BE liberalizon vizat për Kosovën? Ja vendimi sipas burimeve

27 Qershor 2018, 17:03Rajoni TEMA

Komisioni Evropian nesër pritet ta publikojë raportin për liberalizimin e vizave me Kosovën.

Ky raport pritet të dëshmojë nëse Kosova i ka plotësuar kriterin e fundit për vizat, luftimin e krimit të organizuar dhe të korrupsionit.

Burime të “Indeksonline”, të afërta me ministrinë e Punëve të Jashtme në Kosovë bëjnë të ditur se raporti do të jetë pozitiv.

Komisioni Evropian do t’i hapë rrugën Kosovës për liberalizimin e vizave duke e futur vendin tonë në fazën përfundimtare drejt liberalizimit”, thonë burimet.

Fundi i këtij viti pritet të jetë koha kur kosovarët do të lëvizin pa viza në shtetet e zonës së Shengenit.

1 komente në “BE liberalizon vizat për Kosovën? Ja vendimi sipas burimeve”

  1. Edlira says:

    Peshku ne det,tigani ne zjarr…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje