Aksioni/ Policia 64 gjoba në Tiranë për dy orë: Rrespektoni sinjalistikën

20 Qershor 2018, 11:22Kronika TEMA

“64 gjoba për vetëm dy orë”. Ky është bilanci i Policisë Rrugore të Tiranës e cila ka nisur ditën e mërkurë një aksion për ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që nuk respektojnë sinjalistikën rrugore.

Mësohet se efektivët rrugorë kanë marrë shkas nga fakti që në disa kryqëzime të qytetit drejtuesit injorojnë sinjalizimin rrugor vertikal.

Kjo krijon trafik të rënduar dhe konfuzion në rrymat e trafikut, çka shpeshherë rezulton në aksidente rrugore dhe konflikte fizike.

Aksioni u shtri mëngjesin e sotëm në kryqëzimin pranë QSUT në rrugën e Dibrës, ku pjesa më e madhe automjeteve që dalin nga spitali vazhdojnë në drejtim të kryqëzimit me Unazën pa respektuar tabelat detyruese për kthimin djathtas.

Policia vendosi gjoba edhe për drejtuesit që vijnë nga Zogu i Zi dhe kthehen majtas për tek rruga Fortuzi në kryqëzimin me rrugën e Durrësit, pa respektuar tabelën e cila detyron të vazhdojnë drejt.

Në rreth dy orë, efektivët e rrugores konstatuan dhe proceduan administrativisht 64 drejtues mjetesh në shkelje të Kodit Rrugor.

2 komente në “Aksioni/ Policia 64 gjoba në Tiranë për dy orë: Rrespektoni sinjalistikën”

  1. Vivi says:

    Po te respektosh 100 % sinjalistiken rrugore ne Tirane, te gjitha rruget kalojne ose nga Kryeministria ose nga Bashkia

  2. sava says:

    Persa i perket respektimit te semaforeve policia duhet te jete me e rrepte si per automjetet ashtu dhe kembesoret qe shumica jane te pa pergjegjshem por nuk duhet lene pas dore dhe perdorimi i celularit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje