Teatri Kombëtar, Rama: Njësoj si për sheshin Skënderbej, ata që e kundërshtojnë sot, do të gëzojnë nesër

24 Qershor 2018, 12:42Kulturë TEMA

Kryeministri Edi Rama deklaron se godina e re e teatrit Kombëtar do të ketë të njëjtin sukses sikurse Sheshi Skënderbej apo stadiumi kombëtar që po bëhet gati me shpejtësi për të mikpritur ndeshjet e kombëtares sonë.

I pranishëm në ceremoninë e falënderimit për të gjithë ata që ideuan dhe punuan për rindërtimin e sheshit “Skënderbej”, i cili u vlerësua në Barcelonë me çmimin evropian për hapësirën publike urbane 2018, Rama tha se një skuadër e ngjashme me ekspertët më të mirë danezë po punon për projektin e teatrit të ri. Ai e cilësoi projektin për teatrin si një nga projektet thellësisht transformues.

“Një skuadër të ngjashme, një skuadër kombëtare me emigrantë nga bashkimi Europian kemi ngritur edhe për teatrin e ri kombëtar. Por në rast të teatrit nuk janë belgë, janë danezë dhe jam i bindur që edhe projekti i teatrit siç i takon një projekti transformues që është me të vërtetë thellësisht transformues dhe që nuk mund të kalojë përmes kundërshtive, përmes reagimeve, përmes mallkimeve, përmes përbetimeve do të jetë në fund një sukses njësoj si ky i sheshit “Skënderbej”, njësoj si ai i stadiumit të ri kombëtar ku skuadrën e kemi me emigrantë italianë”, deklaroi Rama.

Kryeministri shprehu bindjen se sikurse ndodhi me ata që kundërshtuan në fillim projektin për sheshin Skënderbej, edhe ata që kundërshtojnë tani teatrin e ri, në fund të gjithë do të gëzojnë nga rezultati pozitiv.

“Patjetër si për sheshin, si për stadiumin edhe për teatrin të gjithë ata që e kundërshtojnë sot do të gëzojnë nesër. Ne me shumë dashamirësi nuk do ua kujtojmë asnjëherë që ata ishin kundër. Përkundrazi, do t’i falënderojmë gjithmonë siç unë shumë sinqerisht i falënderoj edhe ata që na kanë qenë kundërshtarë të betuar për sheshin sepse pa gjithë ato kundërshti, pa gjithë ato akuza, pa gjithë ato akuza, pa gjithë atë shpifje, pa gjithë atë baltë, pa gjithë ato mallkime mbase nuk do ta pasur sot kokën më të forta se çe kisha kur e nisëm projektin e sheshit ‘Skënderbej’”, u shpreh Rama.

5 komente në “Teatri Kombëtar, Rama: Njësoj si për sheshin Skënderbej, ata që e kundërshtojnë sot, do të gëzojnë nesër”

  1. Zigur Qarri says:

    Nga sheshi Skenderbej,nuk pervetsoi privati as nje cm,ndersa tek Teatri pervetesohet
    prona publike,prandaj nuk shkon krahasimi yt prej mashtruesi.Mos ve dore ne pronen
    publike more felliqsire,se do ti besh gropen vetes,dhe do hyshe ne histori si”socialisti”
    me ordiner te gjitha kohrave.
    Ne qendrat e shume qyteteve perendimore,jan ndaluar me ligj(shume me referendum)
    ndertesat e larta,kurse ti mor bandit,kerkon te vjedhesh pronen publike per te masakruar
    qendren e Tiranes.Askush nuk eshte gezuar per kullat tuaja,vetem banditet qe ke perreth.
    Te kujtohet kur ta rrasi me shpulle surratit Ed Doda,u dhjeve ne breke nga frika dhe ike pa
    thene nje fjale,si mut.Nuk e dinim atehere,se pikerisht njerizit si ty,pa sens nderi,pa bese,
    jan pikerisht me te keqinjt,me mizoret, kur vishen me pushtet.

    1. like says:

      jo vetem qe nuk perfitoi privati nga sheshi skenderbej, por edhe u rregullua pasi ishte prishur njehere. pse nuk perpiqet km te mbroje me ligj trashegimine dhe pronen publike? perse u dashka te vendosi krahu politik i rradhes se ku duhet prishur e ku duhet ndertuar?

  2. Koli says:

    Prishe , dhe shiko ku shkon ti e jote shoqe(veliaj).
    Do te te terheqin pplakave te bulevardit si karroce e prishur. Ska shqiptar qe nuk di qe ti vjedh.

  3. Hey says:

    Edo , boll! Bej ndonjecdor leke aty se duhet mbushur llogaria e femijeve te Zahos dhe mos caj karin me moral per estetiken. Estetiken e pame te kravata me atlete.

  4. suzana says:

    NGRIHEMI dhe rrezoheni KETE psikopat,,,,;PO guxoi TE prishe teatrin,,;;;edi RAMA TI JE NJE PSIKOPAT ,,,MJERE SHQIPERIA ME KETE IDIOT…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje