Vetëvendosje përplaset me Thaçin: Në Bruksel nuk e përfaqëson Kosovën

24 Qershor 2018, 17:08Rajoni TEMA

Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk është personi i duhur për të udhëhequr dialogun me Serbinë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Në një konferencë për media, deputetja e kësaj partie, Albulena Haxhiu përmendi një sërë marrëveshjesh të arritura në kuadër të dialogut në Bruksel, të cilat ajo i cilësoi si të dëmshme.

Ajo tha se sot në Bruksel, ku Thaçi takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, nuk e përfaqëson shtetin e Kosovës, por veten.

“Thaçi sot në takim me (Aleksandar) Vuçiqin nuk përfaqëson Kosovën, ai mundet veç veten të përfaqësojë atje. Kosovës i duhet një bilanc.

Duhet një pasqyrë e plotë për marrëveshjet nga Energjia te Telekomunikacioni, nga liria e lëvizjes te njohja e diplomave, nga policia e gjyqësia në veri te përfaqësimi diplomatik i ndërsjellë, nga menaxhimi i përbashkët i kufirit e deri te denominimi antikushtetues i Republikës së Kosovës (fusnota).

Hashim Thaçi duhet të ndalet, askush nuk mundet të pranojë dëme të reja për avazet e vjetra të tij”, tha deputetja Haxhiu.

Ndërkaq, nënkryetarja e Vetëvendosjes, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku tha se presidenti Hashim Thaçi është president jokonsensual.

“Me një president jokonsensual dhe jokredibil, i cili ka nënshkruar marrëveshje të dëmshme si ajo për ‘Zajednicën’ (Asociacionin) dhe pa u bërë një bilanc për të gjitha marrëveshjet e arritura deri tani pala e Kosovës do të vazhdojë me kompromise të reja”, tha Fatmire Mulhaxha-Kollçaku.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi gjendet në Bruksel për të marrë pjesë në një raund të ri të bisedimeve me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, takim që ndërmjetësohet nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini.

4 komente në “Vetëvendosje përplaset me Thaçin: Në Bruksel nuk e përfaqëson Kosovën”

  1. says:

    Bisedime konstruktive ka atëher kur Serbia të njoh Republikën e Kosovës dhe Kosova të njoh Republikën Sërbe

  2. Baliu says:

    Prostidenti Hashum Taqi eshte krejtdebil per bisedime per qeshtje te brendeshme te Kosoves, qe njekohesisht ndodhet ne krye te listes se te akuzuarve te Gjykates Speciale, e cila vetem sa nuk ia ka filluar punes per hir te “stabilitetit” te vendit. Lopari i Brojes nenshkruan fitore histerike, e kuvendi mandej me gasmaska ne ftyre ne oret e mbasmesnates i “miraton” ato fitore. Ne nje komedi te Molierit mjeku e pyet te semurin: Prej qka lengon? I semuri thot: Nga zemra. Kjo eshte mire thot mjeku, po tjeter? Lengoj nga mushkerite thot i semuri. Kjo eshte mire thot mjeku, po tjeter? Lengoj nga veshket thot i semuri. Edhe kjo eshte mire thot mjeku. I semuri ia kthen: Zoteri mjek, jam i lumtur qe po vdes prej gjith ketyre te mirave.

  3. Adriatiku says:

    Albin Qebja përfaqëson Kosovën hahahaha, një,, nacionalist “që është rritur me serb dhe virgjinitetin e ka prish me serbë është hipokri të flas për të madhin Hashim Thaçi.
    Është e drejt e çdokujt që martoj atë që do por asnjëherë në nacionalist gjerman, rus, norwegjez apo çka do tjetër nuk marton një nacionalitet tjetër dhe aq më pak një bashkëshorte me prindër serb (dmth të një populli armik. Kjo tregon qe ky është një zagar që flet fjalë të mëdha, fjalë populiste që ka gjetur popullin qe ndegjon demagogjinë e tij se një vend tjetër do ishte i pa njohur.

  4. Beg Berisha says:

    Baliu, juve ja paska pjerdhur trurin blloku i serbofileve VV të cilët janë rritur në prehrin e Radosavav dhe pa dyshim që një numër i tyre ka gene serbe dhe gjaku i thërret.
    Gjykata speciale do gjykon djemtë dhe vajzat ma te mira te Kosovës të cilët vranë ndyrësira kaloburatoret që ven ne grackë shumë shqiptar, po ske faj ti sepse je njeri që jeton në mes të serbofileve.
    Hashim Thaçi është një legjendë e gjallë që ty dhe shumë të tjerëve të llojit tuaj ju dhemb sepse ja hjeku Mirosllavat nga nëna e motra për ate jeni të mllefosur.
    Secili e dijë se ka shqiptar të mençur e të zgjuar por Hashim Thaçi është më patriot me i zgjuar se të gjithë politikane qe ka pas Kosova deri tash, prandaj ulë bishtin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje