Ylli Rakipi tallet me emisionin e Fevziut: Është një gjë që të vjen për të vjellë, del e sfilon si velinë, bërtet, thërret, flet vetë...

20 Qershor 2018, 17:10Kulturë TEMA

Gazetari Ylli Rakipi ka thumbuar kolegun e tij Blendi Fevziu.

I ftuar në emisionin “Provokacja” të Mustafa Nanos, ai ka komentuar gjendjen e mediave televizive në vendin tonë dhe promovimin që i japin figurave apo kauzave jo në interes të qytetarëve.

Një prej emisioneve të komentuara në tryezën e debatit ka qenë edhe “Opinion” që moderohet nga Blendi Fevziu.

Mes të tjerave Rakipi gjykon se dalja katër herë në javë para publikut është “përdhunim” ndaj shqiptarëve.

“Është një gjë që të vjen për të vjellë. Unë e them vetë që po servirim një ushqim që vrasin njerëzit”, shprehet Rakipi.

Ndërkohë edhe pse nuk ja ka përmendur emrin, ka qenë gazetari Nano ai që ka zbuluar emrin e gazetarit që i referohej.

Të them të drejtën, unë një herë në javë dal dhe kam shumë frikë.

Këtu ka njerëz Muçi, që dalin katër herë në javë.

Del ai sfilon si velinë, katër herë në javë bërtet, thërret, flet vetë.

Personazhe nga më të çuditshmit, jo vetëm njerëzit që punojnë këtu”, u shpreh Rakipi.

E ka me Fevziun”, tha Mustafa Nano në studio, që u konfirmua më pas gjatë diskutimit edhe nga Rakipi.

Sa i përket gjendjes së televizioneve në Shqipëri, Rakipi deklaroi:

Shiko çfarë ndodh këtu. Fillon dita, del në fillim Erion Veliaj.

Ja jep ky mender, një pordhe dhe e transmetojnë LIVE të gjithë televizionet, sepse nuk kanë asgjë tjetër.

Televizionet kombëtare e ambalazhojnë me kujdes të madh dhe e japin në edicionet e lajmeve.

Mbaron Erion Veliaj dhe del Lul Basha.

Nëse nuk është në Bruksel, në Gjermani apo Hollandë, del dhe bën një deklaratë.

Ka një sfond të bukur mbrapa dhe flet për përgjimet.

Nëse nuk është ai, del Flamuri ose Vokshi. Mbaron kjo.

Del pastaj Edi Rama dhe ha një drekë në një fshat të Përmetit.

Transmetohet e gjithë dreka, ha sallatë, jep sallatë, pi ujë Edi Rama, të gjithë japin këtë gjë.

Kur nuk ka drekë, ka dëgjesë publike

.Të gjithë këto televizione japin vetëm këto gjëra dhe ka një shok psikologjik vrasës.

Nuk ka qenë kështu. Ne kemi qenë në media që në fillim, media ka qenë e politizuar apo gjysëm e politizuar në vitet 90′, por nuk ka qenë kaq vrastare.

Nuk ka qenë ky ekzekutim i njeriut. Nuk ka qenë kjo goditje, ky presion psikologjik.”(TemA)

14 komente në “Ylli Rakipi tallet me emisionin e Fevziut: Është një gjë që të vjen për të vjellë, del e sfilon si velinë, bërtet, thërret, flet vetë…”

  1. Une says:

    Ylli ka te drejte per Fejziun,por mos mendoni se Ylli i Albanias eshte me i mire! Te dy ne nje canak hane! Para te pista para gjaku shkojne dhe lahen! Bashke me Andin dhe te tjere jane bere me te peshtiret dhe te “vjen per te vjelle”! Ky Ylli por edhe koke zbathuri jane aleate te Saliut ne krime! Sic duket jane prishur pazaret dhe injoranti mercenar sulmon me urdher te Saliut! Plehra! Do te vije edhe dita qe do te jepni llogari! Na thuaj pak per Lubon pse te la dhe iku!

    1. kujtesa says:

      Fevzo vertet te lodh por Ylli,po te kishte mundesi,jo 4 here ne jave por do dilte 4 here ne dite me emisione.
      Keta jane ca truthare dhe mendojne se edhe ne jemi si ata, duke i vajtur nga pas.

  2. rrema says:

    TE DY KOQE KANARI JENI……

  3. Daku says:

    Ca ke thene per fantomasin eshte e vertete.
    Biles meriton dhe me shume. Eshte plehre fare. Zum kotzen.

  4. Fushatat e korrje shirjeve jane zevendesuar me emisionet e ketyre pisqollave te partise per tu shplare trurin turkoshakeve qe po urrejne e vrasin per partine dhe udheheqsin e tyre.
    Propogandohet njeriu i keq qe pasurohet padrejtesisht,nxjerin mulin qe kercenon vokshin qe sillet si burre saliun qe ben thirrje per lufte e gjak.
    Nga keto emisione jane shtuar psikopatet hajdutet kurveria te fortet…..

  5. Malo Kanina says:

    Më e bukura e Fevziut qëndron në faktin se me insistim kërkon që i ftuari ta modifikoj qëndrimin për atë që diskutohet, deri në atë shkallë sa të bëhet i pranueshëm për të. Dhe deri atëherë ai ndërhyn brutalisht ndaj të ftuarit, duke e ndërprerë vënd e pavënd, duke i bërë presion të hapur të thotë atë që ai dëshiron. Aq i dhunshëm bëhet sa njerëzia rrinë me gjak të ngrirë se mos i bie të ftuarit me shkopin që mban në dorë, nëse ky i fundit guxon dhe thotë diçka ndryshe nga ajo që dëshiron Fevzo të dëgjojë. Gjë më të pështirë se emisioni Opinion i Fevzos zor se mund ti servitet publikut. Thjesht ushqim për kafshët. Perëndi, ta krahasosh me moderatorët e CNN dhe të FAX, vite dritë larg tyre.

  6. Alboz934 says:

    O Rakipi une si popull i thjeshte kam qene e ka nja 10 vjete qe kam thane qe keto medja na çane buthen dhe e shkatrrune kete popull se ka shume njerez qe jane jo fort te arsimuar dhe nuk kuptojne sa duhet por jane te ndershem e jane genjyer se ju kan besuar gazetave dhe televizoreve tuj mendu qe ata jane me shkolle dhe dine me shume . Por ju atehere nuk u keni vene vesh mendimeve tona se ju ka ecur mire biznesi juaj dhe sa fillon ndonjerit nga ju me i ra biznesi se biznes e keni kthye medjat ku ne fakt medjat duhet te jene nga ana e popullit dhe jo nga ana e kriminelave si eshte T .V Klan etj .

  7. gjergji says:

    O Rakip faqe pa qime sa di ti di b…. ime..

    i madhi Dritero… LOL..

  8. Deshmitar y says:

    Te verteten ka thene. Edhe une ashtu mendoj

  9. Manua says:

    Ki ILLI, ËSHTË DHE GAGAÇ.?
    Fevzua të paktën ,llafos mirë.!?

  10. Miri says:

    Mirë e ke ti Ylli Rakipi por ndonje ndjese publike per paçavuret ne gazeten Albania ke per kete pupull?!
    Apo si keshilltar i Berishes?!
    Ke ndonje ndjese ose pergjegjesi publike?!

  11. algerti says:

    A e shikoni o njerez sa qesharak jane dhe jashte emisioneve te veta,ky, Rakipi shan kur kete nuk ka ngelur njeri pa e share per menyren se si luan komedi me te ftuarit. Ai qe i shkon per shtat eshte vetem Bushati me pseudonimin ‘lepuri’. I keni vene re qe ne emisionet e tyre ,therrasin njeri tjetrin,ku bejne ekonomistin,politikanin,diplomatin e te gjitha e te gjitha,ku vetem specialist te fushes rralle gjen ne emisione te caktuara per tema te caktuara. Keta jane kamikaze te politikes,kush paguan emisionin, emisioni kthehet ne teater. Kur ke per te share qeverine dihet kush eshte i ftuar, Balliu,Çani,fevziu ,rakipi,manikina Lela qe te gjithe keta bejne emisione si Zheji me te luajtur syun,qesharake sa me s’ka.

  12. joel shkodra says:

    Ne keto fjale nuk tallet vetem me Fevziun (bile me ate shume pak), por tallet edhe me kreret e qeverive vendore e qendrore si Veliaj, Rama dhe me opoziten si Basha. Pra, kritika e tij rendon me shume mbi qeverine qe mbush televizionet.

  13. LORA says:

    ,,,,,haleja rakipi qenka i revoltuar me gjirizin fevzo,, ,
    O cu kenaqa,,,,po shqyhet mes vedi kazani i kellirave mediatike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje