“Të dashur miq…”, ngjashmëria Berisha – Nishani në ligjërimin post-pushtet

25 Qershor 2018, 14:27Politika TEMA

Bujar Nishani, ish-presidenti i PD-së për një mandat 5-vjeçar, periudhën post-presidenciale po e shoqëron, sipas pozicionit partiak të cilin e mbajti dhe konsumoi fort edhe gjatë të qënit kryetar shteti, me denoncimin e qeverisjes.

E bën këtë rregullisht dhe (jo)çuditërisht fiks me gjuhën e ish-kryeministrit Berisha. Pak më e kultivuar gjithsesi, por në format po ai. Dhe detaji më kuptimplotë është nisja, me fjalët ledhatuese “të dashur miq”.

Berisha:  Te dashur miq, pas dekalogut, pra 10 kushteve te Gjermanise, nje jo kategorike e terminologjise ushtarake e parlamentit te Mbreterise se Hollandes per hapjen e negociatave me Shqiperine….

Nishani: Të dashur miq, media zbuloj para pak kohësh se Shqipëria është ofruar të ndërtoj në territorin e saj kampe pritjeje dhe strehimi për refugjatët që vijojnë të largohen nga Siria, Iraku, Afganistani dhe vende të tjera të atij rajoni….

Pra, siç shihet, të dy figurat e një sigle politike, njëri ish-kryeministër e ish-president, e tjetri ish-president, si me marrëveshje a si nga një instikt e njëherësh kulturë e përbashkët politike, ofrojnë të njëjtin ligjërim, të formatuar dhe tekstualisht.

Pos kësaj, ndër “ish”-ët e nivelit më të lartë të drejtimshtetit, Berisha e Nishani janë të vetmit që kanë zgjedhur të jenë të angazhuar në politikën e ditës, të padiktuar nga të qënit shtetar për një kohë të gjatë.

Nuk ndodh kjo me Nanon, Mejdanin, Meksin, Moisiun a dikë tjetër të ngjashëm me ta. Protagonizmi i tyre është periferik dhe jo kaq politik, sa rasti i dyshes demokrate. (tesheshi)

2 komente në ““Të dashur miq…”, ngjashmëria Berisha – Nishani në ligjërimin post-pushtet”

  1. peoples says:

    Ky Jari eshte nderi i shoqates LABERIA.Ata e nderuan para ca kohesh…….Krenaria e Laberise

  2. Alidemsi vjeter says:

    Gjenetikisht komuniste(Enveriste),njeri tropojan dhe tjetri camo-libohovit me mbiemrin MEHMETI . Te dy te perfshire ne “luften per nje politike te pamvarur ne dobi te popullit shqiptar” te lodhur mjaft sidomos nga keta te dy pikerisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje