Mbetet mister emri i biznesmenit që porositi makinat ‘Toyota Auris’ të mbushura me 3.4 milionë euro të kapura dje në Portin e Durrësit, që dyshohet se kanë origjinë nga trafiku i drogës. Biznesmeni nuk u paraqit t’i tërhiqte, pasi operacioni u dekonspirua nga Lulzim Basha 4 ditë më pare në Kuvend.
Makinat e mbushura me euro u sekuestruan dje në orën 15: 00 në portin e Durrësit, sapo zbritën nga trageti i linjës Bari- Durrës, në porosi të një biznesmeni.
Report TV bën me dije se nga burime nga policia, mësohet se janë arrestuar tre persona, pronari i kamionit që transportonte 9 makina, 7 ‘Toyota Auris’, një makinë ‘Opel’ dhe një ‘Alfa Romeo’, si dhe dy shoferët, por me mister mbulohet emri i biznesmenit që kishte porositur këtë ngarkesë.
Report TV arriti të zbardhë dje dëshminë e Edi Likës, pronari i kamionit transportues, i cili mësohet të ketë deklaruar se nuk ka dijeni për sasinë e parave, por ka zbatuar vetëm porosinë sipas kontratës për transportin e makinave.
“Nuk kam asnjë lidhje dhe dijeni për paratë, kam kryer thjesht transportin. Ishim të kontraktuar nga një biznesmen, kundrejt pagesës për të bërë transportin”, tha pronari i kompanisë që transportoi makinat, Edi Lika
Kjo dëshmi ngre dyshime dhe pikëpyetje të mëdha lidhur me biznesmenin shqiptar që porosit makina të mbushura me euro. Edhe dy shoferët e kamionit, Klevi Cani dhe Agim Ceka janë arrestuar, ndërsa nga burime konfidenciale mësohet të kenë deklaruar se nuk kanë pasur dijeni për paratë, ndërsa kanë dhënë edhe detaje në lidhje me itinerarin e përshkruar me kamion.
Nuk dihet se përse ndërhyrja e policisë u bë në Portin e Durrësit sapo kamioni mbërriti dhe nuk u prit të shkonte deri në destinacionin final, te porositësi për të zbuluar edhe pronarin e parave, por dyshohet se kjo ndërhyrje është nxituar për shkak të dekonspirimit.
4 ditë më parë, ditën e enjte nga foltorja e Kuvendit, kreu i PD-së, Lulzim Basha, dekonspiroi këtë superoperacion, duke u shprehur se policia ka kapur një makinë ‘Toyota Yaris’ me 1. 5 milionë euro brenda, sa ishte edhe informacioni paraprak, dhe këtë ai ja atribuoi deputetit socialist, Taulant Balla. Ky dekonspirim me informacion të saktë, që dyshohet se ka rrjedhur nga radhët e policisë, ka dëmtuar këtë superoperacion dhe hetimet që po zhvilloheshin për të.
“Ky (Balla) ka qenë në Gjermani para tre ditësh, mbajeni mend dhe ka porositur një ‘Toyota Yaris’ por ta kanë zbuluar bashkë me 1.5 nln euro e drogës brenda, do e shikosh se çfarë do të tundet para hundës shumë shpejt”, tha Lulzim Basha ditën e enjte në Kuvend
Duket se dekonspirimi nga ana e Bashës i ka dhënë kohë poseduesve të parave që të mirëmendojnë dhe të tërhiqen nga transporti i këtyre parave, duke lënë mister edhe zotëruesin e tyre. Policia tregohet hermetike në lidhje me emrin e biznesmenit, si edhe për faktin nëse kanë nisur hetime për dekonspirimin dhe kush ia dha këtë informacion të saktë kreut të opozitës.
Shuma që përllogaritet 3.4 milionë euro ishin të fshehur në dy makina ‘Toyota Auris’, të cilat ishin të ngarkuara në një kamion që transportonte edhe 7 makina të tjera.
Dyert e para të këtyre makinave ishin përshtatur nga trafikantët në formën që paratë mos të zbuloheshin, por duket se policia ka pasur informacion për të gjithë lëvizjen e tyre dhe i ka mbajtur në vëzhgim gjatë gjithë kohës, që nga vendi i origjinës e deri në mbërritjen në Shqipëri, ku dhe operacioni u dekonspirua.
Dosja hetimore u mor fillimisht në shqyrtim nga prokurori Sokol Nishani, vëllai i ish-presidentit Bujar Nishani, por tashmë dosja i ka kaluar hetuesve të Task-Forcë, duke ia hequr vëllait të ish-presidentit.
Prokuroria a do I mari deshmi Lul bashes ku e kishte mare informacionin? apo edhe kesaj radhe do shpetoj PA lagur.nese lufta kunder korrupsionit duhet Te kete perparsi shume tendera dhe koncesione kullojne korrupsion pushteti lokal eshte Teresisht I mberthyer nga korrupsioni kurse reforma ne drejtesi eshte fasade shume prokurore dhe gjykatesa do I shpetojne vetingut sepse shume I kane pasurite ne emra te tjere dhe llogari bankare jasht shtetit
Prokuror Sokol Nishani , vellai i Jar Nishanit…… E gjen dot njeri kush e ka DEKOSPIRUAR aksionin e Policise…… Bahhhhhh enighme me 1 te panjohur. Sojol Nishani del rezultati bie ne kurthin e ngritur dhe me stil largohet nga Prokuroria. Tung
Lul Basha i shpetoj drogaxhinjte e tij duke e bere publik aksionin e policise. Lulzim Basha bashkepunetor i ketyre trafikanteve. Lajmin e ka marre vesh pasi makinat jane vene ne traget dhe pastaj i ka njoftuar trafikantet e tijn publikisht sepse nuk donte te dekonspirohej duke i nioftuar me telefon. Duhet hapur hetim per Lulzim Bashen.
Ua sa e veshtire per te gjetur se kush eshte prositesi i tojotave!!!!!!!!!!!!!!! Eshte i shkruar bleresi tek fatura qe shoqeron ngarkesen lol. Sa per parate brenda ne Tojota nuk mund te akuzosh bleresin nese nuk ka fakte te tjera pervec blerjes se makinave.
O gelboqe, ja le fajin bashes hahaha. I madhe je. Gelboqja me e madhe ne media, pas gelboqes bolino, ti je. Me I madhi
Mbetet mister,sepse porositesi eshte ne pushttet.
Edhe porositesi i 613 kg kokaine,mbeti po mister!
Edhe vrasja Artan Santos ne mes te dites,mbeti
po mister!
O gazeta late nam duke mbrojt policine.
Mirë kete operacion e dekonspiroi Basha,po kokainen me banane kush e dekonspiroi qe policia nuk e ruajti per te pare se ku ishte destinacioni final dhe kush ishte i implikuar? Thuaje thjesht,policia eshte e kapur nga politika dhe kan frike te heqin petet lakrorit se eshte e sigurt qe dalin nga te dyja ante te perfshire PD &PS vende vende dhe LSI.Ketu eshte bere vertet si Kolumbia e Escobarit njehere e nje kohe ku shteti ka frike te luftoje grupet kriminale sepse kto grupe jane bere me te fuqishme se shteti!
Me pak fjale kto grupe i mbeshteti politika si fillim,por tani i kane dal jashte kontrollit dhe kjo klase politike dhe kjo qeveri,as nuk din dhe as nuk ka me mundesi
ti shkaterroj grupet kriminale.Gjynah si e kane katandis kete vend.
Ka ardhur koha të dimë të vërtetën për të gjitha sa po shikojmë e dëgjojmë në Shqipëri.Nëse ka patur një operacion ndërkombëtar dhe është dekonspiruar nga Basha ky duhet të arrestohet menjëherë e të përgjigjet penalisht.Nuk mund të bësh politikë duke tradhëtuar policinë.Gjithashtu duhet të përgjigjen penalisht dhe burimet nga dalin informacionet sekrete që çojnë në dështimin e operacioneve të policisë.Vetëm kështu do arrihet të shkohet tek peshqit e mëdhenj që për fat të keq gjithmonë janë mbrojtur nga politika e korruptuar.
Po shikoni se mos ka lidhje edhe me Bujar Nishanin se i vellai qenka prokuror e shoqa gjyqtare dhe keto para mund te jen nis dhe qe pa veshtiresi do ti pervehtesonte familja Nishani , dhe qe e moren vesh qe qeveria i diktoj dhe nishanlliu futi Lulin per ti dekonspiruar qe ta ngatrronte sa te mundet kete pune se Luli vetem ngatrresa dhe genjeshtra din me ba .
Me falni…
Po perse nuk meret ne pyetje Luli …
Ai duhet ta dije mire kush e dekospiroi aksionin.
KAMBANE ALARMI PER QEVERINE DHE LIGJZBATIMIN SHQIPTAR !
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Kane kaluar mbi 10 vjet kur jo Mero Baze por mbreti i shtypit boteror “ The New York Times” me 15 mars 2008 diten tragjike te krimit makaber te Hiroshimes shqiptare, Gerdecit, diten e ekzekutimit pa gjyq te 26 shqiptareve te pafajshem perfshi bebe ne barkun e nenes, te plagosjes se qindra te tjereve dhe rrenimi nga themelet i nje fshati te tere nga ish-ministri i Mbrojtjes se Sali Berishes, Fatmir Mehdiu dhe i biri i tij biologjik Shkelzen Berisha, denonconte ne kryeartikullun e saj “ kete Mafie qe ka dale krejt jashte kontrollit” te tij !
Kane kaluar mbi 17 vjet kur dy gazetat konservatore, te djathta “ The Times” dhe “ “ Independent” te Londres e quanin qeverine e Sali Berishes “Bande Gangsteresh” e ajo na ben kryehetuesin dhe kryeanalistín zhurmues te kesaj Bande rreth kesaj analize, ketij kushtrimi atdhetar e qytetar te Tema dhe Mero Bazes per dekonspirimin e operacioneve te rendesishme te sherbimeve ligjzbatuese aleate dhe shqiptare nga Sali Berisha dhe qehajai i tij ne krye te Partise Babale te ketyre Havaleve jo vetem te Shqiperise por edhe te vete PD-se, qe eshte kthyer ne nje celule, ne nje sltoparlant e fabrike te fake news, mashtrimeve dhe intrigave djallezore te Sputnikut, RIA= KGB-se dhe GRU-se se Vladimir Putinit !
A e dini se ishte vete Sali Berisha qe sabotoi nje operación te policise shqiptare ne veprim e siper nga infirmacionet sekrete te kryprokurorit te Krimeve te Renda Besim Hajdarmataj !
A e dini se ishte po ku kryprokuhor i krimeve te renda ne bashkepunim me kryeprokuhorin e Shqiperise Adriatik Palla qe me urdher te padroneve te tyre politike mbyllen hetimet per rreth 90 kilograme kokaine kolumbiane !?
A e dini se i njejti Kruprokuhor i Krimeve te Renda u orvat te sabotonte dhe dergoi per hetim ne Prokurorine e Durresit per sasine me te madhe ne historine e Shqiperise te 613 kiligrame kokaine te kapur nga policia shqiptare ne bashkepunim me agjencite ligjzbatuese partnere me DEA-n syshqiponje amerikane nga e njejta kompani e 90 kilogrameve te para disa viteve !?
A e dini se po ky krye- prokuhor i kryepeshkut te krimit te organizuar, i Bandes se Gangstereve dhe kesaj Mafia krejt jashte kontrollit, Sali Berishes dhe Korporates se tij politike e biologjike te krimit e korrupsionit vazhdon te jete akoma prokuhor ne Prokuririne e Pergjitheshme!?
Analiza dhe kushtrimi per vigjilence, hetim rrenjesor te kujtdo qe dekonspiron operacione te tilla, perfshi Lulezim Fazlicin e Dali Karaxhicin eshte nje kambane alarmi per qeverine, ministrine Brendshme, Prokurorine e Pergjithshme, per SHISH-in per te hetuar me themel e ndeshkuar ashper cimkat e Sali Berishes dhe Lulezim Bashicit ne cilendo hallke te ketyre proceseve.
Cimka e mafioze te tilla nuk kane e nuk duhet te kene vend ne asnje hallke te ligjzbatmit shqiptar. Nese shperdorojne detyren dhe shkelin ligjet e shtetit shqiptar ata jo vetem duhen spastruar, por edhe denuar ashper me gjithe fuqine e ligjit shqiptar dhe nderkombetar!
Askush nuk eshte mbi Ligjin !
I madh Luli . Ndihme me te madhe nuk mund ti jepte Ballës . E çliroi nga pergjegjesia si garant . O bijt e brigadierëve , sa letyra dhe te pështirë jeni .
D.m.th dy makinat nuk kane adrese mberritje me emer,mbiemer.Shoferet do t’i jepnin kuturu kush te dilte t’i kerkonte.Bravo policia per zbulimin.
Tani na perktheni fjalen bisnesmen ne shqip
Sepse sa here qe e perdorni shoqerohet nga nje krim,trafik,korrupsion etjer
Ka dekonspirim nga individë pjestarë të policisë së shtetit që janë pjesë e strukturave të krimit ekonomiko financiar, për të cilën edhe sh.ç.b.a ka përgjegjësi mendoj.
Pavarësisht sa më sipër zbulimi dhe realizimi i flagrancës për këte vepër penale dhe autorëve të tyre është eskluzivitet i punës investikative të strukturave të policisë së shtetit në bashkëpunim me homologët evropiano prendimore.
Mendoj se përsoni që i ka dhënë informacionin Lulit është i inkuadruar në strukturat e mësipërme, por në substancë ka konsumuar vepër penale .