Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, e ka quajtur “ditë të madhe” vendimin e Brukselit, për caktimin e një date per hapjen e negociatave.
“Edhe një ditë e madhe për Republikën e Maqedonisë.
Edhe një mirënjohje e madhe për vendin tonë.
Këshilli i Ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, në seancën e sotme vendosi që bisedimet për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë, të nisin në qershor të vitit 2019.
Bashkimi Evropian dhe liderët e të gjitha shteteve anëtare kanë vlerësuar ndryshimet pozitive në Maqedoni, procesin e reformave dhe dialogun.
Shteti i cili me vullnetin e fuqishëm politik dhe qëllimmirë po zgjidh mosmarrëveshjet me fqinjët, po dëshmon vizionin e qartë për të ardhmen evropiane.
Rruga e reformave dhe ndërtimit të vendit, si shtet i rregullave evropiane, është proces i pakthyeshëm”, ka shkruar Zaev.(TemA)