FOTOT e frikshme: Dy persona bien nga lartësia në parkun e lojrave

16 Qershor 2018, 12:23Lifestyle TEMA
FOTOT e frikshme: Dy persona bien nga lartësia në parkun e lojrave

Tmerr dhe frikë është përjetuar në parkun e lojrave në Daytona Beach Boardwalk në Florida për shkak të  përmbysjes së trenit panoramik.

Një nga vagonët e parë doli nga binarët, duke bërë që dy pasagjerë të bien nga lartësia e 10 metrave.

Të dy u çuan menjëherë në spital ku janë në gjëndje të rëndë shëndetësore.

U kërkua ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikësve të cilët pas 30 minutash arritën të çlironin pjesën tjetër të pasagjerëve që kishin ngecur në tren.

Gjashtë vetë u dërguan në spital, disa prej të cilëve kishin mbetur të bllokuar kokëposhtë për një farë kohe.(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje