Nga Lutfi Dervishi
Atyre që kanë më shumë do t’u jepet, atyre që s’kanë do t’u merret edhe ajo që kanë”.
Gjatë pothuaj 30 viteve pune në media nuk kisha menduar se shkallën më të lartë të humorit dhe paradoksit do ta gjeja në projekligjin që takson gjithë familjet në Shqipëri për të ndihmuar biznesin e 4- 5 familjeve!
Humori nis që në fjalinë e parë kur thuhet se projektligji synon të rrisë pavarësinë e televizioneve private, të nxisë gazetarinë investigative, të trajnojë gazetarët dhe t’i shpallë luftë lajmeve të rreme.
Kush i ka penguar televizionet private, sidomos ato kombëtare dhe jashtëzakonisht të fuqishme, për të trajnuar gazetarë, për të luftuar lajmet e rreme dhe për të bërë gazetari investigative? Mungesa e parave?! Në bilance e paraqitura në AMA televizionet që pritet të përfitojnë nga ky projekligj janë me fitim.
Projektligji në më shumë se një rast i referohet praktikës së “disa vendeve të BE-së” dhe po ashtu e bën shumë të qartë se NUK SYNON PERAFRIMIN ME NDONJE ACQUIS TE BE!!!
Më shkoqur se kaq nuk mund të bëhet.
Sa herë ndeshesh me propozime shqiptare sui generis (unike në glob) mendja të shkon te propozuesit. Kush u zgjua në mëngjes me idenë brilante për t’i vënë “gjobë” të gjithë familjeve shqiptare për të përfituar një grusht njerëzish?
Relacioni i projktligjit e bën të qartë se baza ligjore për këtë projektligj është ajo që parashikon neni 81 i Kushtetuës, pra Këshilli i ministrave, çdo deputet apo 20 mijë zgjedhës.
Nuk ka të ngjarë që Këshilli Ministrave ta ketë propozuar këtë projektligj sepse është në konflikt interesi. Projektligji parasheh që ndarja e fondve të bëhet në bazë të audiencës dhe meqë ERTV ka audiencë të lartë dhe lehtësisht të verifikueshme i bie të jetë pëfitues..
Po ashtu asnjë deputet nuk ka dalë (të paktën deri më sot) si nismëtar i kësaj nisme të pashoq për nga guximi dhe të pa precedent nga arsyetimi. Mbetet që 20 mijë shikues me të drejtë vote ta çojnë këtë projekt në Parlament!
Gjithmonë abuzohet me referencën e “praktikës së disa vendeve të BE” pa ju referuar ndonjë vendi apo rasti konkret.
Në princip, për interes të pluralizmit, demokracisë, lirisë së medias, minoriteteve apo ruajtes së mediave lokale, qeveritë mund të mendojnë të ndihmojnë median, jo duke financuar më të fortin dhe më të shëndetshmin, por më të dobtin dhe më të pamundurin.
Projktligji bën të kundërtën- ai që ka më shumë audiencë dhe reklamë ai do të përfitojë nga taksa publike! çfarë propozohet: taksa që paguan për RTSH-në të ndahet përgjysëm.
Gjysma për televizionin publik dhe gjysma për televizionet private. Me një të rënë të lapsit dhe me një arsyetim që do të bënte Shvejkun të dukej si amator në humor, afro 10 milionë euro nga xhepat e çdo familje shqiptare do të shkojnë në xhepat e 4-5 familjeve të “rrënuara”.
Projektligji duket se është shkruar duke patur në mendje pikërisht 4-5 FAMILJE sepse aty gjendet edhe një fjali që pasi e lexon të duhen katër duar, dy për të mbajtur belin, një për t’i rënë ballit dhe një për të mbyllur gojën!
“Për të stimuluar zhvillimin e televizioneve informative….dhe mos absorbimin e tyre nga televizionet gjeneraliste… do t’i jepet 35% e fondit… pavarësisht audiencës apo reklamës”!!! SERIOZISHT!
Problemi i tregut televiziv në Shqipëri është se nuk funksion si treg. Nëse do të funksiononte si treg a do të kishim vërtet nevojë për 56 televizione dhe 100 tv kablllorë?!
A po vuajmë ne nga mungesa e televizioneve informative: 1. News 24, 2. Ora News. 3. Report TV. 4. Top News. 5. ABC News. 6. Fax News. 7. RTSH 24. 8. Kanal 7, etj etj.
Madje si për ironi të shkruesve të projekligjit, janë televizionet informative që pasdite bëhen gjeneraliste!
Pluralizmi mediatik në vend rrezikohet kur Transmetuesi publik është i fuqishëm dhe privatët mezi mbahen në këmbë. Duket këtë mendim kanë hartuesit që në një nga 3 nenet e ndryshimeve të ligjit propozojnë t’i hiqet RTSH reklama me pagesë.
Pas vënies në kurriz të pagimit të kredisë 26 milionë euro për digjitalizimin dhe kostot shtesë për mirëmbajtjen, kjo është “ndihma” më e madhe që mund t’i jepet transmetuesit publik!
Ata që kanë shkruar projektligjin duket kanë lexuar vetëm një rresht nga Bibla. Mateo 13:
Atyre që kanë më shumë do t’u jepet, atyre që s’kanë do t’u merret edhe ajo që kanë”
Kur të mësohen nismëtarët e projektligjit do të themi Bibla sipas….
Këto informacione janë fare pa interes për shqiptarët, po të dilte çiljeta më brekë ose pa brekë postimi do kishte mbi 1000 shikime dhe mbi 200 komente.
I dashur autor kot që lodhesh për ti hapur sytë një Populli Idiot si ne.
Një fjalë e URTË POPULLORE thotë ” Çdo pemë (popull) ka hijen( qeverinë) që i takon”
Po ca lekesh duan kta vampirat e tv private.Bojkotojini mos i shihni fare jo ti japim lek
O byrazer nuk fiton gjë më bojkot , por më PROTESTA por jo PROTESTA nën hijen e Partive por Protestë GJITHPOPULLORE.
Zoti Dervishi! E pranoj, kam respekt të veçant për ju. Nisur nga ky fakt, besoj se më lind e drejta të kërkoj nga ju t’më bëni më të qartë; do shtohet taksa që populli paguan për televizionin publik, apo projektligji i ri bënë fjalë për një ndarje të re të asaj takse që paguajmë midis televizioneve private dhe publike? Sepse, po qe se rritet taksa që do të paguajmë, kjo është një vjedhje e hapur që na bëhet neve si qytetar. Ne edhe tani na vjedhin kur paguajmë për televizionin publik, por t’na rrisin akoma pagesën sepse duan të financojë populli edhe për ata privatë, kjo vëretetë është e rëndë dhe e papranueshme. Dhe, nëse projektligji parashikon vetëm një ndarje të asaj që paguajmë aktualisht midis operatorve privatë dhe atij publik, me keqardhje them se operatori publik vështirë se mund të sigurojë përkrahje nga taksapaguesit. Për taksapaguesin, se i mer shteti apo privati ato që i zhvasin nga xhepi, pak rëndësi besoj se ka.
O Luto. pse ja fut kot. C’i kushton cdo shqiptari qe nga rroga prej 200 mije leke te jape 1 mije leke per kto televizione. Do te mare 199 mije leke ne muaj.
Por ama rroga e Fevzos, Arditit apo Canit nga 15 milion ne muaj do te behet 30 milion….
mbaj lotet Lu Dervishi
.
mbahu he burre !
.
kujt i ankohesh pash zotin !
.
dhe enver hoxha po te ngrihej nga varri nuk do bente artikull me te sakte se ju ….!!
.
pra lind pyetja .pse 30 vjet keto media bashke me lytin e dervishajve dhe meron e guri bazes nuk i lane kocke pa ngrene dhe bluar atij xhaxhit qe tashme duhet ti themi i madherishm..( mos u dhjaksi se kam qene me shume antienverist se ju qe shterngoni nofullat kur lexoni ket rrjeshta)
.
Pse Lyti i Derishajve hesht para ne rroge kozmike te Blendi Faqeziut…Kush e paguan kete GOLD-FUCKANALIST ?
.
A e di Lyti i Derishajve se rroga e ketij pinjolli te Esat Pashtradhetarit eshte me e madhe se gjithe ministrave te Rame timonit dhe Edi tepsise..
.
Cfare lesh mediash jeni ju Lytat dhe MEROT e mediave dhe cfare lesh demokracie pretendon donaldluleshi me fuckvetingun e tij kur Berisha ne mediat Qipetare deklaron me pathos:
DO VRISJA NE 21 JANAR EDI RAMEN SI VRAVA 4 PROTESTUES SIPAS KANUNIT LEKE DUKAGJINIT .
.BILES DHE PERZURA SI LEGEN PERFAQSUESIN E OBAMES….
.
pra per nje njeri normal..per nje media te ekulibrua
r..per keto ambasadora qe jane bere si morrra..
per nje shoqeri te emancipuar duhet te kerkonin me ulurima:
1-ose mbylljen e salimortjes ne spital per te cmendurit
.
2-ose te kerkohej arrestim i menjehershem nga rama-donaldlluleshi -artamarku -mediat e Lutit ..&..KARDARENJTE te nje vrasesi PERBINDESH
.
3-ose le te mendojme se shoqeria e sotme shqiptare-mediat-ediramutet dhe ilirmutat
bashke me donaldluleshin e kane bere enver hoxhen si jezusi apo muhameti…
Kujt i ankohesh mister Lu Dervishi !!
Po ceshte ky shtet pisash more ,grabit me taksa popullin fukara dhe ja jep atyre qe paguajne punonjesit e tyre me qindra mije dollare ne vit !
Nuk ka mundesi ta hedhim ne gjyq kete maskara k/m dhe te investojme te gjith per nje avokat te hajrit ,na grabit neve qe te paguaje televizionet qe te flasin mire per te ! Themi ne ku dalin paret e Bythqirit Fevziu 45 mije $ ne muaj ,po nga xhepat tona dalin ,nuk e shikoni !
More a ka mbetur patriot qe mendon per kete popull apo vetem hajduta kane ngelur ne kete vend ? Me duket qe me protesta keta politikanet tane nuk marin vesht ,keto njofin vetem revolucjonin me dhune !
Sē pari kjo gjë duhet shikuar mē hollē se me kaq pak sqarim nuk jepen gjykimet.Mendij qi po këtu të bëhen debatet dhe shpejt se po te kalojē ligji e mori ferra uratēn.
Tregues qe shteti eshte ne duart e disa familjeve. Tregues qe kemi nje shtet klike!
Me sa kuptova po bejne ligjin per te financuar KAZANIN?
Ky ishte Rame Leshi qe besuam se gjec do na bente. Lajmet e rreme ndeshkohen me ligj e jo me taksa te popullit o trap! Por te lumte bytha. Jepi sa tu zesh frymen ketyre zvarranikeve qe s’dine te ngrihen.
Tani u kujtuat ju? Po pse nuk keni ligje plot qe jane bere per te perfituar 4-5 familje? Shikoni ligjet per shoqerite e sigurimeve si ua fusin shqiptareve. E pate ligjin e fundit ku parashikohet se kur shisni makinen siguracioni nuk eshte me i vlefshem por duhet te behet ne emer te pronarit te ri a thua se sigurohet pronari e jo automjeti. Shikoni ligjet per bankat qe po rrjepin shqiptaret. Shikoni se si pasurohen bankat pa dhene kredi por vetem nga tarifat e sherbimeve. Sesi qeveria detyron pagimin e taksave vetem neper banka dhe nuk lejon qe keto te paguhen ne posten shqiptare sic behej dikur apo edhe ne zurat shteterore
Turpet ketu te ne nuk paskan te mbaruar.E hengren te gjalle kete popull bandat qeveritare .Po si nuk ndodhi te pakten 1qeveri per kete vend.Po secila band qeveritarenme menyret e vet vetem fatkeqesi i ka sjell popullit tone.Ci duam ne nhe vend i vogel me mijra gazetere dhe qindra televizjone???Mediat dihen qe jane te kontrolluara dhe te sponsorizuar nga mafit e ndryshme opozitare dhe qeveritare.Le te autofinancohen me reklama televizjonet,Ckusur e ka populli te paguaje televizjonet.Qe per me teper kane rezultuar dhe antikombetare.
TIMONIERI teorikisht bla bla shan lart e posht na çau k***n me KAZANIN.
TIMONIERI praktikisht parate tona te mbledhura me taksa ja jep KAZANIT.