Erdogani si dublant i drogës, kundër negociatave

29 Maj 2018, 21:20Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Nuk hyj tek adhuruesit e presidentit Erdogan. Ndoshta në shtypin shqiptar dhe ndërkombëtar jam zëri më kritik kundër tij. Nuk jam dakord me asgjë politike të tij, me autoritarizmin, dërrmimin e republikanizmit në Turqi, luftën e hapur ndaj elitave intelektuale, dominimin me Anadollin përmes votës së fshehtë të islamit politik, dhe natyrisht korrupsionit institucional që mbartet tek rrethi i ngushtë i biznesit të tij, si dhe disa tolerime politike që i janë bërë në Kosovë dhe Shqipëri kërkesave të tij.

Është po aq e vërtetë, se ai po synon të rrisë influencën e tij në Ballkan, në Shqipëri, në Maqedoni, në Serbi dhe Kosovë. Biles në vendet sllave si Serbia, edhe me më shumë para. Ky është objektivi i tij.

Por përpjekja më e fundit e opozitës shqiptare, që të paraqesë erdoganizmin si rrezik për integrimin në Europë, është qesharake.

Nga sulmet e fundit të shtypit të opozitës dhe politikanëve të saj, duket se Erdogani po dublon imazhin e drogës në Shqipëri. Pasi e kriminalizuan Shqipërinë sikur të ishte “Kolumbia” e Europës, pasi nuk hoqën për 24 orë nga goja fjalët “drogë” dhe “kriminelë”, tashmë kur Europa po jep sinjale pozitive për negociatat, duket se opozita shqiptare po hedh bombën e fundit tymuese që i ka mbetur. Dhe kjo është “Republika erdoganiste e Shqipërisë”.

Shkrime anonime të Sali Berishës dhe rrethit të njerëzve të tij, po përpiqen të krijojnë idenë e një kolonie turke në Shqipëri, e cila këtë javë po zëvendëson “koloninë kolumbiane të drogës”.

Dështimi i skenarit me Babalen dhe dështimi i frymës së protestës së opozitës, duket se i ka krijuar opozitës një ide të re të rrezikshme për vendin, që është baltosja si “Republikë erdoganiste”.

E pashë dhe intervistën e Edi Ramës tek Francë 24, kur përpiqet të justifikojë investimet e pavërteta turke të deklaruara nga Erdogani në Shqipëri, në rreth 3 miliardë euro. Duket se dhe ai është i kompleksuar nga kjo gënjeshtër.

E vërteta është se Shqipëria e Sali Berishës i dha Erdoganit, bile rrethit familjar të tij, Telekomin dhe hidrocentralet më të rëndësishme të Shqipërisë pa asnjë para, duke shkëmbyer ndere “TVSH”-je për të dhe familjen e  tij, përfshi dhe xhaminë osmane në qendër të Tiranës, e cila zëvendësoi projektin modern të Edi Ramës pranë Bibliotekës Kombëtare, por nuk mendoj se problemi i investimeve turke qëndron këtu. I vetmi problem real me investimet turke në Shqipëri, është që ato duhet të vijnë si investime konkurrente të një tregu të lire, dhe jo si klientelë e Erdoganit, siç i ka sjellë Berisha.

Për të tjerat nuk ka asnjë problem.

Por ideja se tani propogandimi i një “Republike erdoganiste” në Perëndim do na pengojë negociatat, është banale. Aq më tepër që kjo bëhet nga një parti politike, që e ka ulur këmbëkryq në mënyrë korruptive dhe klienteliste Erdoganin në Tiranë.

Ideja se “republika erdoganiste” do të jetë shpëtimi i ri i opozitës që Shqipëria të mbetet pa negociata, është vetëm një shenjë dëshpërimi dhe një sinjal se ish- presidenti që na futi pa na pyetur në Konferencën Islamike, që instaloi në Shqipëri Al Kaidën, që pajisi me shtetësi shqipare vëllain e numrit 1 të Al Kaidës dhe që është në listat e zeza të Uashingtonit për mos bashkëpunim kundër Al Kaidës, tani po përpiqet të sulmojë Shqipërinë si “Republikë erdoganiste”, me shpresë se shqiptarët do kthejnë sytë nga ai. Tamam edepsëz! Siç mund të thoshte Erdogani në këtë rast.

25 komente në “Erdogani si dublant i drogës, kundër negociatave”

  1. Gaqi says:

    Rnoft e kjofte Sali Sheqere Karagjiqi

  2. Flutura says:

    Tamam EDEPSEZ, te lumte Mero. S’ka me tutje.

  3. MERO BAZE BYTHQIR says:

    Doni te ja rruani bolet ju dr BERISHES APO JO SE MERO BAZE NUK I PRITET ME JA LEPI BOLET BERISHES PASTAJ BILE KY EDHE BYTHEN JA LEPIJ DOKTORIT NGA INATOSJA QE KA NDAJ ATIJ PO NE FAKT BERISHA AS QE PJERDH PER KETE BYTHQIRIN MERO BAZE!

  4. e verteta sade says:

    Edepses dhe Jezit !!

  5. O Mero nje pyetje kam une. Me te vertete nuk e vini re influencen e Islamit te erdoganit qe po rritet cdo dite e me shume ne Shqiperi? Mosha e re ne vend te fjales zot ka na pergjigjet me Allah, etj. Po nga ajo konferenca e zeze islamike aq e veshtire eshte te ndryshosh status nga antar me vezhgues, si Bosnja e te tjere. Nuk gjenden ne Shqiperi 20 mije vete ta cojne kete initiative ne Parliament per votim? Po na lodhet. Bejne si qente te gjithe politikanet thane, por asnje nuk po Ben asgje per Shqiperine (realisht)

    1. Kolonizatoret e Europes says:

      O Koqe Katnari Allah eshte Emer Universal Dhe Mysliamanet Jane Krenar Qe Zotini tyre therritet Allah o Popull Servil, Po me te Vertet Mendoni Qe Europa ju do? Hahahha Pse beheni Qesharake

      1. Qafiri says:

        Sepse eshte lodhur universi per ta thirrur ne gjuhen arabe zotin dhe pastaj ka krijuar popuj dhe gjuhe te ndryshme kete e di vetem ti o injorant I pashprese

        1. Shenimi says:

          Kjo gje vlen dhe per katoliket

      2. Illyria-Shqiperia says:

        Shko mbushu, idiot. Feja ime eshte shqipetaria, gjuha ime eshte shqipja, vellezerit e motrat e mia Jane vetem shqipetaret! Zoti im ka emer ne shqip Perendi, Allah Un tend as se kuptoj e as dua ta kuptoj. Evropa ime eshte Shqiperia e civilizuar, me kulture dhe larg Erdoganit e Arabise se mallkuar. Nese te ka perdhunuar turku ty 500 vjet e vazhdon te perdhunoje mendimet tuaja, ky eshte problem jot personal. Shko atje ku Allah te eshte me e dashur se gjuha e nenes (gjithmone nese je shqipetar me gjak). Allah idiot eshte fjale Arab. Injorant me birre, si u mban kjo toke!

        1. KolonIzatoret e Europes says:

          Ah mo I Deshperuar Iliro pellazg pat Ka perkthehet pak Fjalen Perendi?

          1. Illyria-Shqiperia says:

            Po ta perseris, shko mbushu andej nga te therret gjaku. E lexo fjalorin shqip-shqip per te kuptuar fjalet e gjuhes shqipe. Gje e trashe!

  6. Monitor says:

    Edepsez!
    E bukur Z.Mero!

  7. Dy Salehet e Haleve says:

    Jo vetem futja ne konfernce islamike ne 1992 nga Saleh Berishaj (mos harroni qe ne prapaskene ishin Elez Biberaj dhe ‘Quku i Romes” )por dhe thenia e Gazepit Berishoglu se kemi gjak turku..apo ne 1993 kur hoqi bustin e Heroit Kombetar GJ.K.S. kur erdhi Sulltani Ozal jane me shume se kriminale ne drejtimin kombetar…Nuk thote me shume Nacertania Serbe me megalidhea greke per shqiptaret e anadollit.

    Por ajo qe nxjerr zbuluar Monstren Berishoglu eshte lidhja e “dy Saleheve” qe vete Amerika u zgjua vone per kete islamiko-invazion te Shqiperise

    Lutemi lexoni dhe binduni cfare Monstre na ka drejtuar:

    Publikohet për herë të parë një letërkëmbim të ish-Presidentit Saleh Berisha me Abdul Latif Saleh në tetor të vitit 1992, një person që erdhi në Shqipëri nën petkun e një ‘bamirësi’ islamik dhe që u dëbua disa vite më vonë si terrorist. Në pamje të parë duket si një letërkëmbim i zakonshëm midis miqsh. Dhe në fakt kemi të bëjmë me një miqësi të hershme midis tyre. Saleh na del se e shtynte si të thuash ‘derën me këmbë’ të Presidentit të Shqipërisë të asaj kohe. Nga letra e Saleh-ut drejtuar Berishës del qartë se ai kishte një besueshmëri te kryetari i shtetit shqiptar, pasi Berisha jo vetëm i përgjigjet pa mbushur 24 orë letrës së tij, duke e ftuar menjëherë në Shqipëri sheikun e rekomanduar (bashkë me dy persona të tjerë shoqërues të tij) por edhe duke i krijuar të gjitha lehtësirat e nevojshme, për t’u takuar me Kryeministrin e vendit dhe shumë ministra. Abdul Latif Saleh u shpall në vitin 2005 nga qeveria amerikane si një nyje e rëndësishme e infrastrukturës së biznesit të Al-Kaedës, ai njihej si doktor në profesion, por operonte në biznes, mbante tre pasaporta shqiptare dhe dy pasaporta jordaneze. Në vitin 2011, ai u shkëput nga lista e personave të skeduar si anëtarë të Al-KAedës, por disa nga bizneset që ai menaxhoi ose mbështeti, në disa shtete, kanë qenë në pronësi të disa krerëve të Al-Kaedës dhe mbeten sot e kësaj dite asete të sekuestruara. Më poshtë letërkëmbimi mes dy doktorëve në vitin 1992.
    Abdula Latif Saleh i shkruan Berishës:
    Shkëlqesisë së Tij, Presidentit të Shqipërisë, Zotit Sali Berisha
    Lënda: Vizita e Sheikut Andulrahman El-Essa në Shqipëri
    Zotëri,
    Në vazhdim të vizitës suaj të shkëlqyer në Kuvajt dhe për t’i bërë marrëdhëniet më konkrete, unë po ju drejtohem më këtë faks me dëshirën që Zoti Abdulrahman El-Essa të vizitojë Shqipërinë me qëllim që të shohë për mundësinë e investimit në Shqipëri. Zoti El Essa është një investues i njohur në Kuvajt dhe ai është shumë i interesuar të shikojë mundësinë e investimeve në Shqipëri në fusha të ndryshme. (Ai do të jetë i shoqëruar me dy persona të tjerë). Unë mendoj së është shumë mirë që gjatë vizitës së tij në Shqipëri t’ju takoj ju dhe unë do të isha shumë i lumtur nëse qeveria mund t’i dërgojë një ftesë atij për t’i dhënë vizitës së tij pamjen e një vizite të programuar. Ai është gati të vijë javën e ardhshme dhe të qëndrojë disa ditë. Me këtë rast, unë do të doja t’ju falënderoja për mbështetjen tuaj për projektin tim në fushën e mjekësisë, ndërkohë që jemi duke shqyrtuar një projekt shumë të madh në këtë drejtim në Shqipëri.
    Sinqerisht i Juaji,
    Abdul Latif Saleh
    Mbikëqyrësi për Shëndetësinë
    Organizata Ndërkombëtare Islamike e Ndihmave
    Tiranë – Shqipëri
    22 tetor 1992

    Përgjigja e Berishës për Sheikun El-Essa:
    Republika e Shqipërisë
    Presidenti
    Tiranë, më 23.10.1992
    I nderuar Sheik El-Essa
    Pata mirësinë të informohem nga Dr. Abdul Latif Saleh, Mbikëqyrësi për Shëndetësinë në Organizatën Ndërkombëtare Islamike të Ndihmave , për dëshirën tuaj për të vizituar vendin tim, me qëllim për të parë mundësinë e investimeve këtu. Që nga ardhja në pushtet, kabineti im dhe unë kemi marrë përsipër një program për ringjalljen dhe ndryshimet në këtë vend, i cili përballet me detyra monumentale në vitet që vijnë. Do të ishte një nder i madh për mua t’ju prisja ju këtu dhe të diskutonim për nevojat e popullit tonë dhe mundësitë për zhvillim dhe investime. Gjatë qëndrimit tuaj në Shqipëri ju do të kini shansin të bisedoni në detaje me Kryeministrin dhe shumë ministra për projektet konkrete.
    Duke shpresuar të takohem me ju shumë shpejt, mbetem
    Sinqerisht i Juaji,
    Saleh Berishaj

  8. Gani says:

    C’don Perandoria ben PD dhe ç’don PD bene Perandoria!Ndaj z.Baze mos i shkeput situatat por lidhi ato me “O Baftjar tu befsha ferre merr pushtetin dhe nje here”!Pranoni “mbetjet nukleare”pati deklaruar nje ish “miku” yne se do ju ndihmojme per tu antaresuar ne Europe!

  9. X. says:

    Bravo mero evropiani.
    Erdoganit duhet ndaluar kosoven dhe shqiperin,se na ka borgj shume ne genocidet turke 523 vjet.
    Bythlepirsat Rama Thaqit,futur nga nje bagel gomari ne goje.
    Avni rrustema ka gjithon…

  10. Rrnofte e kojofte gjithmon Mirdita Shiptare qe ja shkulen dhe pshurren flamurin e pushtuesit turk.
    ah sa forte e dua Mirditen Shqiptare Heroike .
    pasi te fiton e behet kryeninister lulzim basha do kerkoje pasaporten e shqiperis dhe ndertoj nje shtepi per druri me stile zvivran ne mirdite.
    je taime mirdita.

  11. mare nostrum says:

    Që opozita është në ajër dhe nuk ka as busull, as projekt dhe as strategji opozitarizmi këtë e shikon çdo copë mishi me dy sy që merr frymë. Fakti që kjo farë opozite e godet qeverinë me çfarë t’i bjeri n’doresh, gurë, drurë, lesh, mut, erdog, drogë nuk do të thotë që të gjitha keto nuk ekzistojnë. Ato janë aty, por zhvlerësohen nga aksioni i kësaj opozite që i ngjan vrapit të një pule kokëprerë. Filoturqizmi në përgjithësi dhe Erdoganizmi në veçanti, në Shqipërinë e qeverisur nga mazhoranca aktuale, nuk janë një iluzion, por një kancer që po rritet përditë, herë me bashkëpunimin aktiv të Kryeministrit, herë me arkëtimin pasiv të qëndrimeve dhe aksioneve invadente të Erdoganit. Nëse hapen negociatat në qershor, atëherë politika e alibisë turke ndaj Europës do të gjente njëfarë justifikimi, megjithëse për një fashë të shoqërisë ajo mbetet e pajustifikueshme në të gjitha rastet. Në rast të kundërt, do të thotë se ia kemi futur vetes në të dy krahët, sa të dy krahët dhe meqë e kemi dukuri të përsëritur, do të thotë se na është bërë ves dhe na është “lezetuar”, dhe se nuk është rastësi që fjalë si “lezet”, “sumë”, apo “dylber” i kemi huazuar nga turqishtja.

  12. Orient says:

    …deri tani e kemi trembur europen,se ne qoftese nuk na hapin dyert e saj,..alternativa eshte lidhja me lindjen..,por kur te na hapen dyert, ne peshtyjme .. lindjen…ne nuk jemi politikane,sepse ata gjithmone e kane nje AS nen menge..ne jemi me dy fytyra dhe mendojme se pa ne ,Erdogani dhe turqia do te vdesin..jemi mendje pyke dhe pa horizont..lidhjet jane ekonomike,por ne jemi te pabese dhe turqia e di kete…lidhjet po i shfrytezon rusia ,jugosllavia etj,pa share fene e te tjera te drejta te njeriut..nejse urrejtja eshte si ajo ufulla qe thyen enen e vet..ne mbjellim urrejtje..perse??.

  13. LORA says:

    Per mua Mero vellai nuk ka gje per te cuditur,apo alarmuar,,,,,,,i vetmi aset ,ne 28 vitet e fundit,ne nahijen shqup-se eshte anishqiptarizmi i perbetuar,,,dhe per kete arsye njerzit nuk i kane votuar kurre ne shumice.Tuj lujt me kete aset ,jane ne udhen e ngordhjes se merituar.
    Eshte po kjo arsye fundamentale,qe njerzit do t’u japin ndeshkimin me te pameshirshem ne zgjedhjet vendore te 2019-es.Jam e sigurt,,,,ata nuk do te lejohen nga Populli Shqiptar te pengojne udhen e prosperimit te Shqiperise.

  14. Laku says:

    Ja ke fut pordhes o Mero.Sa lexon dy fjalite e para e kupton gjithe artikullin.Ndoshta ngaqe je i pa varur.

  15. Fcb says:

    Nuk je admirues por kritik i Erdogan dhe je ne krah te Edi Rames , ha…ha…ha..Mero je bere per gjynah , je servil Mero , je me Edi Ramen sepse te paguan studimet e djalit ne Angli , kjo te ben te peshtire Mero , ja , per keto peshtirlleqe te nxorri Sali Berisha per rraqesh nga zyra :))

  16. Opinion. says:

    Erdogani ,anti shqiptarizmi nga kopilat turq te mbetur te ne,dhe islami politik anti euro-usa-s.
    islami politike,sharia law dhe charia punition.
    Shkrime e video per famkeqin islam.
    1.charia punition.
    2.sharia law punishejshen,apo punishion..
    3.relacioni Erdogsn al kaeda ,al nusra isis dhe furnizimi me arme te prodhimit ruse.
    Video.
    un journal turc publie les images livres par la turquie aux djihadistes en syrie.
    nga gazeta franceze prestigjioze ,le monde.
    4.Pedolhilie:la turquie legalise le sexe avec les enfants de 12 ans.
    5.JSS NEWS:les gazuais celebres les mariage des filletes de mois de 12 ans.video.
    la turquie achete des missiles ruse.figaro.dhe sesi erdogani me turqin tradhton NOTO-n.5.
    Video ekstra interesante,e pa par deri tani nga shqiptaret.
    Video.reale sex in a mosque..
    Real seks ne xhami ku dikush i ka filmuar pa e diture imami,dhe si imami ja punon gruan e tjeter kujte..
    7.video.
    Imam frappe a la television,ku profosori egjyptian nuk mindi ti duroj rrenat e mashyrimet e imamit,video zgjat 3-4vminuta dhe eshte ne fund rrahja me kepuce kokes imamit ,nga profesor .
    analisti arab.
    8.video.agression sexuel imam pedophile.
    bolle per sonte per mongolin erdogan dhe sa eshte e flliqet feja i…me dhe sa urrehet turqia e isame ne bote.
    pra pedo rama eshte qiftuar me ardoganin si anti euro-usa.

  17. Shqiptari nga Kosova says:

    Edepsëz .., hahahahahahahaha…!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje