Nga Mero Baze
Në vitin 2010 kam pasur të ftuar në studio ne Shkup, Presidentin Ivanov, si kandidat për President, gjatë fushatës së tij të parë elektorale dhe duke e pyetur për çështjen e emrit të Maqedonisë dhe konfliktin me Greqinë, desha të di, se sa për qind e qytetarëve të Maqedonisë ishin dakord me këtë politikë refuzuese per ndryshimin e emrit.
-Rreth 90 për qind janë dakord,- tha.
-Si ka mundësi,- i thashë. Shqiptarët janë mbi 30 për qind dhe nuk janë dakord?
-A jo, nuk e kisha fjalën për shqiptarët,- tha.
Njeriu që po bëhej president i Maqedonisë, nuk i llogariste për qytetarë të vet shqiptarët dhe në vetëdijen e tij, ata kurrë nuk do të vendosnin për Maqedoninë.
Për ironi të fatit tani Presidenti Ivanov ka refuzuar të firmosë Marrëveshjen për emrin që diktohet nga mbështetja e shqiptarëve, ndërsa opozita ka premtuar se do ta hedhë poshtë atë në rastin më të parë të mundësisë për referendum.
Për shumë evropianë ajo që ka ndodhur mes Greqisë dhe Maqedonisë është historike por në fakt më historike është ajo që ka ndodhur mes shqiptarëve dhe maqedonasve lidhur me shtetin e ri.
Në këto kushte kriza të tilla në fakt shërbejnë për të dedektuar rrymat pro europiane dhe antieuropiane në Ballkan.
Në rastin e Maqedonisë kjo u pa në betejën e Gruveskit. Për të mbajtur pushtetin në Maqedoni, ai shpiku nacionalizmin maqedonas, një aliazh letrar, i krijuar nga dëshira për të qenë dhe grek antik dhe sllav dhe maqedonas duke bërë të vetin dhe Aleksandrin e Madh dhe Putinin.
Ky virus nacionalizmi në fakt deri në fund ishte llogari politike dhe u përdor për të kompleksuar opozitën maqedonase për të mos bashkëpunuar me shqiptarët. Duke zbukuruar Shkupin me përmendore të antikitetit grek dhe duke folur për nacionalizmin maqedonas, Gruveski tentoi dhe ja arriti për një kohë të kompleksojë kundërshtarët duke e mbajtur lojën brenda palës maqedonase dhe duke i defaktorizuar shqiptarët.
Guximi historik i Zaevit për t’u ulur me shqiptarët para zgjedhjeve dhe për t’i dhënë fund këtj banaliteti ishte historik dhe e vetmja shenjë e një politike properëndimore në Maqedoni, që i jep fund sundimit përmes nacionalizmit, dhe konflikteve me fqinjët.
E njëjta situatë është tani dhe me Greqinë. Guximi i Zajevit për t’u tërhequr nga marrëzitë nacionaliste të Gruevskit dhe për të gjetur një zgjidhje të moderuar të çështjes së emrit duke pasur në anën e vet shqiptarët, ai në thelb i bëri shqiptarët bashkëthemelues të shtetit të ri të Maqedonisë Veriore, duke i pasur dhe garantë të së ardhmes së saj.
Ky zhvillim e bën me europiane Maqedoninë Veriore, dhe më të sigurtë shtetin e ri, se sa karshillëku me një nacionalizëm sllav, të shpikur mbi rrënoja të antikitetit grek. Shtetin e bëjnë të sigurt vendimet e përbashkëta të shumicës dhe jo krenaria fallco e pakicave që duan të sundojnë përmes nacionalizmit. Sot është koha që Ivanov të kujtohet se dhe shqiptarët janë qytetarë që vendosin edhe për atë.
Kjo eshte loja me e mire per t’i mbajtur te pushtuar e te copetuar shqiptaret dhe Shqiperine dhe shqiptaret ne keto lojera anti shqiptare vetem ua bejne ‘aminin’ politikave pushtuese e copetuese te Shqiperise dhe shqiptareve! Medet, kush udheheq me shqiptaret dhe me Shqiperine!…
DRENICA E KUQE
Po pse Shqiperia, Mali i zi, Mqaedonia e Veriut, Kosova brenda nje Europe te bashkuar pa kufij e me treg te perbashket nuk te pelqen ty? Shyqyr qe jeni pakice njerez me mentalitet si ty, se boll kemi vuajtur pasojat e te qenurit primitive.
Kjo eshte loja me e mire per t’i mbajtur te pushtuar e te copetuar shqiptaret dhe “Shqiperia” e “shqiptaret” ne keto lojera anti shqiptare vetem ua bejne ‘aminin’ politikave pushtuese e copetuese te Shqiperise dhe shqiptareve! Medet, kush udheheq me shqiptaret dhe me Shqiperine!…
DRENICA E KUQE
Ore Mero po antikiteti eshte maqedonas, me Aleksandrin e madh dhe, dihet qe ivanovet nuk kane asnje lidhje me ate qyteterim, por edhe greket megjithese paten ndikim te madh tek maqedonet nuk kane lidhje me ta.
Historira me xhike alla shqipe. Alekdandri fliste greqisht dhe jo shqip…etj etj.
Babai lekes “filip barbari i vuri zzjarrin greqise dhe ju doni ta beni pjese te lidhjes greke”
Sjane fjalet e mia por te nje greku te shquar te kohes se lekes
Prandaj se c’gjuhe fliste leka kush i mesoi greqisht dhe ne c’moshe ka fakte qe te mbulojne te gjithe dhjaksat e janulle shqiptarit
“Rrofte noli”
Aleksandri perfaqeson kulturen greke por nuk eshte grek. Filipi, babai i tij ishte me kulture greke por ishte maqedhonas. Olimpia gruaja e Filipit ishte shqiptare dhe kur vrau Filipin i the Aleksandrit se filipi nuk ishte babai i tij. Deri ketu gjerat pranohen nga te gjithe. Pyetjen qe shtroj une eshte kush ishte babai i Aleksandrit. Dihet qe olimpia nuk kish marrdhenie seksuale me filipin….
Persa i perket gjuhes Aleksandri zyrtarisht fliste greqisht dhe shqip me garden e vet dhe ne familje
Per ilustrim ju jap vet filmin e hollivudit ku ushtaret e aleksandrit flisnin shqip me ze ne film
The qe terboi shtypin grek. Pra kur behet fjale per
Perkatesine etnike Aleksandri eshte shqiptar nga nena dhe me nje shance shume te lart qe te jet edhe nga babi,perderisa filipi nuk eshte babai i tij. Shembullin me tipik eshte dot Amerika ku njerzit identifikohen si Amerikane por per njohuri te metejshme ata thone Italian amerika apo amerikno-sfrikan yeh. Sigurisht flasin anglisht
Por ne shtepite e tyre gjuhes e vendit nga vine.
Qe te te be ne prove me thuaj cfare ishte ajshtajni:
Ishte cifut gjerman apo amerikan….
20% jane shqipefolsa , mbetje otomane , nuk kane lidhje me shqiptaret autokton,
Nga ky cast pjesa shqiptare e FYROM do te quhen Maqedonia Perendimore e Maqedonise Veriore dhe banoret e saj shqiptaro-maqedonet perendimore te Maqedonise Veriore ose maqedono-verioret e perendimit.
Mero, të lutem, mos e bëj dhe ti gabimin e disa të tjerëve që nuk e njohin historinë . Mos njëso emrin e Maqedonisë me sllavet e saj. Ndryshe përligjm autoktoninë e sllavëve, të ardhur aty. Autoktonë në atë trevë janë shqipëtarët. E saktë është të quhen sllavët e Maqedonisë dhe jo maqedonas.
analize e percipte…. idene se ke per te tilla analiza. me mire shiko punet e fshatit, dhe bej duva kryetarit kooperatives. . Nuk ka shkupas te doje shqiptaret, dhe e kunderta… thjesht mori urdher nga Uashingtoni, dhe berlini dhe ben djelin e mire se mos AI… tjetri… e con rrepubliken VARDARCKAJA nga kahu i Moskes.
Rrofsh o ”behar,, e behar qofshe gjthmon !
Greqishtja e ladhte nuk ishte gjuhe e. Ndonje sheti perandorak te Mesfheut, po gjuhe administrative e cdo qytet-shteti sovran. Po ashtu ishte e vetmia gjuhe e shkruar e lundrimit, mjeshterive, e tregetise, e kultures, olimpiadave dhe vecanrisht e dipllomacise midis shtet-qytetevd dhe e shteteve te tjere mesdhetare, para se te dilte ne skene latinishtia e Perandorise Romake. Qytet shtet vech-e-vech beheshin vasal te perandorive pushtuese, si Persia,me perjashtim te Athinasve dhe Spartaneve, qe nepermjet Aleances Athine -Sparte, i rrezistuan Persise etjj. Keshtu, me von i kaluan te gjitha qytet shetet
e Mesdheut i kaluan sundimit te Maqedonise. E po te qe Maqedonia e Greqise (inegzistente ne lashtesi), Aleksandri i Maqedonise do te quhej i Greqise). Po ashtu edhe Epiri po te qe i Greqise, Pirrua i Epirit do te quhej Pirrua i Greqise. Po s’ kemi ch’bejme perderisa pordhet e megaloides dalin pa ere te keqe qelbese.