Një palë çorape për të nderuar mikun që erdhi për vizitë

26 Qershor 2018, 09:26Bota TEMA

“Më erdhi një mik i madh për të më takuar sot”, shkruajti në rrjetin shoqëror Tuitter, ish-presidenti amerikan George HB Bush.

Miku ishte ish-presidenti tjetër amerikan, Bill Clinton.

“Për fat të mirë kisha një palë çorape të lara me fytyrën e Bill Clintonit për të nderuar ngjarjen e shënuar”, shtoi me humor Bushi i Vjetër.

Në fotografinë shoqëruese më lart, që krijoi humor në rrjet, Bill Clinton është përkulur duke ia përveshur palën e pantallonave që dalin në pah çorapet me fytyrën e tij.

Clinton, një demokrat nga Arkansasi, e mundi presidentin republikan Bush në zgjedhjet presidenciale të vitet 1992.

Mirëpo të dy janë bërë miq të ngushtë e bashkëpjesëmarrës në shumë veprimtari humanitare të përbashkëta në dy dekadat e fundit.

Miqësia mes tyre, është pjesë e një tradite të bukur amerikane që shumë vëzhgues shpresojnë që të mos humbasë.

“Tani është autor shumë i lexuar”, tha Bush me shpoti për ish-presidentin Clinton që këtë verë ka botuar një roman të verdhë, në të cilin presidenti i Shteteve të Bashkuara papritmas zhduket dhe askush nuk e di se ku ndodhet. (Ruben Avxhiu)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje