Kur nuk ke me çfarë të gëzohesh. Rasti i ambasadorit Lu!

25 Maj 2018, 18:45Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Me ish- ambasadorin Aleksandër Arvizu, na u desh të hanim katër dreka lamtumire për largimin e tij. Më 21 qershor 2013, dy ditë para zgjedhjeve që humbi Sali Berisha, Departamenti i Shtetit kishte çuar një notë për letrat kredenciale për ambasadorin e ri që do të vinte në Shqipëri. Ishte Donald Lu. Zëvendësministrja e Jashtme në atë kohë, shpërndau me shpejtësi lajmin nëpër redaksi se SHBA shkarkoi ambasadorin Arvizu, dy ditë para zgjedhjeve, se “ishte kundër Berishës”.

Ambasadori e ruajti qetësinë dhe nuk bëri ndonjë përgënjeshtrim. Të pasnesërmen, Berisha pati një humbje historike, rekordin e së cilës, e theu vetëm Lulzim Basha katër vjet më vonë, por dhe me 240 mijë vota më pak.

Ambasadori Arvizu u largua fiks një vit e gjysëm pas lajmit. Disa herë në fakt mblodhi miq dhe bashkëpunëtorë të tij në Tiranë duke u dhënë dreka lamtumire, por pas disa muajsh duhej t’i takonte përsëri. Problemi ishte banal. Ambasadori Lu ishte emëruar, por nuk po i vinte radha të kalonte në Senat për shkak të një krize shumice që ishte prodhuar nga zgjedhjet, mes republikanëve dhe demokratëve. Ishte si mallkim për Berishën.

Procedura e emërimit të një ambasadori në SHBA është e tillë që nuk përputhet as me dëshirën e dikujt, që mezi pret ta heqë qafe ambasadorin, as me dëshirën e dikujt, që mezi pret tjetrin.

Në rastin e ambasadorit Lu, lajmi më pozitiv i mundshëm për të, përkundër ngazëllimit mbarë-opozitar, është se presidenti Trump ka bërë një mbivlerësim për të, duke e nominuar ambasador në një vend tjetër, ndërkohë që është ende në detyrë, dhe ende nuk është emëruar zyrtarisht ambasadori tjetër në Shqipëri.

Mandati normal përfundon këtë verë, por normalisht një kandidat para se të nominohet nga Presidenti, kalon një procedurë të gjatë burokratike.

Ai kalon ne nje proces verifikimi përsa i përket kualifikimeve të tij, çështjeve financiare, karrierës dhe jetës personale. Dhe ky është vetëm për sa i përket atij që ne e quajmë “Vetting”.

Më pas kandidatura kalon ne Komitetin e Punëve me Jashtë të Senatit, i cili mban një dëgjesë private dhe një publike. Nëse Komiteti e aprovon, nominimi shkon në Senat për aprovim.

Pra, normalisht ambasadori Lu, duhet të kalojë këtë proces, ndërkohë që është nominuar nga Presidenti. Realisht ambasadori Lu, në rastin më të shpejtë mund të iki bashkë me pushimet e verës, në rastin klasik mund të hajë dhe vjeshtën në Shqipëri, ose dhe më shumë, nëse ka ‘fatin’ e ambasadorit Arvizu.

Lajmi i vetëm sot është se presidenti Trump e ka nominuar atë për një detyrë ambasadori, duke lënë me gisht në gojë korin provincial të opozitës, që e përfytyron Shtëpinë e Bardhë si Bashkinë e Kamzës, ku Xhelali vendos për emërimet në raport me dashurinë për Doktorin.

Fakti që presidenti Trump e ka nominuar ambasadorin Lu ndërkohë që është në detyrë, tregon një vlerësim të lartë profesional për punën që ai ka bërë në Shqipëri, dhe sfidën e vështirë në një vend si Kirgizia, ku problemet e SHBA janë shumë konkrete dhe të mëdha, në raport me luksin dhe pushtetin që ka një ambasador i SHBA në Shqipëri. Një ambasador amerikan në Shqipëri sillet si pjesë e shoqërisë pro-amerikane dhe zgjidh hallet tona, ndaj ka aq pushtet. Ne vende si Kirgizia, do të zgjidhë hallet e SHBA me Kirgizinë, dhe natyrisht, është një sfidë reale.

Të vetmit që nuk duhet të gëzoheshin nga ky lajm, ishin pikërisht opozitarët të cilët e lidhin rrotacionin e ambasadorit, me presidentin Trump. Për fat të keq të tyre, presidenti Trump është ashtu siç duhet të jetë presidenti i SHBA, në krahun e një diplomati të aftë dhe që ka përballuar një sfidë të vështirë në Shqipëri.

Por historia groteske e PD me ambasadorët amerikanë nuk është e re. Ata qysh me ambasadorin Jozef Laik në vitin 1995, i cili dha dorëheqjen, gjithmonë kanë ëndërruar zëvendësimin e ambasadorëve, me shpresë se do t’iu vijë dikush që të jetë me ta, dhe asnjëherë nuk u ka ardhur. Pas tij erdhi Mariza Lino, dhe Berisha i dogji flamurin amerikan para syve në selinë e PD, pasi ajo e kishte rrëzuar nga pushteti. Më pas erdhi Limpreht dhe Berisha organizoi mitingje kundër tij, duke e akuzuar si guvernator të Shqipërisë. Më pas erdhi James Xhefri dhe Berisha e akuzoi si mbështetës të mafies së Fatos Nanos. Pas tij Marsi Rais, që e plasi Berishën me heshtjen e saj duke mos thënë kurrë një fjalë të mirë për të.

Pastaj i erdhi radha ambasadorit Uilliam Uithers, një harvardian brilant. Me një kulturë të jashtëzakonshme, shkëlqimi i të cilit verboi sytë e Berishës, me raportet fantastike që u zbuluan nga Wikiliks, ku ai përshkruante me stilin e Xhoisit, manipulimet e zgjedhjeve të Berishës, lidhjet e Lulzim Bashës me banditë në Elbasan, dëshmitë për Shkëlzenin në Gërdec etj.

Shpresa e madhe ishte të ikte ai dhe të vinte dikush tjetër. Erdhi ambasadori Arvizu, dhe pas hutimit të parë që pati më 21 janar, kur sapo kishte ardhur, ja arriti shumë shpejt të bëhet armiku numur 1 i PD-së dhe Berishës. Pastaj u hap legjenda e madhe që lobistët e Berishës kanë gjetur një ambasador të ri, që do të jetë me Berishën. Ishte Donald Lu, ai që sot PD po lutet që mundësisht të iki që nesër. Do ta kenë dhe disa muaj para syve dhe shumë vjet në mendje, duke e mallkuar që u bëri reformën në drejtësi. Pasardhësi i tij, të cilin kanë nisur ta bëjnë pis pa ardhur akoma, do të duhet disa muaj të përshtatet me mbifuqinë që shqiptarët i japin ambasadorit të SHBA në këtë vend, për shkak të pasigurisë që kanë nga pushteti i tyre. Por tradita do të vazhdojë. Edhe “ikjen” e ambasadorit Lu, e lajmëruan një ditë para mitingut, ngaqë nuk kanë me çfarë të gëzohen. Sali Berisha nuk bën dot pa një ambasador amerikan armik, në jetën e tij politike. Do ta ketë dhe atë.

13 komente në “Kur nuk ke me çfarë të gëzohesh. Rasti i ambasadorit Lu!”

  1. Lymi Tutit says:

    Brilante ! Ne nje fq historia e qasjes se Saliut me USA …Lymi Tutit

    1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


      Mero bukur ka rreshtue
      Trimi Sal nuk asht frigue
      Nan’ Serbis fjal’ i ka çue
      Bota frymën ka ndalue.
      *
      Kang u thuren, libra u shkrun
      Sal Berishen s’e frigun
      Nuk u tund bre jo Salija
      Dishmitare asht Lirija.
      *
      *
      *
      P.S.
      Nuk u tut njaj burr prej frikës
      Ja ndërsej qent’ amerikës
      E harroj biri kërkushit
      Karandashin e Xhorxh Bushit.
      *

  2. Fake News says:

    Si një njohës i mirë i PD dhe Salës.
    I ke bërë një resume fantastike kronologjisë Mero.
    Por Sala për Amerikanet eshte kartë e djegur qe egzaktesisht sot para 22 vjetesh.
    25 Maj 1996.
    Por duke menduar se ku u perkrah nga keta ne fillesat pasi duhej per ndryshimet e sistemeve.
    Mendon se do jete gjithmone I preferuar.
    Kujtoj ketu marredheniet e ketij me ambasadoret e pare amerikan.
    Qe me fakt zbatonin axhenden e shtetit te tyre dhe mire benin.
    Por qe nga 26 Maj 1996 ajo kohe ka mbaruar.
    Dhe si moster qe eshte Viçidolsi shpif,trillon,propagandon te qe a e te la qena.
    Do thoja qe ky eshte “babai” i Fake News ne Shqipëri..
    Deri tani e ka kaluar me përçarje, klanizime, pagesa etj..
    Por them se ajo kohe ka mbaruar..
    Çdo gje e ka nje fund dhe ku eshte fundi I fatkeqësisë
    më te madhe kombetare qe e ka emrin Sali ..
    Ju garantoj qe as ne histori ska per te ngelur..
    Shqiptaret jane zgjuar..
    E dine qe nuk duhet dhe nuk do behen veglia te tij me..
    Abandononi Salën..

  3. Dull tropoja says:

    O mero berisha eshte ne listen e personave te rezikshem per usa nul eshte puna e ambasadoreve.ti je deshmitar per ceshtjen te ka pyt izet haxhia per kerkesen e berishes me godit ambasaden amerikane.

  4. FIX316 says:

    Nga te dhenat qe kam une prej spiunit tim dixhital,ambasadori i ri amerikan qe do te vije ne Shqiperi,do te jete…pro rus.!!!

  5. zi says:

    Krishti te zbrese dhe Muhameti i derguari,
    do te kerkojne dike tjeter.
    Vec Enverit, idhullit te tyre do ti shtriheshin nder kembe dhe do ti mbajnin uturakun,
    do ti sherbenin deri ne pavdekesi per mesimet e vyera qe ju la per te mbajtur pushtetin,
    qoffte ne opozite dhe ne qeveri.

  6. F says:

    Me pak fjale,ti na thua qe berisha as me ambasadorin tjeter nuk do jete ne burg.
    Berisha paska djegur dhe flamurin amerikan dhe ambasadoret dhe qeverritaret amerikan e takojne normalisht.
    Politike e “paster” amerikane

  7. julian says:

    Është njeriu që ndezi dritën e verbimit të atyre që kishin kohë që e shikonin Shqipërinë si vend me mundësi të mëdha përfitimi,nëpërmjet korrupsionit. Nëse do ta kishim atë mundësi lobimi apo votimi për z.Lu,do ta kishim bërë me shumë kënaqësi.

  8. ALBAN DEGA says:

    DONALD LU E ROMANA VLLAHUTIN – NDERI KOMBIT

    – Kontributi i tyre do te mbetet perjete midis nesh !

    – Krenare per ju Zj. Vllahutin e Z. Donald Lu !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Donald Lu edhe pasi te iki nga Shqiperia ne misione te reja edhe me te rendesishme te diplomacise amerikane do te mbetet perjete me mendjet dhe zemrat e 95 per qind te shqiptareve si Nderi Kombit !
    E dime qe nuk eshte nje titull qe jepet per personalitete te shqiara te huaja!
    Po ashtu e dime mire se cdo ligj edhe ato te natyres e ato te shkencave te salta, e jo me ato njerezore kane perjashtime!
    Aq me shume kane perjashtime rregullat burokratike shteterore!
    Pse !?
    Sepse si Z. Donald Lu edhe Zj. Romana Vllahutin e kane treguar qarte si kristali se pervec Amerikan e Evroperendimor shembullore jane edhe me shqiptare e atdhetare se gati gjysma ne mos me shume e klases politike shqiptare !
    Sic e kam shkruar me dhjetra here, nuk mund te jesh as amerikan e as evroperendimor i mire pa qene edhe shqiptar i mire dhe anasjelltas ! Pavaresisht nga feja, raca , kombesia, shtetesia, partia, ideologjia… njeriu mbi te gjitha duhet te jete njeri, njeri i mire !
    Ne emer te Klubit Demokrat Shqiptaro- Amerikan i kerkojme kryetarit Gramoz Ruci, Kryesise dhe Kuvendit Popullit te Shqiperise tu akordoje me votim te hapur ne nje seance te jashtezakonshme ambasadorit te SHBA-se ne Shqiperi , Shkelqesise se tij Z. Donald Lu dhe ambasadores se Bashkimit Evropian ne Shqiperi , Shkelqesise se saj Z. Romana Vllahutin titullin Nderi i Kombit !
    Do te jete me teper ne Nderin e Kuvendit dhe Presidentit te Shqiperise ta ndermarrin nje veprim te tille per kontrbutin e jashtezakonshem te tyre ne Reformat dhe Vetingun ne Drejtesi e Polici, ne Administraten Shteterore, per Dekriminalizimin dhe ate Elektorale qe eshte ne hapat e pare !
    Krenare per ju Romana Vllahutin e Donald Lu – nderi dhe emblema e demokracise dhe e kultit legjendar proamerikan e properendimor mbarekombetar shqiptar !
    A nuk ishin mbreterit e shtypit boteror “ The New York Times “ dhe CNN qe gjate vizites se ish – Presidentit amerikan Z. Xhorxh Bush ne Shqiperi se “ Presidenti amerikan eshte me i sigurte e mireoritur ne Tirane se ne Washington !”
    A nuk ishte babai i Pavaresise se Shqiperise Ismail Qemal Vlora ai qe pese dite para se te shpallte ate deklaroi ne Rome e Bari se “ po te behej nje Referendum ne Shqiperi Rusvelti do te zgjidhej Kryetar i saj… ! “.
    Cdo koment do te ishte I tepert !
    Krenare per ju Romana Vllahutin e Donald Lu !
    – E duam Shqiperine si e gjithe Evropa… !
    – E duam Shqiperine si Amerika demokratike …. !

  9. NjeQytetarOptimist says:

    Gelbaza ka mik pushtetin.. Se si qeverriset duke blere te tjeret.. Edhe Hysni Milloshin (kjo I ve kapakun). Une nuk kuptoj per c’fare proteson opozita sepse po te protestone populli per ngritje taksash apo per papunesine do e kuptoja. Keta thone: Demostrat sepse kanabisi, apo keta kriminelet e budalliqe te tjera.. Keta te gjithe MILJONERA gerthasin, heqim bandite. Keta kane prona e makina sikur kane punuar jo ish 8-vjet ne qeverri, por 60 vjet (to take it as a standard of common sense living= standarti I jeteses). Keta po tu mbledhesh rrogat, do kishin ruajtur sa pe nje shtepi komode ne Tirane.. Por lideri I opozites paguan (prokurori degjon) $500 miljon edhe do te protestoj per keta “kriminelet” e tjere.. Populli po shef dhe buzeqesh me nje KLLOUN. Kam nje pietje per Taulant Ballen (Sekretarin): P’se ka ndaluar VETTINGU ?? A nuk eshte pergjegjesia e PS-se qe ky process te vazhdoj PA NDALUAR ?!?! A E PROPOZOVE NE PARLAMENT DHE U VOTUA ME KOKEN POSHTE E DUART LART ?!?! Ne si Socjalist (propozus) PERSE I HIQNI VEMENDJEN KETIJ PROCESI DUKE E SHTYR POLITIKISHT (se ke nje parti nga mbrapa intelektual dhe profesjonist) nga mbrapa (ne qoftese kerkon ndihme).. Por duhet te jete detyra jote qe te ngulmosh dhe te interesohesh se c’fare po ndodh ?!?! A KA MUNDESI TE NA JAPESH PERGJIGJE ????
    MIRMENGJEZ KAZAN !!

    1. Mato LABI says:

      Lutem, mos e boto kete sugjerim.Miqesisht, nderro fotografine tende shoqeruese te shkrimeve, mbasi te krijon imazhin e kopertines se ish-revistes NE SHERBIM TE POPULLIT.Qofsha i gabuar.Vendos ndonje fotografi tjeter.

  10. alfredi says:

    Alban Dega , te vleresoj per mendimet shume kuptimplote qe parashtron ,besoj idea jote do jete ne qender te opinionit te perparuar shqiptar dhe do te marre force atehere kur vendit ti hapen negociatat , gje qe deri tani nuk ka asnje medyshje .!

  11. news says:

    o Mero po upgrade editorialin se mezi po e presim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje