FOTOT/ Stuhia e fortë e shiut, Veliaj: Skuadrat po normalizojnë situatën              

22 Qershor 2018, 16:23Sociale TEMA
FOTOT/ Stuhia e fortë e shiut, Veliaj: Skuadrat po normalizojnë

Një stuhi shumë e fortë ere, shiu dhe breshëri përfshiu sot Tiranën, duke rrëzuar edhe disa pemë, e kufizuar qarkullimin e trafikut.

Stuhia ka vijuar për më shumë se një orë, duke lënë pas pemë të rrëzuara, por pavarësisht kësaj, ndërhyrja e shpejtë e punonjësve të Bashkisë së Tiranës ka bërë që situata të normalizohet shpejt.

Forcat e zjarrfikëses së kryeqytetit, Policisë Bashkiake dhe ndërmarrjes nr 1 dhe nr 2 të qytetit dolën menjëhere në terren dhe aktualisht po punojnë për heqjen e pemëve të rrëzuara nga era e fortë.

“Stuhia e rrëmbyeshme la pasoja në disa akse rrugore!

Skuadrat janë në terren për të bërë evadimet!

Ju lutem kujdes në trafik gjer sa të jenë pastruar gjithë akset! Të gjitha pemët e dëmtuara do rimbillen!”, deklaroi në Twitter kryebashkiaku Veliaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje