Arben Meksi merr çmim special ndërkombëtar për karikaturën

18 Qershor 2018, 17:48Kulturë TEMA
Arben Meksi merr çmim special ndërkombëtar për

Në konkursin botëror të karikaturës të zhvilluar në Qipro, ku morën pjesë rreth 348 karikaturistë nga 64 vende të ndryshme të botes, u paraqitën plot 802 punime. Karikaturisti Arben Meksi u nderua me çmim special në këtë evinement kaq të madh. Ky konkurs trajtonte temën e ruajtjes së Paqes në botë, e shprehur përmes simbolit të pemës së ullirit.

Ideja që ka paraqitur autori në këtë punim, janë pemët e prera të ullirit dhe pëllumbi, i cili fluturon sipër tyre me folenë e lidhur pas trupit duke mbajtur në sqep degën e ullirit, duke shpëtuar kështu simbolin e paqes.

Karikatura e tij u vlerësua jo vetëm për mesazhin që përcillte por edhe për paraqitjen grafike të saj. Punimet e paraqitura në këtë konkurs, u vlerësuan nga një juri ndërkombëtare. Fituesit që u nderuan me çmim, do të marrin pjesë në ceremoninë e ndarjes së tyre.

Organizatorët e këtij konkursi, ditën e dhënies së çmimeve sëbashku me punët e ekspozuara, do të shpërndajnë dhe katalogun me punimet më të zgjedhura nga ky aktivitet. Karikaturisti shumë i njohur vlonjat ka marrë disa çmime ndërkombëtare dhe është nga të paktët karikaturistë që përfaqësojnë vendin tonë në këtë gjini të artit tonë pamor.

1 komente në “Arben Meksi merr çmim special ndërkombëtar për karikaturën”

  1. LORA says:

    Kenaqesi dhe krenari e vecane per Shqiperine tone per nivelin e perfaqesimit dhe vleresimit te karikaturistit te spikatur Ben Meksi ,ne kete eveniment me impakt nderkombetar konkurimi.
    Urime Arkitekt , per cmimin special te merituar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje