Nga Ilir Yzeiri
Është një poezi e famshme e Bodëlerit (Baudelaire) me titullin “Spleen” që shenjon melankolinë e thellë, mërzitjen pa shkak, një lloj neverie që e kap njeriun ndonjëherë edhe pa asnjë arsye. Veçanërisht një vuajtje të papërballueshme e kanë quajtur kritikët gjendjen shpirtërore që shfaq kjo poemë e tij. Po sidomos katër vargjet e para vizatojnë një imazh të errët e të trishtë që vështirë të ndeshet kund : “Kur qielli i rëndë dhe i ulët rëndon si një saç/mbi shpirtin që lëngon në mërzitje pa fund/ Dhe nga horizonti që mbyllet si një rreth/ derdhet mbi ne një ditë më e zezë se nata”. (Ky është një përkthimi i lirë i imi.) Pra, përfytyroni një qiell të errët, të nxirë, që ngjet me një kapak gjigand, një horizont të mbyllur si një rreth i zi dhe që andej jo të lindë, po të derdhet një ditë që nuk është me dritë, por e zezë dhe më e errët se nata.
E solla këtë strofë të Bodëlerit i bindur se çdo krahasim çalon, por i sigurtë që në qoftë se do të donim të krijonim një imazh të shpirtit të shqiptarëve që lëngojnë në këta vjet nën regjimet që u instaluan pas rënies së diktaturës, në të gjitha rastet, kush e kush më shumë nxiton të hedhë një rrëke të zezë mbi këtë vend për ta paraqitur atë, ashtu siç thotë Bodwleri, me një ditë më të zezë se nata.
Mirëpo veçanërisht në këto vite, pra qysh kur Sali Berisha u largua nga qeverisja dhe Lulëzim Basha u emërua prej tij kryetar i PD-së, në këtë vend, thuajse në çdo sekondë e minutë, në çdo orë e ditë, mbi fytyrën tonë bien copëra plehrash, mbetjesh fjalësore, klithma çnjerëzore dhe tinguj që vizatojnë një Shqipëri makabre, një vend që, nëse i merr seriozisht ato që hidhen nga horizonti i mbyllur si një çark, dëshpërimi i Bodëlerit do të dukej një luks. Me të drejtë ka ardhur koha të pyesim seriozisht, ne shqiptarët jemi të gatuar kështu keq, pra nuk njohim institucionet dhe nuk na e ndien për to apo kjo është një fazë kalimtare.
E njëjta histori edhe në Kosovë. Edhe atje ligjërimi publik e ka ndarë klasën politike në dy kampe, në banditë dhe në ëngjëj të trishtuar. Në Shqipëri opozita e përdalë dhe e çartur mendsh ka pesë vjet që reciton nga mëngjesi në darkë të njëjtin tekst, krim, drogë, mafie, dhe tani në fund edhe Babale. Në Kosovë, edhe atje, banditë që kanë vrarë, kriminelë të rinj me kollare që kanë vjedhur pasurinë publike dhe të dyja vendet, nëse i merr seriozisht, të ngjajnë me lagjet e Palermos apo të ndonjë qyteti meksikan ku njëri grup i mafies lufton kundër grupit tjetër.
E kam shumë të vështirë të kuptoj se çfarë është ky sistem shoqëror që po jetojmë. E kam të pamundur të kuptoj se çfarë është roli i opozitës në një vend normal. Cila është pesha e institucioneve të tjera në një vend të tillë. Po Parlamenti ky është ? Ky që shohim tani ?
E them me plot gojën, nëse ky është parlamenti që ne paskemi ëndërruar kur përmbysëm diktaturën, unë e refuzoj dhe do të parapëlqeja çdo formë tjetër të organizmit të jetës politike, por jo këtë demokraci dhe jo këtë Parlament. Nëse ka një shqiptar të arsyeshëm që mund të thotë një fjalë pozitive për këtë Parlament, unë i tërheq fjalët e mia. Si është e mundur që njerëzit më të paguar në këtë vend, mblidhen një herë në javë dhe japin shfaqjen më të shëmtuar, më të ndyrë dhe ua errësojnë jetën shqiptarëve duke u derdhur mbi fytyrë një natë të errët më të errët se errësira.
Fjalët që njerëzit nxjerrin nga goja janë në të njëjtën kohë edhe nxitëse për veprim, por mund të kthehen edhe në ndotje të rrezikshme për ambientin. Filozofët e ligjërimit kanë vënë re me kohë se veprimet që kryejnë njerëzit janë të ndryshme nga rrëfimet që ata bëjnë për to. Njerëzit jetojnë në dy realitete paralele ; njëri është ai që e jetojnë fizikisht, pra të shkosh në plazh, të lexosh, të flasësh në auditor, shkurt, të gjitha veprimtaritë që kryejnë njerëzit në një kohë të caktuar dhe jeta tjetër është rrëfimi i këtyre veprimeve. Gjëja e parë që kanë vënë re filozofët e ligjërimit është konstatimi për autorin e rrëfimit apo të rrëfimeve.
Siç mund ta marrim vesh nga kjo paraqitje e shkurtër, jetën e gjithsësecilit nga ne nuk e tregojmë dot, por ama gjithësecili nga ne e ka një rrëfim të vetin për atë që kryen. Ndërkaq, në vendet demokratike, mediat e gjithëfarëllojshme e nisin veprimtarinë e tyre për të treguar atë që ndodh në jetën e njerëzve. Mirëpo, meqenëse ajo që ndodh është një shumësi e madhe, atëhere mediat, normalisht, vendosin kriterin e përzgjedhjes dhe ky kriter përcaktohet më së shumti edhe nga parapëlqimet e autorit apo të autorëve e të pronarëve të këtyre mediave. Në një demokraci banale si kjo e jona, partitë politike hyjnë me arrogancë në rrëfimin e jetës së shqiptarëve dhe bëhen ato autore të rrëfimit të jetës së tyre. Mirëpo, meqenëse këto parti politike nuk janë ndërtuar mbi asnjë platformë besimi dhe meqenëse në to, në shumicën e herës mësyjnë njerëz pa integritet moral, rrëfimi i tyre mbështetet mbi gënjeshtrën dhe manipulimin.
Popujt e mëdhenj dhe të qytetëruar kanë disa cilësi morale të shenjta që nuk preken. Një prej tyre është kjo që popullin tënd nuk duhet ta gënjesh, që kushtetuta është e shenjtë dhe Shqipëria mbi të gjitha. E shoh që edhe vetë po bie në romanticizëm abstrakt dhe e di që sot është modë të shash e të shkatërrosh me fjalë gjithçka. E di këtë. Ajo që ende nuk arrij ta kuptoj është kjo : si ka mundësi që një forcë politike apo një opozitë e tërë, e ngre gjithë veprimin e saj politik mbi dhunën e fjalëve, mbi gënjeshtrën dhe manipulimin.
Si ka mundësi që një opozitë e tërë pretendon se e ka ajo monopolin e së vërtetës kur dihet që ka shkaktuar Marsin e vitit 1997, Gërdecin, ka vrarë në Bulevard 4 demonstrues dhe ka vjedhur 220 million euro në Rrugën e Kombit. Nëse kjo opozitë e konsideron vetën si kapomafia e gjysmë qytetiti meksikan apo të ndonjë qyteti siçilian, atëhere paskemi marrë fund të gjithë dhe nuk e paskemi ditur se duke rrëzuar diktaturën do të instalonim banditët dhe injorantët me kollare.
????
Per sa kohe ka injorante qe e shohin Mulin si shprese eshte e kote te flasesh…
Per parlamentin i ke rene pikes. Por per ato “shfaqje komedie” nuk eshte faji vetem i opozites. Me shume bie ne sy “i gjati”, regjizor i kesaj komedie me fjalorin e tij.
Sa te kemi Mulra ne maj te Range Rovera, apo Benxave forisatrada, I gjati ta ka fajin.. Fjalori I tij tinzar dhe ironik ska te bej me fyerje, ofendime, hedhje miell, kepucet, e goditje tastierash kompjuteri.. Parlamenti nuk dhunohet cdo jave.. Komisjonet Parlamentare nuk dhunohen, aty propozohen ligje.. PS-ja o joel I shkodres kur ishte opozite nuk humbi nje komisjon sepse deshte te dinte cfare propozohej per interes te popullit.. Nuk shkonte ne Parlament por shkonte ne komisjone.. Po keta cibuket e PD-se cfare show po bejne?!?! Firmosin qe u paraqiten te paguhen nga taksat e mia e te tuat, nje llaf kriminel, drogaxhi dhe te puth halla..I gjati e ka fajin..Trego serjozitet…
Ai i gjati, kur zgjodhi Arta Markun, shkeli ate qe duhet te jete e shenjte dhe e paprekshme, KUSHTETUTEN.
Por per militantet nuk ka asgje rendesi, mjafton partia te mos merzitet, se edhe bar do hame…
Sa bukur e ke thene: “fjalori i tij tinzar dhe ironik”. Fjala “tinzar” permbledh gjithçka. Qe eshte fyes fjalori i tij ironik e tinzar, kete e kupton gjithkush me perjashtim te nje njeriu: “optimistit”.
Per deriss kjo opzite esjte e pa prekur nga ligji , ka te gjithe te drejtat ,te bej moral . Prej kujt te kene turp , prej popjllit ???? Populli eshte teper injorat , popull idiot , vazhdojne te jene me Berishen . Kjo eshte arsyeja qe ky vend nuk ben perparime .
@Kombi
Idjote jane te gjithe ata qe nuk jane me veten e tyre, si ata te Berishes, por edhe ti qe je me Ramen..
?
Eshte ekzaktesisht keshtu: kemi instaluar jo vetem banditet dhe injorantet me kollare, por edhe tradhhtaret, te shiturit, antishqiptaret me te medhenj ne historine e Shqiperise, fatkeqesisht.
PD-ja ishte bashkepunetore e Beogradit dhe Athines ne planet e tyre per ndarjen e Shqiperise, masakrimin e Kosoves, helenizimin dhe uzurpimin (qe per fat nuk u realizua) e jugut te Shqiperise…Prandaj u krijuan firmat piramidale ku shqiptaret te humbnin parate ekzakt para se serbet te fillonin spastrimin e Kosoves, ne menyre qe njerezit ne Shqiperi te hutoheshin pas parave e te mos mendonin se c’ndodhte ne Kosove). E me pas te krijonin ndarjen veri-jug me qellim qe greket te gjenin preteks te mbronin “helenet e jugut” nga myslimanet e veriut (e bash per kete sherbeu edhe futja e Shqiperise ne Lidhjen islamike gje qe con akoma uje tek serbet e greket kur si teze te vetme kunder nesh permendin besimin e shqiptareve si shenje dalluese ndaj evropes kristiane, e per pasoje rrezikun islamik qe mund ti vije Evropes nga shqiptaret). etj etj.
E sigurisht qe kur planet iu prishen si pasoje e alences me USA…atehere eshte “te shpetojme” c’te shpetojme, dmth te vonohet sa me shume futja e Shqiperise ne BE, ekonomia te mbahet ne kete stad qe eshte e te tjerat qe dihen.
Nje popull i pa arsimuar e i varfer si ky i yni eshte kollaj te terhiqet per hundesh. Prandaj nuk eshte cudi hic ai spektakel i papare i Parlamentit tone, ajo arradhe politikanesh e analisto-gazetaresh qe s’ka nevoje per te tregruar emrat se publiku i njeh mire se jane po ato qe emra qe dalin direkt kunder hyrjes ne BE, kunder figures se Gjergj Kastriotit e Nene Terezes, kunder aktivitetit patriotik te Kadarese, e kunder te gjitha alternativave shtet e komb formuese qe fryjne nga ana jone here pas here…
Kjo eshte pak a shume ajo e ndodh. Jemi I vetmi komb I ndare ne gjashte shtete e si pasoje, shtetet perkatese perpiqen qe te pakten te ruajne status-quone. E kjo ruhet duke e mbajtur kete komb ne gjendje te mjere ekonomike, gjendje e cila na detyron te veme majat nga thembrat e te largohemi sa me larg nga toka jone… po e le me kaq te mos behem me i merzitshem per lexuesit e gazetes.
Respekte per artikullin
Night will fall.
Mero vellai,ben gabim qe e le nganjehere vendin e editorialit.
Ky i mesipermi eshte nje bla-bla moraliste e shpajfur,,,per mua humbje kohe.
Metafore e bukur!Nate me zeze se ajo qe perfytyron Bodlair. Ilir, a nuk kemi shprese per njecike drite? A nuk mund ti flakim keto hedhurina te kohes?
Nuk mund ti shtoj asnje “ presje” ketij
shkrimi . Jetojme ne nje kohe absurde,
te dhunuar nga politika , nje politike e
rruges, te mbarsur me te gjitha veset me
ndyra njerezore.
Ilir , te adhuroj per realizmin
Aresyeja themelore eshte shkaterrimi i ekonomise .Anarko tribali Berisha ,e djathta europiane ,lobigreko serbo amerikan nen masken e luftes ndaj komunizmit shkaterruan Shqiperine .Vendi shkoi ne vitin zero,kur 80 perqind e industrise mund te te transformohej ..Qindra mijra njerez mbeten pa pune .Pjesa me e guximeshme morri arratine .Pjesa qe mbeti filloi te merrej me gjithcka dhe asgje .Papunesia eshte rruga drejt rikthimit te egersise shtazore ..Si rrjedhoje u shkaterruan shkollat ,shkenca ,ushtria ,inteligjenca teknike .Brezi i lindur ne vitet 90…nuk ka asnje lloj morali .Nderkohe ,per cmendurine e nje populli ,jeten politike e drejton akoma Berisha ,krimineli me i tmerreshem ,bashkebiseduesi i perhereshem i ambasadoreve qe komandojne gjithcka .Dhe turma jo e vogel primitive ne Shqiperi e ndjek nga pas ,gati per ti vene zjarrin vendit .E pra Ilir ,me Shqiperine vazhdon akoma eksperimenti i perendimit .Sepse ata qe nuk na pranojne ne BE e dine shume mire se shkaku themelor eshte berishizmi dhe Berisha .Megjithate ata vazhdojne ta trajtojne akoma si partner .Me ato qe ka bere Berisha do te mjaftonte shpallja non grata ,por askush nuk e ben Keshtu qe agonia jone ,si agonia e nje te helmuari vazhdon ,do te vazhdoje deri sa hitleruci Berisha ,partneri i perendimit te marre fryme .Duket perendimi e ka lene zgjidhjen ne dore te natyres ,jo zotit ,sepse zoti nuk mund ta lejonte kaq gjate ..Egersira Berishe dallohet nga syte ,dicka midis ujkut dhe dhelpres .Deri sa nje pjese e njerzve udhehiqen nnga nje kafshe ,erresira do te zoteroje edhe gjate dites .
Ky Iliri eshte i njejti qe kritikoi politiken e jashtme amerikane ne Afganistan dhe ne Shqiperi ????
Cfare lidhje inteligjente ??? Tamam profesor.
O Profesor zbulues i se vertetes ……dukesh qe je influencuar nga fjalori brilant i Braçes ,nga inteligjenca e Taulant Palles ,nga elokuenca e Sadri Abazit ,nga morali i Elvis Edvin Ervin Rroshit ,nga zgjuarsia e Eduart Shalsit ,nga personaliteti i Ermonila Felaj ,nga akademizmi i Paulin Sterkajt e plot Rilindes Inteligjent ,Skllever te Pavarur te se Vertetes te …..PARTISE !
O Profesor …..97 e beri Saliu per te rrezuar Saliun ,apo e bete ju per te marre pushtetin se keni 20 vjet qe thoni budallalleqe ?
O Profesor …..21 Janarin kerkojani Metes qe ju tha kokepalare dhe halabake dhe e vendoset President dhe Baba Takut qe e quajti videon montazh dhe e bete deputet.
O profesor ….ato 220 milionet ti tha Braçja apo Shalsi.I dyti eshte budalla ndersa i pari eshte shejtan budall dhe si kryetar i komisionit te Ekonomise vetem per 5 km rruge Tirane -Elbasan miratoi 40 milion € shtese.Meso pak aritmetike
O profesor….per Getdecin thua gjysem te vertete.Sikur te shtoje dhe Delijorgjin do ti besoja lotet e krokodilit.Profesor ate marshimin ne Gerdec e beni me se sa ishit ne opozite shkonit ne kembe.Tani ne qeverisje ketu e 5 vjet as ju rruhet trapi fare.
O Profesor…..gazeta “Zeri i Popullit” eshte mbyllyr.Sa keq se do te kishte zili cilido gazetar i asaj paçavure komunisto-pensioniste.
Edhe nje te fundit o Profesor….behu Profesor.Militante idioter ky vend ka boll ,nga te dy krahet.Nese ke zili Fahri Balliun ,tjeter histori.
Respekt Ilit
Mua me duket se nuk eshte pune “erresire”, por ceshtje ADN-je..
Ne, te gjithe kemi ne gjak, kush me shume e kush me pak,
doza te sejmenllekut, hajdutllekut dhe kapadaillekut.
PS.
Te me falin drejtshkrimoret, por “barbarizmat” i kemi tradite..
Mua me duket se nuk eshte pune “erresire”, por ceshtje ADN-je..
Ne, te gjithe kemi ne gjak, kush me shume e kush me pak,
doza te sejmenllekut, hajdutllekut dhe kapadaillekut.
PS.
Te me falin drejtshkrimoret, por “barbarizmat” i kemi tradite…
Shume sakte ….problemi eshte se jemi te gjithe politikane ,filozofe ,arkitekte, etj,etj..dhe nuk shikojme jeten tone sidomos kur kemi nje pune sido qofte, ne cdo vend te botes ka veshtiresi po se ka njeri mendjen te bertase vend e pavend, mbi te gjitha kur frymezohet nga personazhe te ulta te te kaluares, leme qelbesirat te bertasin dhe ne fund te 4 vjecarit secili ti jape voten atij qe do , perndryshe ky vend do funoset ,ate qe deshirojne keta qelbesira…vendi nuk ka vetem militante, dhe njerezit duan qetesi dhe pune …
Disa veta, si ky autori p.sh. duhet te shkojne e te vizitohen te pesa se atje do t’ju qetesohet shpirti me ilacet e Rilindjes, qe po ia shan opozita. Se nuk duhet t’ua shaje Kush Rilindjen se ndihen si dita e erret pa diellin komunist! Po mos u ndje kaq keq se shoket e tu dalin kriminelë. E rendesishme eshte qe te mos jesh vete. Apo ketu e ke hallin ti, se ke frike se do te dalesh edhe ti si ata? Se kur je vete i paster, nuk ke pse te ndjehesh aq keq per shoket komuniste. Mos u merr me droge dhe zgjidhet problemi!