Të prishet apo jo godina e Teatrit Kombëtar, është sot në vlimin e radhës si çështje ku fillimet i ka që në vitin 2000. Atëkohë, Rama, në rolin e ministrit të Kulturës e më pas në atë kryebashkiakut, mbrojti idenë e shembjes së saj për t’u zëvëndësuar me një të ri.
Argumenti: është tejet e amortizuar si godinë dhe nuk përfaqson ndonjë vlerë arkitektonike të veçantë. Ndërsa kundërargumenti i komunitetit artistik: aty është historia e teatrit shqiptar.
Por një lloj i ngjashëm debati ndodhi vite më parë dhe në lidhje me Piramidën, ish-muzeun e Enver Hoxhës për tre vjet (‘88 – ’91), që më pas u shndërrua në një hapësirë me statusin e Qendrës Kombëtare të Kulturës, duke u emëruar dhe “Pjetër Arbnori” më vonë, e ku u instalua dhe Top Media. Dhe ishte gati e kuptueshme që e ideja e shembjes nuk ishte veçse një lojë për largimin prej aty të gjigandit mediatik në fjalë.
Bëhet fjalë për vitet 2010-2012 kur u konsumua ideja e prishjes, sipas versionit zyrtar për të ndërtuar aty parlamentin e ri, promovuar dhe mbrojtur kjo nga ish-kryeministri Berisha.
Pra, PD që sot është vënë krah të atyre që protestojnë kundër prishjes së godinës së TK-së, ishte në anë të kundërt në rastin e Piramidës, natyrshëm pasi nuk mund të qe ndryshe, gjersa lideri i saj kërkonte ta rrafshonte.
Argumenti: u krijua për Enver Hoxhën – dhe kjo 20 vite pas rënies së regjimit – dhe se duke ekzistuar mbante gjallë kujtimin e tij.
Ndërsa ata që e kundërshtonin nuk para merreshin me argumenta politikë por thjesht arkitektonikë.
Ata thonin se stili i saj, pavarësisht se pse u ndërtua e funksionit të mëpasshëm, është unik, është diçka shqiptare si e tillë, është shndërruar në ikonë arkitektonike e Tiranës, dhe se asnjë lloj godine tjetër nuk mund të rrijë aq saktë në atë vend.
Sipas tyre, ishte ndër të rrallat raste kur një ndërtim, për vetë llojin, dhuron dhe nuk merr hapësirë.
Berisha nisi të tërhiqej e debati të zbehej, sapo Top Media nisi të japë shenjat e para se do zhvendosej që aty. Siç dhe ndodhi vite më pas. Piramida thjesht degradoi, por nuk u shemb.(tesheshi)
Piramida u ndertua si Muzeu i Heroit Kombetar te shqiptareve Enver Hoxhes. Te jeni te sigurte se shume shpejt ajo te te ri-behet Muzeu i Enverit! Historia ka parametra te tjere dhe jo ato te cdo halabaku qe vjen apo iken nga pushteti sot!
U tentua per ta prishur, por nuk e prishen.
Tani, gjatovina do e shembe se nuk i ben dot balle tundimit te kullave
Me sakte do te krahasohej me prishjen e Shqiperis.
Bereshovici me banden e tij kriminalo hajdute shkaterroi dhe vodhi gjithe vendin dhe asnje nuk i doliShqipereis per zot qe ta mbronte deri edhe ky matufi madh ndrenika qe ishte deputet rrinte si mut ne parlament dhe nuk foli nje here.
Edhe sot ky matuf qe u perdor nga shpellari,po perdoret nga shpellari dhe i del per zot nje karakatine me qerpic
jo vetem nje ndertese por edhe nje shesh ka historine e tij. shqiperia dhe shqiptaret kane prishur e po prishin vazhdimisht ate qe kane ndertuar ose te trasheguar te pandertuar pa pasur shtylle kurrizore per te treguar apo jetuar te shkuaren. piramida ka qene nje prelud per nje diktator, por edhe diktatura eshte pjese e historise sone. nje memorje e muze ne jete qe eshte per tu ruajtur si çdo histori e mire apo e keqe. piramida mund te ndryshoje funksion por gjithmone duhet te jete atje per te na treguar se ku kemi qene, çfare lloj “peshku” kemi ngrene e kush na e ka gatuar. historia jo vetem qe nuk duhet harruar, por ajo duhet mbajtur gjalle me çdo mjet, lere per tu prishur qe as duhej te behej fjale. ndertesat me te vjetra (hyjne ketu edhe sheshet) duhen mbrojtur me ligj te veçante. vetem armiqte duan ti prishin.
eshte e padiskutueshme qe qytetet ne rritje kane nevoje per infrastrukture ne rritje, por infrastruktura e re nuk demton asnjehere te vjetren. ajo behet paralel saj, me plan te studiuar dhe me e para me legjislacion bashkekohor dhe jo si nje mballome mbi ballome. ne vend te kujtohen se eshte bere kerdia me lagjet e reja informale te krijuara ku nuk kembehen dot dy makina, nuk eshte lene vend per parqe, pa infrastrukture, kanalizime, trotuare etj etj. qe ne fakt nuk mund te quhen kurre ndertime. me mire shkojne si shkaterrim i nje pasurie qe mund te kishte shume e shume here me teper vlere se realisht. dhe kjo, vetem se mungoi legjislacioni, se sa per parate populli i gjeti vete.
shqiptaret kane rendur per 30 vjet si gjeli pa koke. mund te vazhdojne te rendin kuturu edhe per 30 apo 300 vjet te tjera, por nje qeveri apo person mund te vendose nje landmark e te thote: mjaft, tani e tutje do i bejme gjerat si ne demokraci, ku me e rendesishma eshte vullneti i popullit me ndihmen e elementit profesional me te mire te mundshem.
Po ti “cfare lloj peshku ke ngrene” !?
Në atë kohë Berisha arsyetonte si një 5 vjeçar.
Te jesh komunist 20 vjec do te thot te jesh idealist. Te jesh komunist 40 vjec do te thote te jesh budalla!!!
Kujdes i riu komunist se koha kalon shpejt.
Nuk e kishte problem qeveria te largonte nje subjekt privat nga piramida,justifikimi prishjes,
ishte zhdukja e objektit te kultit te Enver Hoxhes.Por nje objekt tjeter ishte planifikuar te ndertohej.
Qe te behet i plote krahasimi me rastin e tanishem,dhe te jeni te pakten 1% te sinqerte,
duhet te sqaroni,jo vetem ate,qe Piramida do rrafshohej,por çfar do te ndertohej ne vendin e saj.
Do perfitonin individet private ne ate prone publike si ne rastin me Teatrin?
Nese jo,atehere i bie,qe Berisha paska pasur qendrim me social se socialisti Edi Rama!!!
Ndal vjedhjes se prones publike nga hipokritet socialiste.