Haradinaj thirrje Thaçit: Raporto në Kuvend për dialogun me Serbinë

26 Qershor 2018, 16:44Rajoni TEMA

Krijimi i një protokolli të përhershëm dhe të qëndrueshëm të komunikimit ndërmjet institucioneve dhe ekipit të Kosovës në dialog, do të ishte veprim i mirë, ka thënë të martën, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Siç ka theksuar Haradinaj, presidenti i vendit, Hashim Thaçi vetëm një herë në vit i adresohet Kuvendit të Kosovës dhe Kushtetuta e vendit nuk e parasheh që ai të raportojë më shumë Kuvendit, përveç se në raste të jashtëzakonshme. Megjithatë, sipas tij, duhet gjetur një formulë që komunikimi ndërinstitucional për procesin e dialogut të ekzistojë, raporton rel.

“Ndoshta do të ishte mirë që t’i raportojë Kuvendit. Pra, sipas bindjes sime, e rëndësishme është përfshirja e Kuvendit në procesin e dialogut. Ne, Qeveria, komunikojmë me Presidencën dhe me presidentin, por është shumë me rëndësi që partitë parlamentare – edhe ato të opozitës, por edhe të komuniteteve – ta kenë një instrument komunikimi dhe ta dinë të vërtetën për dialogun”, theksoi Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj ka shtuar se është shumë e rëndësishme që Kuvendi i Kosovës të jetë drejtpërdrejtë i përfshirë në procesin e dialogut me Serbinë.

1 komente në “Haradinaj thirrje Thaçit: Raporto në Kuvend për dialogun me Serbinë”

  1. Opinion. says:

    Josova shteti i majmunave.keshtu thojn perendimi.
    Ramushe identit me majmunin GORI.
    THaqi identit me majmunin,shempanza.
    Çka leshin te raporton thaqi,kure kenisha i eshte prer kosoves,dhe veriu me gjysmen e mitrovices,zveqanin,leposaviçin e zubin potokun dhe miniara Trepça me shalen e bajgores,shkuan per uflla…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje