VIDEO: Rusia e nis me spektakël Botërorin, shkatërron në ndeshjen hapëse Arabinë Saudite

14 Qershor 2018, 19:01Sport TEMA

Rusia e ka nisur në mënyrë spektakolare kampionatin Botëror duke shkëlqyer në sfidën e parë hapëse të zhvilluar në stadiumin “Luzhniki” të Moskës përballë Arabaisë Saudite duke fituar me rezultatin e thellë 5-0.

Përpara startit të ndeshjes u organizua ceremonia hapëse që ishte fantastike nën një atmosferë elektrizuese.

Rusia si vendi organizator shënoi plot pese gola që në sfidën e parë duke marrë një tre pikësh mjaft të rëndësishëm përballë Arabisë Saudite që zhvilloi një 90 minutësh mjaft të dobët.

I pari që shënoi golin e këtij Botërori ishte Gazinskiy që hapi serinë e golave për skuadrën e drejtuar nga Çerçesov.

Goli i dytë do të vinte në minutat e fundit të pjesës së parë me anë të Cheryshev që e mbylli pjesën e parë me rezultatin 2-0.

Edhe 45 minutat e dyta do të dominoheshin nga ana e vendasve që shënuan dhe tre gola të tjerë me anë të Cheryshev dhe Golovin që vulosën shiftat në 4-0.

Me këtë sukses Rusia merr tre pikët e parë në Grupin A duke e nisur me këmbën e mbarë Kampionatin Botëror. (TemA)

Më poshtë golat e takimit Rusi-Arabi Saudite

 

 

1 komente në “VIDEO: Rusia e nis me spektakël Botërorin, shkatërron në ndeshjen hapëse Arabinë Saudite”

  1. nje banor i Tiranes says:

    Arabo-sauditet dhe gjithe vendet islame , nuk jane per asgje , vetem per te ngritur by..en perpjete . Nuk e kuptoj , se pse marrin rrugen e shkojne deri ne Rusi te luajne futboll , vendet arabe e muslimane ?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje