Miu futet në bankomat dhe "ha”.... 16 mijë euro

23 Qershor 2018, 15:49Lifestyle TEMA

Policia e Indisë njoftoi se një mi ishte futur në një bankomat përmes një vrime në pjesën e pasme dhe kishte filluar të grimconte paratë dhe më pas t’i hante ato.

Deri në momentet kur u gjet, miu kishte ngrënë para’ në vlerë rreth 16 500 euro, raporton ata.

Mugdha Jyoti Mahanta, kapiten i policisë në qytetin Tinsuki, theksoi se kur përgjegjësit e shërbimit teknik kishin vajtur më 11 qershor të rregullonin bankomatin e prishur të Bankës Shtetërore të Indisë, brenda tij gjetën një mi të ngordhur dhe rreth 1,3 milionë rupi (rreth 16 500 euro) të grimcuara.

Miu ishte futur në bankomat përmes një vrime të vogël. Banka theksoi se kishte kërkuar kryerjen e hetimeve.

1 komente në “Miu futet në bankomat dhe “ha”…. 16 mijë euro”

  1. says:

    Para dy javëve desha të nxjerr me kartë viza 600 euro., u regjistrua zbritja dhe nuk i nxorri bankomati

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje