Grupet parlamentare të partive të koalicionit CDU/CSU e SPD kanë formuluar qëndrimin ndaj një nisjeje të negociatave të anëtarësimit në BE me Shqipërinë. Nisja e negociatave mbështetet, por me një sërë kushtesh.
Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel do ta informojë të enjten në një deklaratë qeveritare Bundestagun për samitin e 28 dhe 29 qershorit të BE. Në këtë samit do të kërkohet konsensus për reformën e Sistemit të Përbashkët Evropian të Azilit (GEAS) dhe veçanërisht për direktivën Dublin III. Në samit do të flitet edhe për nisjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë me BE.
Qeveria gjermane është shprehur në mbështetje të vendimit të Komisionit Evropian për të çelur negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë e Maqedoninë. Në projektrezolutën përkatëse të përgatitur Bundestagu e mbështet qeverinë.
Dritë dhe hije në përparime
Në projektrezolutën për Shqipërinë, Bundestagu e mbështet perspektivën e Shqipërisë për në BE dhe “vlerëson përpjekjet për reforma të Shqipërisë”. “Gjermania dhe BE kanë interes të veçantë për stabilizimin dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë në rajon”, shkruhet në projektrezolutë. “Zbatimi i reformës së gjerë në drejtësi ka nisur”, vetingu “po jep rezultate konkrete”. Po të zbatohet me sukses kjo procedurë “Shqipëria do të jepte një kontribut të pashembullt paraprak”. Rëndësi të veçantë merr edhe vazhdimi i ngritjes së autoritetit për luftimin e korrupsionit dhe të krimit të organizuar (SPAK).
Por njëkohësisht Bundestagu konstaton se megjithë sukseset, ka ende deficite. Në këtë kuadër projektrezoluta kujton rrethanën se “deri në mes të 2018-ës duhet ta kenë kaluar procesin e vetingut më shumë se gjysma e rasteve të përcaktuara si prioritare”.
Korrupsioni në të gjithë sistemin juridik vazhdon të jetë problem. “Përparime të ndjeshme janë bërë” në luftimin e “kultivimin dhe tregtinë me kanabis”, konstaton Bundestagu.
Në projektrezolutë konstatohet vazhdimi i parregullsive në administratën publike. Citohet i Ngarkuari për Mbikqyrjen e Shërbimit Civil në Shqipëri me shifrën 30 përqind të rasteve si punësime të kundraligjshme në administratën publike.
Kërkesa shtesë për reformën e ligjit zgjedhor
Bundestagu konsideron “të nevojshme” zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIR-it dhe të Komisionit të Venecias të 2013 dhe 2015 për reformën e ligjit zgjedhor, “edhe nëse kjo nuk është pjesë e katalogut evropian të kërkesave”.
Në këtë sfond, Bundestagu gjerman është i pikëpamjes se vendimi për nisjen e negociatave me Shqipërinë duhet të merret vetëm me “kushte të formuluara qartë”.
Bundestagu shpreh dakordimin që qeveria gjermane “ta miratojë një vendim të Këshillit Evropian për nisjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE”.
Veç kësaj, në pikën 1 të projektrezolutës, Bundestagu i kërkon qeverisë që ta miratojë hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Këshillin Evropian vetëm
a) nëse “konferenca e parë e anëtarësimit” zhvillohet kur qeveria gjermane të ketë “konstatuar plotësimin e këtyre kushteve nga Shqipëria”:
– plotësimin e përfundimit të rivlerësimit të 57 gjykatësve dhe prokurorëve të gjykatave më të larta të përcaktuar si prioritarë në kuadër të vetingut dhe largimin nga shërbimi të personave me përfundime negative
– kur qeveria shqiptare të ketë paraqitur një ligj për një reformë të ligjit zgjedhor
b) konferenca e dytë e anëtarësimit të zhvillohet vetëm atëherë kur Këshilli të ketë konstatuar se janë plotësuar këto kushte:
– zbatimi i ligjit për reformën e nisur të ligjit zgjedhor
– të kenë nisur ndjekje penale për gjykatë e prokurorë të konstatuar në veting se kanë bërë shkelje penale
– të jetë angazhuar një strukturë speciale për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar (SPAK)
– të jenë shtuar përpjekjet për të garantuar funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, të Gjykatës së Lartë dhe të SPAK përmes pajisjes së tyre me numër të mjaftueshëm gjykatësish e prokurorësh të verifikuar
– të ketë përparime solide në luftimin e kriminalitetit dhe të korrupsionit në të gjitha nivelet, duke përfshirë edhe nëpunësit e lartë civilë dhe politikanët. Këtu bëjnë pjesë “hetime proaktive, ndjekje penale dhe dënime në lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar”
– rezultate të prekshme në reformën e administratës…duke përfshirë edhe “verifikimin e punësimit të nëpunësve civilë të rangut të lartë dhe të drejtorëve”
– të vazhdojë me intensitet luftimin e tregtisë dhe të kultivimit të drogës në Shqipëri.
Në pikën 2, projektrezoluta e Bundestagut kërkon që “nëse Shqipëria pas hapjes së negociatave për anëtarësim e zvarrit, ndërpret ose e kthen mbrapsht plotësimin e detyrimeve, të ndalen negociatat e anëtarësimit”.
Ndërsa në pikën 3, projektrezoluta i kërkon qeverisë që të bëjë të qartë se Shqipëria duhet të ndërmarrë “përpjekje shtesë të konsiderueshme” për ta garantuar sundimin e ligjit dhe vazhdimin e Vetingut. “Zbulimi dhe konfiskimi i mjeteve financiare në lidhje me korrupsionin” kërkohet shprehimisht në këtë kuadër.
Kapituj që të shoqërojnë të gjitha negociatat
Bundestagu Gjerman kërkon në pikën 4 të projektrezolutës për Shqipërinë që marrja me fushat me rëndësi qendrore “(para së gjithash kapitulli 23 Pushteti gjyqësor dhe të Drejtat Bazë, 24 Drejtësia, Liria dhe Siguria) “të kryhet që në fillim të negociatave dhe të përfundojë vetëm në mbyllje të negociatave”. Planet e veprimit të propozuara nga Komisioni për këtë “të kenë afate dhe objektiva të qarta”.
Veç elementëve të përmendur më lart, në pikën 5 të projektrezolutës kërkohet që të mbeten “pikërëndesa të negociatave” edhe “liria e mediave dhe e shtypit”, “të drejtat e personave në nevojë për mbrojtje dhe e pjesëtarëve të minoriteteve”, si dhe “një shoqëri e gjallë civile”.
Bundestagu kujton në pikën 6 të projektrezolutës se nuk duhet të ketë një anëtarësim automatik të Shqipërisë, “për shembull duke përmendur një datë anëtarësimi pa përfunduar negociatat”.
Ndërsa në pikën 7 Bundestagu i kërkon qeverisë gjermane që të luftojë që për “aquis communitaire” të miratohen “sa më pak dispozita kalimtare dhe përjashtime”.
Bundestagu kërkon në pikën 8 që qeveria gjermane të angazhohet që “Shqipëria t’i plotësojë që në procesin e anëtarësimit kërkesat e Paktit të Stabilitetit dhe të Rritjes së BE si dhe kriteret e stabilitetit të Marrëveshjes së Mastrihtit përpara se të anëtarësohet edhe zyrtarisht në bashkimin monetar”.
Së fundi, në pikën 9 Bundestagu kërkon që të informohet në vazhdimësi për stadin e negociatave dhe që përparimet e Shqipërisë drejt anëtarësimit të mos vlerësohen vetëm nga Komisioni, por “rregullisht edhe nga qeveria gjermane, duke angazhuar përfaqësitë diplomatike”.
Ama prandaj hiqen e piqen gjermanet ??? Te na bejne depo per refugjatet siriane ?? Ne fillim te beje presion vendeve te visegradit , qe jane te detyruar te mbajne refugjate sipas mareveshjes se Dublinit , pastaj te drejtohet nga ne , akoma skemi mare diten e bisedimeve dhe gjermanet u hodhen ne sulm , per te gjitha kushtet qe na vene kane te drejte , per te na bere kapanon refugjatesh siriane , jo , ne smbajme dotveten tone , do mbajme siriane , ama per kete na duan ??jo per gje , por te vine ne mendje fillimi i viteve 90-te , kur gjermania per te ndihmuar vendin tone , dhe per te mare ne truallin e saj refugjate ose emigrante shqiptare thoeni si te doni e detyroi qeverine shqiptare te behej depo e mbeturinave toksike . Po te jete ky kushti kryesor , feleminderit ama nuk duam , skemi nevoje . Sa per perallat e karabushit Lul , lereni te derdellise tere diten , kush ja ve veshin nje dordoleci parcelash ……thjesht ka privilegjen qe flet , se keshtu eshte nje adoleshent i rendomte , dhe nje dordolec fushash ….
ku e pe ti qe Gjermania kerkon te na beje depo per refugjatet Siriane?
Mos e thuaj ketë lajm se do prishesh atmosferën e gëzuar, Paloqes, Titit apo,Cilit te leshelise ,plakut te pjerdhur Spaho, Mulit gangsterit, Klajda surratnallones, Strazos dhe gabelit Belind kerrici dhe 2 baxhellave te cilët po festojnë ne haremin veror te Jales, per njoftimin e Bashes,
Jemi pro por duam prokuroret ne burg = NEIN
me pak llafe pirdh pirdh se lirohesh, ik o ed rama o rrok kari, kishim me pak pika per te plotesuar, tani qe je ti u shtuan edhe nja 40 te tjera, e shkreta shqiperi thuaj.
“Gjermania eshte pro negociatave,por don ne burg gjygjtaret dhe prokuroret e korruptuar”.
Po politikanet,jo?I zmadhoni akoma me shume shkronjat,qe te regjistrohen ne memorie te
shqiptareve si fajtore vetem prokuroret dhe gjygjtaret,ndersa politikanet qe jan fajtoret
kryesore te katarhures shqiptare,te fshihen nga kujtesa.Kerkesa me poshte eshte kryesorja.
“-të ketë përparime solide në luftimin e kriminalitetit dhe të korrupsionit në të gjitha nivelet,
duke pëfshirë edhe punonjesit e lartë civilë dhe politikanet”.
Rama, mos prit, për këtë e ke marrë besimin! Nëse ti nuk vepron shpejt, Shqipërisë do ia vëjnë flakën si në ’97-shtatën!
Hahaha Le te flasin tani te dyja palet, madujje te treja. S ka Europe me mesimet e enverit, me krimet e Enverit dhe te dishepujve te tuij te transformuar brenda nates ne roze, blu, mavi, ylberxhinje etje etj qe i nxorren zgjyren popullit.Shqiperia , kjo province e preferuar e anadollit qe flirton me cilindo vetem per kolltukun e pushtetareve s ka te ardhme ne BE me mbeturina amoraliteti. Stop…Pa burg politikanesh te larte dhe gjyqtaresh e prokuroresh.Kjo nuk shihet ne horizont.Nuk shihet as sekuestrimi i pasurive. Ky shtet eshte ngritur mbi krimet monstruoze te komunizmit qe zhberi nje klase fisnikesh e punetores te pasuruar pa qene neper poste po me djerse e me gjak.Tani paguan dhe do te ta paguaj akoma mallkimin e zotit dhe te pafajshmeve te burosur, te torturuar, te vrare neper birucat e hetusive.Bijte e tyre qe e kane ne gen jane ta ni ne komande. Bukur. Te vazhdojne,Stop Europe.
reforma e vetme për drejtësinë shqiptare,; Bomba atomike.
Germania pret:
të jenë shtuar përpjekjet për të garantuar funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, të Gjykatës së Lartë dhe të SPAK përmes …
– të ketë përparime solide në luftimin e kriminalitetit dhe të korrupsionit
ne të gjitha nivelet, duke përfshirë edhe nëpunësit e lartë civilë dhe politikanët… “hetime proaktive, ndjekje penale dhe dënime në lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar”
Ja, ket jave I kryn Piktori, flm per besimin….
Germania pret:
të jenë shtuar përpjekjet për të garantuar funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, të Gjykatës së Lartë dhe të SPAK përmes …
– të ketë përparime
solide
në luftimin e kriminalitetit dhe të korrupsionit
ne të gjitha nivelet, duke përfshirë edhe nëpunësit e lartë civilë dhe politikanët… “hetime proaktive, ndjekje penale dhe dënime në lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar”
Ja, ket jave I kryn Piktori, flm per besimin….
Per mirenjohje dhe si mikpritsa qe ina
Po bojm gati kampin e refugjatve, numrin sheeeeeet mos e flisni, 600 fillon, pastaj ngjesh ngjesh…. Ejvalla!
Flm Temes per komplimentin (qe çensuroni).
Ene se komplimenti temes eshte pis…
Suksese ne jetet!, yhida
Edhe une nisa dy komente po ai me me pak fjale u lejua nuk u censurua. Ate me spec e futet ne bythen e motrave dhe grave tuaja.Pse keshtu ju te TEMES vazhdoni censuroni si ne kohen e Dulles ,keshtu ju meson Meroja?