Nga Mero Baze
Herët në mëngjes, ende pa shkuar ora 7-të, më zgjoi nga gjumi Dionisi, një arkitekt grek i marrosur pas historive të luftës italo- greke, i cili donte të më takonte. Kishte ardhur në Peshtan një natë më parë, kish fjetur në një familje që i kishte lëshuar një dhomë dhe qysh në mëngjes, më kishte zënë pritë te kafja e fshatit. Kishte sjellë me vete një çantë të ushtarëve grekë mbajtur në vitin 1941, nga babai i tij, ish ushtar në luftën italo- greke. Dhe një gavetë të vogël ushtarësh.
Shoqëruesi i tij, një shqipar nga Tomorica e Skraparit, ishte po ashtu nga një fshat ku babai i Dionisit kishte qenë si ushtar.
Dionisi kishte zbuluar Peshtanin nga një postim në Facebook, ku Edi Rama shikohej duke vizituar disa relike të luftës italo- greke tek “Kafja e Mirës”, një guidë e palodhur e shtigjeve malore në fshat për turistët e huaj. Dhe ishte nisur duke marrë me vete dy relike për t’ia dhuruar “muzeut” modest të saj.
U hallakatëm gjatë në bisedë për shumë gjëra, por sidomos për turizmin historik, dhe mënyrën se si të ngjallen fshtarat që kanë potenciale turistike. Dionisi kishte studiuar arkitekturë në Venecia dhe më pas ishte marrë me histori dhe në finale kishte bërë vetë një minimuzeum në Kallamata, si Mira në Peshtan, e cila është nja guidë autodidakte e pasionuar.
“Jeni në kohën e duhur, dhe vendin e duhur. Mos bëni gabime..”. E përsëriste me aq zell këtë gjë, sa dukej që ndjente rrezikun me të cilin përballen pasionet me realitetin. Dhe për ta ilustruar këtë tregoi se prej vitesh në Greqi nuk punonte më si arkitekt, pasi ishte vrarë si profesion. Fotografonte shtëpitë e rrënuara dhe mi tregonte si kishin dalë në foto. Pastaj vendoste një helmetë ushtari grek mbi murin e kafes dhe e filmonte me grykën në sfond. Sillej si njeriu që kishte gjetur vendin për ku ishte nisur.
Ndërkohë që flisnim ja behën dy turistë holandezë. Gudia që do të shoqëronte në mal, u fut në kafe, pasi zuri një vesë shiu. U prezantuan dhe duke parë që flsinim për luftën italo- greke , holandezi u përfshi në debat. Për 1 minutë u pa që dinte shumë më shumë se ne. Na rekomandoi dhe një libër të një historiani serioz për Luftën e Dytë Botërore në Ballkan.
-Ku punoni,- e pyeta?
-Në Ministrinë e Jashtme të Holandës, -tha.
Për t’i shtuar humor mëngjesit, mora qëndrim pak më serioz dhe e pyeta qartazi me humor:
-Ju zotëri mos jeni ndonjë nga ata që nuk pranon që Shqipëria të hapë negocitat me BE-në?
Por nuk e mbajta dot të qeshurën. As ai.
-Jo,- tha. Ti duhet të jesh ndonjë nga ata që pengon. Dhe qeshi me zemër.
Duke shkëmbyer emailet, kur po shkruaja emrin e tij, për ti çuar një guidë të zonës në anglisht, kontaketet e mija më email, sugjeruan disa kontakte me emrin Arjan.
-Pse ka emër Arjan në Shqipëri,- pyeti i çuditur diplomati?
-Po,- i thashë. Në këtë fshatin mund të jenë disa.
Kjo e hutoi së tepërmi dhe diçka foli me gruan e tj në hollandisht.
Me siguri na di me emra arabë,- i thashë Dionisit duke qeshur. Ndaj nuk na i hapin negociatat.
Ndërkohë që po prisnin çiftin tjetër të turistëve holandezë që po vinte pas tyre, e pashë që Arjani, diplomati holandez po shikonte si i hutuar një fshat të humbur, ku për dreq kishte dalë dhe një si puna ime, ta pyste pse nuk i hapni negociatat me Shqipërinë. Edhe pse ai ishte arratisur ti ikte punës së tij, ajo i kishte dalë përpara në një vend të harruar. Bota është shumë e vogël dhe kanë ngelur kaq pak vende të paprekura, sa pasionantët i bashkon një kafe fshati.
Shqipëria, vendi i cili po rraskapitet për të ratifikuar negociatat me BE, të cilat na hapin derën për t’u ambientuar me shtëpinë e madhe evropiane, duket se është e papërgatitur për ardhjen e evropianëve në Shqipëri. Në kafen e vogël të fshatit pastaj në shtëpinë time, u desh të pija kafe me së paku me 5 të huaj, që në orën 8-të të mëngjesit.
Në një fshat ku mund të gjesh vetëm disa dhoma të sikletëshme për të fjetur një natë, një kafe modeste me një ekspozitë relikesh që tërheq pasardhës grek dhe italianë të luftës dhe një panoramë e jashtëzakonshme gjelbërimi, gryka malesh, shtigje malorë të rrallë dhe të frikshëm dhe dy lumenj që sillen si të kapur peng, mes pesë malesh, ti e kupton më mirë dhe më qartë, se përse turistët po vijnë tek ne, janë më shumë se sa ne kemi kërkuar, dhe më shumë se sa ne jemi gati për ti pritur.
Edi Rama nuk e ka të ekzagjeruar shifrën kur thotë se mund të vijnë dhe dhjetë milionë. Ka të ekzagjeruar guximin për ti pritur. Duke u hallakatur me luftëra pa kuptim, Shqipëria po humbet shansin të investohet vetëm tek turizimi dhe t’ia dalë duke e kthyer atë në motorr që të diktojë zhvillimet e tjera ekonomike në vend. Në fakt gabimi ynë fatal është se ekonomitë e tjera po diktojnë turizmin. Biles po e shkatërrojnë atë. Boll të shikosh ç’bëhet me HEC-et nga Valbona në Zagori dhe Langaricë, për të kuptuar që po ecim si gaforrja.
Këtë javë ndenja gjatë në Peshtan pasi disa nxënës të Liceut Artistik të Tiranës, i kisha organizuar në një projekt, me një mbështetje nga Ministria e Kulturës, të bënin piktura nëpër fshat shtëpitë e vjetra, dhe pleqtë që rrinin nëpër porta. Kishin një javë që rraskapiteshin nëpër fshat dhe në darkë qetësoheshin 25 km më larg, në Gjirokastër, ose Përmet. Mendova ti mbledh punimet e tyre të sinqerta në një ekspozitë shetitëse për të promovuar zonën dhe duket se ja vlejti.
-Çfarë u bëri më shumë përshtypje nxënësve, -i thashë një prej pedagogëve që i mbikqyrte ata nëpër fshat.
-Portat e shtëpive më tha. Vetëm këtu shikon porta shtëpish, pa shtëpi brenda. Zakonisht gjejmë shtëpi të cilave u është prishur porta. Këtu ka porta që u është zhdukur shtëpia.
Dhe Dionisi, miku im i ri grek, kishte filmuar disa prej tyre. Dhe unë që i di pëmendësh, kush janë dhe pse nuk i ribëjmë dot, jo vetëm nga mungesa e parave, por më shumë nga mungesa e ideve dhe vemendjes, më vjen të plas.
Nëse Shqipëria më 1991 akuzohej se u hap vrullshëm si një “han pa porta” si “një shtëpi me dyer të shqyera”, sot ajo është në përpjekje për të ftuar të ikurit dhe kurajozët, por ka ngelur thjeshtë një “Portë pa shtëpi”.
Dhe këtë e kupton në një mëngjes pranevere me shi në Peshtan, ku pesë të huajt, i bashkon një kafe e humbur, historia e largët e Luftës Dytë botërore, ku aty kishte një shesh betejë të përgjakshme, dhe dëshira e njerëzve për t’ia rinisur nga e para. Mes portave pa shtëpi. Siç ngjan Shqipëria që fton turistë.
Me kenaqe.
Keto vlera duhen promovuar Mero. Mos u merr me budallenjte e politikes shqiptare. Asnje rresht per ta.
Porta pa shtepi, ishte e tera.Si nje e aritur pa ruge,nje i mencuruar pa lexuar asgje,si nje lufte pa deshmimtare,
si te shumtat te vjeterat qe na zene kembet pa ju dhene vemendje,
si nje memec qe oh sa shume ka deshire te flase porr!
Si nje qor i verbuar ku sheh vetem ate ,vegullimen e trishte te portes se pare.
Dhe pa dashur te nihilizoj,vetetima te shumta,me epiqender vetedijen shfarosin deri ne grimce,
idete,mendimet,enderat dhe ate porten e shqyer pa shtepi brenda.
Superb..
Mero ke shum te drejte shqiperia dhe 10 milio n turiste jan pake se ka potencjale per te tera grupet e turistave te detit liqeneve lumenjeve maleve ku ne 28 mije km katrore qe ka shqipria kudo qe te veshe shikon dicka ndrysh. Ku e kundra ndothe ne hollande nje vende modele pasterti super cdo gje me rregull, po kudo qe te veshe eshte njelloje shikon pyje kanale me ui te trubullte nuk ka asnje ndryshim belgjik hollande po vajte ne nje vende ske pse vete diku tjeter.
Komplimente Mero,
Ja një shkrim direkt nga Realiteti i hidhur por që mrekullisht e ka edhe Politiken brenda!
Nuk eshtë vetëm Peshtani yt keshtu, që und e njoh mirë, por te gjitha fshatrat shqiptare!…
Ai projekti per 100 fshatrat model duhet nxitur se eshtë një Kryeveper!…
Nuk bëhet Shqiperia pa kthyer syte mirë nga Fshati, ku sic thua ti simbolikisht ,
kanë mbetur shumë Porta pa shtepi!…
Daullja bie per ate që e dëgjon!…
Perfundimsht mund te them se edhe pse kam lexuar vepren komplete te Kadarese_22 vellime_ kam lexuar me shume te gjitha shkrimet e tua. Urime
Isha une Cobo Rrapushi!
Titulli dhe konkluzioni i “Portes pa Shtepi” me kujton nje tregim si pune perralle, qe nje i mochem qe kish qene ne kurbet ne Anadoll na i tregonte ne kalamajve, fis i tij. Ai pretendote se kishte pare varrin e Nastradinit. Ishte nje ngrehine varri pa mur rrethues, por ne ball te varrit ndodhej nje porte e madhe e mbyllur me nje dryne shume te madhe, dukej sikur i takonte ndonje objekti te rendesishem, qe terhiqte vemendjen dhe te bente per te qeshur. Mbi porte shkruhej “VARRI I NASTRADINIT”. Ky varre ishte bere sipas deshires se Nastradinit, qe kalimtari te qeshte edhe pas vdekjes se tij kur te kalonte prane varrit. Ja pra keshtu qenka bere Shqiperia nje porte me dryne te madhe pa murre rrethues.
Po gjirokastritet keshtu jane , perveç Enverit. Ai u ka prishur pune. Keta te gjithe dine te shkruajne dhe bile mire. Si thua Mero?! Ah, sikur Gjylua me ate Halilin mos ta kishte bere fare Enverin por Smahilin dhe ndonje ballist!
— z. MERO , Kurdohere ben shkrime terheqse. Por,….por…., , kur shkruan per kete lloj teme , qe lidhen me varrezat grek ne trojet shqiptare, keto shkrime kane si qellim te perpunojne opinionin …….…. Pra, marin shije te hidhur, paraprijne per nje larghedhje te larget dhe teper te rrezikshme per fatet e Jugut te Shqiperis.
— Duket tallese dhe ironike , se si ky ‘’ARKITEKTI’’ paska bere gjith ate mundim . per te afishuar ne nje ‘’MUZE- PIJETORE’’ ne Peshtan nje cante shpine, nje gavete e nje helmet ushtari te ruajtur gati 80 vite te shkuara . Eshe qesharake e injoruese per shqiptaret [ ATA qe akoma kane mbetur te tille ] , qe shtetasit grek , ‘’ne pa mundesi ‘’ ti nderojne te renet e luftes ne greqi, apo ti shikojne e vizitojne ato materjale ne muzet e greqis, do te bejne qindra kilometra , ti shikojne jasht kufijve shtetrore, ne zgeqkat e PESHTANIT. …..!!!!!!!!!!!!!.. Por.. prap z . MERO , paski ber edhe dicka tjeter te mire. JU dhe ‘’ARKITEKTI’’ paski bindur ‘’TURISTO-ZYRTARIN ‘’ HOLlandez per te votuar pozitivisht.
— Nuk jam ekstremist e ANTI GREK , me gjith se ne luften e pare Grekerit dogjen shtepine dy katshe e shkaterruan cdo gje . Perkundrzi , e kam studjuar ne detaje dhe adhuruar luften e dyte [italo- greke], megjith se ishte e kamufluar si pushtim. Ne kete lufte nje pjese e fisit tim JENARI – PRILL vuri ne dispozicion te komandes greke pjesen me te madhe te nderteses duke jetuar dhe 3 muaj vet aty, ndersa vllai I gjyshit ndihmoi edhe si perkthyes. Ndersa babai im aksiidentalisht ne mbarim te luftes humbi per gjith jeten njerin SY. Rastesija e shpetoi shtepin tone nga 3 predha te aviacionit Italjan. Ne te njejten kohe., 500 metra ne veri, shtepia fqinje po 2 kateshe, qe sherbente si spital u demtua rende. 15 – 20 familjare e ushtare grek u vrane e plagosen . Si kurjozitet , te afermit e mij qe shkuan ne nndihme me nje here tregonin , se pamja ishte e tmerrshme. Doktorit grek ju gjend vetem nje dore , si dhe bluza e TIJ e ngjitur ne mur . Varrimi u be I perbashket. —– Ne vitet 2000 , nje pas ardhes I asaj familje qe emigroi e e punoi disa vjet ne KRET , rastesisht kish qelluar te punesohej tek nje ish ushtar grek qe kish jetuar ne ate shtepi. ruante kujtime mbreslenese , akoma te fresketa per njerzit e shtepis dhe vendet … Ai ishte treguar shume mirnjohes dhe e kish tajtuar ate si mik e ne menyre te shkelqyer. ….
—-Ne rrethana e kushte te tjera, DY SHTETET DHE DY POPUJT TANE DUHET TE ISHIN REALISHT MIQ E VELLEZER, dhe ajo lufte duhet te nderohej e respektohej nga te dy shtetet … –POR’… Eshte pala greke, qarqet shoviniste te nxitur dhe nga disa klerike qe shqiptaret te
jene mos besues . ;; Nuk po flasim per periudhen e patrioteve te Rilindjes apo te luftes pare e te dyte, as dhe per incidentet e provokacinet e deri viteve 90 , — POR KA 20 VJET , QE SHQIPERIJA KA DHENE MJAFT FAKTE BINDESE E MIRBESIMI, DHE PALA GREKE MBAN AKOMA LIGJIN E LUFTES. — KA NDERHYRE HAPTAS NE PUNET E BRENDESHME te SHQIPERIS. — GREQIA KA BERE PRESUON NEPERMJET OPERACIONEVE ‘’FSHESA’’, APO PER NDERRIMIN E FES DHE TE EMRAVE.— PRESION PER NDERTIMIN E VARREZAVE NE VIJEN QE PRETENDON NGA ANA TERITORJALE ‘..ETJN.. ETJ .. — KA PLOT FAKTE , CESHTJE dhe ELEMENTE QE FLASIN PER NJE PUNE TE STUDJUAR DHE TE NENDHESHME, TE GREQIS KUNDER SHQIPERIS
—- Keto dite , shkruante ne G.. DITA nje nga fshatrat e RRezes, [ HORMOVA ]… AI I FRYNTE TE NJETES IDE TE zotit MEROS , TE MUZEUT TE PESHTANIT. Po si ka mundesi qe historija e luftrave te greqis ne trojet shqiptare te kufizohet vetem tek ajo italo -greke. Artikullshkrusi si Hormovit nuk thosh asnje fjale per masakrat ne krahinen e RREZES. NE VECANTI NE HORMOVE – LUFTA E DYTE BOTRORE KA DHE AKTIVITETE TE TJERA LUFTARAKE , SI AJO E GRYKES MEZHGORANIT ETJER — ……………………… ETJJJJJ
—- KINI PER TJA NDEGJUAR KRISMEN KESAJ PUNE TE PISTE QE ESHTE FABRIKUAR TE PAKTEN QE NE VITIN 1990-91.
— FILLIM VITET – 90 , I PRUNE GREQIS SHANSI E TRET” SHANSIN E ARTE” . Pra…. per Greqine ”AGOI ” ENDERRA e pretenduar nga shekulli qe kaloi . JO RASTESISHT, EDHE PARTIA EKSTREMISTO -NEO FASHISTE QUHET —-” AGIMI I ARTE” — !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!.
————
Tomor Voda — NY -USA
Mos te ngarojme marredhenet teper miqsore e dashamirese midis individeve shqiptar me ata grek qe burojne nga njohja e aferte, me politiken antinjerezore agresive te verber te krereve qe drejtojne ideologjine e Greqise, ne armiqesi me gjuhen shqipe edhe me aksione qe dihen. Na kane lene plage, qe me ngacmimet e vijueshme, nuk mund te zene dregez.
Ide e mire per fshatin ,eshte hera e dyte qe lexoj nga Baze per fshatin e tij ,ne te dy rastet sebep eshte lidhja me luften italo greke .Shqiperia e tere eshte nje makromuze ku gjen te gjitha llojet e subjekteve ,por t’i lesh idete te rrjedhin te rastesishme e te pa organizuara ky eshte nje me shume se amatorizem .Edhe fshati im ka mjaft objekte te cilat lidhen me lashytesine ,,kohen Veneciane ,Skenderbeun luften e pare dhe te dyte boterore e deri me pas diktaturen dhe eksodet .Por askush nuk e mbeshtet kete fushe burimore me histori dhe objekte te tjera e gjetje shume prej te cilave jane grumbulluar neper vathrate muzeumeve te qyteteve ,te Muzeut kombetar etj Mendoj se ka shume per te thene e per te bere ne kete fushe ,Baze eshte ne Tirane dhe person me njohje te gjere per shkak te profesionit qe ka zgjedhur te beje por Shqiperia nuk eshte vetem Peshtani dhe Kelcyra e Tepelena e Meros ,eshte shume me teper dhe shume me e pasur ,prandaj duhet riorganizuar me themele te forta per t’i rezistuar kohes dhe vijueshmerise kjo fushe me burime kolosale te ardhurash dhe nje komoditet
Pordh….
Si gjithnji ne jemi kerthiza e botes e cila “habitet” ne admirim ngulcues per shqiptaret njisha te universit.
Ma t bukrit
Me t zotet
Me t zgjutit
Me t lashtit
Me t majret
Me trimat
Me luftuesit……
Ha Ha……
Me bythqimat…..
Karderoj ti tregon qe je fis kurvash,tani thu qe je edhe bythqim.
Burr me shkerdhat se ty nuk besoj se ka ne kte bote.
Po ashtu te ka porositur Edi Rama qe ti te lehesh per 10 milionet e tjere turite qe “mezi” po presin te vijne ne Qenefin Shqiptar atje ku Mutrat derdhen ne Detra,Lumenj ,Perrenj etj. dhe Plus Korrupsioni Golopant dhe tani “Shqiperia nuk ka me nevoj per vende te reja Pune,Indutri,Bujqesi etj.Mero e ke kryer detyren qe te ka dhene Edi.Merrja Mende Shqiptarve Budallenj dhe te pa arsimuar ,Prandaj Edvini nuk po Investon se do te vijne 1 milione Turiste,jane mbrapa deres dhe Tema duhet ti hapi Deren atyre.
ishte si film……te ben te enderrosh!
O caku
Mos na ngatrro me rracen tande t shkapeeqir
Jam qibyths
Ta shpartalloj vrimen
Je fis kurvash qihesh edhe nbyth.
Burre shkerdhate.
eshte nje shkrim i rralle ,shume domethenes uroj te shumohet e gazetaret te mos merren vetem me nje pakice llafazanesh politikane qe dine vetem te shajne e te mbjellin zi, frike e percarje shqiperia eshte vertet e mrekullushme, jo vetem si natyre por edhe me histori me vlera njerezore qe edhe vendet shume te zhvilluara i rrine larg ,si bshkejetesa me grupeve,te ndryshme ,shpirti i paqes, i mikpritjes nje komb qe si ka rene me qaf askujt etj do ishte ne nderin e dinjitetine cdo gazetar te fliste e shkruante cdo dite per vlerat e larta te shqipetarit me shume per bezin e ri per ti njohur e kultivuar ne ndergjegjen e kulturen kombetare per te rritur besimin tek e sotmja dhe e ardhmja .cdo gje e mire eshte arritur me pune e sakrifica ,te shpresojme se gjerat do shkojne per mire ,une jam optimist e kjo me ben ti kaloj veshtiesite e jetes me lehte ,gezoj cdo lajm te mire per shqiperine
E ngjashme me nje diskutim rreth finale se kupes se kampioneve ne stadiumin e ri ne Tirane.
Rreth 30 mij tifoze ku do strehoen ?
Kemi kapacitete hotelerie ne Tirane ?
Jemi larg ritmit te kohes,panvarsisht endrave me sy hapur ,qe shikojme cdo dite.
Ti paska dhene ca leke mirela kumbaro. E keshtu eshte kjo pune. Ca ketej e ca andej. Dikur ja merrje saliut. Ste dha u bere hasem e gjoja parimor. Tani mban anen e edit e madje as kur te ftojne ne emisione sflet kundra, as per gjera qe meritojne. Po.mire ben xhanem. Mirela ka.sponsorizuar turli lloj surogatosh, te pakten ti ke vlere si qurravec gazetash
undefined