Tre plagë që na hapi Ermal Meta!

2 Qershor 2018, 19:01Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Koncerti i Ermal Metës është ndoshta më i miri i gjithë kohërave në Tiranë. I vërtetë, pasionant, i mirëpritur dhe shumë kulturor, ai ndoshta është koncerti që më ka zgjuar më shumë emocione, pas koncertit të Albanos dhe Rominës në vitin 1989, në shkallët e stadiumit “Qemal Stafa”.

Dhe si i tillë, ai është ndoshta gjëja më e mirë që organizatorët e koncerteve kanë bërë ndonjëherë në këtë vend, për ta bërë të gjallë jetën kulturore të kryeqytetit.

Fuqia e tij si kantautor, repertori i pasur dhe mbijetesa në skenë para një publiku të dashur pa asnjë sforco, treguan klasin e tij si artist i kompletuar.

Dhe ndërsa shikoja koncertin dhe reagimet pas tij, e kuptoj se Ermali na ka hapur disa plagë që ja mbajmë fshehur dhe vetes.

E para, është standarti i artit të tij. Këngët e Ermal Metës janë të gjitha këngë, të gjitha art, të gjitha të kuruara në detaje, dhe ofrojnë për publikun shqiptar një standart, të cilit ne i kemi ikur për dy dekada. Të zhytur në pellgun e tallavasë dhe këngëve të improvizuara, të reperëve të sajuar më shumë nga sherret dhe perversitet e jetës private, se sa nga arti i tyre, të këngëtarëve të famshëm që më shumë u numërohen makina se këngë, shumë nga të pranishmit në sheshin “Skënderbej” ndjeheshin të shtangur nga përballja me artin e vërtetë, me një artist që përfaqëson denjësisht kulturën e këngës italiane dhe na bën krenar, se e përfaqëson atë edhe si shqiptar.

Publiku nuk e ndiqte dot. Shumë prej këngëve të tij i shijonte, por nuk i ndiqte dot. Jo se siç thonë disa nuk janë shije e tyre, por ishin një befasi kulturore, që do kohën e vet të bëhet pjesë e kulturës tënde.

Ermal Meta na kujtoi plagën që i kemi hapur vetes me sistemin e antivlerave që kemi kultivuar dhe mediokritetin ku jemi zhytur. Na e kujtoi me dashurinë e një njeriu që donte të na zgjonte nga gjumi dhe të na bënte të ndjeheshim të gjallë në atë shesh.

Kjo është një nga plagët e mëdha që tranzicioni i ka hapur kulturës shqiptare dhe duhet një ballafaqim me një sistem vlerash ta përjetosh këtë. Duhet një këngëtar përtej tallavasë sonë, por dhe asaj rajonale. Përtej tallavasë dhe të atyre këngëtarëve grekë që ofrojnë famën e tallavasë së buzuqeve dhe “superioritetin” e racistëve.

Plaga e dytë që na hapi Ermali, është ndjesia që ke kur shikon se kur dikush që ka qenë pjesë e jotja e vuajtur, ja del në një botë konkurrente, qoftë dhe duke e nisur nga rruga. Ermal Meta në Shqipëri, zor se do përfundonte artist. Nuk bëj dot kasandrën të them si do kishte përfunduar, por në një shoqëri jo konkurrente si e jona, të politizuar dhe pa shanse të mbështetura mbi mundësitë e tua, probabiliteti t’ia dalësh është shumë afër zeros.

Një fëmijë me aq shumë probleme në jetë, në familje dhe në rrugë, erdhi për ta na kujtuar se ja doli, dhe na e tha këtë po me aq dashuri, sikur të na thoshet faleminderit që më ndihmuat.

Jemi të gjithë të pafuqishëm t’i themi “na fal”, pasi fatin që i rezervuam atij, ne ua rezervojmë dhe fëmijëve tanë, dhe nuk jemi selektivë në këtë fatkeqësi kombëtare, por jemi thjesht të dështuar.

Plaga e tretë që na kujtoi Ermali, është dhe më e hidhur, dhe ka të bëjë me talebanizmin politik të shqiptarëve. Një koncert maksimalisht i shkëlqyer, një artist i madh italian me rrënjë shqiptare, një koncert falas për publikun dhe një ngjarje kulturore që duhet ta ketë zili çdo kryeqytet në botë, talebanizohet, duke u bërë thirrje si ata hoxhallarët në xhami, që u bëjnë thirrje të rinjve të mos shkojnë në mbrëmjen e matures, se aty është Erion Veliaj. Kjo barbari që vjen nga talebanizmi politik, bëhet dhe më qesharake, kur mallkon popullin që del në koncert, meqë ti urren organizatorin, duke i bërë padashje nder, dhe duke ja veshur meritat e Ermal Metës, Erion Veliajt.

Sheshin “Skënderbej” e mbushi Ermal Meta, dhe njerëzit shkuan për të. Mund ta mbushë dhe Erion Veliaj për hesap të vet në fushatë elektorale, por dje nuk qe ai rasti. Kush do t’i heqë meritat Ermalit, e t’ia japë Erionit, le ta bëjë, por nuk ja ka kërkuar njeri këtë shërbim falas.

Kryebashkiakë si Erioni, që mbushin sheshet falas për qytetarët me vlera të tilla, maksimumi mund të lavdërohen dhe minimumi mund të mos kritikohen, por të ngjallësh urrejtje si taleban, pse shkon në një koncert të tillë, është shenjë e një plage të thellë që ka lënë urrejtja politike në vend.

Dhe Ermali na e kujtoi dhe atë. Si një djalë o rritur me plot plagë në shpirt, nga varfëria, mbijetesa dhe familja e vështirë, ai me artin e tij na bëri të ndjehemi të gjithë ashtu siç jemi, me plagët tona ende të pashëruara nga tranzicioni. Por na bëri të flejmë të gëzuar, se ky komb megjithëse prodhon talebanë, prodhon tallava, prodhon emigrantë, prodhon pordhacë statusesh në Facebook, prodhon mitomanë që duan të çudisin lagjen duke ulëritur si idiotë, prodhon dhe Ermalin, Rita Orën, Dua Lipën etj. Dhe kjo gjë i mund gjithë të tjerat. Edhe plagët!

57 komente në “Tre plagë që na hapi Ermal Meta!”

    1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


      U me plagët nuk do merrem
      ua hodhe ti melhemin
      dhe kur bën ti analizën
      fort për brirësh e zë demin.
      *
      Të paguar me “pesë aspra”
      nisin thonë “sa na shpenzove”
      e nuk thonë “Mirë se Erdhe
      Rrofsh e qofsh që na kujtove”!
      *
      Militantë e/o partiakë
      nuk shohin përtej llogoreve
      e nuk thonë “T’a bëft Diell
      Rrofsh e qofsh se na Nderove”!
      ***

      1. !!! says:

        Talebanet e PD-se ishin ata qe protestuan dhunshem per ndertimin e nje parku per femije imagjono tani se si ndihen me mbushjen e sheshit qe ata se mbushin dot nga nje kengetar te ftuar nga Veliaj!

  1. qazim says:

    Shkrim i shkelqyer,mjerim i madh qe ndodhemi ne kete vend antivlerash e prodhues zhurme e politike mizerabel.

    1. Bushi says:

      Te lumt Zoti Mero.Si gjithmon i saket.

  2. Laert says:

    Jam socialist,por u ndjeva i fyer kur dilte ne ekran numuri “3” i viteve qe Erion Veliaj eshte kryebashkiak.
    Koncerti ishte i Ermal Metes,sponsoret po e po,por te vetmburresh veten se je ti ai qe e bere eventin me paret tona,eshte fyes.
    Veliaj dhe Rama cdo gje e lidhin me imazhin e tyre.
    Te kujton shembelltyren neveritese te kohes berishiane qe cdo perurim apo konference behej nen kujdesin e Berishes.
    Ketij i thone Kult individi,jo komunist,por fashist.

    1. Amerik says:

      Ju te gjithe jeni te llastuar dhe te dhier ne te njejten kohe. Te dhjefsha ty, te dhjefsha fashizmin qe nuk ia ke haberin – ke mesuar nje shprehje – dhe te dhjefsha NUMURIN tend. Ha tagji dhe qahu i llastuar gjithe diten per fashizmin e kafeneve, se nje politikan sillet si nje politikan. Shyqyr djallit dhe zotit, qe nuk egzistojne, qe kam ik nga ai ven prej 20 vjetesh. Do vije ne Tirane per 3 dite javen tjeter se kaq mund tju duroje haluçinacionet e jashte ketij planeti.

    2. Amerik says:

      Ju te gjithe jeni te llastuar dhe te dhier ne te njejten kohe. Te dhjefsha ty, te dhjefsha fashizmin qe nuk ia ke haberin – ke mesuar nje shprehje – dhe te dhjefsha NUMURIN tend. Ha tagji dhe qahu i llastuar gjithe diten per fashizmin e kafeneve, se nje politikan sillet si nje politikan. Shyqyr djallit dhe zotit, qe nuk egzistojne, qe kam ik nga ai ven prej 20 vjetesh. Do vije ne Tirane per 3 dite javen tjeter se kaq mund tju duroje haluçinacionet e jashte ketij planeti..

  3. PLAKU says:

    Mezi i them “BRAVO” nje gazetari ,ne kete rast nuk e kursej per autorin e shkrimit.I ke rene pikes –

  4. Flutura says:

    Mero,
    Te kerkoj ndjese, se kur lexova titullin, mendova ndryshe, por kur e lexova, i thashe vehtes 100 here ndjese Meros se u tregoi shqiptareve se kane ditur shume dhe fare mire te bejne art e muzike gjate gjithe koherave.
    Keto ka me shume nevoje t’i di brezi i ri se po ushqehen me nje kulture te nje niveli teper te ulet. Gjynah pastaj per Shqiperine, ne vend qe te bej hapa para drejt botes se qyteteruar, kthehet drejt hoxhes qe permendni ju.

  5. Qimi says:

    Analize fantastike, te gjitha te keqet qe kemi ne si shqiptare kane vetem nje burim, mungesen e kultures.

  6. The One says:

    Plaga e dyte dhe e trete rregullohen, por plaga e pare jo aq kollaj se kerkon kohe e mund. Menjehere pas zgjedhjes se Donald Trump si president, presidenti ne ikje iu drejtua keshilltarit te tij e i tha: “A mos valle isha 25 -30 vjete perpara ne kohe, mendime edhe ide e populli nuk ishte gati?” Keshtu edhe Ermali mua mu duke shume perpara ne kohe e talent ku Baftiari ben akoma ligjin.

    1. Sit back and relaks■●▪ says:

      Jo ishte shume komunist dhe liberal per shijet amerikane. .

      1. Maelga says:

        Jo, ishte shume i mire, i zgjuar, i afte, kopetent, largpames e me vizion, brilant, i nderuar, bashkeshort dhe baba i shkelqyer. Dhe ishte edhe liberal. Amerikanet e votuan dy here.
        Problemi ishte qe mbi Hillary u hodh shume balte dhe shpifje. Dhe e dyta, shume nga ata qe votuan per Barack nuk donin te votonin per nje femer. Megjithese ajo mori shumicen e votes popullore. Dhe voten e shteteve e mori nje palaco si Portokalli.

        1. Sit back and relaks■●#▪ says:

          Hillari eshte kokrra e ……. mos ta them. Eshte ajo qe ka pranuar donacione per fushate nga portokalli qe sot eshte president. Obama ishte shume majtist, socialist, dhe per mentalitetin amerikan te kapitalizmit ishte shume komunist. Amerika nuk u be kjo qe eshte sot duke nxitur parazitizmin por duke nxitur konkurrencen. Ok, duhet nje balance por Obama went too far too soon.

        2. Sit back and relaks■●#▪ says:

          Hillari eshte kokrra e ……. mos ta them. Eshte ajo qe ka pranuar donacione per fushate nga portokalli qe sot eshte president. Obama ishte shume majtist, socialist, dhe per mentalitetin amerikan te kapitalizmit ishte shume komunist. Amerika nuk u be kjo qe eshte sot duke nxitur parazitizmin por duke nxitur konkurrencen. Ok, duhet nje balance por Obama went too far too soon..

  7. Liza says:

    Fantastik Mero.

  8. Doraci I art says:

    Pse tashti e kuptove o Mero Baze se ju shqiptaret jetoni si kafshet?
    Kete gje kan shekuj qe jua thon te huajt por ju si pordhac qe jeni i kundershtoni
    Tash esht shum von per kafshet shqiptare me u zgju e m u bo njers.
    Jeni t destiny me mbet kafsh pershekullisht

    1. Llazar says:

      Je i paarritshem si kafshe.! Mos kerko me kot te tjere.Urime!

    2. pirdhuni ne qipro ! says:

      Po ti Kafsh Hiene grekisss cfare p..s….do ??? Pse nderhyn ne problemet tona…qe po i zgjidhim nje nga nje…ngadale por te sigurte! O pordhac hiene ! Shiko shqiptaret ne ballkan e me gjere… Mbi 12milion e me mbi 84000 Km2 po organizohen dhe mes vehtes dhe USA_EU cdo gje do rregullot. Ju mos u trembni ..vec leverdi do keni, si cdo i huaj ne USA-EU ! Flamuri yne o majmun i patransformueshem ..edhe ne jugun tone , selanikjaninearte e preveze do te ngrihet krenar. E dime mire qe e kuptoni, por mos gjuani shqelma si gomari duke ngordhur!

  9. e verteta sade says:

    Nje shkrim brilant!
    Tregues se dhe ne Shqiperi perveç mender gazetarise qe bejne Shkullaket,Lelat,Zhejet & co,ka dhe gazetari brilante si ajo e Bazes.
    Ke gjithe falenderimet e mija zoti Baze!

  10. Al says:

    Me vjen qudi me kete fare hpokrizie te ketij autori shume te talentuar ne kete fushe( hipokrizi)….
    Nuk ke nevoje me i kerku falje ose me ire te them, mos i kerko falje ne emrin tone, te pakten. Ai e zgjidh rrugen e tij te jetes qe ne momentin qe eshte larguar nga Shqiperia….ke pas shume mundesi qysh ne te kaluaren….behu burre e kerkoju falju femijeve te tu ( nese nuk jane diku jashte shtetit) e gjithashtu femijeve qe i sheh per cdo dite ne rruge e qe ti mendon se nuk kane per ta gjetur kurre rrugen e jetes….sa TURP…

  11. Lali says:

    Madheshtor Mero !

  12. Lexuesi i TemmA says:

    Maksimalisht sakt e bukur Mero Djali.
    Te falenderojme.

  13. Cuku says:

    Mero
    Te lumte
    Fantastik si gjithnje,,,

  14. PORDHAC STATUSI NE FACEBOOK says:

    MIREMENGJES TE GJITHEVE !
    Dhe me kete pamje me ngjyra nga koncerti i Ermalit qe ja u solla une ja u hodha edhe sot.
    Neser do ju tregoj karikaturat e mia te fundit qe i bej pasi mbaroj punen si Pordhac Facebook-u.

    1. ERION FIKU says:

      UNE DHE EDI JEMI TE LIDHUR SI MISHI ME THOIN.
      -MUA ME PELQEN SHUME TE DALE NE TELEVIZOR.
      -EDIT I PELQEN ME SHUME TE DALI NE FACEBOOK.

  15. zi says:

    [Por jemi thjesht te deshtuar].
    Jini te deshtuar zoteri, Ju,elita qe perfaqesoni dhe une[qe te mos ju ngelet qefi].
    S’mund te quash deshtim dicka qe lind e deshtuar,e blere,e shitur,e koruptuar,e tradhetuar,e idjotezuar,
    me vjen keq dhe per kontributin qe kini dhene per perfocimin e se keqes,qe pa diskutim do te sillte deshtim.
    E dhjera njifet si kenaqesia instiktive ne bote me e kendeshmja,Ju e kthyet te ngrenet ne me te pa aritshme.
    Dhe sigurisht,deshtimi rjedh vete si pasoje e shume paskesajeve.

  16. Padrino says:

    Bravo, Mero per shkrimin. Ermal Meta ben pjese, né ata, kant-autore me plot gojen, qe meritojne respektin, dhe famen, dhe ke kenaqsi ti degjosh kur kendojne. Kengetaret, e mejhaneve, apo tè klubeve tè nates, degjohen o Mero, kur je tape me uiski, apo viza tè bardha, dhe tè kercesh me ndonje eskort, po tè ngeli ndonje leke , nga trifletshi.

  17. Voltaire says:

    Faleminderit per artikulluin.

  18. Qafiri says:

    Bravo Mero djali, i ke ren pikes… fatkqesi per ate vend

  19. ce says:

    Mero je njësh, je i papare. Artikull shume domethenes, je gazetari me i mire ne Shqipëri, jo si ai Blendi qe ben militantin,,

  20. Fantastike Mero,po kujt tja thuash profesorit qe ka frike se po ndegjuan muzike te vertete do kulturohen dhe do kuptojne se kush eshte saliu se kush eshte presidenti qe prezantohet kudo me baftjarin dhe do heqin dore nga keta kengetar turko jevgo mongol qe mbledhin paret me fshese neper dasma.
    Ermali na zbuloi se sa te politizuar dhe sa trushplare jane pjesa shpellare qe shajne popullin dhe duan ta ndalojne te shkojne ne koncert sikur te jene duke shkuar ne votime……
    Megjithate keta shpellar trushplare bejne mire qe flasin hapur se populli dhe sidomos pjesa qe nuk eshte me asnje parti po e kupton se kush jane keta taleban qe duan ta mbajne popullin e vet ne erresir per interesat e tyre……

  21. Zigur Qarri says:

    Ç’far kerkon nje politikan ne podium?Pa le,filloi edhe te diregjoi masen!Koncerti nuk eshte falas,nese eshte paguar nga Bashkia,
    nga Leket e takspaguesve shqiptare.Veliaj perdor fondet publike per akses politik!Rrespekt per kengetarin Ermal Meta,neveri per
    makiavelistin Erion Veliaj,qe foli 4 minuta para koncertit.

  22. MaKo says:

    Te pershendes Z Meto!
    Eshte e vertete ajo ndiesia qe perjetuam ne koncertin
    E Vitit 1989.
    Ishte mbreselense per ne studentet qe ishim Te etur Te shikonim nga afer Ciftin artist Romina&Albano.
    Te Faleminderoj Edhe per analizat qe shume mendime tonat I gjejme aty.
    Te uroj gjithe Te mirat.

  23. Jak Boston says:

    Mero me pelqeve mjaft me kete shkrim, por qe te ngjitesh ne nivelin e Ermalit duhet te mos mbeshtetesh ne asnje ane te fasades se asaj ,qe e quajne politike dhe aktoret e saj, qe une i quaj ushtria e mizerjes dhe anakronizmit qe ka pllakosur ate vend.
    Ermali e dha shembullin e tij, si artist, si bashkekombas shqiptar, si europian.
    Mero shembulli juaj as nuk fillon me nje shkrim edhe pse shume i qelluar.
    Atehere Zoteri Baze nese jeni ai qe hiqeni jepni edhe ju shembullin tuaj duke qendruar ne menyre vertikale pa u anuar ne asnjeren ane si gazete ( gazetar dhe si shtyp ), si bashkekombas shqiptar, dhe si europian.
    Mbase mund te jeshe vetem apo pak vete ne fillim, por per shqiptaret kjo do jete serumi qe do iu shpetoje jeten nga realiteti i pakuptimte dhe antivlere qe kane tani.

  24. Ola says:

    Z.Baze faleminderit per analizat e mencura qe ben sepse keshtu sejcili merr hakun.Per koncertin e mbremshem edhe ne qe nuk jemi ne Tirane syte dhe mendhen e kishim atje sepse te gjithe e duan te bukuren .Po kur lexon artikuj te neveritshem nga gazetare te nje medja si TOP-ceenal. dhe nga nje petagog universiteti nuk ka si te mos indinjohesh dhe te nxjerresh konkluzionin jane apo jo shqipetaretipa te tille.

  25. Agron says:

    Zoti Mero,ky “kantautore” apo kangetare mund te jete perfaqesuesi tuaj si “shqipetare” kurse ne si Epirote te Epirit te Kastriotis kemi tjeter emra,muzike,kulture,dashuri,respect.
    Vertet ky vend qe thua zoti Mero do i ofronte shance zero ketij kengetari sepse kur nje vend me “histori” jo Italiane katandiset te kete si kale Troje nje misionare te nje Shteti “Fetare” ne nje vendi supozuar “Laik” dhe pastaj cuditet pse ka Ligj lufte me bashkepunetoret e armiqve te Pirros.
    Kengetaret dhe jo vetem ata i perdore politika dhe Gjeosyrategjia.
    Ne fund te fundit pse ju si Pellazge kini emra Evropiane dhe mbiemra turq?
    Se cdo gje do kohen e saj,sa te zhdukni edhe mbiemrat turq.
    Besoj se i dini emrat e femijve te Enverit,Mehmetit,Ramizit etj qe nuk jane turq si te baballareve te tyre.
    Zoti Mero,neve Epiroteve te Kastrotit nuk na perfaqeson Italiani Ermal apo fashistet qe perpiqen me cdo kusht te na cnderoje Identitetin,qe per ju nuk ka rendesi se jini te degjeneruar.

    1. GADISHULLI ILIRIK says:

      @ agronaqis,
      Ke pare ose Ke degjuar, ti tutkunaqis ndonje grek me emrin Agron ???
      Kultura greke nuk ka absolutisht asnje lidhje me kulturen e Epirit.
      Muzika greke e ka origjinen ne notat jug-orientale, afro/aziatike.

  26. Sit back and relaks■●▪^ says:

    Eshte vetem marketing me paret e shqiptareve qe ju rripen nga xhepi me forme taksash dhe ri-investohen per kredibilitet politik ne forme koncertesh.

  27. zana says:

    Mero,rita ora;due lipa nuk jane shqiptar; ato kane lindur jashte shqiperise, ,,ato jane kosovare, jane shume poshte nesh, eshte turp ti perfshish ne shqiperine tone,,,;kurse kete meten e kane shtyre italianet ; meqe ata na konsiderojne neve miq, ,,,ai nuk ka ndonje ze kushedi,,,,keta hajdute te vinin dhe te jepnin koncert pa leke ,no ti paguante bashkia ,,,a Kane bere keta ndonje bamiresi ne shqiperi asgje,per mis jane plehra…..

    1. Askushi says:

      Zana te prjerdhsha mu ne mendje qe me ke. Nje nga arsyet qe ne jemi kaq mbrapa eshte se nuk pranojme dot sukseset e te tjereve. Dhe kjo se nuk nuk i shohim dhe nuk duam ti shikojm dhe nuk mundim ti shikojm gjerat realish. Ky eshte nje investim qe behet ne kultur dhe pamvaresisht nivelit te jeteses.

  28. LILOLABJA says:

    Thjesht SHKELQYESHEM Zoti Baze!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Sfida e shoqerise sone eshte me antivlerat ose siç e them shpesh me diktaturen e antivlerave po kemi fituar kete lufte jemi ne Europe !
    Per mua kjo eshte me e rendesishmja e te gjithave !

  29. Bisnesmeni ndertimit says:

    Merooooooo.. …..!!!!!!
    te dhan cmimin Nobel shqiptart e komenteve
    Sa shpejt qe ekzaltohet ky komb mer!!? I ben monument meros vec per nje shkrim mesatar
    Dhe po aq shpejt i hedhin posht monumentet e tyre kur s ju interrsojn me…..
    Komb katnar
    Debila kozmik
    Te cmendur gjenetik
    …….
    Kurse ai merret ala me koncertin e albanos…..
    Esht njisoj si me t ngel ora ke festivali 11 matura 72 band.
    Shifni perpara o qorra syshqiponje…
    Bota po shko n Mars e ju ngelet n Pulja t Adriatikut…
    Nji dava prej italiet erdh dhe u cmenden shqipttart!
    Vaj halli kur t vijn kengtaret American. Do ju duket shqoptarve sikur jan tu knu alienet prej kozmosi..

  30. Boiken says:

    Po ti seriozisht e ke? Ti po flet për mediokritet? Ti ndërmjet ksaj medie mbeturine ke dhënë kontribute të pa çmueshme për të na mbytur në mediokritet. Nuk dua të tejzgjatem se do të thoshte të feja vetveten në këtë debat. Thjesht TURP!

  31. Veterinari per komunist says:

    plaget i kane krijuar ata qenefa komunisoislamik qe organizuan koncerte t Zdravko Qoliqit , Goran Bregoviqit, Ibrahim Tatlisesit……………………….se bashku me te gjithe qenefotallavistet tjere….

    Ermal Meta apo Rita Ora performojne qe ky vend te ike nga shkavelloislamizmi otomanik dhe Rusofil….dhe te krijojne nje atmosfere NJERZORE e jo turkoshkavelloruse…….

  32. No Coment says:

    Per pjesen e vlerave artistike dhe morale te Ermal Metes, jam plotesisht dakord me Meron.
    Sa i perket reklames politike, qe behet me parate e shqiptareve, kjo eshte e papranueshme.
    Kur parate i paguan Bashkia nga taksat tona, atehere deklarimet se koncerti eshte falas,
    jane thjesht mashtrime dhe ne nje shtet normal e ligjor, duhen denoncuar ne Prokurori.

  33. Kopshtari says:

    Kultura e antivlerave nuk eshte nje fenomen vetem shqiptar, eshte nje plage e kohes qe ndihet ngado, por eshte me e theksuar ne vendet ishsocialiste qe hodhen poshte gjith vlerat qe kishin dhe skane gjetur ende rrugen drejt vlerave te reja. Ky eshte nje proces qe kerkon kohen e vet dhe qe une shpresoj ta kalojme sa me shpejt. Ne kete proces, eshte shume i nevojshem rizbulimi i vlerave te vjetra dhe identifikimi dhe propagandimi i vlerave te reja. Koncertin e Ermalit une e shoh si nje mundesi per ti treguar rinise sone disa nga vlerat e reja, siç jane kultivimi i talentit e pasionit, si edhe puna e paepur per tu zhvilluar si njerez dhe si profesionist, me fokus jo te mirat materiale dhe famen, por vetrealizimin dhe kultivimin e shpirtit. E pergezoj Erionin per kete nisme dhe mendoj se nje nga rolet e politikes eshte pikerisht propagandimi i vlerave dhe ndriçimi i rruges drejt tyre.

  34. Arjan says:

    Ja pse eshte gazeta me e lexuar on line…. Brilant per nje here akoma Mero !!!

  35. ermal says:

    respekte per ermalin.
    respekte edhe per artikullin.

  36. Labi says:

    Te falenderoj per artikullin por mos Haro z.mero se nuk ishte falas po me taksat tona.dhe une qe nuk dua ta ndjek nuk ka pse te paguaj.ndryshe koncerti i grekut qe kush donte priste billet dhe shkonte.ok

  37. marku says:

    Nje analize fantastike ! Nuk kam fjale te tjera!Te lumte z.Baze !

  38. New York says:

    Pika qe sju bie kur doni te krahasoheni me vleratbitaliane Dhe ju anal iste a pseudo gazetare qe sdini se cshkruani Po sipas vendit behet edhe kuvendi thuaj ske faj, Po normals se aty në vend te behet perpara Po vidhet Dhe padrejtesia nuk I le njerzit te ngrejne koken e te vlersojne me mire

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje