Ky është momenti tronditës kur një 15 vjeçar u tërhoq zvarrë dhe u godit për vdekje me thikë nga një bandë.
Sipas policisë i riu mendohet se është vrarë gabimisht pasi banda e ka ngatërruar me një person tjetër që ishte përfshirë një video seksi.
Dhe për këtë udhëheqësit e bandës po kërkojnë falje në rrjetet sociale.
Hetuesit besojnë se 15 vjeçari Lesandro Guzman-Feliz mund të ketë ngatërruar me një burrë tjetër në një video seksi që është hedhur online, përpara se të therej jashtë Zesarina Grocery në orën 11.40 të mërkurën.
Nëna e tij, Leandra Feliz, 48-vjeç, e përshkroi djalin e saj si një fëmijë “i ëmbël” pa lidhje me bandat dhe që e kishin regjistruar në një program NYPD për t’u bërë oficer policie.
‘Ëndrra e tij në të ardhmen ishte të bëhej një detektiv’, tha ajo për Neë York Post. “Që kur ishte pesë vjeç, më tha; mami, dua të jem polic”. (TemA)
Adoleshentët se kuptojn jetën. Për një ndarje dashurie i japin fund kësaj bote