Maks Velo ka mbrojtur qëndrimin se godina ekzistuese Teatrit Kombëtar nuk duhet prishur.
Në një intervistë për Eni Vasilin, Velo ofroi argumentin e tij si arkitekt se pse ajo godinë duhet të vijojë të ekzistojë, pikërisht sipas tij, në emër të një trashëgimie
Dua ta filloj me një temë aktuale, shembjen ose jo të Teatrit Kombëtar, ndërtimin ose jo të një ndërtese të re në atë vend. Është një temë, që vjen dhe rivjen në 20-vjeçarin e fundit. Duket se artistët janë në shumicë kundër. Cili është opinioni juaj?
Për mua, nuk duhet shembur. Aty ka katër probleme. Problemi i parë është i tokës, problemi i dytë është i teatrit, problemi i tretë është trashëgimia dhe i katërti projekti. Shpesh, mundohen t’i ngatërrojnë këto të katërta, ndonëse ato janë probleme veç e veç. Për mua, ajo tokë i duhej dhuruar Teatrit, për faktin se për kaq vjet, aty është zhvilluar një aktivitet i madh, janë krijuar institucione. Unë kam qenë në teatër që në vitin 1950. Kam parë edhe “Prefektin” me Behije Çelën, etj.. Kam bërë disa skenografi, kur drejtor ka qenë Xhemal Broja, i cili më ka ftuar. Aty janë themeluar të gjitha institucionet e kulturës. Aty është themeluar Teatri i Kukullave, Ansambli i Ushtrisë, Orkestra Filarmonike, në 1953 kam qenë aty kur Krantja dirigjoi Filarmoninë e Tiranës, pastaj kam parë baletet “Shatërvani i Bahçisarajit”, “Rusalkën”, etj.. Ka një manipulim, një goditje të keqe ndaj ndërtesës, me justifikimin: vajza ime është 2 vjeç dhe nuk e di se çfarë është bërë aty dhe ta shembim. Me këtë logjikë, edhe unë nuk kam qenë në kohën e Ismail Qemalit dhe le ta shembim shtëpinë e Vlorës, që, për mua, s’ka asnjë rëndësi dhe nuk kam asnjë lidhje me të, ose me godinën ku u mbajt Kongresi i Lushnjës. Unë kam lindur në vitin 1935, ç’lidhje kam unë me të. Vlerat vijnë nga vjetërsia. Francezët shitën një shishe vere të 1774-ës, 103 mijë euro. Kantina e ka mbajtur që në 1774-n. Kjo e bën vlerë dhe jo aftësia që të bësh një verë të re. Trashëgimia është pikërisht transmetimi, grumbullimi dhe ruajtja e vlerave, sepse ne kaq kemi. Unë e di mirë dhe më dhembi që këta (aktorët) ishin shumë keq kur shkuan në Londër te “Shekspiri”, por ne këtë nivel kemi. Nuk është se ne në fusha të tjera jemi shkëlqyeshëm. Është gabim i rëndë. Trashëgimia jonë aty është.
A ka vlera arkitekturore Teatri Kombëtar? Arkitektët që kishte mbledhur kryebashkiaku Veliaj ishin të gjithë në një mendje, që duhet shembur për shkak të problemeve apo të materialit. Ju si mendoni, a ka vlera arkitekturore?
Gjërat janë si t’i gjykosh. Gjithçka në Tiranë mund ta shembin. Duam ta shembim Kryeministrinë? E shembim dhe ndërtojmë një 10-katësh! Duam të shembim ish-Komitetin Qendror? E shembim! Madje u bë edhe një projekt atëherë. Nuk është kjo logjika. Ajo ka vlera në ansamblin e ndërtimeve italiane, duke filluar me maternitetin, Bankën, Teatrin, “Dajtin”, Kryeministrinë, Akademinë, Universitetin. Stadiumin e shembëm. Rama thotë që ajo është shumë e mirë, por ajo është një gjë kaq gjigante, kaq e madhe, kaq e frikshme, saqë po merr që tani pjesë mbi Bulevard. I ka ardhur kaq afër kolonave, saqë nuk ka më mashtab. Gjëja më themelore në arkitekturë, që e kanë ruajtur europianët dhe që i kanë bërë qytetet aq të këndshme, është mashtabi.
Që do të thotë?
Do të thotë raporti. Në Firence, Paris, Romë ruajnë mashtabin. Nuk ke të drejtë të bësh çfarë të duash. Edhe në New York downtown-in e kanë në qendër, por përreth janë godina të vogla. Ne nuk po ruajmë mashtabin, po ngremë lart e poshtë gjëra gjigante, që shpartallojnë gjithçka dhe nuk ka më harmoni mes gjërave. Nëse do ndërtohen ato godina që thuhen, aty pas, imagjinoni se ç’bëhet. Është “Drini”, “Plazza”, “Toptani”, si dhe gjithë qarkullimi i madh që kalon aty, sepse nuk ka ku të shkojë më. Sepse u pre sheshi dhe i gjithë qarkullimi është aty. Dhe nëse do vendosësh edhe 10 mijë banorë aty, imagjino se ç’bëhet…
Po sepse janë 6 kulla nga 30 kate…
Në mos janë më shumë. Nga njëra anë, ti ke një rrugë, që thua pedonale, për qetësi, nga ana tjetër bën një goditje të tillë. Kjo është shumë e diskutueshme. Pastaj, ajo që thotë shefi i Zjarrfikëseve është qesharake, sepse nëse ka një godinë ku zjarrfikësit mund të shkojnë lehtësisht, për vetëm dy minuta, ku rrugët janë të hapura, dyert dalin direkt në oborr…, është Teatri Kombëtar. Po ajo salla e Kishës Ortodokse që është e groposur?! Pse nuk flet ai? Po rrugicat në Tiranë që janë aq të ngushta e nuk ke se si futesh po të marrin zjarr apartamentet?! Nëse flitet për kondita, në rastin e ujit, atje duhet çuar një tubacion si i kanë normat e zjarrfikëseve dhe ca pompa. Ai mund të restaurohet dhe të qëndrojë, sepse është një vlerë e madhe. Është shumë e vështirë të bësh bilancin e gjërave. T’ia marrim këtij, t’ia japim atij, si do duket kjo e si do duket ajo. Kështu nuk bëhet. Ajo godina-hotel që është afër shtëpisë ku unë kam lindur në Paris, afër Notre Dame, është e shek. VII. Në Paris nuk është shembur asnjë godinë, edhe pse u kërcasin dërrasat. Kam shkuar, u kërcasin shkallët dhe janë më të shtrenjtat në Paris. Ato ia shtojnë vlerën, nuk ia pakësojnë vlerën.
Kemi ndjekur edhe çështjen e projektligjit…
Nuk e kam ndjekur dot, se nuk marr vesh. Nuk e ndjek dot sepse është çështje juridike. Ti edhe unë nuk e kuptojmë dot se është çështje juristësh… Nuk shpjegohet asgjë…
A është e nevojshme që çdo projekt për Tiranën apo institucione të rëndësishme në Tiranë, t’i jepet një studioje të huaj, pa kaluar më parë tek arkitektët shqiptarë? Përse të mos e ndërtonte Maks Velo, për shembull?
Ka një zhvleftësim ndaj arkitektëve shqiptarë, në mënyrë totale. Fakti është, që po të pyes ty dhe gjithë qytetarët, se kush është arkitekt i mirë tani në Tiranë, nuk di asnjë, sepse është bërë me qëllim. Por faji është i arkitektëve, sepse pas ’90-ës, arkitektët ua dorëzuan profesionin, politikanëve, sepse politikanët panë që urbanistika dhe ndërtimi janë gjëja më me fitim. 340 mijë ndërtime pa leje, të cilat kanë të gjitha firmën e një arkitekti. Arkitektët thanë: duam para dhe bëni ç’të doni dhe politikanët i zhvleftësuan. Mund t’ju them që, kur punoja në Komitetin Ekzekutiv, ne kishim kryearkitektin Koço Mio, që ishte personalitet i Tiranës. Ai i vuri të gjitha zgjidhjet, unazat… Tiranën moderne e ka bërë ai. Kryetari i Komitetit nuk ndërhynte fare në problemet e tij, shkonte ai te Kryeministri, jo kryetari i Komitetit. Sot nuk ke kryearkitekt dhe gjithë qytetin e bën kryebashkiaku. Dëgjon ti ndonjë arkitekt të hapë gojën? Nuk flet asnjë. Flasin vetëm politikanët, që janë ekspertë për arkitekturën, i dinë të gjitha, duke ditur deri te kush janë arkitektët më të mirë e kush janë më të këqijtë. Pra, këtu është një faj i dyfishtë dhe tani arkitektët nuk shprehen, por deklarata e Shoqatës së Arkitektëve ishte shumë e saktë, punë profesionale dhe nuk u mor parasysh fare. Është një gabim i madh që po bëhet dhe bëhet me qëllim. Duke ftuar këta arkitektë, ata bëjnë çfarë u thonë politikanët. Imagjinoni kullën e Korçës, ajo është një marrëzi. Si mund ta bëjë një arkitekt gjerman atë? Ai na konsideron si Afrikë ne. Ai merr paratë dhe ikën dhe as i hyn në punë fare. Ky është problemi. E kanë shumë më të lehtë me ata, se sa me arkitektin vendas.
Kush do të ishte versioni ideal për ju? Një rikonstruksion, apo një projekt i ri, një garë e re…?
Ajo tokë që kanë ata, 5200 metra katrorë apo sa është, duhet të jetë Teatër dhe zoti Fusha, që ka marrë pronën private për reth, do të ndërtojë aty. Le të ndërtohet diçka e ulët. Shumë të mirë, modeste, në harmoni dhe ta qetësojë zonën. Kjo do të ishte zgjidhja përfundimtare. Por këtu konfliktohen shumë probleme. Ata thonë që ne nuk kemi para, por nuk mund të ndërtosh Teatër me paratë e privatit, sepse ai nuk është më Teatri Kombëtar, por është Teatri “Fusha”, atje të shkruhet “Teatri Fusha”. Ka teatro privatë në botë. Një shtet ka disa simbole. Është himni, flamuri, Kryeministria, një stadium, një opera dhe një teatër. Është një nga simbolet e shtetit, nuk është diçka e diskutueshme, “edhe po, edhe jo”. Duhet ta kesh një teatër. Mendoj se aktorët kanë të drejtë…
Edhe ata janë të përçarë. Disa thonë po, disa thonë jo… A po i përdor politika në këtë përçarje?
Sigurisht që po i përdor, po i përçajnë. Do marrin fund dhe ata, nuk kam ndonjë shpresë… Por duhet të flasim edhe për projektin. Mua më kishin ftuar. Madje Rama kishte porositur të ma sillnin ftesën në dorë. Isha afër dhe kur u ngrita të shihja maketin, erdhi Veliaj dhe ministrja e Kulturës dhe më thonë: Maksi si të duket? U thashë, shumë i mirë për në Lezhë. Ata u hodhën përpjetë. Po ku janë defektet. Së pari: Ai ndërtim nuk merr parasysh sheshin përpara Teatrit. Çdo teatër në botë, në Bolshoi, në Beograd, Garnier, në Paris…, ka një shesh, që është një gjë shumë e rëndësishme: lë një takim, pret një biletë, shohim vajzat, presim të shkojmë në restorant…, pra, sheshi është një eveniment. Ky i kthen shpinën. Është një mur betoni. Dhe hyrja është nga pedonalja. Si mund të pranosh një mur betoni? E dyta: Rama gjithnjë ka bërë konkurse ndërkombëtare, ku disa herë më ka ftuar edhe në juri. Pse këtë herë nuk bëri konkurs? E treta: Në fillim, kur bëheshin konkurset ndërkombëtare, ishte rregull që studiot sillnin albumin, projektin dhe shihje fasadat, prerjet, të dhënat… Ky nuk solli asnjë album. Nuk ka një program pune. Nuk ka marrë program pune. Mirë që do bëhet teatri, po si do jetë ky teatër? Këta thonë që dhomat e grimit, të zhveshjes, etj. janë të vogla, po ajo sa i ka? Pastaj na paska bërë një sallë në tavan? Në tarracë? I thashë Maznikut: Po mirë. mor burrë, ju keni një teatër të mrekullueshëm veror te Akademia e Arteve dhe ka një muaj e gjysmë që nuk bëhet asnjë aktivitet. Ç’më ngjit mua në majë të ndërtesës? Ç’është ajo skenë në tarracë me flamuj, me lodra e me daulle?! Ku ka Teatër Kombëtar me teatër në tarracë?! Ne e kemi në tokë, ç’na duhet në tarracë?! Këta arkitektë punojnë në mënyrë spekulative. Teatri mbahej në dy pika. Ne këtu nuk bëjmë as cirk dhe as skulpturë. Si mund të mbahet një teatër në dy pika?! Mendoni se çfarë harxhi do të kenë ato dy pika për t’u ndërtuar. Këta bëjnë për lavdinë e tyre kësi lloj gjërash.
Ju thoni që një ndërtesë e tillë e rrit koston në mënyrë të panevojshme? Pra, kur thuhet 30 milionë euro, duhet të kemi parasysh…
Po nuk dihet sa mund të shkojë… Mua më la përshtypjen e një pallati kulture që bëjnë nordikët, finlandezët, suedezët… me dhoma, që kërcejnë, bëjnë lexime, teatër… Ky është si koncept. Nuk është një teatër që duhet të jetë edhe dinjitoz. Ai nuk është prezantues i shtetit. Nuk e kam të qartë. Salla brenda m’u duk pak si ajo e Kishës Ortodokse, që nuk është për teatër. Teatri është me lozha, sepse ka edhe një lloj misteri. Transmetohet nga mesjeta…, ai e rrafshon… Është tjetër gjë kinemaja, tjetër gjë teatri. Nuk e pata fort të qartë, pasi nuk pashë asnjë material. Edhe sot, ti e unë nuk kemi të dhëna.
Ju shpesh jeni përfshirë në problematika që shqetësojnë shoqërinë, me karakter kulturor, social, arkitekturor…, sa e vështirë është të fitojë mendimi qytetar, mendimi i një profesionisti përballë institucioneve, që shpesh mbajnë anën e një grupi interesi apo biznesi…?
Është shumë e vështirë. Baza e kësaj është pasiguria. Njeriu flet kur është i sigurt. Kur ke 10 milionë në bankë, mund ta thuash mendimin tënd, por nëse ti varesh nga paratë e televizionit, ti nuk flet dot. Kjo ndodh në Shqipëri. Ata marrin arkitektë të rinj, çupka të reja, djem që sapo kanë mbaruar, që nuk hapin gojë fare, sepse i heq nga puna. Nuk mund të ketë, përderisa të gjithë jemi të varur për bukën e gojës. Jashtë kundërshtojnë, sepse janë njerëz të pavarur dhe pavarësia parashikon pavarësinë ekonomike. Janë njerëz të pasur dhe e thonë mendimin e tyre me dinjitet. Por e dyta është te kultura. Ne kemi kuadro të papërgatitur…
E keni fjalën për arkitektët?
Në të gjitha fushat. Ne kemi njerëz me kualitete shumë të dobëta. Dhe ata nuk kundërshtojnë.
Artistët i kërkojnë qeverisë të tërhiqen nga projektligji dhe pastaj rinegocimi i grupit të interesit me artistët. Ju mendoni se mund të ketë realisht një tërheqje nga qeveria apo është një çështje e mbyllur ky projekt?
Unë do të kisha dashur të kishte një tërheqje. Nëse do të kishte një tërheqje, do ta rriste shumë emrin e Ramës dhe të kryebashkiakut. E kundërta do ta dëmtonte. Të gjithë bëjmë gabime, të gjithë mund të kemi një moment dobësie, por kur qytetarët e shohin që ky njeri e ka kuptuar këtë gjë, e vlerëson edhe më shumë. Unë do të dëshiroja të ndodhte kështu.
Si e parashikoni Tiranën e 20 viteve më pas, duke pasur parasysh planin ambicioz për të ndërtuar shumë kulla, 750 mijë metra katrorë kulla, në mos gaboj…?
Një nga gabimet e kryebashkiakut ishte kur tha që: A mundet një qytet të lerë të shkojë dëm një aset, duke pasur parasysh territorin. Dhe unë i them Erionit, që ti nuk je kryebashkiaku i fundit, do të ketë edhe të tjerë dhe duhet t’u lësh asete edhe atyre të tjerëve. Nëse në 2020, 2030, 2050, ti i mbaron të gjitha ndërtimet, ku do ndërtojnë ata, ku do venë ata? Në Vorë?! Kjo është e keqja. Të gjitha shtetet e zhvilluara nuk bëjnë këtë politikë. Kryebashkiakja e Parisit nuk ndërhyn në këto punë, ia lë në dorë profesionistëve. Kurse këtu, gjithçka e vendos politika. Këtu është gabimi.
Tirana 20 vjet më pas?
Mos kujtoni se janë të lehta ndryshimet e popujve, e kombeve… Janë shumë, shumë të gjata. Ta përmenda atë shishen e verës për të thënë se francezët, gjermanët, anglezët janë bërë për 2 mijë vjet, nuk janë bërë sot. Po shohim që Lindja e Mesme nuk bëhet dot. Është shumë e vështirë të bësh popuj. Tirana nuk janë godinat, janë njerëzit dhe njerëzit është shumë e vështirë t’i bësh europianë.
Ore gomar, po ti bere burg sr flisnje idiotizna, si sot, po gomari gomar ngelet edhe burg po te bej.
Sot nuk i prish pune njeriu. Gri sa e si te duash.
Sa i zgjuar ky plaku. Nje ish burgaxhi. Enveri u a dinte ketyre tipave, ai u tregonte vendin. Cfare logjike, kryebashkiaku i sotem duhet te lere vend per pasardhesit, a thua do te mbaroje territori i tiranes, apo shqiperise? Hajde mendje hajde, e mban vehten edhe per inxhinjer.
LE TE GRABISIN TOKEN DHE TE JA VENE EMRIM EDVIN ENVER KRISTAQ RAMA DHE ME NJE FOTO PERPARA TEATRIT LAL PLEHU DUKE JA FUTUR KARIN NE BYTH MERO BAZES
falemnderit zotit qe kemi akoma njerez te mencur dhe me kulture si z.Maks Velo.Me qarte dhe thjeshte nuk mund te thuhet,Teatri kombetar eshte simbol dhe si i tille duhet te qendroje si godine me vehte dhe kjo ndodh ne cdo vend te civilizuar.Tek ne eshte godine modeste,e bere nga italianet ne kohe lufte dhe provizore,por me mire ashtu sesa ne nje pallat shume katesh. Ne ato pallatet e z.Fusha mund te jete nje teater modern,alternativ,por kursesi jo nje teater kombetar.
Pse? Na cudite me kete llogjike ?
Nje barrake mund te jete teater kombetar ndersa nje ndertese bashkekohore nuk mund te jete!? Na cuditeeeeeeeeeee …
Eshte kenaqesi te degjosh kur flasin artiste arkitrkte profesioniste. Politika she politikanet duhet te degjohet profesionistet. Edhe une jam per prishjen e Teatrit dhe ndertimin e nje te riu me modern por procesi duhet te jete gjithperfshires.
Interesant! Theniet e Maks Velos jane nje himn dhe lavdi per kohen e pushtetit komunist! Me te vertete shume interesante kjo, qe tregon se ne keto 30 vjet shume genjeshtra e mashtrime na jane thene per ate kohe. Por kur vjen puna qe biseda te behet per ceshtje konkrete, jashte kontekstit historiko-politik, atehere edhe “ish te persekutuarit” si Maks Velo, i japin vlera te jashtezakonshme asaj periudhe historike. Sa me shume qe kalon koha, duket qe edhe me shume do shtohet lavdia e periudhes komuniste ne historine tone kombetare!!!
Duke u nisur nga ky koncept qe shfaq Maks Velo, mund te kuptojme se prishja e Shtepise ku u krijua Partia Komuniste ne 1941 (mbi te cilen u ndertua nje vile e shemtuar private 3 katshe), eshte as me pak e as me shume se nje KRIM ANTIKOMBETAR E ANTIHISTORIK!
RASTESISHT KALOJA NGA PALLATI I ARMINES DHE SHKELZEN BERISHES ISHIN PARKUAR MERO GELBAZA BAZE DHE SKENDER KURVA MINXHOZI ATY PRAN DHE SHIKOJSHIN NGA BALLKONI I ARMINES SE E KISHTE HEDHUR CA PALE BREAKE DHE SUTJENA ME I THA NE TEL KURSE KETA BYTHQIRET MASTURBOJSHIN NE MAKINE SI RROTA KARI -POLICIA BASHKIAKE TENTOJ TI GJOBITI PER PERSIVITET POR LAL PLEHU NDERHYRI THE SE KETA JAN KELYSH TE ME DHE LEHIN PER MUE PO PATI NEVOJE DHE LEPIJN NDONJE BYTH ATY KETU ! Flm ..VIDEO AVAILABLE IF Required!
Shyqyr qe kane mbetur akoma njerez qe gjykojne me mendje e zemer dhe jo me zorren e bythes.
Amon mer jahu, kur flet per zorr bythe ene ti mer HALABAK, mos ngelte kurve pa u tregu e nershme ?
O i Roitur.Krahason nje godine Doppo Lavoro me Veren !!! Hane Shan Hane Bagdat.Te dhjefsha Syfetin .Po ajo lloj godine do te bjere nga konstruksioni i dobet qe ka .Mendoj se jane legena ato qe e ftojne kete Derdimen te Jape Mendime!!!
Bravo Maks Velo, i sakte.
Krahaso pak tani llogjiken e Mero Veliajt me Maks Velon, si te krahasosh nje çoban dhish me nje shkencetar. E kupton o Mero sa poshte poshte te ka vene interesi dhe egoja personale?
Krahaso pak tani llogjiken e Mero Veliajt me Maks Velon, si te krahasosh nje çoban dhish me nje shkencetar. E kupton o Mero sa poshte poshte te ka vene interesi dhe egoja personale? ?
Krahaso pak tani llogjiken e Mero Veliajt me Maks Velon, si te krahasosh nje çoban dhish me nje shkencetar. E kupton o Mero sa poshte poshte te ka vene interesi dhe egoja personale? ??
Maks Velo shkencetar!? Me siguri ka zbuluar ligjin e rendeses ? ? ?
Ishte krahasim ilustrativ per te vene ne dukje diferencen. Po ku di dhia c’eshte tagjia!!!
Maks Velo eshte nje i cmendur, shikoeni rruges gjithmon vetem nuk i afrohet njeri se e dine qe nuk eshte dhe ska qene asnjehere ne regull nga trute.
Ali Asllani:
Mbylle me thon’ djemt, teper
plak njeriu
benet mendje-vogel mu si cilimiu
qenka si cdo plak
ena pa kapak!
Nuk kam deshire te replikoj apo kundershtoj, por nje gje dua ta them! Eshte ligj i natyres, qe levizja eshte vete jeta dhe askush prej nesh nuk e kunderston dote! Tani ti thua se! Duam ta shembim k/ministrine? E shembim dhe ndertojme nje 10 katesh!? Edhe une te them: Po te isha ne ate pozicion qe te kisha mundesi te jepja nje urdher dhe po te kisha mundesi financiare, jo vetem k/ministrine, por edhe nje pallatin e kultures e nje numer objektesh qe nuk i qendrojne kohes dhe nuk harmonizohen me ambjentin per rreth do ti kisha rrafshuar nje ore e me pare. Flas si nje qytetare i zakonshem! Tipari dallus i Tiranes dhe jo vetem i saj, por edhe jo per faj te saj eshte se nga e kaluara, ne fizionomine e ketij qyteti nuk egzistone qofte edhe nje objekt me arkitekture te admirushme moderne europiane, ashtu sic egzistojne ne gjithe boten perendimore, por edhe ne vendet per rreth. Ky brez i cili ndodhet sot ne krye te puneve te ketij qyteti, i zgjedhur me vote plebishitare, ka tegrin ligjor qe te bej dhe gjithe ndryshimet e nevojshme e te domosdoshme ne kete qytet. Ndryshimet qe kerkojne te bejne jane te tilla te cilat te jene multifunksionale dhe ti pergjigjen kerkesave te kohes . Sipas mundesive dhe ne menyre graduale ata po perpiqen qe ketij qyteti ti japin nje fizionomi autentike , por edhe moderne europiane. Askush nga ne qytetaret e zakonshem por edhe ju si specialiste nuk jeni ne gjendje te argumentoni mbajtjen ne kembe te nje rrangalle te tille sic eshte i famshmi Teater kombetar!? Ku qendron vlera e tij historike apo arkitekturore? A po ai ka nje vlere, ate “nostalgjike” per nje grusht artistesh dhe njerezish te cilet nuk ndahen dote lehte nga e kaluara!? Pikerisht per kete duhet te mbahet peng e ardhmja e planit rregullus te qytetit te Tiranes!?
Dhe pas 30 vjetesh do te vije nje shqiptar po aq kar sa ty Jimi dhe do thote per ate qe do ndertosh ti sot:
Nuk eshte moderne! Ta prishim!
Madje po te isha une si ai i pas 30 vjetesh nuk do ta prishja vete por do ta jepja ty ta prishje me kazem deri sa te te dilte shpirti nga bytha!
..diskutim dhe argumentim profesional..bravo!
Mendim i sakte profesionisti.Bravo MAX!Jepini Cesarit ate qe i takon!
Maks Velo respekte per qytetarine, respekte per profesionalizmin.
Cfare krahasimi, ndertesa e km me ndertesen e teatrit popullor, si nata me diten, nje ndertese moderne me nje kasolle. Cfare ti thuash ketij debili, te cilin edhe burgu nuk e solli ne take tuke.