Robert Ndrenika, në një intervistë për Dita, thotë se shqetësimi i tij nuk është fakti që do shembet Teatri Kombëtar dhe do të ndërtohet një i ri.
Ai shprehet se problem është që duan t’u marrin një pjesë nga toka e Teatrit, që sipas tij, iu përket aktorëve.
– I nderuar Berti, emri yt është lakuar shumë kohët e fundit lidhur me pozicionimin tënd kundër prishjes së Teatrit Kombëtar. Pse jeni pozicionuar kështu?
– Miku im, ka një keqkuptim të madh në gjithë këtë histori. E vërteta është se Robert Ndrenika nuk ka qenë asnjëherë kundër ndërtimit të një teatri të ri dhe dinjitoz. Ajo që unë kundërshtoj është tjetër gjë: është përvetësimi i asaj toke nga kushdoqoftë. Ajo hapësirë, le ta quajmë fushë, (sepse fushë do të bëhet kur të ndërtohet godina e re) u përket artistëve dhe nuk duhet ta prekë askush… Le ta marrin vesh të gjithë thelbin e shqetësimit tim në këtë protestë…
– Po atë duket se po bën qeveria të ndërtojë një godinë të re…
– Mirëpo kush do ta ndërtojë? Kjo është çështja. Ka shumë dyshime, nuk ka transparencën e nevojshme kur bëhet një ndërmarrje e tillë e madhe që ka edhe ndjeshmëri të lartë shoqërore, përtej komunitetit të artistëve… Ajo që ne kundërshtojmë është dhënia e kësaj sipërfaqeje dikujt, një ndërtuesi privat le ta themi, dhe më këtë mendohet se është gjetur zgjidhja. Jo, kjo nuk është zgjidhja. Unë jam që të ndërtohet godina e re që t’i përkasë vetëm teatrit dhe artistëve dhe jo të përdoret për qëllime biznesi. Unë flas në emër të artistëve, të atyre që kanë shkuar dhe atyre që do të vijnë. Flas pra edhe në emër të atyre artistëve të mëdhenj që nuk jetojnë më por që kanë bërë historinë e këtij teatri, si Sandër Prosi, Sulejman Pitarka, Kadri Roshi, Prokop Mima, Violeta Manushi e sa e sa të tjerëve që të më falni që nuk po i përmend dot të gjithë këtu. Kur dal të protestoj pikërisht ata artistë të mëdhenj kam në mendje. Ndaj dhe pyes veten para se t’u drejtohem të tjerëve: Si do të silleshin ata përpara një akti të tillë? Unë po bëj atë që mendoj se do të bënin edhe ata.
– Ka që mendojnë se ju po përdoreni politikisht në gjithë këtë histori…
– E kanë gabim. Unë nuk mund të përdorem nga asnjë krah i politikës, kushdoqoftë. Jam kundër pazareve politike që po bëhen për këtë çështje që mendoj se është me interes të lartë kombëtar.
– Çfarë do t’u këshillonit politikanëve në këtë rast?
– Të qëndrojnë sa më larg kësaj çështjeje dhe të mos e shfrytëzojnë atë për interesa të tyre, qoftë politike dhe qoftë biznesi. Në fund të fundit, pavarësisht nga postet që mbajnë aktualisht, ata janë thjeshtë spektatorë kur vijnë të shikojnë shfaqjet tona. Meraku i tyre duhet të qëndrojë tjetërkund…
– Ku?
– Ja e bëmë godinën qoftë dhe më të bukurën në botë. Po pastaj? Një politikan apo qeveritar i përgjegjshëm që mendon për sot e për nesër duhet të shtrojë pyetjen: Pasi e bëmë godinën, cilët janë ata që do të ngjiten në skenë për të vazhduar traditën e mirë që kemi krijuar? Cilat do të jenë pjesët që do të vihen në skenë? Cili do të jetë raporti midis pjesëve shqiptare dhe atyre të huaja? Çfarë mesazhesh do të përcjellim nëpërmjet asaj skene? Ja për këto duhet të mendojnë e të shqetësohen pushtetarët tanë, pra të shikojnë përtej së sotmes, por për perspektivën qoftë të afërt, qoftë të largët. Këto shqetësime unë i ngre edhe në një letër që u drejtohet krerëve aktualë të shtetit…
O berti, ti dhe une e te gjithe njerezit ne bote ne fund te fundit nqs ju japin 2 m per te pushur pergjithmone, jane te nderuar. Sa per token e teatrit nuk ta beri as yt ate e as jot eme, eshte toke publike, i perket te gjithe publikut te tiranes e gjithe shqiperise. Mjaft me me keto perralla, po rrini rahat e mos na cani trapin, se mjaft u qorrollepset.
Ajo tokë i takon qytetarëve dhe në asnjë mënyrë artistëve.
Me duket qe shumë artistë lidhen me teatrin e vjetër me rinin e tyre dhe jetën e privilegjuar që kishin. Jeni plakur ju është kaluar moda ju dhe teatri.
Po si more toka qenka e artisteve??? Nga e gjetet nena a baba ja u dhuroj? O te jet matuf tjetri . Jeni ber si ato kurvat plaka qe bredhin rrugeve te evropes me tutoret nga 60 vjec. Po ju shfrytezon politika si baxhella
Ke plotesisht te drejte i madhi Ndrenika.Ketyre u duuket vetja si edukatore kopshi,qe mund te qorrollepsin femijet e ti vene ne gjume kur te duan.Pse duhet te ndertohen patjeter ato kulla te mallkuara betoni ne territorin e teatrit?Neqoftese shteti nuk ka para te n dertoje nje teater klasik,le te mos e ndertoje.Le te durojne akltoret derisa te vije nje shtet me i pasur dhe me i drejte.
ky eshte edhe gabimi i juaj: u duket se jeni pronare te nderteses dhe te tokes rreth e rrotull??!!
Ore qorra!
Artistet nuk kane dhe nuk kerkojne asnje te drejte pronesie mbi teatrin dhe truallin e tij, por kane te gjitha te drejtat ligjore qe te kundershtojne Grabitjen per interesa Private, te nje Prone Publike qe u perket “me te drejten e Zotit”.
Si ka mundesi qe edhe nuk kerkojne asnje te drejte pronesie apo trualli por edhe ju perket atyre. Ne fund te fundit eshte prone publike dhe e pa pershteshme qe te funksjonoje me si teater kombetar per ti sherbyer PUBLIKUT. Po per ndertesen e SHQUP-it qe e vodhi PD-ja sepse thjesht deshte, e ngriti ndonjeri zerin nga keta “intelektualet” te flsite? Edhe ajo prone publike ishte. Te paketen keta kane per te punuar ne nje vend me dinjitoz se ai ku punojne per momentin dhe nuk besoj se aktoret apo pastruesit e teatrit fuhet te kene fjalen e fundit. Edhe njehere….eshte prone publike dhe pik. Deshin Saliun keta qe tja u leronte nenat dhe tani qe kjo qeveri eshte shume here me toleruese se qeveria e kaluar e hedhin cicin perpjet.
Fusha eshte e Edi Rames,duhet patjeter te shitet,se i duhen Leke per te paguar Galerite ku ekspozon
zhgarravinat e veta.Rama do hyje ne histori,si barbare dhe hipokrit,si i vetmi”Socialist” ne Bote qe shet
pronen publike,si i vetmi”artist” ne Bote,qe shkallmon objektet kulturore.
Z.Robert. Dua Tu bej nje pyetje.A ishit Ju Robert Ndrenika qe ne vitin 1992 ne fushate elektorale keni thirrur me te madhe TE CFAROSET CDO GJE QE ESHTE NDERTUAR NE KOMUNIZEM. TEORIA ZERO. Por nga thirrjet Tuaja u shkallmua KOMBINATI METALURGJIK A e menduat se kjo veper kishte vlere mijera here se TETRI Juaj. Ne kete veper punonin qindra inxhiniere te cilet si rezultat i thirrjes tende u shperndane si zogjt e korbit ne tere boten. Reflekto sepse TALENTI I KETYRE INXHINIEREBE nuk ka patur vlere me te vogel se TALENTI JUAJ te cilet jeni kthyer ne zedhenesa te PARTIBE.
A
Kur të len mendja, hapu dhe të futesh. I paska dalë pronari edhe tokës së teatrit në qendër të Tiranës! Për të qeshur e për të qarë. Janë bërë gazi i botës dhe tani nuk dinë si të dalin nga kjo histori kalamajsh.
Nuk eshte toka e artisteve,mor naiv.Po ju perdorin si lecka politikisht.Mbylleni, se jeni bere te neveritshem.
Keta mund te mos jene pronare te tokes, sepse ajo eshte publike. Por thelbi eshte qe toka duhet te vazhdoje te jete publike, e jo private.
Përse se bënë ministër kulture Robertin Rama?
(Sepse nuk eshte i shkurter si Erion Isai!)
Sepse eshte artist i talentuar dhe jo servil,
jasht preferencave peverse te Rames.
Po lereni Bertin e madh, ne qetesine e vet!
Meriton respektin me te madh, si aktori me i madh!
“Fusha jone ish’ e varfer, rritur ne mjerim.
Nje gezim, vec fushen kishim
ku luanin femije.
Tomka, Celoja, une e Vaska jemi kater shoke…” etj.
I madhi Robert! Na ler t’i shijojme te qete filmat e luajtura mjeshterisht nga ti, ne, nostalgjiket e atyre te mirave te sistemit te kaluar (nuk po rendis marrezite) dhe hesht, se do jesh me i nderuar!
Pse si that keto me pare
Por u bet e si gomar
me ngarkese ktheni samar
qe te dilni te lare
nga kjo rruge e nga kjo bare
hidhni vickla e pellisni
Vec per vete e kurdisni
Si te mirni pak name
coroditet gjithe dunjane
me genjeshtra, budallalleqe,babale e gomarlleqe
Ik ti qe te vije une
ne e dim kete pune
Zhvat e vidh sa me shume
sikur te gjithe jan ne gjume
pa e llogaritur shume
neve jemi per keto pune
do vije nje dite do hani m* n
zigur qori apo milor qari
Babale apo koqe kandari
nje per nje e qe te tere
per te gjitha qe keni bere
kush me pak e kush me shume
sikur u duruam shume
ne ate sheg e ate dere
do jepni hesap te tere
Kot e moret kaq perpjete
drejtesia do flas vete
ne mos sot nje dite tjeter
vet po futeni ne rjete
shantazoni e shkateroni
me bojkote ne komisione
nuk fitoni gje tjeter
vec neveri dhe humbje vlere
Kush gopin e sateme ta ka bere fushen ty more zotri. Bej punen,merr rrogen si gjithe te tjeret se ti dhe kush do qofete nje cipe dhe te takon. Mos bej te fortin e te diturin.
kush jua la token artisteve!!!!!? enveri qe keta i thurnin hymne dhe lavde dhe na shtonin ne dashurin per partin dhe enverin.
kta duan token e teatrit,ne duam token e uzines traktori ,ne duam token e reparteve ushtarake edhe shqupit ku banon luli me kunatin e tij,ne duam bathoren me pjeshka,ne duam………. te gjitha ato qe i mori saliu per familjen e tij,ne duam lalzin e golemin me pisha qe i mori iliri saliu dhe bllokmenet e rinj…..
Ia ka lene Petro Ndrenika ketij prandaj thote eshte “e jona”!!!
Te bleu Erion Veliaj me nje darke o plak i rrjedhur..
edhe une isha tankist ne ushtri por nuk ma dhane tankun
Robert toka eshte publike jo e aktoreveBerti po me dukesh si Tuc Maku
TOKA ESHTE E POPULLIT AS E BERTIT E AS E METIT O KOQE KANDARI U PLAKE E MENDE SVURE TEATRI I POPULLIT TE BEHET I RI POR JO ME PPP!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Mua me cudit gazetari qe ben intervisten : cfare interesi ka Ndrenika e aktoret e tjere per “fushen” apo token qe qenka e tyre ?! Ajo duket qarte qe eshte interes i investitorit qe sipas vendimit te qeverise do marr persiper projektin. Dhe ketu fshihet “gogoli”…. gazetari duhet ta ngacmoi Ndreniken pikerisht ne kete ceshtje…..interesin e cilit investitor , thuaj edhe oligark, mbron Ndrenika me aktoret e tjere…Pyetje tjeter qe mund te bej gazetari: ai ka hije Ndrenikes te ironizoj ministren duke e stigmatizuar publikisht si ” ministresha”…Pra , i nderuar gazetar , jo interviste me pyetje limonade por hard talk.
Pirdh o Agim Daja pirdh