Vrau gruan në mënyrë barbare duke e goditur 39 herë me sëpatë, shqiptari dërgohet në spital psikiatrik

26 Qershor 2018, 12:01Rajoni TEMA

Gjykata e Bonit ne Gjermani ka marrë vendimin për shqiptarin nga Kosova, i cili ka lënë të vdekur bashkëshorten e tij pasi e ka goditur 39 herë me sëpatë, të mos dënohet me burg, por të dërgohet në një spital psikiatrik.

Krimi i rëndë në familje ndodhi në 1 tetor të vitit të kaluar në Sieburg të Gjermanisë.

37-vjeçari nga Kosova mori sëpatën dhe goditi gruan e tij rreth 39 herë në kokë dhe në qafë, duke e lënë atë të vdekur.

Bashkëshortja e tij kishte 6 javë që ishte shpërngulur ne Gjermani dhe jetonte me të.

37-vjeçari punonte në një kuzhinë hoteliere dhe dyshonte se gruaja e tij donte dikë tjetër.

Sipas vlerësimit psikiatrik, autori i krimit vuante nga një stresi postraumatik dhe në të kaluarën ishte trajtuar me medikamente.

Pas krimit, ai pohoi se arsyeja që e drejtoi atë drejt krimit ishte sjellja provokuese e bashkëshortes ndaj tij.(TemA TV)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje