Vrasja e një politikani çon në pranga të gjithë policët e qytetit

26 Qershor 2018, 14:05Bota TEMA

E gjithë forca policore e një qyteti në Meksikë u vu në pranga, pasi dyshohen sit ë përfshirë në vrasjen e një kandidati për bashkinë e qytetit. Të 28 policët e Ocampos-s u arrestuan nga kolegët e tyre të shërbimit të brendshëm, raporton Reuters.

Mediat lokale raportojnë se ata dyshohen si bashkëpunëtorë në vrasjen e Fernando Angeles Juarez, i cili kishte kandiduar për postin e kryetarit të bashkisë së qytetit të trazuar me 24 mijë banorë.

Pas vrasjes së tij, autoritetet u përpoqën të burgosin Oscar Gonzalez Garcia, sekretari për sigurinë publike në Ocampo. Mëngjesin e së dielës, Garcia së bashku me 27 policët nën drejtimin e tij u vunë në pranga.

Të dielën e ardhshme, Meksika mban zgjedhjet, në të cilat do të zgjidhen 3400 drejtues shtetërorë dhe vendorë. Fushata që u paraprin këtyre zgjedhjeve është një nga më të përgjakshmet në historinë e Meksikës, me dhjetëra politikanë, kandidatë dhe aktivistë të vrarë.

Në total, 113 politikanë janë vrarë që nga shtatori 2017 deri në maj 2018.  (TemA TV)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje