ne..
    Kjo jo vetem per perspektiven europiane te vendet por mbi te gjitha per prosperitetin e brendshem.
    Do zoti sa me shpejt se Po behet si tmer pa fund.

  13. Laku says:

    Sepse Rama eshte frikacak legen o Mero,eshte e thjeshte fare.E ka trembur qr te vogel Sali plera arrogantin pa bythe.

  14. ABC says:

    Hahahaha. Prit se ka rradhe puna. Se pari duhet qe 800 gjyqtaret qe kemi te kalojne nga “SITA” e vetingut dhe me kete ritem qe e kami mare i bie per nja 7-8 ose edhe 10 vjet te mbaroje kjo pune ( i bie qe deri atehere i ter ballkani te jete futur ne Evrope dhe nuk besoj se kane per te na lene jashte Evropes si shteti me i fundit mbase) sa per burgimin e ketyre gjyqtareve,( te korruptuar dihet, sa nuk arrijne te justifikojne pasurite e tyre nuk besoj se jane te ndershem) dhe per konfiskimin e pasurive te tyre nuk i dihet akoma. Pastaj nga kjo “SITE” duhet te kalojne deputetet, prokuroret ( edhe pse Marku po i bie me shkurt dhe me efikase se “SITA” por nese) dhe tani se kush ka hedhur nje tjeter ide madheshtore per te kaluar edhe avokatet, per ta shtyre pak me shume kuptohet, se mbase ku i dihet, pas 10 vjetesh Evropa ka plane te tjera dhe nuk i kemi azgjesuar te gjitha faktet qe te cojne pas hekurave. Mbase mund te quhet si teori konspiracjoni kjo qe them por 5 vjet ne pushtet kjo qeveri dhe nuk pame as edhe nje gje qe te na beje te ndihemi se po shkojme ne rrugen e duhur. E vetmja gje qe eshte aritur dhe nuk eshte e paket eshte qe hajdutet “ambulante” te mos abuzojne me aq shume sic benin deri para 5 vjetesh, por per hajdutet “profesjoniste” te rangut te larte, qe e gjith Shqiperia me zi po pret te denohen kemi vetem akuza boshe, me thane, i thashe, e dinim e mesuam nuk e dinim dhe me e forta eshte se askush si majtas dhe djathtas nuk shkon te ngerje akuza ne prokurori por mbeten neper kanale televizive dite e nate dmth prape as edhe nje gje konkrete. Nje teater i madh me pak fjale. Nje bravo te madhe Maqedonise, na e la dopio gjashten ne dore. As reforma drastike as para te hedhura kot per veting apo gjykata specjale. Tani heren tjeter, kur Rama te shkoje ne Evrope, evropjanet e kane gojen plot per ti thene se, JA SI BEHEN PUNET DHE SI FUTESH NE EVROPEN E BASHKUAR. Nuk ka me maskim dhe justifikime boshe pas kesaj qe beri Maqedonia. Te themi se deri para nje viti nuk e lejonte koalicioni per te mare hapa te tilla por tani qe ka nje vit vet si “timonjer” c’fare e ndalon? Apo keshu e kane keto pune.

  15. NjeQytetarOptimist says:

    Realist..

  16. Kombi says:

    Gruevski u denua ,sepse nuk gezon perkrahjen e kryeministrit te ri Zaev . Ndersa ne vendin tone te cudirave qe zgjasin vetem 3 dite , RAMA eshte mbrojtesi i te gjithe te korruptuarve .

  17. Nga kush prisni drejtesi?nga saliu nga muli nga strazo nga luli qe nuk ka asnje merite pervec vjedhjeve dhe pasurimit te me nje hershem….
    Apo prisni drejtesi nga maxhoranca qe 5 vjet nuk coi nje dosje ne prokurori per ish qeveritaret,por vetem ne fushate bla bla.
    Nga kush prisni nga gjin gjonrat nga ilir meta nga monika cizmja apo nga lapanjozet e shtypit si lubonja zheji bushati rakip turi nallone.
    Apo prisni drejtesi nga trushplaret qe secili mbron hajdutin e vet.
    Apo prisni drejtesi nga hajdutet e pronave qe po paisen me tapi dhe po legalizohet hajduteria.

  18. Jak Boston says:

    E kam shkruar dhe me pare qe loja e ndyre e komunisteve vazhdon.
    Komunistet vrasin, presin e vjedhin ne grup.
    Kur zbulohen fillojne teatrin duke akuzuar njeri-tjetrin dhe kur ndonjeri prej kupoles vdes ia mveshin atij te gjitha fajet.
    Tani jemi ne situaten qe Sala eshte me i vjetri dhe kelyshet e kuq Rama-Meta-Monika-Basha luajne ping pong me fjale per te zvarritur gjerat dhe pasi te vdese Berisha do ia mveshin te gjitha Berishes per te shpetuar veten.
    E verteta eshte qe jane te gjithe njelloj dhe se Berisha duke qene me i hershem ne loje ka dhe zullume me te medha.
    Sa per rastin e 21 janarit shoku Mero nuk eshte vetem Sala fajtor por edhe vete Edi Rama qe i pajisi me hunj ne duar i pagoi dhe i futi perpara si Stalini ruset ne luften e dyte boterore.
    Sala ka fajin e vrasjeve, kurse Rama ka fajin e nxitjes dhe organizimit te dhunes qe coi tek vrasjet , keshtu qe po te kishte drejtesi Sala merrte burgim te perjetshem dhe Rama nja 10-15 vite.
    Prandaj ska per tu zbardhur asnjehere 21 janari pasi jane te gjithe te perfshire.
    E njejta gje vlen te thohet per 97, vjedjen e thesarit ne Kerrabe, Gerdecin dhe vjedhjet masive dhe korrupsionin gjigand.

  19. Alban Dega says:

    KRYEPESHQIT E PAPERMENDSHEM !?
    – Deri dje te pa ndeshkueshem, te pa prekshem, te pacenushem…

    – Sot te pa permendshem si kryepeshq … !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    “Qytetari dixhital” Sali Berisha dhe krejt “ Banda e Gangstereve” veterane dhe te rinj politike e mediatike nuk lene rast pa shpifur e sajuar kunder kryeministrit te Shqiperise, Edi Rama me e mira por jo e persosura deri tani..
    Aq bajate e te shpifura jane keto rrena te fabrikes se tyre te rrenave me pronar e manaxher kryesor Nastradinin Sali Lul Mona Cizme Vasili … sa nuk i besojne as vete, po njesoj si Gebelsi ata nuk heqin dore per se gjalli nga platforma e tij “Genje e genje se dicka do te
    mbetet ! “
    Cila eshte e verteta!?
    Kam ndjekur live skenat e cmendura te seancave te zgjedhjet se Z. Arta Marku si kryeprokurore e pergjithshme e perkoheshme e Shqiperise dhe ate te 12 prillit 2018 …
    Jane te gjalla edhe ne You Tube !
    Skena te tmerrshme, lemeritese, shokuese per cdo njeri me aresye!
    Cmenduri e vertete!
    Rrugaceri kriminale per rrugace kronike e kriminele ordinere jo me per “ Babalkare Kombi “!
    Por cfare mund te presish tjeter nga nje deputet ish- President e ish- Kryeminister i Shqiperise si Sali Berisha, qe bashke me qehajane e tij ne krye te cifligut te tij PD Lulezim Bashen, urdherojne nga pas xhamat e blinduara te kryeministrise te qellohen me plumba luftarake e te ekzekutohen 4 protestues me duar ne xhepa , te plagosen dhjetera te tjere ne syte e shqiptareve dhe nderkombetareve, ne fokuset e dhjetra kamerave !?
    Cfare mund te presish tjeter nga i njejti perbindesh i cmenduar e gjaksor qe ne syte e mbare Botes dhe te ambasadoreve te SHBA-se dhe BE-se qe me shume te drejte na japin leksione per Drejtesi e Veting, por cuditerisht nuk guxojne ti permendin as emrin jo vetem si Kryepeshku, por edhe si kryeperbindeshi e si kryekucedra jo vetem e Shqiperise, por edhe e Evropes dhe Botes!
    Jo vetem peshqit e medhenj, por sidomos kryepeshqit kane emra e mbiemra te sakte me prova e deshmi pa fund me ze e me figure, me dokumente zyrtare e qeveritare me vula shteterore dhe kemi mbetur tek Rroku e Frroku, tek Palla e Dhalla, me Shullazet e Roshet …. tek cironkat ndersa kryepeshqit dhe kucedrat e krimit te organizuar shteteror e politik, familjar e biologjik bejne kerdine, thurin intriga e organizojne komplote… deri grushte klasike shteti ala 14 shtatori 1998, vrasin e ekzekutojne pa vendim gjykate e ne shkelje flagrante te Kushtetutes qe ndalon denimin me vdekje…. qe dhunojne Kushtetuten e Shqiperise me atdheshitje ala Otranto … e nuk u permenden as emrat qe i dine edhe lopet e Vicidolit !
    Kush dhe pse e lavirosi ish- kryeprokuroren e shkelqyer Ina Ramen e ish – Presidentin nga Partia e tij dhe ne vend te saj emeroi nje falsifikator e kriminel si Adriatik Pallen!?
    A e verifikoi ish- ministri i Drejtesise dosjen elementare, dokumentet themelore te arsimimit dhe kualifikimit profesional te tij para se kandidatura e tij ti paraqitej Kuvendit !?
    A nuk eshte vetem ky mosveprim I thjesht nje shperdorim detyre e veper penale e kriminale me pasoja te renda per ligjzbatimin e fatin e Shqiperise !?
    Pse nuk e zbulua apo fsheh diploma e tij e falsifikuar e shkolles se mesme !?
    Apo kur flet Saliu e vendos Partia digjet e piqet mbare Shqiperia !
    Ashtu si plaga e semundja sherohet duke goditur shkakun, virusin… edhe korrupsioni e krimi i organizuar shteteror e politik spastrohen duke goditur me gjithe fuqine e ligjit e drejtesise kokat e tij, kryepeshqit…
    Sic, thone kinezet e lashte gjarperi helmin e mban tek koka jo tek bishti. Sic, thone kinezet e lashte gjarperi helmin e mban tek koka jo tek bishti. Sic, thone kinezet e lashte gjarperi helmin e mban tek koka jo tek bishti. Nese Sali Berisha, Lulezim Basha, Monika Kryemadhi, Ilir Meta, Fatmir Mediu… i kane bere ndonje sherbim strategjik ose qofte edhe te rendesishem SHBA-se ose BE-se Washingtonit apo Brukselit qe ne shqiptaret as e kemi pare as e kemi ndiet deti tani atehere pa nxjerre asnje sekret na Treviño edhe ne qe ti nderojme edhe me 95 per qind e shqiptareve qe e duam e jemi gati, nje pjese e mire edhe jemi betunar para flamurit dhe Kushtetutes susj se “ do te rrokim edhe armet” bashke me driten tone te syve – femijet tane per ta mbrojtur derisa te japin jeten per per to si per Atdheun e vet
    Enough it’s enough, thone filozofia e demokracise boterore, amerikanet !
    E duam Shqiperine si Ameriken
    Demokratike !

  20. ALBAN DEGA says:

    From: Alban Dega
    Date: May 11, 2018 at 12:36:48 PM EDT

    PERENDI E SHTETIT …
    SHEN DREJTESIA !

    -Nga Alban Dega, Nju Jork

    BANDA E GANGOVE
    KA SHKALLUAR
    SE I PLASI KOKA(INA)
    NE DUAR !
    JO ATIJ POR
    DOLIVICIT
    TE DY JANE
    VEC ZOGJ KERRIQIT !
    E HENGRI
    DHE HOR BESIMI
    LAKU SHKON
    TEK SALADINI !
    FLAKA DEL
    FILL PAS TYMI
    TYM I ZI
    MAFIAS NE
    SHQIPERI
    NE KRYE TE SAJ
    SHOKU SALI
    KRYEPESHKU
    NE TEPSI
    PESHQ TE MEDHENJ
    NE RADHE PAS TIJ
    NE DAC NE PARTI
    E NE DAC NE SHPI!
    RROFSH E QOFSH
    O ZOT DREJTESI!
    EDHE VONON
    POR KURRE
    S’ VDES TI !
    PO I VJEN FUNDI
    SALIQIT
    ZEMRA E SHTETIT
    ESHTE VECSE
    PREJ LIGJIT!
    NE GRAHMA
    TE FUNDIT
    SALIKRACIA
    SHPIRTI I SHTETIT
    ESHTE DREJTESIA
    DRIDHET MULI
    E LUL HAJNIA
    KAPLON SALEN
    DREQ… CMENDURIA
    MONA CIZMEN TRONDIT HISTERIA! YLL MAVRINE. KAP LEMERIA !
    ALIBE GEBELSIN
    TRONDIT CMENDURIA
    CMENDURIA E TERBIMI NGA DREJTESIA E ZOTERI VETINGI
    NE DOSJE TE TYRE
    KEMBEKRYQ ULUR
    KUSARIA- KRIMI.
    NE KLD TEK MINISTRIA
    KAMIKAZE I PAT SALÍA
    NUK I SHPETON
    AS GJURULLDIA
    NE HORIZONT
    U FEKET QELIA !
    NE GRAHMA TE FUNDIT. SOT ESHTE MAFIA !
    VRANE ME PLUMBA
    VRASIN ME FJALE
    SHPATE INTRIGAT
    JATAGAN SINGINE
    VICIDOL SHTRIGAT
    NASTRADIN SALINE
    UA LEVIZE FIJET
    SIC DO NEN SURDINE
    VEC KAMIKAZIN
    TA BEJNE ATA DINE
    GJITHNJE ZGJEDHIN
    ME TE MIRIN
    KRYQEZUAN ARTEN
    TANI FATMIRIN !
    ME TYMUESE
    E MIELL TE BARDHE
    SHOHIN FUNDIN
    CUNAM DUKE ARDHE
    SE KRIMI PAANE
    PO U DEL DARDHE
    PANIKU TMERRI
    TERBIM LEMERIA
    BUZEQESHKRYEPESHKU
    VETE MARESHALL SALIA KEMBET NE TURANE
    KOKEN TEK SERBIS. KERCEN LUKUNIA
    SE KANE PREJ QEFIT
    SE KANE PREJ GEZIMIT
    E KANE PREJ HALLIT
    E KANE PREJ TERBIMIT !
    HIDHET KRYEPESHKU
    E KA PREJ ZAVALIT
    BANDA E GANGSTERVE
    ESHTE NE PIKE TE HALLIT
    I PARI NE VALLE
    GJITHNJE BUZAGAZ
    PARA E MBRAPA
    NJEMIJE KAMIKAZ!
    TRONDIT PANIKU
    TE PARIN E TE FUNDIT
    TOKA NEN KEMBE
    I RRESHQET MAFI
    KATUNDIT
    SE BUZEQESH MIRE
    KUSH QESH I FUNDIT TERBIM LEMERIA
    NE AGONI MAFIA
    PO RILIND SHQIPERIA
    OKSIGJEN LIGJI
    SHPETIM DREJTESIA!
    FESTE E MADHE
    PO VJEN TEK
    SHQIPERIA
    NE FRON PO VIHET
    VETE PERENDIA
    EMRI I SAJ ESHTE
    SHEN DREJTESIA!

  21. Alban Dega says:

    GRUEVSKI ESHTE NJE KRIMINEL VRASES !

    Keta tanet Meto djali, jane kryekriminele, kryevrases me kryepeshkun Sali Karaxhici Putinit me krye….
    Krimet e tyre si 97-ta, Gerdeci, 21 janari Jane krime te kategorise se krimeve kunder njerezimit ala Ruanda, Pinocet Sllobodan Millodhevic, ala Shrebrenice, Kosove!
    Sali zbetisha ne cdo shtet demokratik te Botes duhet te ishte ne burgim te prtjetshem bashke me Xenin, Lulezim Bashen…. e co!

  22. Lumi says:

    Nuk behet drejtesi o Mero. Njerezit ketu jane lindur e rritur ne padrejtesi. Ne nuk kemi besim, as guxim, Jemi frikacak, jemi mesuar te zvarritemi tere jeten, nuk kemi qytetari. Nje popull qe nuk ka luftuar kurre per progres e qytetari, ka pritir nga te tjeret ose ka shkuar pas kujtdo qe ka dale ne krye. Nuk eshte rastesi qe jemi te fundit ne evrope.

  23. Para Laci says:

    Nexhmija denohet per kafe. Gruevski denohet per 1 mercedez. Saliu edhe nja 2 vjet dhe del ne pension dhe deri atehere nuk e leshon mandatin e deputetit.
    Pra mos prisni te ndodh e ndonje gje se shpejti dhe sic duket nuk ka per te pas as ndeshkime te medha per peshqit e medhenje.

  24. Alphade says:

    Z.mero! A Keni pare ndonje here se si kercehet
    Vallia dyshe myzrqare ? Avash-avash page pri-
    ,shur fare terezine. Edhe qeveritaret tane,idem.
    Duhet shpirt i guximshem per ndermarrje te ti-
    ,lla.
    Por duhet se Ka mungese te vullnetit political
    , nga te gjitha palet,osram qeveritaret ne push-
    , yet I Ka zene Friday nga monstra e vicidolit.

  25. klementi says:

    Me sa duket edi rama kerkon nje ’97 te dyte ne shqiperi, por kjo nuk do te ndodhe, do apo nuk do edi rama. Shqiptaret duhet ti tregojne vendin te gjithe hajduteve e krimineleve, kushdo qofte dhe nuk duhet qe edi te behet mbrojtesi I tyre, nga nuk e di se pserse. Duhet te veproje sa me shpejt drejtesia per bashat, berishet, liken, monen e per keto qe ka shkelur ligjet e ketij vendi. Mos I detyro qytetaret e ketij vendi qe te shprehin dufin e tyre, por vepro sa nuk eshte vone. Pergjegjesine e ka vetem edi rama per cfare po ndodh, ai duhet ti dale perpara te keqes qe pergatisin kriminelet. Cfare I mungon, pushteti, forca apo cfare. Nuk ka kulture ketu. Ne keto raste eshte vetem ligji dhe forca e tij qe duhet ti vere gjerat ne vendin e kerkuar prej tij.

  26. Tes says:

    Ish kryeministri kroat Sanader u denua dhe Kroacia u fut ne EU.
    Ish kryeministri maqedon Gruevski u denua dhe Maqedonia do ti hap negociatat per ne EU.
    Ish kryeministri shqiptar Sali Berisha duhet futur ne burg qe Shqiperia te futet ne EU.

    1. usali serberisha "made in 1991" says:

      Yes i nderuar Tes.

      Pra pse nuk arrestohet sali krimineli ?

      Eshte gjeja me e thjeshte ne bote ti pergjigjesh kesaj pyetje sepse “pucisti” Mero Baze te tjera mendon… te tjera thote..dhe te tjera shkruan.
      .
      Eshte paburreri e Meros qe nuk kraheson kete rast me ARRESTIMIN E FATOS NANOS NE 1993 SI TERRORIST jo se kishte vjedhur vete por palet e treta ..dhe nese do denoheshin per miljarda vjedhesit e rruges kombes me te njejte ‘ASHPERSI’ qe u denua Nano dje dhe sot tahiri me xhafen……..atehere duhej varuar ne litar jo vetem lul basha me berishet pas bythe por duhej futur ne burg jo vetem ambasadorja M.R e rruges kombit por dhe ato qe vodhen floririn e londres apo ai prokurori amerikan qe mbuloi ne menyre mafjoze vrasjen e TREBICKES..
      .
      Kryesorja eshte se Berishi nuk arrestohet se ai eshte zbatuesi kanibal i doktrines te ‘DEKOMUNISTIFIKIMIT per te cilen duhet te dalin para gjyqit hartuesit e saj biberaj-rajeson pasi ne saj te tyre ky komb sot eshte hequr nga harta e shteteve dhe qeveria e sotme dhe cdo qeveri pas 1992 jane pushtet LOKAL se zyrat e pushtetit “qendror” jane me se shumti ne washington dhe ca pa vlere ne bruksel-berlin dhe rome.
      .
      Berisha arrestohet qe neser nese Mero Bazet shqipfoles flasin ato”sekretet” qe dine qe jane jo vetem antishqiptare por dhe antinjerzore dhe eshte paburreri e MEROS qe kasaforten shperthyese me emrin Izet Haxhia ka frike ta hape por me merret me dashkaloqizime dhe spartakngjelizime..
      .

      .

  27. Alban says:

    Sent from my iPhone

    Begin forwarded message:

    From: Alban Dega
    Date: May 21, 2018 at 11:44:36 AM EDT
    To: [email protected]
    Subject: O MALLKIMI I VEGJELISE…

    O MALLKIMI I VEGJELISE
    KATRAHURA E SHQIPTARISE

    – NGA ALBAN DEGA, NEW
    LONDON

    …JE MALLKIMI I
    SHQIPERISE
    DORE E ZEZE
    E BUSHTER SERBISE
    MERCENARI
    I RUSISE!
    ATDHESHITESI
    I GREQISE !
    KRYEPESHKU I
    MAFISE !
    HARAM GJIRI
    I AMESISE
    O VRASTARI I
    MALESISE
    KRYEVRASES I
    SHQIPTARISE
    DORE E ZGJATUR E
    MILLOSHEVICIT
    FOTOKOPJE E
    KARAXHICIT !
    MIK PER KOKE
    I FAZLICIT !
    PJELLE BASTARDE E
    DOLIVICIT !
    MARIONETE E
    STANISHICIT !
    O KOBURE
    E PUTINIT
    O BADTARD I
    NASTRADINIT
    O RRENUESI
    I SHQIPERISE !
    O ZJARRVENESI
    I MALESISE !
    O DRAKULA I
    DJALLEZISE !
    FATKEQESIA
    E SHQIPTARISE !
    O SHTRIGU I
    KALIT TE TROJES
    O TOPTANI
    I TROPOJES !
    RRENE E PLUMBA
    ZBRAZ PREJ
    GOJES !
    VRET ME RRENA
    E VRET ME FJALE!
    VRET ME PLUMBA
    O KRYEVRASESI SERIAL!
    MJERE TROPOJA QE
    TE KA DJALE !
    TE POLLI NJERI
    I DOLE DJALLE !
    FYTYREN KREJT
    IA BERE BALTE
    PREJ DREJTESISE
    SHPIRTI TE DALTE !
    DUKE IU LUTUR
    VETEM DREQIT
    PERJETE NE
    “RESORT” TE RECIT!
    ME FANTAZMAT E
    PER RRETH TI
    SI MILLOSHIT
    NE QELI
    DO TE JETE
    DHE FUNDI I TIJ !
    SI NGA LIGJI
    DHE VEGJELIA
    DO TI VIJE
    NGA SHEN DREJTESIA !
    SIC I NDODHI
    DHE LUIGJIT
    DO TE JETE
    FATI I SALIQIT !
    JO AQ SHPEJT
    SA GIJOTINA
    DITE PER DITE
    E PAK NGA PAK
    DO TI PLASI
    ZEMRA PAF !
    NE AGONI SOT
    ESHTE MAFIA !
    PO JEP SHPIRT
    SALIKRACIA !
    NE DORE TE
    ZOTIT ESHTE
    SHQIPERIA !
    NE ALTAR VJEN
    PERENDIA!
    EMRI I SAJ ESHTE
    SHEN DREJTESIA!
    KRYEPESHKU
    PARA LIGJIT!
    PO I VJEN
    FUNDI SALIQIT !
    O MALLKIMI I
    VEGJELISE
    KATRAHURA E
    SHQIPTARISE !

  28. Alban says:

    KETA AS TE VRASIN NUK DINE !?

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Hipen ne helikopter qe nuk ishte ishte i llogaritur dhe pajisur per te fluturuar naten dhe vrane Gramoz Pashkon e vdekur…
    Per te shpetuar nje te vdekur vrane edhe gjashte te gjalle, perfshi edhe djalin e vetem te tij 19 a 20 vjec! E shuan trashegitmtarin e vetem dhe si fis me urdherin e mikut armik te tij
    Sali Berishes !
    Pata shkruar nje artikull me titull “ Urdheri makaber qe per te shpetuar nje te vdekur vrau gjashte te gjalle “ tek “ Koha Jone “!
    Nxori per gjah dhe vrau Kosta Trebicken .
    “Nje vrasje e marre !” qe tituli i shkrimit tim ne diss gazeta te Shqiperise dhe Kosoves !
    Pse !?
    Kosta Trevicks pat deshmuar e pat informuar Ambasaden amerikane ne Tirane, edhe Deprtamentin amerikan te Mbrojtjes, edhe FBI-be edhe dy relatore te Kongresit amerikan per Gerdecin!
    Cfare kishte mbetur per te denoncuar me !?
    Asgje ! Te gjitha deshmite e tij ruhen per jete ne arshivat perkatese dhe nuk kane afat skadimi !
    Ne cdo moment mund te merren kopjet origjinale te noterizuara me nje FOIA me tarifé zero nga cdo institucion Drejtesise apo qeverie shqiptare ose edhe nga familja per aresye juridike apo personale!
    E vetmja gje qe beri urdheruesi i ekzekutimit te tij ishte dyshimi i bazaar dhe llogjik ne te gjithe mediat amerikane dhe shqiptare per vrasjen e tij qe vune gishtin tek Kryepeshku Berisha, tek Sypeshkaqeni i tij Xeni dhe nje bodigard i familjes se tyre qe bente ligjin ne krye te policise shqiptare!
    Dha urdher per ekzekutimin e kater protestuesve krejt te pafajshem pa asnje rol udheheqes ose peshe ne protesten e 21 janarit 2011, kur protesta kishte filluar te shperndahej dhe nuk perbente asnje rrezik as per Berishen as per qeverine e tij !
    Nje vetvrasje e persosur jo vetem per Berishen e qeahajane e cigligut te tij politiko- familjar PDSH, qe e beri Sali Berishen e Lulezim Bashen kryelajmin boteror nga Wellingtoni ne Alaska, nga Buenos Airesi ne Tokio per ekzekutimin pa vendime gjyqi e ne kundershtim me Kushtetuten e Shqiperise qe e ka ndaluar denomin me vdekje edhe me gjyq e aq ne teper pa gjyq !
    Nje krim i rende i kategorise se krimeve kunder njerezimit qe i ben si njerin edhe tjetrit e krejt kupolen politike te “ Bandes se Gangstereve” subjekt te Gjyqit te Drejtesise Nderkombetare ne Hage pa afat skadimi, unlimited !
    Keta as te vrasin nuk dine!
    Gjuajne kuturu, kodra mbas bregut edhe me plumba edhe me fjale !
    E si gjithnje ne raste te tilla u dalin plumbat prej verteti e fjalet plumba nga qyta e jo nga tyta.
    Me vend te vrasin kundershtarin vrasin veten me plumba e fjalet rrena e rrenat fjale, si me plumba si me fjale !
    Keta as te vrasin nuk dine !

  29. ALBAN DEGA says:

    KRYEPESHQIT E PAPERMENDSHEM !?
    – Deri dje te pa ndeshkueshem, te pa prekshem, te pacenushem…

    – Sot te pa permendshem si kryepeshq … !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    “Qytetari dixhital” Sali Berisha dhe krejt “ Banda e Gangstereve” veterane dhe te rinj politike e mediatike nuk lene rast pa shpifur e sajuar kunder kryeministrit te Shqiperise, Edi Rama me e mira por jo e persosura deri tani..
    Aq bajate e te shpifura jane keto rrena te fabrikes se tyre te rrenave me pronar e manaxher kryesor Nastradinin Sali Lul Mona Cizme Vasili … sa nuk i besojne as vete, po njesoj si Gebelsi ata nuk heqin dore per se gjalli nga platforma e tij “Genje e genje se dicka do te
    mbetet ! “
    Cila eshte e verteta!?
    Kam ndjekur live skenat e cmendura te seancave te zgjedhjet se Z. Arta Marku si kryeprokurore e pergjithshme e perkoheshme e Shqiperise dhe ate te 12 prillit 2018 …
    Jane te gjalla edhe ne You Tube !
    Skena te tmerrshme, lemeritese, shokuese per cdo njeri me aresye!
    Cmenduri e vertete!
    Rrugaceri kriminale per rrugace kronike e kriminele ordinere jo me per “ Babalkare Kombi “!
    Por cfare mund te presish tjeter nga nje deputet ish- President e ish- Kryeminister i Shqiperise si Sali Berisha, qe bashke me qehajane e tij ne krye te cifligut te tij PD Lulezim Bashen, urdherojne nga pas xhamat e blinduara te kryeministrise te qellohen me plumba luftarake e te ekzekutohen 4 protestues me duar ne xhepa , te plagosen dhjetera te tjere ne syte e shqiptareve dhe nderkombetareve, ne fokuset e dhjetra kamerave !?
    Cfare mund te presish tjeter nga i njejti perbindesh i cmenduar e gjaksor qe ne syte e mbare Botes dhe te ambasadoreve te SHBA-se dhe BE-se qe me shume te drejte na japin leksione per Drejtesi e Veting, por cuditerisht nuk guxojne ti permendin as emrin jo vetem si Kryepeshku, por edhe si kryeperbindeshi e si kryekucedra jo vetem e Shqiperise, por edhe e Evropes dhe Botes!
    Jo vetem peshqit e medhenj, por sidomos kryepeshqit kane emra e mbiemra te sakte me prova e deshmi pa fund me ze e me figure, me dokumente zyrtare e qeveritare me vula shteterore dhe kemi mbetur tek Rroku e Frroku, tek Palla e Dhalla, me Shullazet e Roshet …. tek cironkat ndersa kryepeshqit dhe kucedrat e krimit te organizuar shteteror e politik, familjar e biologjik bejne kerdine, thurin intriga e organizojne komplote… deri grushte klasike shteti ala 14 shtatori 1998, vrasin e ekzekutojne pa vendim gjykate e ne shkelje flagrante te Kushtetutes qe ndalon denimin me vdekje…. qe dhunojne Kushtetuten e Shqiperise me atdheshitje ala Otranto … e nuk u permenden as emrat qe i dine edhe lopet e Vicidolit !
    Kush dhe pse e lavirosi ish- kryeprokuroren e shkelqyer Ina Ramen e ish – Presidentin nga Partia e tij dhe ne vend te saj emeroi nje falsifikator e kriminel si Adriatik Pallen!?
    A e verifikoi ish- ministri i Drejtesise dosjen elementare, dokumentet themelore te arsimimit dhe kualifikimit profesional te tij para se kandidatura e tij ti paraqitej Kuvendit !?
    A nuk eshte vetem ky mosveprim I thjesht nje shperdorim detyre e veper penale e kriminale me pasoja te renda per ligjzbatimin e fatin e Shqiperise !?
    Pse nuk e zbulua apo fsheh diploma e tij e falsifikuar e shkolles se mesme !?
    Apo kur flet Saliu e vendos Partia digjet e piqet mbare Shqiperia !
    Ashtu si plaga e semundja sherohet duke goditur shkakun, virusin… edhe korrupsioni e krimi i organizuar shteteror e politik spastrohen duke goditur me gjithe fuqine e ligjit e drejtesise kokat e tij, kryepeshqit…
    Sic, thone kinezet e lashte gjarperi helmin e mban tek koka jo tek bishti !
    Nese Sali Berisha, Lulezim Basha, Monika Kryemadhi, Ilir Meta, Fatmir Mediu… i kane bere ndonje sherbim strategjik ose qofte edhe te rendesishem SHBA-se ose BE-se Washingtonit apo Brukselit qe ne shqiptaret as e kemi pare as e kemi ditur deri tani, atehere pa nxjerre asnje sekret, te na tregojne qe ti nderojme edhe ne 95 per qind e shqiptareve, qe e duam e jemi gati, nje pjese e mire edhe jemi betuar vullnetarisht e megjithe zemer para flamurit dhe Kushtetutave se “ do te rrokim edhe armet” bashke me driten tone te syve – femijet tane per ta mbrojtur derisa te japim jeten per per to si per Atdheun tone, sic kane vepruar me mijera shqiptare para nesh !
    Enough it’s enough, thone filozofia e demokracise boterore, amerikanet !
    E duam Shqiperine si Ameriken
    Demokratike !

  30. Alphade says:

    Shenim: plotesisht dakort me komentin e
    Z. Tes……! S…berishovici ne burgim te per-
    Jetshem . Reci….!!!!!

  31. Alban Dega says:

    KY LULUSHI
    ESHTE NJE TRAP
    NUK KA TRU
    AS PER SKRAP !

    – Nga Alban Dega, Nju London

    Permend litarin
    Ne shtepi te varurit!
    Se nga koke tek kembet
    Eshte rrote e Gomarit !
    Truri i Bashicit
    Nuk vlen as per skrap
    Nga koka tek kembet
    Lulushi eshte trap !
    Me gur Vicidoli
    gjuan kullen e Saliqit
    Bota mbare e njejti
    Per bastard te Luigjit !
    Bastija i keputi
    koken ne gijotine !
    Ne Resort te Recit
    Fundi per Saline !
    A nuk tha Luigji
    Une vete jam Ligji !
    A s’ vepron Saliqi
    Si ligj permbi Ligji !
    Vellezer Siameze
    I beri Historia!
    Njerin ne Bastije
    Tjetrin tek Shqiperia!
    Por fjalen e fundit
    Heret apo vone
    E ka vec Drejtesia!
    A e di Lulushi
    se cfare eshte Ligji !
    Eshte Zoti i cdo shteti
    Mbi cdo soj Saliqi!
    Cdo revolucion
    Ka rregullat e tia !
    Perendi e Shtetit eshte
    vec Shen Drejtesia!

  32. D.S. says:

    Gruevsket tane nuk denohen se me ameriken jane miq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje