E vërteta e frikës, nga “përgjimi” i Lulzim Bashës!

3 Qershor 2018, 19:47Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Alarmi  pazakontë rreth përgjimit të Lulzim Bashës, i cili tentoi të kthehet në problem politik, po i paraprin zbardhjes së “Dosjes Babale” dhe disa hetimeve të cilat implikojnë drejtues të PD, të përfshirë në një histori banale.

Disa zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike pranojnë privatisht, se janë kontaktuar nga të afërm të “dëshmitarit x” dhe janë shantazhuar prej tyre, për shkak të asaj që ata e quajnë “tradhëti ndaj Babales”, duke zbardhur pa dashje në bisedat e tyre telefonike dhe skenarin, se si u ngjiz “çështja Babale”.

Dëshmitari i kasetës së inskenuar që tashmë po kërkon azil politik në Kosovë, mund të ketë keqpërdorur rëndë PD-në në atë skandal, duke kompromentuar gjithçka, si të porositur politikisht dhe financiarisht nga kupola e PD.

Të frikësuar se kontaktet e fundit me të afërm të “Babales” mund të jenë regjistruar si prova nga prokuroria dhe se së shpejti mund të mbërrijë dhe ekspertiza e kasetës, Partia Demokratike i ka paraprirë këtij zhvillimi të mundshëm, duke ngritur alarmin se po përgjohet kryetari i PD dhe të afërm të tij.

Por kush do ta marrë në PD koston e përballjes me zbardhjen e “Dosjes Babale”?

Nga paniku që po i paraprin zbardhjes së çështjes, duket se PD po përpiqet të lajë duart nga personazhi ordiner që tentoi të përdorë në një çështje politike. Edhe pse duket që ka prova se PD ka inskenuar të gjithin edhe kudrejt premtimeve financiare, edhe pse e prezantoi vetë e para si skandal, PD po i ikur ballafaqimit me këtë skandal, duke u përpjekur të viktimizohet si një parti e survejuar për shkak të kontakteve me njerëz nën hetim, që bëjnë pjesë në këtë histori.

Dhe në fakt e gjithë kjo është përgjegjësi personale e Lulzim Bashës dhe e shkollës politike që ai adaptoi përmes denoncimit ordiner të modelit të “qytetarit digital”.

Për shkak të këtij mentaliteti, një parti e madhe dhe historike, është zhytur tani një banalitet ordiner, i cili dëmton dhe shumë prej kauzave të saj të drejta. Përgjegjësia e një kryetari partie është pikërisht aftësia e tij, për të orientuar aksionin politik mbi çështje serioze, që bëhen pjesë e shqetësimit të shoqërisë dhe jo mbi inskenime që prodhojnë banalitet për vetë partinë.

Edhe tani kur kjo çështje duhet të ballafaqohet me drejtësinë dhe publikun, dhe kur vetë PD e ka kuptuar në çfarë spirale ka hyrë, Lulzim Basha po përpiqet të viktimizohet si njeri i përgjuar. Nuk di sa mund ta bëjë kjo Lulzim Bashën të besueshëm, nëse vërtet publikohet “Dosja Babale” dhe lidhjet e tij me PD, përfshi dhe telefonata me drejtues të saj, por e sigurt është, që PD-në do ta bëjë një parti qesharake, vetëm fakti që kryetari i saj, është përfshirë në këtë telenovelë banale.

15 komente në “E vërteta e frikës, nga “përgjimi” i Lulzim Bashës!”

  1. ce says:

    Mero je i papare. Artikull shumë domethenes. Gazeta juaj shume e ndjekur, jo si fletushka fashiste e Faros 55.

  2. Bushi says:

    Kaçatorat e pd-ke jane derguar nga Basha dhe Berisha ne Itali Amerike,e atje ku ka vajtur videopergjimit,per te nxier kete video,se pergjimi eshte i saket,i vertete. Per kete, dollari eshte derdhur lum.Duan me ç’do kushte qe video te dalin ashtu si duan ata,per ti shpetuar urrejtjes popullore,dhe hetimit te prokurorise.Gjithashtu,te sulmojne qeverine dhe Edi Ramen me te gjitha baterit.Por nje gje e till nuk mund te ndodh,se institucionet e specializuara,nuk jane si guzhina e pd-ke ne SHQUP,qe gatuajne supe te keqe,dhe fillojne te vjellin.

    1. Te ruaje bythen mire Lul Basha, se e keqja do ti vije vetem nga “policia sekrete” e Sali Berishes. Nuk e pergjon dhe survejon policia, kur ai ruhet nga Garda. Nuk ka bythe te rrije, qe e pergjon policia. Ai i ruajtur nga garda non stop eshte 24 ore.Ti ruhet Sales, nga ai donti vije damllaja.

  3. Kombi says:

    DIRIGJENTI I HISTORISE ME BAHALEN ESHTE DYSHJA RAMA & BASHA . SA PER PERFUNDIMIN E HETIMIT , DUHET TA HARRONI ,SE NE KETE SHTET TE MENDEROSUR NUK I NDODH GJE KOKAVE TE KRIMIT . RAMA ESHTE SKENARI I KETIJ FILMI QESHARAK ,SEPSE MENDOI ,QE FATMIR XHAFAJ DO TE JEPTE DORHEQJE MENJEHER ,POR I DOLI HUQ ,SEPSE NE LOJE HYRI FBI DHE RAMA NGELI I DHJERE DHE I PERMJERE .
    PROKURORIA QE KEMI NUK BEN ASNJE VEPRIM ,PASI ATA E DUAN JETEN E TYRE .
    HISTORIA E BAHALES ESHTE MBYLLUR MBAS TRE DITEVE
    MOS PRISNI QE TE DALI E VERTETA NE SHESH . HARROJENI KETE CESHTJE ,SI SHUME TE TJERA ME TE MEDHA QE JANE MBYLLUR ,PER MOS TU HAPUR KURRE .

    1. Kombi i Vicidolit says:

      Derrat e vicidolit nuk kane as cipe e as shtylle Kurrizore. Genjejne pa pike turpi dhe kur kapen mat mundohen ti fusin ne te njejtin thes si Edin ashtu edhe Bashen. Jo mer tyc jo kjo video ishte krijese e Bashes dhe Monikes me shprese se mund ta perdornin per te permbysur Ramen. Ti do jesh nje nga te paktet plehra qe dolen ne protesten e te shtunes.

  4. Kujtimi says:

    Basha eshte njeri inportant dhe munt ta pergjoin
    ESHT MASHTRUS ADOLESHENT
    GENJESHTAR
    KERKON TE BEHET KRYEMINISTER
    TE GJITH NE BURK QE TI HAPET RUGA PER KRYEMINISTER

  5. Bolearti says:

    Salianusi eshte njesoj si aktoret e Portokallise. E te mendosh qe nje klloun I klubit te Henri Cilit te drejtoje PD te ben qe te ikesh nga Partia naten, jo diten per diell. Nje njeri me shkolle te blere, nje cunak I rritur me parate e vjedhura nga komuna ne Korce, drejton PD. Hahaha Lulzim, ke rene ne halene e Cilit dhe do hash gjellen qe kjo hale ka. Te befte mire.

  6. AMY says:

    te dale e verteta ne shesh, qe te gjithe te kuptojme se cfare sajese bene lider te PD-se qe nu kane as turp, as faqe nuk u nxihet, por tani do kene perballe drejtesine, jo te Lalles.

  7. Neutrino says:

    PD-ja eshte si nje kopje miniature e Shqiperise ne kohen e Enver Hoxhes. Xhaxhi Enveri eshte Lulushi (gjithmone ne miniature) dhe populli PD-ist eshte populli shqiptar para vitit 1990. Armiqte e partise denigroheshin ne ate kohe, ashtu denigrohen edhe brenda PD-se. Servilet benin karriere ne ate kohe, Ashtu edhe ne PD. Vellai spiunonte vellain. Ashtu edhe ne PD. Sekretari i partise kalonte ne site te gjitha femrat qe i dilnin perpare. Ne PD akoma me keq. Grate e PDse shkojne vete tek padishahu dhe bejne te pamundur qe te jene pjese e haremit. Te pashkollet beheshin ministra dhe anetare byroje. Ashtu ndodh edhe ne PD me mulat dhe prostituta te tjera. Etj. etj. Keshtu qe edhe kjo parti antishqiptare do te perfundoje si koha e komunizmit ne Shqiperi. Sales do t´i ngrihet nje permendore nga haxhiqamilsat dhe cetniket e cila do te shurroset nga pjesa tjeter e popullit. Luli do te perfundoje ne burg, ose do te terhiqet ne Hollande ku do te kete eksluzivitetin e shitjes se kanabisit Made in Albania me mbeshtetjen e neonazisteve evropiane sic jane partite popullore nga Greqia deri ne Suedi. Shqiptaret do te vazhdojne te lepijne gishtin e mesit duke pare enderra ne diell se jane nje popull i privilegjuar nga zoti dhe zemra e kultures evropiane.

  8. S.Krasniqi says:

    Se si më ngjanë me politikat serbe kjo puna e viktimizimt permanent, rol që po e luan PD!

  9. EKZEKUTUSI says:

    Mero.Pse nuk i Bie me “Shkurt”:PD-ja Videon e “Babaales” Ja Dergoj Perfaqesuesve te Eu-se ne Shqiperi:: DHE Leader of Lulezim Basha Nuk “Harroj” tja Dergoj ate SI PROVE TE “KRIMIT QEVERITARE” Miqeve te tije “Gjermane” Hollandez ect…pra Shkurt..Lulezim Basha:ME C´FARE TE DREJTE Na merre Rolin e Proklurorit te Padiskutushem dhe duke Mos Diskutuar asnjehere per ORIGJINALITETIN E VIDEOS???
    1- Leader of Lulezim Bassha te merret si i Pandehur..nese DUAM NJE SHTET LIGJORE..si dhe te Gjithe Larot e tije QE NA DOLEN DHE NGREFOSEN NE Konferenca Shtypi..
    2-Lulezim Basha ,pa Piken e Turpit..DUKE VEPRUAR VETE SI NJE KRIMINEL ORDINER-Thashethemexhi..NA E BERI FAKT TE KRYER-“Krimin Qeveritare” me nje Kasete te Inicuar dhe Investuar qe ne Fillim Vete…
    3-Banda e PD-se te Merret si e Pandehur PER PRISHJE TE IMAZHIT TE SHQIPERISE,dhe c´fare Opozitte Kemi ne Kur keta jane ne Nivelin e Babales dhe bile me keq se Babalja Vete…qe ne funde te Fundit nga qe nuk kishte Buke…i tha po Aventures se tije..duke marre ose jo Para nga Lakenjte e PD-se Serbe..
    4-C´fare Plitikanesh jane keta ..kur Merren me Kaseta Ordinere??sHUME MIRE UA THA Edi Rama.Lulezim Basha and &Co KA MARRE NE DORE Testamentin e ESAT PASHE TOPTANIT…
    lULEZIM Basha nuk ka “Gjunahet” e Babales…Atij i Falen sepse ne Funde te fundit eshte nje “Hallexhi” i Paguar nga Krim i Politike qe Mbane Emerin PD-ja Serbe..LULEZIM BASHA E KA MBUSHUR KUPEN:PER TRADHETI KOMBETARE…AKTI I FUNDIT :QE PAS “PROTESTES” per te Rrezuar Rame Doli dhe tha:Protesta E REALIZOJ QELLIMIN E SAJ:SHQIPERIA NUK HAP NEGOCJATAT..PRA Lulic Bashaovici Gjithcka qe bene e bene KUNDER SHQIPERISE DHE SHQIPETARE…edhe ata qe i Vejne nga Mbrapa jane Lakenje te PD-se..qe kane Humbur Privilegjet..dhe ata qe i vejne Mbase jane ca te Paguar..dhe ca akoma MBROJNE INTERESAT E TYRE..NE DEM TE KOMBIT SHQIPETARE…
    Lulezim Basha DUHET VRARE..kete Lulezim Basha e di Mire..POR Lulezim Basha DI MIRE SE DOKTOR-UDB-ja ESHTE AI I PARE QE KERKON TE SAKRIFIKOJ KOKEN E BASHES qe te Destabilizoj Shqiperi..dhe kete do ta Kishte Bere..POR FATEKEQSISHT Koha Nuk Punon me Per Spiunin Plake tze UDB-se Sali Berishovici..TASHEME SHQIPETARET E DINI SEW KUSHE ESHTE AI…lol

  10. Mario says:

    I nderuari Mero.Shkrimet e tua I gjithmon I bien te keqes ne koke,ashtu si dhe ky.Je I skate,por pe-dja me kohe e ka henger turpin me buke,ndaj edhe kete rast sdo ti beje pershtypje.Problemi eshte,qe kur ajo pakice militanntesh do te kuptojn qe kan te bejen me drejtues te perfshire ne krime dhe shantazhe per ti bere vetem keq Shqipersise.

  11. Her Kosta says:

    Ke bere leke vetem duke shajt Lulin o Mero. Ai qoftja do behet kryeminister nje dite. E ty do te qihen robt. Duhet ta shash me shume qe mos te qihesh per pak gje! Ke do shash pastaj se ti i shpik historite nga hici?
    Nuk the asnje llaf per Edi Ramen apo bojaxhinjte e Ladit qe te kenaqin gruan…
    Ti te Princ Parku, gruaja te Sofra. Je nona zgjuarsise… ???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje