E vetmja viktimë e 26 Majit, ishte protesta!

27 Maj 2018, 21:22Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Debati që po përpiqet të mbushë boshllëkun që ka lënë dështimi i protestës së djeshme në Tiranë, po fokusohet tek ato pak minuta përplasjeje me policinë nga disa demonstrues agresivë të PD. Një palë që duan të mbajnë lart “moralin” e protestës thonë se protestuesit mund ta kishin mundur policinë, dhe siç thotë Berisha të kishin ngritur lart flamurin e 14 Shtatorit, kurse një pjesë tjetër thotë se Basha shmangu përplasjen duke i tërhequr.

Në faktë të dy versionet janë gënjeshtra. Protestuesit bënë atë që mundën të bëjnë. Ata dolën në pikë të diellit, dëgjuan një fjalim idiot, panë njëri -tjetrin në sy sa pak ishin, përsiatën me vete arsyet përse shumë demokratë preferuan të qëndrojnë në shtëpi dhe pastaj të mërzitur u kthyen për në seli, duke tentuar t’ia nxjerrin inatin zyrës së Fatmir Xhafajt.

Dhe policia bëri sa mundi. Ajo ruajti gjakftohtësinë, u vendos profesionalisht para tyre, respektoi propocionalitetin e dhunës mbi të, zmbrapsi provokimet, dhe u shpëtoi gurëve nga turma, të cilët goditën dhe një protestues agresivë.

Edhe Lulzim Basha bëri sa mundi atë që di të bëjë. U çua në orën e caktuar, krehu flokët, i ngjeu pak, zbriti nga “Benzi”, shkoi në SHQUP, mori fjalimin që ja kishin bërë gati, shkoi me këmbë deri tek kryeministria dhe e lexoi.

Vetëm Sali Berisha duket që nuk ka bërë dot atë që ka menduar. Sipas asaj që shkruan, ai paska pasur në mendje trazirat e 12 dhe 14 Shtatorit 1998. Ai po ngazëllehej që demonstruesit mund të kishin ngritur flamurin në zyrat e shtetit. Larg qoftë, mund të kishte caktuar si dëshmor protestuesin agresiv B. Kasmi. Ky do të ishte një telash i ri nëse ndodhte, pasi në të ardhmen mund të kishim kusur të çonim dhe fëmijët në ndonjë shkollë me emrin “B. Kasmi”. Por e gjitha kjo mund të jetë dhe thjesht një shantazh mbi Lulzim Bashën prej tij, që nuk arriti ta çonte dot punën deri këtu. Jo se nuk deshi, por nuk mundte.

Edhe shtypi i opozitës bëri sa mundi. Paralajmëroi që populli do besonte “Babalen”, paralajmëroi se PD do bënte përmbysjen e madhe, paralajmëroi se Basha do t’ia dilte këtë radhë…Biles një prej gazetarëve u hodh i pari mbi telat e policisë me trup, ngaqë fjalët nuk i mjaftuan gjithë jetën si gazetar.

Pra të gjithë e bënë detyrën e tyre. Ata nuk janë sot as të humbur, as të fituar, as heronj, as viktima, as vrasës, as të vrarë. Ata të gjithë së bashku prodhuan atë që pamë në Bulevard.

Protestën.

E vërteta e thjeshtë është se e vetmja viktimë e 26 majit është protesta.

Institucioni i saj brenda PD u vra në mënyrë të pakorrigjueshme.

Ajo mbeti si një episod i sforcuar, nervoz dhe dëshpërues. Një kapsllëk opozitar.

Dhe kjo është e vetmja gjë që mund të diskutojë PD për 26 Majin. Ajo duhet të flasë për të vetmen viktimë të asaj dite, protestën. Të tjerët nuk kanë pse merren me të.

18 komente në “E vetmja viktimë e 26 Majit, ishte protesta!”

  1. Holandezi Fluturon me pras says:

    Brilant Mero !
    Ti dhe çdo zë anti-anti Shqiptareve..
    Edhe pse shume e akuzojne median.
    Asnjeri s’ja mohon dot pushtetin “e padukshem”
    Me vjen keq per policët se dhe ata ishin viktima..
    Viktima te protestes-viktime te shoku Sali.
    Qe me 200 petrita k…. ( kane qene komunista) lule donin te na e benin Shqipërinë e kuqe.
    Qe ne fakt dhe keta te 200 ishin dhe keta viktima.
    Po harrove Mero gazetar-protestuesin edhe ai ishte viktime por ai jo i protestes.
    Ndoshta viktime i punedhenesit te tij.
    Ndoshta viktime e zellit te tepruar te tij.
    Ndoshta viktime e papjekurise ose ndoshta e “mendjen se holle “ te martirizimit te tij dhe me vrap diku ne EU te kerkoj azil politik si i perndjekur I tille.
    Harruam Lulin Mero edhe ai eshte viktime.
    Nuk e di viktime se gelltiti diku nje luge çorbe te prishur..
    Apo thjesht se “ e ngjeu” diku e dikur.
    Viktime e asaj ku eshte zhytur e s’del dot.
    Por e garantuar eshte se edhe ai eshte viktime e rradhes e shokut Sali.
    Mero na harrove dhe ne Mero..
    Edhe ne jemi viktima.
    Viktima te te gjithe atyre qe Po mbajne peng vendin.
    Peng te ketyre protesta e revoltave deri me sot.
    Peng te te gjithe kraheve.
    Por mbi te gjitha se nje eshte ai qe ka ngel ne skene per 27 vjet .
    Edhe ne kemi qene e Po ngelemi pengje te shokut Sali.
    Dhe nqs keta te tjeret nuk merren me keto gjera.
    Do ngelemi pengje dhe te ketyre..

  2. Lulezimja thuj me mire says:

    Edhe Luli beri aq sa mundi .. u zgjua, hengri buke .. ngjeu pak floket, zbriti nga Benzi … hahahaaaaa… i modh.

  3. Zigur Qarri says:

    Protesta ishte viktime?!
    Cilet parametra duhet te permbushesh,qe nje proteste te quhet e suksesshme?

    1. Bureto says:

      Zigur! Që një protestë të quhet e sukseshme ka vetëm një mënyrë. Populli ta ndjejë thellë në koshiencën e vet pse duhet të revoltohet, e pastaj ta demonstrojë atë zemërim, duke dalë e duke mbushur sheshet me ditë të tëra, pa podiume e një fjalim të parapërgatitur. Shembull i kohëve të fundit është protesta qytetare në Armeni. Nuk do duheshin qindra mijra siç pretendoi Basha, që e lexoi i ziu ashtu siç ia kishin shkruar dhe sikur nuk i shikonte dot me sy ata që kishte rrotull. Por që ta ndjejë populli duhet në rradhë të parë që vetë tribunët e tyre të henë së paku të ndershëm me veten e tyre dhe jo të venë për t’u zdërhallur me të ngrëna, me të pira dhe me këngë e valle, kur ata që ftuan në protestë nga anë e anës nuk dihet në kishin për drekë a darkë nga dy-tri byrekë dhe nga një shishe me llallë. Sikur të ishte kështu atëhere protesta do të ishte shumë e sukseshme dhe Rama nuk do drekonte dot rehat-rehat me ullinj, domate, djathë e verë, por do ishte në zyrë duke firmosur dorëheqjen e tij. Nuk di në ishe dhe ti në atë dështimprotestë, por edhe sikur të ishe nuk do të ndryshonte gjë. Duhen jo vetë shumë por edhe vendosmëri (të kuptohemi jo dhunë). Zigur! Populli do frymëzim e motivim, por këtë nuk mund t’ua japin ata që i genjejnë e i mashtrojnë me gjëra që më parë i kanë blrë vetë bile me shumicë, dhe që për vete kanë siguruar parajsën. Nëse e ke hallin me kundërshtarët (PS dhe Ramën), atëhere me dashurinë e fundit të liderit tuaj me ‘Monalizën’ e LSI, të krijohet përshtypja se kështu si jeni katandisur, për fat të keq, ata, pra kundërshtarët tuaj, do jenë gjatë në pushtet.

  4. REZI says:

    Po që i vë pikat mbi I gjithmonë!
    Por ky shkrim është katërcipërisht i saktë, viktima e vetme ishte protesta.
    Asnjë koment më shumë!
    Faleminderit Tema!

  5. Jimi says:

    Mero ! Nuk eshte e vertet qe tubimi i 26 majit ishte nje proteste paqesore, ajo vetem e tille nuk ishte. Ajo me tere kuptimin e fjales ishte thirrje lufte! Pse e them kete ? Po te ndjekim kronologjine e ngjarjeve, si fillim u hodh ideja e nje proteste te fuqishme dhe paqesore. Me pas si per ta stimuluar adrenalinen e protestusve u stis dhe u injektua tek proitestusit e ardhshem nje lloj “droge sintetike” e prodhuar kohet e fundit e quajtur “Babale”!? Por qe protesta te kishte sukses te plote duhe qe keta protestues edhe te sugjestionoheshin me thirrje patetike te cilat nuk munguan para se te fillonte protesta. Dhe qoftlargu si mjeshter i fjales dhe propagandes gebelsiane, leshoi kushtrimin! Njelloj si ne 98-ten te tubuarit (falangat e qoftlargut, kamikazet) ti turren institucioneve , ti djegin e shkaterrojne gjithcka gjejne ne to dhe titullaret e tyre te lincohen, Rama e Xhafaj te hidhen ne Lane!? Sikur kjo te mos mjaftonte por dishepulli i tij deshtak per te treguar protagonizmin dhe besnikerin ndaj atit te tij shpirteror , filloj edhe ai i nkurajuar nga thirrjet e qoftlargut, te bej thirrje per thyerje xhamash e shpim gomash te makinave te qeveritareve !?
    Perballe kesaj situate e thirrjeve per lufte te leshuar ne eter nga kupola e SHQUP-it, demokratet e ndershem qe per njemije e ne arsye ishin ne te drejten e tyre te merrnin pjese gjallerisht ne nje proteste paqesore , zgurdulluan syte dhe nuk po u besonin vesheve! Keta po thirreshin per nje proteste paqesore per hallet dhe problemet qe lidheshin me keqqeverisjen, apo po thirreshin nen arme per te dhunuar institucionet e rrezuar e dhunuar Ramen dhe qeverine e tij, ku ne vend te tij te vendosin qoftlargun dhe taborrin e tij te rrezuar nga pushteti ne menyre demokratike nga sovrani?
    Mendoj qe pikerisht kjo ishte edhe arsyeja e cila beri qe elektorati i shendosh demokratik e bejkotoj protesten. Si pasoj e gjithe kesaj katrahure te kurdisur e te inskenuar djallezisht nga qoftlargu e kamikazet e tij, viktime te mos ishte protesta, por lufta!

  6. Nik says:

    Z. Baze jep gjithone haken, as me shume as me pak!
    Faleminderit,
    Nik

  7. liraku i harruar says:

    I nerue Zigur Qari
    .
    ketu nuk behet fjale per proteste por nje radio-loje me
    “PASA TE GJATA” qe na kujton Arvizune pikerisht 6 vjet me pare kur me kutite e gabuara I dha paturpesisht yllit te tij ne ngjitje votimet e Tiranes duke u bere ambasadori I pare amerikan per te gjithe kohrat qe nje humbes e shpalli fitues..bizarre….
    .
    Kohrat kane ndryshuar dhe tani edhe pse admistrata Tramp do te largoje Ramen si Obamaist-Xhorxhsorrist-Erdoganist kane deshtuar berishisteve ne Washington I kane rene dhembet qe kafshuan ne 2 prill 1991,,ne 14 shtator 1998 qershor 2005 dhe janar 2011
    .
    Kush quhet greve apo proteste e rregullt /e sukseshme?
    .LE TE ANALIZOJME greven e te ish te perndjekurve politike..
    .
    Ju kujtohet kur I gjori Arvizu shkonte si fukara te te ngujuarit biles arriti te kapte me duar protezat e dhembeve te njerit prej tyre dhe pasi vizitonte ky ambassador I cuditshem cadren dilte Zombi berishe dhe kercenonte te perndjekurit deri sa 2 prej tyre u dogjen te gjalle.
    .
    Ajo qe me habit ne mardheniet Washington-Viqidol eshte se ka vetem dy oposione:
    .
    Ose Sali Pordhes duhet ti ngreme nje lapidar per se gjalli se po poshtron Ameriken..
    .
    .Ose te mendojme se ai eshte nje PINOCET I tyre dhe ata jane te betuar ta mbrojne dhe duke perdhosur nje komb..
    .
    Pse asnje here ne kohe te Enverit asnje I burgosur apo kundershtar I atij sistemi nuk u vet-dogj I gjalle publikisht dhe kjo ndodhi ne kohen e Sali Elez Biberishes I cili ka kartabjanke UDB-CIA qe jo vetem te tallet me te burgosurit politike por dhe ca ambasdore si Arvizu apo Lu I perdor si letra higjenike si ekspertizat e Fbi ose ny-time.

    Ka ardhur koha te pyesim;
    Pse USA-BE toleron ne menyre te piste Sali Satanain qe e perdorin si Gogol te tyre
    .
    spjegimi eshte sakte ne kete artikull

    ***

    Kanibali ynë Berishë
    .
    Nga Mero Baze, 13 Tetor 2012
    .
    Greva e urisë tashmë po administrohet me forcë nga Sali Berisha. Dy gardhe të forta policësh kanë rrethuar tendën ku mbahet greva e urisë dhe kanë kufizuar çdo të drejtë të grevistëve, qoftë për tu takuar me qytetarë, qoftë dhe për të marrë ujë apo cigare si mjete mbijetese. Në një mënyrë të pazakontë, disa policë u kanë hequr liritë dhe të drejtat qytetare një grupi grevistësh, ende pa i ridënuar me gjykatë apo pa bërë ndonjë krim në flagrancë. Situata është tërësisht absurde. Policët kanë marrë kontrollin mbi administrimin e grevës, se ku duhet të bëhet ajo, kë duhet të takojnë grevistët, a duhet të pinë ujë apo cigare, a duhet të shkojnë në tualet apo të vdesin aty në shtrat. Të vetmit që janë lejuar në 24 orët e fundit të takohen me grevistët janë disa diplomatë perëndimorë, të cilët tentuan të hapin një kanal dialogu me Bujar Nishanin, i cili u prish ende pa u hapur. Të tjerët nuk lejohen të kontaktojnë me ta.
    Në këtë heqje të dhunshme të lirisë së tyre për të protestuar, ata po tentojnë të japin sinjalin e alarmit duke shpallur atë që quhet greva e vdekjes, duke refuzuar ilaçet, ujin dhe serumet. Edhe ky vendim nuk i ka tërhequr policët nga vendimi për të administruar grevën.
    Në këto kushte, përveç protestës politike, dikush duhet të ndërmarrë hapa ligjorë kundër tyre. Në rastin konkret, Avokati i Popullit duhet të ishte përballë policëve, jo për të negociuar kërkesat e grevistëve, por për të ndalur administrimin e dhunshëm të grevës prej Sali Berishës. Marrja e kontrollit mbi grevën nga policia, dhe biles nga disa segmente fanatike dhe të dhunshëm të policisë, që funksionojnë si xhandarmëri politike e Sali Berishës, është një shkelje flagrante e skajshme e lirisë së tyre për të protestuar. Ky kontroll deformon tërësisht qëllimin e grevës dhe zhduk nga prioriteti kërkesat e grevistëve duke konsumuar kohë dhe energji me të drejtën për të protestuar. Është kjo arsyeja që Avokati i Popullit duhet të bëhet në këtë rast mbartësi i iniciativës për të paditur Policinë e Shtetit, e cila po përdhunon grevistët duke marrë me dhunë administrimin e të drejtës së tyre për të bërë grevë.
    Një tjetër gjë urgjente është që ndaj atyre segmenteve të policisë, që po demonstrojnë sjellje të dhunshme, duhet dhe një vëmendje më konkrete. Dikush nga shoqëria civile duhet të regjistrojë gjithë emrat dhe numrat e policëve që bëjnë rolin e xhandarit të zellshëm të Sali Berishës dhe t’i bëjmë publike. Kjo është një mënyrë që ata të mos thonë nesër pse më flakët nga radhët e Policisë së Shtetit dhe pse po më çoni para drejtësisë. E pashë një prej tyre dy ditë më parë që kërcënonte një reportere të gazetës Shekulli vetëm pse i bëri një fotografi. Është një tip recidiv në dhunën politike, nga kontingjentet e gardistëve të dikurshëm të Sali Berishës, që rrihnin gazetarë dhe politikanë në vitin 1996- 1997.
    Dhe përpjekja e tij për të ushtruar presion mbi grevistët apo të afërmit e tyre dhe gazetarët, vazhdonte më tej dhe ndaj disa kolegëve të tij, që përpiqeshin të tregoheshin korrekt dhe të bënin vetëm detyrën e tyre si sigurues të mjediseve të grevës. Fjala vjen, nëse grevistët kërkojnë që dikush nga gazetarët të shkojë t’i takojë, apo dikush nga të afërmit të hyjë brenda, polici është i detyruar jo vetëm t’i lejojë, por t’i sigurojë që gjithçka të bëhet shpejt dhe pa asnjë problem. Përkundrazi, në këto mjedise kush polic guxon të bëjë këtë gjest, zëvendësohet menjëherë për t’i dëshmuar se është nën vëzhgimin e një gestapoje, që i raporton çdo gjest të tyre Sali Berishës. Ndaj evidentimi i këtyre policëve përmes mbajtjes shënim të numrave dhe mbiemrave të tyre, është një akt, i cili duhet të shërbejë për tu kujtuar atyre se shteti shqiptar do të jetë më jetëgjatë se pushteti i halabakëve të Sali Berishës.
    Është ky mjedis i dhunshëm ndaj grevistëve dhe përdhunim i institucionit të grevës së urisë që ka detyruar gjithë reporterët e shtypit që ndjekin këtë grevë, të vendosin të dalin në një protestë të dielën në orën 12:00, para kryeministrisë. E kanë bërë këtë reporterë të thjeshtë, ata që fyhen dhe përplasen përditë me fodullë nga Tropoja, që flasin në emër të Sali Berishës dhe dhunojnë gazetarë e grevistë, që shtyjnë e përplasin në tokë familjarë të grevistëve dhe që ndalin çdo kontakt të tyre me qytetarët që shkojnë aty në mbështetje të tyre. Ata po dalin të protestojnë jo vetëm për shkeljen e të drejtës së informimit për ta, por si dëshmitarë të një terrori psikologjik, politik dhe policor, që pushteti po ushtron mbi grevën dhe grevistët. Është një iniciativë gazetarësh, jo pronarësh apo sindikalistësh. Është diçka që ka lindur nga revolta që ndjen çdo dëshmitar, që prek atë skenë të dhunshme krimi të shtetit mbi disa burra të fortë, por të pafuqi, që janë shtrirë përtokë nga përpjekja e pushtetit për t’i vrarë në heshtje.
    Ajo që po ndodh është ridënimi i dytë i tyre, tashmë pa gjyq. Nëse ua morëm një jetë të tërë në burg për shkak të bindjeve të tyre, tani pushteti po u merr lirinë për të protestuar me dinjitet dhe për tu bërë shembull i kurajës qytetare. Ndryshimi i vetëm është se atëherë kishte një aparat të tërë dhune politike, që nga gjyqtari, hetuesi, prokurori e polici, ndërsa tani ka vetëm një polic, një gjyqtar, një hetues dhe një prokuror, që quhet Sali Berisha.
    Ai nuk duron dot që para syve të tij të lartësohet një institucion moral siç është protesta e atyre që po vetëflijohen kundër tij, duke e kthyer atë në kanibalin e kohëve modern të historisë sonë.
    .
    E fundit
    Nuk ka ndodhur as në fashizëm as në komunizëm/socjalizëm që një ish I burgosur apo dhe I burgosur të djege veten ne menyrë demonstrative. Kjo ndodh ne kete regjim/junte ambasadoriale qe kane kusling te tyre Pinocetin Berishë te cilet governoret e rruges Elbasanit Kane Dale Nga Kontrolli se po barazojne Tonelatat e krimeve te berishes me gabimet e Edi Rames dha tallin lesht me ate popull me kengen e Baftjarit qe e kendoi me dy monstrat 2M (Meta dhe Mediu) qe po tregojne se Poshtrimi Nga Miqtë qënka më I rëndë se pushtimi nga armiqtë

    1. Zigur Qarri says:

      Akceptimi i mendimit te kundert,eshte fondamenti me i sigurte i nje shoqerie dhe Shteti te qendrueshem.
      Mjafton tejzgjatja e ligjit te lustracioni,ligji 7501,firmat piramidale dhe 1997,qe te fundosesh Berishen.
      Por,nuk mund te shfaqesohen keta te sotmit per gabimet e tyre,duke bere krahasimin gjithmone me
      Berishen,sepse perseritet koha e diktatures komuniste.Secili do te pergjigjet per te vetat ne kohen qe
      qeveris.Pyetja ime me siper,ishte pasi nuk po lexoja nga Tema,edhe nje analize te vetme per protesten,
      jasht kendveshtrimit militantit.Qendrimi kritik i medias,luan nje rrol te veçante ne demokratizimin e nje
      Shteti,e kunderta,ndihmon ne perseritjen e gabimeve.Tung.

  8. Ai gazetari trim says:

    Te rroni vete o opozitare pede-iste!
    U prehte ne paqe shpirti i mender protestes se 26 Majit-2018.

  9. besniku says:

    ME MILITANTË PARTIE AS MBAHET AS MIRET PUSHTETI.PUSHTETI MERET ME VOTË NGA NJERZIT E THJESHTE QË KANE MBI SHPATULLA VUAJTJET E QEVERISJES SË KEQE.ME MILITANTË PARTIA DEMOKRATIKE NUK VJEN KURË NË PUSHTET.

  10. uskania says:

    Kjo protestë i dha fund njëherë e mirë rrumpallës, konsiderimin e Partisë së një njësit guerril komunist. Populli shqiptar nuk don më protesta-luftë me institucionet e shtetit për interes të klaneve mafioze në politikë.

  11. lungara says:

    Mor po Ky Merua s’paska derman. Deri ne 2005 sahanlepires dhe jo vetem qe u be dy here hero por shkroi edhe njeliber per Berishen ndersa qe nga viti 2005 e ketej dite per dite nuk la gje pa thene kunder opozites. Si nuk i mbaruan shjarjet dhe vreri duket se ka ndonje arsye ndoshta ka kerkuar dje ndonje privilegj qe nuk ja kane dhene dhe tashti eshte bere kundershtar i betuar i Partise Demokratike. Dridhe mok bandille dridhe.

  12. lungara says:

    Mor po Ky Merua s’paska derman. Deri ne 2005 sahanlepires dhe jo vetem qe u be dy here hero por shkroi edhe njeliber per Berishen ndersa qe nga viti 2005 e ketej dite per dite nuk la gje pa thene kunder opozites. Si nuk i mbaruan shjarjet dhe vreri duket se ka ndonje arsye ndoshta ka kerkuar dje ndonje privilegj qe nuk ja kane dhene dhe tashti eshte bere kundershtar i betuar i Partise Demokratike. Dridhe moj bandille dridhe.

  13. duno says:

    Mero ziu akoma nuk po clirohet nga kompleksi qe Zeni i pallonte gruan dhe ja perdori si ” Mesimore” dhe per kete shkak shan e mallkon gjithe boten me perjashtim te Edvinit . Me Edvinin ka mbaruar pune qekurse i botoi kartelen e skizofrenise dhe dosjen e gjyqit qe akuzon Kristaqin si babai biologjik i Gregorit . Pirdh Mero pirdh se lirohesh .

  14. Bureto says:

    Zigur! Që një protestë të quhet e sukseshme ka vetëm një mënyrë. Populli ta ndjejë thellë në koshiencën e vet pse duhet të revoltohet, e pastaj ta demonstrojë atë zemërim, duke dalë e duke mbushur sheshet me ditë të tëra, pa podiume e një fjalim të parapërgatitur. Shembull i kohëve të fundit është protesta qytetare në Armeni. Nuk do duheshin qindra mijra siç pretendoi Basha, që e lexoi i ziu ashtu siç ia kishin shkruar dhe sikur nuk i shikonte dot me sy ata që kishte rrotull. Por që ta ndjejë populli duhet në rradhë të parë që vetë tribunët e tyre të jenë së paku të ndershëm me veten e tyre dhe jo të venë pas saj të zdërhallur me të ngrëna, të pira dhe me këngë e valle, kur ata që ftuan në protestë nga anë e anës nuk dihet në kishin për drekë a darkë nga dy-tri byrekë dhe nga një shishe me llallë. Sikur të ishte kështu atëhere protesta do të ishte shumë e sukseshme dhe Rama nuk do të ishte në Berat nuk do drekonte dot, në hije gju më gju me popullin, rehat-rehat me ullinj, domate, djathë e verë, por do ishte në zyrë duke firmosur dorëheqjen e tij. Nuk di në ishe dhe ti në atë dështimprotestë, por edhe sikur të ishe nuk do të ndryshonte gjë. Pjesmarrja në protesrtë është njëra anë e medaljes, por më e rëndësishme është edhe vendosmëria, të kuptohemi jo dhunë. Zigur! Populli do frymëzim e motivim, por këtë nuk mund t’ua japin ata që i kanë gënjyer dhe i genjejnë e i mashtrojnë çdo ditë me gjëra që më parë i kanë bërë vetë bile me shumicë, dhe që për vete kanë siguruar parajsën. Nëse e ke hallin me kundërshtarët (PS dhe Ramën), atëhere me dashurinë e fundit të liderit tuaj me ‘Monalizën’ e LSI, të krijohet përshtypja se kështu si jeni katandisur, për fat të keq, ata, pra kundërshtarët tuaj, do jenë gjatë në pushtet.

  15. Shqiptari nga Kosova says:

    Super Mero..!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje