Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev ka deklaruar se nëse referendumi për emrin nuk ka sukses, atëherë është i vendosur se do të japë dorëheqjen.
“Po, do të largohem nga pozita e kryeministrit, nëse nuk ka sukses referendumi. Por jam i sigurt se do të ketë sukses.
Pres përqindje serioze 75-85%, në pajtueshmëri me atë se sa janë deklaruar qytetarët për anëtarësim në BE dhe NATO.
Qytetarët nuk kanë çfarë të zgjedhin, nuk kanë alternativë tjetër.
Ata vetëm duhet ta konfirmojnë se duan që Maqedonia të anëtarësohet në BE dhe NATO”, tha Zaev.
Referendumi për emrin e ri të Maqedonisë pritet që të mbahet së shpejti, për shkak se presidenti Ivanov nuk e firmos marrëveshjen e Zaev me Tsipras, edhe pse Parlamenti maqedonas e ka miratuar këtë marrëveshje.
(TemA)