Ministri kosovar ofron rrogën e tij, për të paguar gjobën e Shaqirit dhe Xhakës (ata marrin miliona euro në vit)

25 Qershor 2018, 21:25Rajoni TEMA

Gjobat e vendosura ndaj dy lojtarëve shqiptarë nga Kosova, që përfaqësojnë Zvicrën në Kupën e Botës “Rusi 2018”, duket se e kanë gjetur një kontribues, i gatshëm të paguajë për shlyerjen e një pjese të tyre.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë, Bajram Hasani ka vendosur që pagën e tij ta japë për të paguar një pjesë të gjobës së Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit, të cilët u dënuan nga FIFA për shkak të gjestit të shqiponjës dykrenare në vazhdën e festimeve të golave të tyre që i dhanë fitoren 2-1 Zvicrës në përballjen me Serbinë.

Përmes një postimi në Facebook, ministri që edhe vet vjen nga Gjilani, vendlindja e Shaqirit, ka thënë se emocionet që ata u dhanë të gjithë shqiptarëve nuk paguhen me parà.

“Nuk paguhen me parà emocionet që na dhanë Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri, kur festuan me shqiponjë, pas golave të tyre në ndeshjen Zvicër-Serbi. Ata u dënuan vetëm sepse nuk harruan rrënjët e tyre, nuk harruan nga vijnë. Jo se ata nuk i kanë mundësitë financiare për ta paguar një dënim të tillë, por ndjenja e krenarisë që na dhanë me golat e tyre, më bën të ndihem i detyruar që një pagë timen ta ndaj për pagesën e kësaj gjobe. Vazhdoni djema e na bëni krenarë!”, shkruan ministri Hasani në Facebook.

8 komente në “Ministri kosovar ofron rrogën e tij, për të paguar gjobën e Shaqirit dhe Xhakës (ata marrin miliona euro në vit)”

  1. Turi says:

    Bravo! Te gjithe duhet te kontribuojme. Te hapet nje llogari online. Kujdes nga ata qe mund te perfitojne. Duhet te shkojne direkt tek Xhaka e Shaqiri.

  2. evgjitngrenesi says:

    të lumtë zotri! nuk e di nëse je hajdut apo jo ,por bravo të qoftë! këtë duhet ta kishte bërë rama ose dukë-legeni i federatës! 0,0001% të lekëve të vjedhura do jepnit o qelbësira !

  3. Lili says:

    Ne vend te rroges kerko si shteti i serbise kerkoj per ne ,kerko pra qe fifa te hetoje lojtarin serbe qe beri 3 gjishtat ,qe eshte fyerje per shqiptaret . Vepro aty ku duhet tek fifa si minister,se per bamiresi nuk kane nevoje djemte tone,kane nevoje per shtet…

  4. Skrapari says:

    Ky eshte shembull per tu mar dhe komentuar jo perbudalliqe qe nuk kan lidhje dhe una jam gati te kontribon per kete gjob cuna qe na behin krenar poltikanet intelktual duhen dhe ata te koruptuar duhet te behen nje shembull i mir per jeten qe behin se nje meter do zen ne fund komb nje kombetare una jam una jam
    Per bashkim jo per ndarje flm

  5. Shqipetari says:

    Bravo Hasani,
    Dhe ti na bere me krenar per kete xhest. Bravo dhe njehere.
    Jam krenar qe jam shqipetar.

  6. Shqiponja says:

    Le tua tnyejme turinjte serbeve gjithmone , dhe le te na denoje UEFA apo FIFA , pak rendesj ka , ne histori nuk shkruhen dhe kujtohen gjobat , por fitoret historike ,golat historike te Xhakes , Shaqirit por dhe Sokol Kushtes me Falmurtarin e Vlores ne 1986-en brenda ne Beograd ……..
    Gabim fatal i FIFA-s , te qifsha Giani Ifantino qe eshte zviseran , me te njejten llogjike le te therasi dhe serbet dhe te japin llogari se cdo te tregojne me tre gishta ????? Ska rendesi le tu vene gjoba , rendesi ka qe hane shpulla , dhe shperthejne rebelohen dhe nrvozohen ,tregon se nuk u eshte mjekuar akoma shqyerja ebythes ane 1999………..u dhemb akoma

  7. Loni says:

    Po te hapet nje llogari on Line, do jape ndihmen time modeste

  8. mik says:

    Ca jane keto budalleqe mor aman ?!!!
    Dikush do paguaj nga rroga e vet per te ndihmuar pagesen e gjobes nga FIFA, e dikush thote: te hapet nje llogari online per te ndihmuar pagesen e gjobes !!! E per ke me pagu ?!!
    Te dy lojtaret bejne jete Princash. Shkojne me pushime ku ti teket neper bote. Kane vila dhe makina te shtrejta e ju kerkoni ti paguani gjobat ?! E per cka, pse jane heronj ?! Cfar heroizmit kan ba ?!!! Gjithe jeten tu u marre me kotesina, e kena perfundu si asht ma keq.
    Ma mir me hap nje llogari on line per shkolla e spitale, mbasi ato kane ma prioritet e jane ma urgjente.
    Nqs doni me tregu patriotizem, ka vende tjera ma te randesishme qe kerkojne vemendje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje