Ekipet e shpëtimit po kërkojnë për 12 anëtarë të një ekipi futbolli së bashku me trajnerin e tyre që mendohet të jenë të bllokuar në një shpellë në veri të Tajlandës.
Autoritetet besojnë se djemtë, se djemtë e moshës nga 11 deri në 15 vjeç, dhe trajneri i tyre 25-vjeç, janë zhdukur pas përfundimit të ushtrimeve. Biçikletat, atletet dhe sendet e tjera, janë gjetur para shpellës Tam Luang Nang Non.
Ata ishin të bllokuar kur shiu i madh përmbyti zonën dhe një lumë në hyrjen e shpellës erdhi me rëmbim, por një zyrtar lokal tha se besonte se ata ishin ende gjallë.
Shpella është një atraksion turistik që shkon për shumë kilometra në tokë.
Kërkimet kanë filluar pasi nëna e njërit nga adoleshentët ka lajmëruar rastin në polici, se djali i saj nuk është kthyer në shtëpi pas trajnimit.
Sipas gazetës Bangkok Post, vizitorët duhet të kalojnë një përrua të vogël për të hyrë në Tham Luang Nang Non, duke e bërë atë të paarritshëm nëse ka përmbytje rrjedh.
Ekipet e zhytësve nuk kanë arritur të futen në thellësi të shpellës, ku dyshohet se fëmijët së bashku me trajnerin kanë mbetur të ngujuar, ka njoftuar zyrtari i parkut nacional ku edhe gjendet shpella, Kamolcha Koch.
Policia ka shtuar se kanë në shpellë kanë gjetur gjurmë të djemve të zhdukur, njëri nga baballarët e djemve të zhdukur ka deklaruar se shpreson se fëmijët kanë mbetur të ngecur në shpellë, dhe se gjenden diku në një zonë më të sigurt dhe po presion ekipet e shpëtimtarëve.
Kjo shpellë shpesh përmbyset për shkak të reshjeve të mëdha të shiut që në Tajlandë zgjasin për më shumë se shtatë muaj. Ajo është rreth tetë kilometra e gjatë. (TemA TV)