Bamirësi i “bamirësve”

6 Qershor 2018, 21:07Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Kryeministri Edi Rama ishte dje në vendin e gabuar dhe me njerëzit e gabuar, për të qenë kryeministër në anën e shqiptarëve të varfër. Ai është shfaqur në një emision televiziv krah dy biznesmenëve të suksesshëm, të cilët kanë dëshirë të shfaqin dhe dimensionin e bamirësisë. Dëshira e biznesmenëve është legjitime të shfaqen edhe si bamirës, edhe pse bamirësia është një dimension që kur bëhet publike, është sërish biznes, dhe jo dimension njerëzor. Por kjo është punë e tyre.

Një kryeministër në krah të “bamirësve” është një kryeministër i dorëzuar për luftën kundër varfërisë. Varfëria është një armik i madh i shqiptarëve dhe çrrënjosja e saj, vjen nga politika të forta ekonomike dhe zhvillimi kapilar i vendit. Bamirësia është armiku më i madh i varfërisë, një kërpudhë parazitare që ushqehet nga plehu i mjerimit.

Një kryeministër nuk duhet ta pranojë kurrë këtë dhe duhet të luftojë që diferencat e mëdha sociale në vend t’i mbushë zhvillimi, dhe jo bamirësia.

Nuk jam këtu për të dhëna receta si zhduket ajo, por një mënyrë e keqe sesi nuk zhduket dhe si krijohet kulti i saj, është të shfaqesh në ekran me dy biznesmenë, qofshin dhe këta më të pastërtit e shoqërisë dhe të flasësh për bamirësinë.

Një kryeministër mes tyre ngjan si i dorëzuar para saj dhe në mëshirë të tyre. Ai ka në dorë më shumë se ata për të bërë për shqiptarët, ka në dorë të ndalë evazionin fiskal, të ndalë kapjen e shtetit, të imponojë për biznesin investime reale në vend dhe të injorojë idenë e bamirësisë.

Shqipëria nuk ka ligje që favorizojnë rishpërndarjen e pasurisë së të pasurve për të mbyllur hendekun klasor që po thellohet. Nëse biznesmenët tanë duan të rishpërndajnë pasurinë për komunitete sociale të rrezikuara, apo identitete kulturore, ata nuk kanë një ligj që ua favorizion atë. Dhuratat promocionale, që në fillim njoftohen në ekrane apo portale, dhe pastaj shkojnë tek qytetarët, janë biznes politik, dhe jo bamirësi. Bamirësi do të quhej nëse Zamir Manes apo Agron Shehajt iu mundësohet me ligj, që fjala vjen 30 për qind të fitimit ta kanalizojnë në programe zyrtare të luftës kundër varfërisë, në zhvillimin e kulturës, apo promovimin e ruajtjes së mjedisit në Shqipëri, dhe plot fusha të tjera të rrezikuara nga mungesa e fondeve. Këtë mund t’ia mundësojë Edi Rama dhe politika, dhe jo shfaqjet publike të tyre në ekran.

Nuk di çfarë e ka detyruar kryeministrin të ulet mes tyre për të folur për bamirësinë, sidomos një kryeministër që së paku ka shije të forta estetike për të mos e banalizuar shfaqjen në publik. Ndoshta dhe halli i Fevziut. Por di të them që asnjë shqiptar nuk ndjehet mirë, qoftë kur shikon dikë që krekoset se u ka dhënë rrogën ca vajzave të gjora, qoftë dikë që shpërndan ndihma apo pajisje për shtëpitë e njerëzve të varfër, pavarësisht se ata pak njerëz ndihmohen.

Pabarazia sociale në Shqipëri, dhe jo vetëm në Shqipëri, është një hendek që thellohet çdo ditë, dhe nuk mund të mbushet me shfaqje teatrale. Armiku i saj më i madh duhet të jetë qeveria. Ajo ka në dorë së pari të ndalë pabarazinë dhe monopolet, të ndalë evazionin fiskal që nxjerr disa në krye të listës e disa në fund të gropës, dhe nëse vërtet kemi biznese plot suksese, t’u mundësojë atyre rishpërndarjen e pasurisë në formën e programeve ekonomike dhe zhvillimore, që të përfitojë gjithë shoqëria.

Varfëria nuk zgjedh askënd, dhe meqë ajo nuk zgjedh, nuk ka pse të zgjedhin disa biznesmenë se kë të ndihmojnë. Nëse e bëjnë për shpirt të tyre, ta bëjnë, por mos të shfaqen në publik. Por nëse duan vërtet të mbushin hendekun social të krijuar, ata duhet t’i bëjnë presion qeverisë t’u mundësojë rishpërndarjen e fitimeve në rrugë të drejtë e të ndershme.

Në rolin që u shfaq Agroni dhe Zamiri, donin të dukeshin biznesmenë bamirës, dhe ky është promocion, jo bamirësi. Dhe kjo nuk lë ndonjë shije të mirë tek ata që janë të varfër. Ata presin dhe kanë të drejtë, që qeveria të jetë “bamirësja” e tyre dhe jo bamirësja e “bamirësve”. Siç ngjante mbrëmë kryeministri!

40 komente në “Bamirësi i “bamirësve””

  1. Kulufi says:

    Rama ben gabim qe nuk merr mendimin e Meros. Saliu kur ishte kryeminister nuk shkonte as ne WC pa pyetur Meron.

    1. Zotim says:

      Te lumte Mero!
      Rama nuk ka as 1% te llogjikes tende se ai ka hyre gabimisht ne politike.
      Rama jo vetem eshte i pa afte si organizator,por me keq ai eshte arrogant,mendjemadh ne kulm,inatcor,hakmarres dhe cdo gje e ben me djallezi per t’u dukur.
      Njerez te tille ,qe nuk kane provuar ne kurriz skamjen dhe poshterimin kurre nuk ia dine fukarait.
      Keto qe i thua ti atij kurre nuk i kane shkuar nder mend.
      A e shikon se di komunikon me rrugacet ne facebook?
      Njelloj si ata,por nuk del njeri nga keshilltaret e tij qe t’i thote se me kete facebook po tallet me njerezit dhe nuk ka zgjidhur asgje.

    2. Flutura says:

      Merua i ka rene pikes ore vella. Nuk zhduket varferia se ndihmove 5 -10 – apo 100 familje te varfera qe u zgjidhe hallin per 1 apo 6 muaj. Varferia zhduket duke u ngushtuar hendeku te pasur-te varfer, qe tani eshte humnere pa fund.

      1. Alpet.al says:

        Mero Baze ne Boten e Cudirave!

        Biznesmeneve t’u mundesohet me ligj te bejne bamiresira!?

        Qeveria t’u mundesoje biznesmeneve te bejne rishperndarjen e pasurise?

        Biznesmenet , psh, te rishperndajne per shoqerine 30% te fitimeve (Biznesmenet desh e vrane Erion Veliaj qe po u kerkon te leshojne/dhurojne vetem 3% te banesave qe ata ndertojne per fondin social te te pastreheve.)

        Mund te marr rresht per rresht shkrimin e Meros dhe te sjell tallje dhe buzeqeshje per kedo qe jeton ne kete dynja dhe ka dy para mend e nje minimum informacioni per burimin e pasurive dhe fitimeve ne nje vend, kush i krijon dhe kush i zoteron ato, cili eshte roli i qeverise ne rishperndarjen e vleres/mbivleres se prodhuar ne cdo ekonomi kapitaliste nga ligjet e miratuara ne parlamentet ku ligjin e bejne zoteruesit e kapitaleve, te mjeteve te prodhimit dhe te vete ekonomise kombetare.

        Ne nje shoqeri kapitaliste, do gajaseshin se shequri edhe femijet e shkollave nese u thuhej se bizneset do dhurojne 30% tet fitimeve per te varferit.

        Po e leme Shqiperine, per nje cast.

        Ne bote, ku edhe pse bamiresia egziston prej shekujsh, hendeku pasuror i klasave vazhdon te zgjerohet dhe te thellohet dhe, qeveria e stimulon bamiresine e te pasurve, duke ju ulur ndjeshem ketyre te pasurve taksat, ato resorse qe perndryshe, duhej te shkonin ne duart e qeverise per rishperndarje shoqerore dhe interesa publike.
        Dhe, ne shumicen e tyre dermuese, keto “bamiresira” qe kur i ben te zbriten nga taksat qe do te paguheshin, shkojne po per interesat e ketyre biznesmeneve, fjala vjen, shkojne si fonde per lloj-lloj fondacionesh apo institutesh studimore, “think tank”, qe studjojne e propogandojne, promovojne dhe stimulojne ne fakt teori apo praktika qe u sherbejne pikerisht atyre te pasurve, atyre korporatave e kompanive qe kane “dhuruar” fondet per funksionimin e ketyre “thikave” te ngulura ne trupin e shoqerise, te paguara me taksat e ketyre viktimave.

        I djathti i veteshpallur Mero Baze, ka nen lekuren e vet mentalitetin majtist per “caritine” dhe rolin e qeverise per kontrolllin e rishpernadrjes se te ardhurave/mbivleres ne nje shoqeri, ne thelb barazitare.

        Por qe eshte utopiste ne nje shoqeri kapitaliste.

        Diskutimi per caritine dhe rolin e saj ne nje shoqeri, eshte nje debat i madh aktual, ku perfshihen publiku, grupet e interesit, pushtetet egzekutive dhe legjislative si edhe institucionet religjioze, pa dyshim.

        Eshte nje debat i madh qe ka edhe figurat e medha apo te ndriteshme, me dritehijet e tyre sidoqofte, qe nga Sorosi, Bill Gates, Nene Tereza, Princesh Diana dhe shume e shume te tjere.

        Duke lexuar kete shkrim, ne thelb inatcor, te Mero Bazes qe nuk i ka per qejf, Zamir Manen dhe Agron Shehajn, mu kujtuan shkrimet e Meros ku i bente thirrje publikut per te ndihmuar disa nga miqte e tij personale te rene ne fatkeqesi per arsye te ndryshme.

        1. Yp says:

          Po Alpet mos je gje bythelepires i biznesmeneve miliardere?
          Keto jane pasojat e kapitalizmit qe na e propaganduan si sistemin me te persosur ne bote.
          Po se ca u krijon kushte te behen miliardere ndersa shumica te germone kazanet e plehrave.
          Prandaj e sulmojne socializmin keta kriminele se ai us kishte prere kembet ketyre horrave hajdute.

          1. Alpet.al says:

            Zoti Yp, pershendetje dhe respekte.
            Nuk e di a ke degjuar ndonjehere per analfabetet funksionale.
            Nese ke akses ne anglisht, lexo per kulture se cfare eshte analfabetizem funksional dhe demet qe shkakton ai shkakton per individin qe definohet si i tille, si edhe per shoqerine, ne pergjithesi.
            Une per vete, deri tani, nuk i jam neneshtruar ndonjehere ndonje testi nese jam ose jo analfabet funksional.
            Por edhe nese ndonje dite do te percaktohesha si i tille, do te me ngushullonte fakti se edhe ne vendet me te zhvilluara perendimore, analfabetet funksionale i gjen me shumice.
            Perseri, per ngushullim, vende si Gjermania, Kanadaja, Australia, Belgjika, Zvicra e kane analfebetizmin funksional 15-20 % te popullataes 16-65 vjec, Usa dhe Anglia 20-21 %, madje edhe fqinjet tane Greqia dhe Italia jone fqinje e kane 47-48%, qe ishte edhe supriza per mua. Vetem Vendet Nordike dhe te Beneluksit zbresin nen 10 % te analfabetizmit funksional.
            Gjithesesi, sa per te qene i sigurte se me ke etiketuar drejtesisht si bythelepires te korporatave dhe miliardereve, bej nje mendim dhe lexoje edhe nje here komentin tim. Mbase do ta kuptosh ne nje menyre te re dhe mund te ma shprehesh kete kuptim te ri.
            Nderkaq une, vazhdoj te lexoj dhe ta rilexoj repliken tende, me shprese se mbase nuk arritur ta kuptoj tamam-tamam cfare ke dashur te thuash dhe se do ta rizbuloj nepermjet rileximeve.
            Shume miqesisht.
            Alpet.al

      2. Flutura says:

        Flutura 1
        Te lutem perdor nje nick name tendun dhe jo Fluturen.
        Flm

  2. sit back and relaks///\\\ says:

    Edhe ai qytetari i thjeshte pa breke ne bythe qe i jep 200 leke te vjetra nje lypesi apo qe here pas here kur ka mundesine ia lehteson sadopak vuajtjen dikujt nepermjet parave apo nje fjale te ngrohte eshte bamires ne nje fare menyre, edhe ai qytetar e meritonte te ishte ne studion e fevzos, fjala bamires nuk ka lidhje me fjalen lemoshe, ajo vjen nga shprehja “te besh mire” dhe mire mund te beje kushdo qofte nepermjet fjales, vepres apo sjelljes.

  3. Liza says:

    Mero e ke qarw, respekte. Ku kemi arritur. Une nuk e di si e kane bere keta pasurine. Ne 20 vjet miliardere??? diçka nuk shkon. pra tek e fundit keshtu u ligjerohet pasuria e vene ne menyre te diskutueshme. Jashte ne Perendim duhet me breza te vesh kete pasuri qe keta biznesme ne Shqiperi e kane vene per 20 vjet. çudi, por kjo eshte Shqiperia Mero. Edhe une nuk isha dakort. dhe jam plotesisht me shkrimin tuaj. Respekte ke te drejte. (nuk kam asgje personale me cilin do qe u shfaq ne emision as behem xheloze per leket e tyre, leku eshte me e pakta qe une mendoj. Une i perkas brezit tim,( jam mbi 50 vjeç) qe lufton per te pasur dinjitet. Leket e tyre nuk me bejne pershtypje, madje i perbuz.

  4. sit back and relaks///\\\ says:

    Edhe ai qytetari i thjeshte pa breke ne bythe qe i jep 200 leke te vjetra nje lypesi apo qe here pas here kur ka mundesine ia lehteson sadopak vuajtjen dikujt nepermjet parave apo nje fjale te ngrohte eshte bamires ne nje fare menyre, edhe ai qytetar e meritonte te ishte ne studion e fevzos, fjala bamires nuk ka lidhje me fjalen lemoshe, ajo vjen nga shprehja “te besh mire” dhe mire mund te beje kushdo qofte nepermjet fjales, vepres apo sjelljes..

  5. sit back and relaks///\\\ says:

    Edhe ai qytetari i thjeshte pa breke ne bythe qe i jep 200 leke te vjetra nje lypesi apo qe here pas here kur ka mundesine ia lehteson sadopak vuajtjen dikujt nepermjet parave apo nje fjale te ngrohte eshte bamires ne nje fare menyre, edhe ai qytetar e meritonte te ishte ne studion e fevzos, fjala bamires nuk ka lidhje me fjalen lemoshe, ajo vjen nga shprehja “te besh mire” dhe mire mund te beje kushdo qofte nepermjet fjales, vepres apo sjelljes…

  6. DRENICA E KUQE says:

    Te lumte Mero! Kjo “bamiresi” u ka dalur per hundesh shqiptareve. Dhe kjo po ndodhe prej te gjithe “bamiresve” shqiptare e ne te gjitha trojet shqiptare, qe po kane nevoje dhe jane kushtezuar per nevoje po prej ketyre “shqiptareve” te medhenj!…

    DRENICA E KUQE

  7. Shaba says:

    Artikulli me duket kontradiktor. Edhe thua qe bamiresia eshte armiku kryesor i varferise edhe spjegon se Manja mund te fali 30 perqint te te ardhurave, por me ligj. Personalisht mendoj qe bamiresia nuk ka lidhje me varferine dhe nuk ndihmon parazitizmin ne Shqiperi. Per mendimin tim bamiresia eshte qe ne kohen e gurit dhe nuk mund ta eliminosh me nje te rene te lapsit. Pamvarsisht ne se bamiresit e bejne bamiresine per politike ose jo, bamiresia ne vetvete eshte gje e shenjte. Bamiresit duhet te falenderohen dhe bile te lehtesohen ne taksa, ashtu si ben gjithe bota. Artikulli me duket se shkruhet per njerzit qe bejne bamiresi dhe jo per vepren e bamiresise. E do apo se do bisnesmenin qe ben bamiresi, bamiresia e tij duhet te falenderohet. Bamiresia eshte concept shume me I gjere dhe bile dhe nje i varfer ka detyre te beje bamiresi ne menyren e vet…

    1. Tomorri says:

      O Shaba!
      Kur nuk mer vesh se cfare thotre Mero Baze,me mire hesht!
      Bamiresia ekziston vetem kur shteti ka marre fund!
      I varfer ishte vendi ne kohgen e Enver Hoxhes,por asnje nuk kishte nevoje per te lypur se shteti kurre nuk te linte te vdisje per bvuke!
      Bamiresia ekziston se ka varferi te madhe dhe njerezit jane ndare ne te pasur shume dhe ne te varfer shume!
      I pasuri eshte bere me mashtrime,vjedhje,mbeshtetjen e shtetit mafioz etj,ndersa i varferi ka mbetuar i tille se nuk ka pune,nuk ka pasuri,nuk ka drejtesi,nuk ka mbeshtetje sociale,nuk ka barazi ne drejtesi sipas ligjit etj!
      Eshte vete sistemi politik qe u ka krijuar kushte qe nje grusht njerezish te zoterojne 95 % te pasurive kombetare dhge 95 % e popullit nuk kane buke te hane!
      Ja ky eshte kapitalizmi qe na u reklamua si parajse,por kemi 25 vjet qe rrojme ne ferr!
      Bamiresia eshte tallje e madhe ndaj njerezve te varfer!
      Nje shtet normal njerezor nuk duhet t’i linte njerezit ne varferi.
      Kulmi duket sidomos ne veriun e Shqiperise ku mijra femije jane te ngujuar,pa baballare,se jane te vrare,te burgosur,te arratisur etj,pa asnje te ardhur,pa drita,pa uje,pa shkolle,pa libra etj dhe pastaj behet bamiresi si shpetimtari i tyre!
      Ky eshte nje tmerr i pa fund dhe nje trajtim kriminal i njerezve!
      Vete shteti mbeshtet padrejtesite,se eshte ai qe i nxit ato.
      Si te spjegohet qe ne zona te tera me mbi 40 mije banore,rreth 4-5 mije femije nuk kane asnje cerdhe,asnje kopesht shteteror,,asnje kend lojrash ,asnje lulishte etj ,sepse shteti i diskriminon ata duke investuar vetem ne qender te qytetit apo atje ku ka interesa korruptive?
      Pse duhej shpenzuar miliarda leke ne sheshin Skenderbej,ne bulkevardin e ri etj,kur te gjitha ish komunat rreth Tiranes prej 28 vjetesh nuk u eshte bere asnje lek investim dhe jetojne si ne Kalkuta?
      A e di bashkia dhe qeveria se ku i cojne banoret e Yzberishit mijra femijet e tyre ne mengjes,se u duhet te shkojne ne pune?
      As do t’ia dije se ndryshe do te kishte ardhur njeri ketu e te studionte situaten,por askush nuk ka ardhur!
      Edhe kur ankohesh ne bashki askush nuk merret me ankesen tende per ta zgjidhur,sepse te vene perpara mungesen e fonbdeve!
      Bravo bashkia qe eshte transparente nderkohe shpenzon miliarda per lukse e reklama mediatike gjoja se po punon shume!

  8. Luani says:

    Sakte shume sakte!

  9. Seferi says:

    Shume drejte e ka kapur e analizuar Mero Baze. Me bamiresit mund te merret shoqatat apo nisiativat e njerezeve privatisht, te pasur apo te varfer per te ndihmuar te varferit. Kjo nuk e zgjidh problemin prandaj eshte shteti me strategjit e tij mbare kombetar per punesimin, hapjen e fronteve te punes,zhvillimin e ekonomise, rritjen e mirqenises duke zbutur gradualisht varferine e rritjen e mirqenies. Kete ka detyre qeveria me ne krye kryeministrin, per kete front e kane vene shqiptaret kryeministrin e jo te futet midis dy biznesmeneve dhe te propogandoje biznesmenet per bamiresi qesharake. Si mundet te vihet ne kete pozicion, apo eshte shfrytezuar ky pozicion per tjeter arsye ?

  10. NjeQytetarOptimist says:

    Nuk e di a e ka konceptin e fuqise qeverrisjeje Rama.. Gradualisht po zbutet dhe po behet negocjotor dhe jo promovator kunder luftes se varferise.. Shteti te thyen brinjet.. Lufton jo me lemoshe por me ligje dhe disipline.. Lufton me plan dhe jo me ndjenja.. Nuk pret cfare sjellin emigrantet apo turistet.. Duhen futur njerzit ne pune dhe privati te pergjigjet nje me nje.. Me afate dhe kualitet.. Sarrin afatin te priten te ardhurat e kontrates..Te deklarohen te punesuarit dhe jo nje person punon per 4-er veta.. Biznesi duhet te paguaj taksat e punetoreve dhe jo ne te zeze.. Eshte KRITIKALE.. E ke qare Mero..

  11. Orient says:

    ..mendoj se eshte shume domethenese kostatimi dhe ve ne diskutim politikat sociale,aspak zbutese por tallese..per nevojtaret.POpulli e do qeverine e tij,kur ai gjen mbeshtetje tek ajo.KJo nuk zbeh arritjet ne pergjithesi..,por..gjithnje ka nje por…EShte trajtuar bukur problemi..AI prezantim ate ,,shije la,,

  12. HERMALI says:

    Ore Mero Mori nga fshati i larget Peshtan je bere specialist per gjithçka dhe ne kete pike je specia me e vecante ne gjithe sojin e analisteve dhe komentatoreve te botes. Dhe kur meson se ti je veçse një “Urith”, i dale nga bankat e shkolles se Gjeologji Minierave, qe e therisnin “shkolla e urithave” gjithe simpatia qe te krijohet per tu nga larg thermohet pikerisht sepse kurrrrre nuk kam ndeshur te shkruash per ceshtje qe lidhen me profesionin tende por si nje gjithologe jep mendime dhe dikton per gjithcka. Te lumte kur te ecen ne kete shoqeri idiote qe te besojne ty, muç skraparlliun, blend tullacin, artur zhejin, cim pek memecin, rakip yllin, me te ngjashmin me ty, e ca capaculeve qe ja keni pare hairin gazetarise se dini te dridhni bythen dhe ta poziciononi atje ku duhet dhe ne momentin e duhur. Te lumte Mero por te keshilloj te mos kruhesh lart e poshte se kur ti vijne mendte shoqerise shqiptare do ta shihni veten ne greminen e gazetarise. Bej te fala peshtanakeve dhe po qe burre sic mbahesh mos ma censuro kete mesazh.

  13. artan says:

    Mero ke shume te drejte. Per fat te keq Rama po na zhgenjen nga dita ne dite duke demons trustuar paaftesi qeverisrse . Si eshte e mundur t’u thote shqiptareve se ne adrese te qeverise se tij kane shkuar ne pak kohe 10.000 ankesa. Si eshte e mundur qe nen hunden e kesaj qeverie, nje person qe pretendon per pronen e tij, shkaterron diten per diell rrugen nacionale ne bregdet? Dhe nese pronari eshte shpronesur, pse nuk e ke kompesuar? Si esht e mundur qe u ke premtuar minatoreve atatusin dhe nuk e ben, duke i detyruar ata te protestojne poshte zyres se kryeministrit! Si eshte e mundur qe deklaroni publikisht se rruga e Arberit do te nise brenda maj dhe tani po afrohet mesi qershorit,etj, etj.

  14. Sdapi says:

    Jam 100% me ty Mero. Kryeministri i vetem ne timon dhe dorzuar i dorzuar. Ja ka dorzuar Shqiperine “biznesmeneve” qe nuk kane prodhuar kurre vlere, por vetem duke abuzuar, vjedhur dhe grabitur pasurite e ketij populli qe aq shume e duan mediatikisht

  15. kashi says:

    ka te drejt mero shteti duhet te japi ndihma ekonomike per keto raste ska pse te veje rama ne emision

  16. Albert says:

    Nuk ka nevojë fare për ligj që ata dy biznesmenë të lehtēsojnë varfërinë në vend. Mjafton që vetëm të punësuarve të tyre t’u paguajnë rroga dinjitoze dhe kështu e kanë luftuar edhe varfërinë.
    Por, ata nuk duan të luftojnë varfërinë, duan vetëm reklamën dhe imazhin e luftëtarëve të varfërisë. Ata, në fakt janë arsyeja pse kemi kaq shumë mjerim.

  17. Gregori.uk says:

    Shkrim brilant Mero. Keta legena dalin per ti bere reklame vetes dhe jo per bamiresi. Ai qe ben bamiresi ska pse mburret, thjesht ndihmon ata qe kane me shume nevoje dhe zoti ja shperblefte. Ne gjithe boten te pasurit ngrene fondacionet e tyre te bamiresise ku japin fonde te konsiderueshme nga pasuria e tyre dhe ndihmojne te varferit. Pa llogaritur ata qe e kane lene gjithe pasurine e tyre per bamiresi deri te qindarka e fundit. Prandaj keta legenat tane me kujtojne ate barcaleten kur i biri i tha te jatit jam gej dhe ai e pyeti mor bir ne kemi gje vile? -Jo tha i biri. Kemi gje ferari?-jo tha i biri. Kemi gje jaht ne det?-jo tha i biri. Atehere ca gej je ti- i tha i jati- nje cop bythqire je. Keshtu jane dhe keta tanet qe dalin e tallin bythen me fukarenjte neper ekranet e televizionit. Mire e ka Mero le te beje Edi nje ligj qe te pasurit te japin nje pjese te fitimit per bamiresi dhe do shihni si do hidhen perpjete te paret keta “bamiresit” per ta rrezuar Edin nga pushteti.Bamiresi beri Edi kur u be kryetar bashkie ne Tirane qe futi njerezit me ngjyre te tiranes ne pune ne ndermarjen e pastrim gjelberimit,, te cilet jane edhe shtresa me e pambrojtur dhe e varfer e shoqerise sone. U dha mundesine ta fitojne buken e gojes me dinjitet dhe jo lemoshe. Edhe ata legenat le te punesojne sa me shume njerez nevojtare nese duan te bejne bamiresi dhe jo te dalin televizioneve se parate nuk ja u la trashegim i jati por ja vodhen ketij populli fukara qe nje zot e di kur do ngreje koke ndonjehere.

  18. Lennard says:

    Une e ndaj Z.Rama ne dy pjese:Ne Sferen Nderkombetare ,ku ka luajtur nje rol te madh ne rritjen e prestigjit te Shqiperise ne Bote dhe ne Sferen e Brendshme ,ku politika e Tij le per te deshiruar.
    E gjej me vend te zhvilloj te dyten.Qeveria aktuale flet per punesim ,flet per profesione utilitare per zhvillimin e Ekonomise ,ndersa nga ana tjeter nuk shikohet asnje fabrike e re ,asnje punishte e nevojshme per perpunimin e prodhimeve shqiptare ,qe kalben ,ne mungese te Frigorifereve te medhenj ,ne mungese te fabrikave te perpunimit .Nuk shikoj asnje perpjekje per te joshur Kompani ,te gatshme per te investuar ,qe te marrin pjese ne zgjerimin e zhvillimit Ekonomik te Shqiperise. duke sjelle dhe rritjen e punesimit real ne Shqiperi.Nga ana tjeter te gjitha asetet e rendesishme u jane dhene si koncesione disa kompanive ,prane njerzve me pushtet. ,qe fitojne per vete ,duke anashkaluar dhe kontributet e detyrueshme per shtetin shqiptar..
    Perfundimisht te gjithe bisnesmenet qe kane opruar dhe vazhdojne te operojne ne Shqiperi kane perfituar shuma marramendese ,duke menjanuar pagesen reale te taksave.(duke mos treguar realisht mallrat e importuara dhe cmimet reale te tyre)Keta lloj bisnesmenesh qe hiqen tashti si Bamires Nje pjese te madhe te pasurise qe kane vene ,duhet tia kthejne arkes se Shtetit. duke rritur fondet e arkes shteterore ,dhe duke kontribuar realisht ne rritjen e mireqenies se popullit.

  19. Leo says:

    PO te Fevzoja qe te vesh duhet te jesh ose politikan ose te tundesh qesen ose te tip analisti nga ata qe bejne pordhe me rigon ndersa populli i thjeshte ka shpirtin bamires dhe asnje nga keta cilesi prandaj edhe Rama doli medemek me ata biznesmene qe jane me miliona sigurime puntoresh dhe tatime te papaguara dhe Rama dhe Saliu ne kohen e tij bejne njehere ne 4 vite “amnisti” per biznesin dhe e dini kush perfiton ata te dy qe kishte ne krah dhe ca te tjere qe i ka rreth e rroyull oborrit ai ,likja luli dhe sala se biznesit te vugel dhe te mesem provo te mos paguash nje muaj pas date 20 te tremujorshit te shohesh cte gjen nga xhahilet tatimore te tyre dhe tani ma ata miliarda qe i mungojne buxhetit te shtetit na del dhe shtiret sikur eshte me bamires, Turp Migjeni: Mjerimi nuk do lemoshe por te drejte zKryminister i oborrit te oligarkeve

  20. Kari-katuristi Kari-katuron 1 Kari-katurë Kara-kteristike says:

    MIRËMËNGJES NGA FACEBOOK-U!
    Me kete fotografine time ne mes te dy bamiresve pasanike ju uroj rilindjen e nje dite te re shqiptareve te varfer dhe te papune.
    MIRËDITA NGA TWITTER!
    Fitova nje ndeshje basketbolli vs Erion Brace. Jam duke punuar fort me disa karikatura plot ngjyra ne zyren e Kryeministrise.
    MIRËMBRËMA NGA FACEBOOK-U!
    Tani c’eshte e verteta pune ka por nuk ka profesioniste.

  21. Kopshtari says:

    Edi ben gabim qe vete tek ai legeni i Klanit, qe nuk e shikoj dot, sepse ai historikisht e ka perdorur pranin e Edit ne studio per interesat e veta dhe te klases qe perfaqson.
    Sa per politiken sociale te rishperndarjes se fitimeve te kapitalisteve nepermjet nje sistemi me te drejte taksash, ne Shqiperi eshte e pamundur te flasesh, lere me te besh diçka konkrete. Edi po perpiqet ti mesoj shqiptaret te paguajn taksa, pa ber ndonje rritje reale te taksave dhe shqiptaret ankohen qe u ka shtuar taksat dhe qe po demton bizneset, ndersa opozita nuk pushon se protestuari, pa patur ndonje shkak real. Ne keto kushte, çdo politikan, sado i majte qoft, e ka shume te veshtire te bej politike sociale.
    E verteta eshte qe ne emision, Edi u perpoq ta hapte temen e dhenies se 3 perqind te ndertimeve prej biznesit te ndertimit per te pastrehet dhe njerzit ne nevoje, ne menyre qe ndihma te mund te behet permes strukturave shteterore, por moderatori i mbylli gojen, siç ben sa here qe e fton ne studio.
    Ju bej thirrje politikaneve dhe intelektualve te vertet shqiptare, duke filluar nga kryeministri, te mos shkojne me ne emisione te tilla, ku prezenca e tyre historikisht eshte perdorur politikisht, kunder shumices se popullit.

  22. Endri says:

    PO TE VIJE RE SHPREHJEN E FEVZIUT KUR RIPYET I HABITUR SE SA ISHTE SHUMA QE KISHTE VENDOSUR PER NDIHME DUKEJ SHESHIT QE ISHTE THJESHT REKLAME. SA SA, 500 mij $ eee pra 500 mij $. Ti ke vendosur 500 mij $ dhe dukej edhe si i shokuar.
    A thuaj se fevziu nuk rrin cdo nate tek padami me zamirin. Ehhhh bote e shkerdhyer.
    Sa per Ramen, kishte nje far mosinteresi per ti ndjekur por e kishte nga halli. Shprehja e Rames se disa bejne teater dukej me vend por vete Rama nuk ishte me vendin e duhur.

  23. Doni me per Belulin.. says:

    U kujtua the Mero, me ne fund..

  24. Landi babrru says:

    O Mero ne cilin shtet kapitalist, biznesment iu luten qeverise qe tu marri 30 perqind te fitimeve, sic propozon ti? Qellimi i biznesit eshte fitimi, jo dhurimi. Dhurimi eshte deshire, jo qellim. Nese qeveria ju rrit taksat ata do delokalizojne bizneset e tyre, do shkojne ne Serbi ose Rumani, sic ka bere Fiati i Italise qe na do aq shume. Nese kjo ndodh do ta kuptoje gabimin ne te cilin bien aksiomat e tua.

  25. AM says:

    Po tashti qe kapen 120 tone hashash me flamur hollandez , ne Itali. Si do tja bejme?. Ta nxjerrim hollanden nga europa apo te kerkojme ministrit te brendshem hollandez te jape doreheqjen se eshte i lidhur me krimin dhe me drogen. Cfare mendon basha per kete?

    http://palermo.repubblica.it/cronaca/2018/06/07/news/narcotraffico_dal_marocco_alla_libia_sequestrata_una_nave_con_10_tonnellate_di_hashish-198014243/

  26. kenga qe me mungon says:

    Mero, megjithese te admiroj per mendimet e tua, kesaj radhe ke gabuar rende. Ti duhet ta njohesh tani Edi Ramen. Ai nuk ka shume furça dhe perde, nuk ka shume te thashe, prandaj nuk duhet te mbulohet me çarçafe se qenka kryeminister dhe mos na dyshojne ca se si e ka punen me bisnesmenet. Bisnesmenet jane qytetare te suksesshem ne bisnes dhe si te tille kryeministri ben jashtezakonisht mire qe kerkon nga ata te bejne edhe bamiresi. Nuk zagjate se jeni bere ju shumica njerez fallco dhe kete semundje u a futi Sali berisha. Duam balle per balle dhe pasterti, ndryshe le te vendose drejtesia kur te vije.

  27. pena says:

    “Mjerimi nuk don lemoshe por don te drejte “-thoshte Migjeni i Madh!

  28. Fair enough says:

    Nuk eshte kryeminiser i shqiptareve te varfer. Eshte kryeminister i shqiptareve te pasur.
    Aty e merr oksigjenin ai. Duhet te ishte perfaqsues I te djathtes. Do te ishte vetvetja.
    Te fala sandrit!

  29. Yp says:

    Po Alpet mos je gje bythelepires i biznesmeneve miliardere?
    Keto jane pasojat e kapitalizmit qe na e propaganduan si sistemin me te persosur ne bote.
    Po se ca u krijon kushte te behen miliardere ndersa shumica te germone kazanet e plehrave.
    Prandaj e sulmojne socializmin keta kriminele se ai us kishte prere kembet ketyre horrave hajdute.

  30. patriot me kembe ne toke says:

    Mendesia e Meros eshte ende shteti, shteti social – qiqra ne hell. Shteti eshte menaxhuesi me i keq i fondeve si kerkon te behet sipas Meros. Krijimi e ngritja e fondacioneve (te pavarura prej shtetit) prej donatoreve eshte nje nga rruget e e kanalizimit te bamiresive.

  31. Alpet.al says:

    Moderator, KU eshte replika I’m per komentuesve Yp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje