FOTOT/ Prestigjozia më e shitur britanike: Ju tregojmë 7 arsye për të shkuar në Shqipëri, nga jeta e natës tek ushqimi dhe natyra

18 Qershor 2018, 08:42Lifestyle TEMA
FOTOT/ Prestigjozia më e shitur britanike: Ju tregojmë 7 arsye

E përditshmja britanike “Metro” me tirazhin më të lartë në vend (1.47 milionë), i ka kushtuar në edicionin e mëngjesit të sotëm një artikull promovues Shqipërisë.

Gazeta jep “7 arsye për të shkuar në Shqipëri”, të cilat variojnë që nga jeta e natës e deri tek kulinaria dhe natyra, duke e bërë kështu tërheqëse për shumë grupmosha të ndryshme.

“Mund të kërcesh tërë natën” është arsyeja e parë dhe jep si shembull festivalin butik “Kala”, i cili organizoet këtë vit për herë të parë në plazhin e Dhërmiut.

Arsyeja e dytë është “të qetësohesh në plazh”. Metro shkruan se vija bregdetare e Shqipërisë është e mjaftueshme e gjatë për ta eksploruar gjatë gjithë jetës. E përditshmja veçon rivierën e jugut, e cila është në një pjesë të madhe e pazbuluar dhe e pazhvilluar në një sens pozitiv.

Edhe pse i mungojnë resortet luksoze, sipas Metro, vendi e kompenson këtë me plazhet e guvat e fshehura, si dhe me kampingjet e shpërndara përgjatë bregdetit.

“Të zbuluarit një botë të lashtë” është arsyeja e tretë, e cila risjell në vëmendje pasuritë e shumta arkeologjike të Shqipërisë dhe pikat e mbrojtura nga Unesco.

Në të shkuarën mbështetet edhe arsyeja e katërt: “të rijetuarit trazirat e pasluftës”. Bunkerët e mëdha antiatomike dhe muzetë që tregojnë historinë e komunizmit e bëjnë sipas gazetës britanike Shqipërinë një vend plot sekrete për të zbuluar.

Koktejlet dhe kryeqyteti shumëngjyrësh janë arsyeja e pestë për të vizituar Shqipërinë. Gazeta vlerëson transformimin e Tiranës dhe baret e shumta që kanë lulëzuar në hapësirën e ish-bllokut.

Kulinaria është arsyeja e gjashtë dhe Metro shkruan se turistët mund të kënaqen duke ngrënë pjata të shijshme që variojnë që nga sufllaqet, sallatrat, mishi e deri tek ushqimi i freskët i detit.

Në fund, Metro ka rezervuar si arsye shumë të rëndësishme për të vizituar vendin tonë edhe Alpet e Shqipërisë, si dhe Liqenin e Ohrit.

Këto janë vende ideale për të zbuluar më tepër mbi folklorin e vendit, jetën bujqësore të mbetur thuajse të pandryshuar për shekuj me radhë. Në lindje, shkrimi sugjeron të vizitojnë ujërat e kristalta të liqenit, por edhe qytetin e Pogradecit për të zbuluar më tepër mbi jetën e tij buzë liqenit.(scan)

8 komente në “FOTOT/ Prestigjozia më e shitur britanike: Ju tregojmë 7 arsye për të shkuar në Shqipëri, nga jeta e natës tek ushqimi dhe natyra”

  1. Agai i Pirgut says:

    Po pazarin e Korces !?
    Kemi derdhur leka,per vend “turistik”!

    1. Abaz Kupi says:

      Prestigjiozja gazete falas per Qytetaret e Londres. Tema e Meros eshte me “prestigjioze “ se kjo. Mjaft mashtruat ahqiptaret o fshataret e Meros.

    2. everest says:

      Edhe gazeta prestigjioze amerikane “The sundy” me tirazh 3 milion kopje ne dite ka botuar dje nje artikull te gjate vetem per Tiranen turistike!
      Ndermjet te tjerave shkrimi thekson se turistet mund te shijojne bukurite e pa perseriteshme te Pazarit te Ri ,ku mund te blejne nje kg presh me vetem 1 dollar,monumentin e Pavaresise ne parkun Rinia i peruruar me rastin e 100 vjetorit te saj,ku mund te kundrojne nje arkitekture moderne,qe faqre mire mund tre ngaterrohet me nje wc!
      Mbi te gjitha ne Tirane mund te vizitohet lulishtja me e re ne Shqiperi mbi taracden e Bashkise,ku gjithashtu mund te zhvillojne edhe nje bisede me kryebashkiakun e Tiranes,gje qe nuk kane mundur ta arrijne as edhe nje qytetar i vetem i Tiranes,se ai takohet vetem me persona qe jane te shoqeruar me kamera tv!
      Nje rast unikal eshte vizita ne nje geto reale,si Yzberishti,ku mund te prekin me dore e sy arritjet me te fundit te kiryebashkiakut qe ka 3 vjet qe jo vetem nuk investon atje asnje qindarke,por as e ka zene me goje se ka frike nga alergjija!
      Ne fund mund te vizitoni parkun e masdh te Farkes,qe ndonese nuk ka asnje njeri aty prane,ka reklamen e madhe dhe parane gjigande te derdhur atje!

  2. togu says:

    O gazetar kjo gazete jepet falas ne Britani dhe nuk shitet

  3. Hahaha, prestigjozja britanike, shkruan gazet(c)ari shqiptar. O kazan gazet(c)ar, nuk eshte prestigjoze, se po te ishte e tille nuk jepet falas ne Britani. Turp per ju qe shkruani, po me shume turp per ne qe ju lexojme. Ju nuk jeni vetem KAZAN, por llum, fund kazani.

  4. Londoner says:

    Çfare rrendesi ka, kur kjo gazete lexohet nga gati të gjithe.
    Une kam vite ne Londër dhe e shikoje që frenkuetohet jashte mase.
    Por pse mor te uruar parafoles nuk gezoheni nga prezantimi dhe pronontimi qe i behet Shqiperise ?
    Por merreni me redaksine thjesht nga ngushtesia e mendjeve që keni, duke I mos i pare gjerat me perspektive ashtu siç duhet!

  5. Londoner says:

    Çfare rrendesi ka, kur kjo gazete lexohet nga gati të gjithe.
    Une kam vite ne Londër dhe e shikoje që frenkuetohet jashte mase.
    Por pse mor te uruar parafoles nuk gezoheni nga prezantimi dhe promotimit qe i behet Shqiperise ?
    Por merreni me redaksine thjesht nga ngushtesia e mendjeve që keni, duke I mos i pare gjerat me perspektive ashtu siç duhet!

  6. era says:

    Eshe e vertete qe Metro dhe Evening Standard jane te dyja gazeta qe jepen falas dhe per kete arsye jane edhe nga me te lexuarat.

    E loxova ne Metro artikullin per Dhermiun dhe per Shqiperine dhe me thene te drejten ngela paksa e zhgenjyer, sepse artikulli mu duk teper i thate dhe i shkruar shpejt, sa per te kaluar rradhen dhe mbushur faqen.
    Them is thate sepse e lexova ashtu sic do e lexonte nje anglez qe nuk ka qene me pare ne Shqiperi dhe nuk me impresionoi.

    fKam qene ne plazhet greke, spanjolle dhe italiane dhe do ishte koment i drejte nese gazetaret e Metro-se qe kishin ndare eksperiencen te permendnin se riviera jone eshte e pakrahueseshme dhe mbahet per ujin e kthjellet, ushqimin briliant, natyren fantastike.

    Nuk i pashe keto superlativa,

    Sa per gazeta prestigjioze, ato jane Financial Times and The Times.

    Daily Mail and Sun, nga ju kopjoni lajmet dhe mbushni gjysmen e gazetes suaj, sepse keni shterpesi ne gazetari, jane gazeta plehra dhe jo popullore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje