Taulant Balla ka depozituar padinë ndaj kryedemokratit Lulzim Basha lidhur me akuzat e këtij të fundit për paratë e sekuestruara në një makinë tek Porti i Durrësit.
Deputeti socialist akuzon kështu Bashën për nxjerrjen e sekretit hetimor, në lidhje me dy automjetet tip “Toyota Yaris” që u bllokuan ku brenda të cilave u gjetën rreth 3.4 milionë euro.
“Njëri prej atyre që zgërdhihen më shumë ( duke treguar me gisht nga Balla, që po qeshte bashkë me Ramën) ka qenë në Gjermani para tre ditësh. Mbajeni mend këtë që po ju them! Dhe ka porositur një Toyota Yaris! Por ta kanë zbuluar Toyotën, o zgërdhimtar, bashkë me 1.5 milion euro të drogës brenda! Vazhdo qesh, do ta shikosh se çfarë do të tundet para hundës shumë shpejt”, tha Basha ditën e enjte në Kuvend.
Ndërkohë më poshtë mund të gjeni kallëzimin e plotë:
KALLËZUES: Taulant Balla, i biri i Kasem dhe Fatime , i dtl. 12.08.1977, lindur ne Lunik, Librazhd, me adresë për efekt njoftimi Rr.”Reshit Petrela”, Tiranë ose Selia e Partisë Socialiste, Sheshi Austria, Tiranë.
OBJEKTI: Kallzim i veprës penale “Nxerrje e sekretit hetimor”
KUNDËR:Lulzim Basha, i biri i Xhelal dhe Remzije, i dtl. 12.06.1974, lindur Tiranë , me adresë për efekt njoftimi, njësia Bashkiake nr 8, Rr”Demir Gashi”, nr 3 Tiranë, ose Selia e Partisë Demokratike, ish- SHQUP-I, Tiranë.
BAZA LIGJORE: Nenet 280, 283 të Kodit të Procedurës Penal.
DREJTUAR: Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë.
I nderuar Z.Prokuror!
Bazuar në nenet 280 dhe 283 të Kodit të Procedurës Penale, jam detyruar të bëj këtë kallëzim penal, për veprën penale të cituar në objektin e këtij kallëzimi, duke parashtruar rrethanat e faktet konkrete ku bazohet kallëzimi, provat me të cilat vërtetohet se është kryer vepra penale, si edhe dispozitën që parashikon këtë vepër penale.
Unë kallëzuesi jam deputet i Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë. I kallëzuari është Kryetar i Partisë Demokratike.
Në fjalimin e tij në Kuvend të datës 21 qershor 2018, i kallëzuari Lulzim Basha ka folur rreth çështjes së hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Lulzim Basha nga foltorja e Kuvendit foli për shqetësimin e Gjermanisë, skeptike sipas tij për t’i dhënë ‘OK’ hapjes së negociatave me Shqipërinë. Gjithashtu është shprehur se opozita ka ndikuar pozitivisht në lidhje me këto negociata, fjali kjo që ka shkaktuar të qeshura në parlament.
Në këtë moment i kallëzuari i është drejtuar deputetit Taulant Balla me fjalët “Njëri prej atyre që zgërdhihet më shumë ka qenë në Gjermani para 3 ditësh, ka porositur një Toyota Yaris, po ta kanë zbuluar toyotën o zgërdhimtar bashkë me 1.5 milion euro të drogës brenda, vazhdo qesh se do të shikosh se çfarë do të të tundet përpara hundës shumë shpejt…”
Nëpërmjet këtij fjalimi Kryetari i Partisë Demokratike Z. Lulzim Basha ka përhapur informacione që përbëjnë sekret hetimor.
Ka rezultuar i vërtetë fakti se më datë 24 qershor 2018, në Portin e Durrësit në orën 07:30, mbërriti nga Belgjika një trajler tip “Bizark” me 9 automjete, përmes Portit të Barit, Itali. Policia Kufitare ka bërë identifikimin dhe ndalimin e 2 mjeteve tip “Toyota”, në të cilat janë gjetur një shumë e konsiderueshme eurosh dhe franga zviceriane, të padeklaruara.
Policia e shtetit më pas në një deklaratë për shtyp ka informuar se: “Policia e Shtetit është vënë në dijeni nga burimet e saj vendase, në datën 20 Qershor 2018, ditën e mërkurë, për një karoatrec që pritej të transportonte disa autovetura, e mes tyre një mjet me sasi eurosh të padeklaruara, pa specifikuar tipin e automjeteve dhe as origjinën e vendit.
Me marrjen e këtij informacioni, i’u është dhënë porosi gjithë strukturave në Pikat e Kalimit Kufitar për konstatimin dhe kontrollin e kësaj ngarkese.
Ditën e enjte, 21 Qershor 2018, në mesditë, gjatë punimeve të Parlamentit në sallën e Kuvendit, është bërë publik fakti lidhur me një automjet tip “Toyota Yaris” me 1.5 milion euro, të zbuluar në Gjermani.
Po atë ditë, të enjten e kaluar, datë 21 Qershor 2018, një agjenci ligjzbatuese shqiptare në orën 17:00, ka njoftuar Policinë e Shtetit lidhur me një informacion për një ngarkesë me trajler që do të sillte disa mjete tip ‘Toyota’, e cila pritej të vinte nga Gjermania, e mes tyre një mjet me sasi eurosh të padeklaruara.”
Më pas më 24 qershor është bërë ndalimi i 2 automjeteve së bashku me sasinë e parave të padeklaruara, si edhe ndalimi i personave të dyshuar për kryerjen e e veprës penale. Gjithashtu janë në kërkim personat e dyshuar si porositësit e vërtetë për të sjellë në Shqipëri këtë sasi parash.
Kodi i Procedurës Penale.
Neni 280” Marrja dijeni për veprën penale”
Neni 283 “Kallëzimi nga ana e shtetasve”
(Ndryshuar numri dhe shtuar fjalia në pikën 3 me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017)
III. Vlerësimi ligjor mbi veprimet e kallëzuara.
Duke marrë në konsideratë momentin kohor kur i kallëzuari prej meje ka vendosur të deklarojë si mësipër, deklaratën e policisë së shtetit dhe momentin kur është kapur sasia e parave, mua si kallëzues më lind dyshimi i se z. Lulzim Basha, me dashje të drejtpërdrejtë ka përhapur informacion mbi akte, veprime sekrete të cilat kanë ndihmuar persona të tretë.
I kallëzuari nuk ushtron detyrë publike të një natyre nga e cila mund të vijë në dijeni të informacionit që ai ka përhapur, por ky informacion pa asnjë diskutim i është dhënë nga persona që kanë lidhje me hetimin dhe i kanë dashur pasojat e veprimeve të tyre.
Sikurse ka rezultuar nga hetimet paraprake, ka persona të cilët janë në kërkim dhe në vlerësimin tim, këta shtetas duhet të jenë larguar pasi kanë dëgjuar Z. Lulzim Basha në deklaratën e tij përpara kapjes së parave nga Policia e Shtetit.
Në momentin kur i kallëzuari bëri deklaratën e tij në Kuvend, fakti që ai tregoi u vlerësua prej meje si nga ato të shumtit që opozita përdor në zhargonin e saj të përditshëm.
Por deklarata e Policisë së Shtetit dhe më pas kapja e sasisë së parave më bëri të mendoj se i kallëzuari është informuar me qëllim prej personave që kanë patur dijeni mbi informacionin në mënyrë që personat që janë marrë me këtë punë të mund të shpëtonin.
Mënyrë tjetër të menduarit për mua nuk ka, pasi nuk mund të bësh të tilla deklarata në mënyrë të hapur , publike dhe përpara kamerave me transmetim në të gjithë vendin, pa menduar dhe dashur që të ndihmosh personat nën hetim.
I kallëzuari prej meje me profesion është Jurist, mjaft i formuar dhe i përgatitur. Duke qënë se ai ka ardhur në dijeni të faktit, ai duhej që ta referonte atë tek organet e policisë së shtetit ose tek prokuroria, por kurrsesi sikurse ai ka vepruar.
Për shkak të formimit të tij profesional, ai e di shumë mirë impaktin e nxjerrjes së fakteve dhe provave që kanë lidhje me një hetim penal. Ai e di shumë mirë se personat që janë marrë me transportin e parave janë përfituesit e vetëm tëveprimit të kryer prej tij. E di shumë mirë që mund të prishet i gjithë hetimi dhe puna e organeve ligjzbatuese.
Sikurse ka rezultuar, Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim disa persona. Pra, ata nuk gjenden në Shqipëri dhe janë larguar. Nëse i kallëzuari nuk do të bënte publike të dhënat, ata persona nuk mendoj se do ta kuptonin sendaj veprimtarisë së tyre kriminale po kryheshin hetime sekrete policore.
Duke qenë se nga ana e të kallëzuarit janë nxjerrë fakte dhe rrethana që rezultoi të kishin lidhje me një hetim penal , çmoj se vepra penale e cila është e konsumuar nga i kallzuari mendoj se përfshihet në Kreun VIII, Seksioni IV i Kodit Penal, në grupin e veprave “VEPRA PENALE KUNDËR SEKRETIT DHE KUFIJVE SHTETËROR”.
I kallëzuari prej meje nuk ka një pozicion të tillë që të vijë në dijeni zyrtarisht me informacione, fakte apo rrethana që ai ka bërë publike.
Të gjitha të dhënat, faktet dhe rrethanat e kryerjes së veprës penale që janë përhapur nga i kallëzuari, më vonë kanë rezultuar tepër të vërteta dhe kjo më bën të besoj se ai ka bashkëpunuar me persona të cilët janë në dijeni të një informacioni të tillë për shkak të detyrës.
Bashkëpunimi është kriminal, pasi ligji e ndalon përhapjen e informacioneve hetimore, sekreteve hetimore apo cdo të dhënë tjetër me pasoja për hetimin, që sikurse rezulton, personat nën hetim janë zhdukur nga Shqipëria duke mos u bërë e mundur kapja e tyre.
Megjithatë organi i Prokurorisë mund të ketë pas hetimit të fakteve dhe rrethanave të cilat mund t’i cilësojë ndryshe ato, nëse vendoset të hapet procedimi penal.
Në deklaratën për shtyp të datës 25 qershor 2018, transmetuar kjo edhe në mediat vizive i akuzuari është shprehur:
“Taulant Balla është garant i miliona eurove para të drogës të kapura në Toyota Yaris, që i përkasin një prej bandave më të rrezikshme të trafikut të drogës. Policia shqiptare veproi nën presionin e një prej vendeve partnere, që është skeptik përsa i përket kushteve të Shqipërisë për Integrimin Europian.
I vetmi dekonspirim është ai i planit të Taulant Ballës dhe i strukturave brenda Policisë së Shtetit dhe Parlamentit shqiptar për të çuar deri në fund bashkëpunimin me një nga bandat kryesore të drogës së Elbasanit dhe për të futur miliona euro të drogës në Shqipëri.
Edi Ramën, Sajmir Tahirin, Fatmir Xhafën, Taulant Ballën, Erjon Veliajn i lidh trafiku i drogës, pastrimi i parave, ndërtimi i kullave, siç janë këto të Teatrit Kombëtar. Ndërtimi narkoshtetit nga Edi Rama është arsyeja pse këtë javë Bashkimi Europian, vendos që Shqipëria s’i ka plotësuar kushtet për hapjen e negociatave”.
Pra, i kallëzuari prej meje Z. Lulzim Basha ka përhapur qëllimisht sekretin hetimor dhe nuk është mjaftuar me kaq, por ka ngritur dhe akuza mbi deputetin Taulant Balla se kjo ishte porosi e tij apo duke përfshirë edhe deputetë të tjerë .
Përsa i’u përket këtyre deklaratave, unë mendoj se këto janë bërë nga i kallëzuari pasi ai e ka kuptuar impaktin e veprimit të tij kriminal dhe ka dashur që ta kalojë në diskursin e tij të zakonshëm politik dhe publik.
Për sa më sipër, duke shprehur besimin e plotë në organin e prokurorisë kërkoj:
KALLËZUES
Taulant BALLA
Shko në Prokurori z. Basha, shko jep llogari për gënjeshtrën e radhës. Shko neë dëshmo për urdhërin në vresjet e “21 Janarit”, shko trego ku i dërgove 230 mln eurot që vodhe në “Rrugën e Kombit”, shko e dëshmo se sa para’ more ti dhe mentori yt politik për marrëveshjen e detit me Greqinë.
? Të përballet në gjykatë me akuzën , legeni’
Fshatari Balla pergjigjet me pafytyresine e nje fshatari qe shet perime,qe genjejne per cmimet,edhe ky kete pune ben.
Or gomar kush te vuri ty aty more qyrravec spiun.
O Xhon vicidoli Ballen e vuri atje vota popullore. Po ty more mjeran kush te paguan??? Shurrtorja e SHQUP-it
Xhoni mos na çajë kokën po shtrëngo bothen se Lulit po i vjen radha tek penxheret me hekura
Po si mund te besohet nje njeri qe genjen edhe per oren? Po ku ka moral Basha te akuzoje e te flase per drejtesi kur i eshte shmangur me raporte mjekesore akuzes per vjedhjen e 230 mln eurove ne Rrugen e Kombit. Duhet ndeshkuar njehere e mire ne menyre qe shpifjet e akuzat boshe te marrin fund ne politiken shqiptare.
Frikacaket qyrravece te fshatrave me ftyren si gomar,kur jan te zen si mellenjat ne leq,fillojn dhe bejne padira.
Kush qiu se po ben padi ti?
Jep pergjigje o gomar librazhdi,se te akuzoi ne mes te parlamentit,o dyrdyl
Sandri e ke bere si bur(r)at. Bravo. Por per fatin tend te keq llogari duhet te jape Basha me sa duket. Tung or taj.
Po ti o Sander kaq kok rrocke je, c pergjigje te jape mor te shkerdhefsha te katermbedhjetat,sikur dikush tjeter ishte porositesi, apo dhe veshet i ke te sherdhyme
Te marre pergjigjen e merituar ligjore Lulzim Basha! Boll më me shpifjet e ulta dhe te pamoralshme! Turp per të si kryetar opozite!
Dergoja 1 kopje Kokloqes Paloqe the do gezoheth forth!
E paska akuzuar per nxjerrje te sekretit hetimor dhe jo per shpifje.??!! Qenka merzit Taulanti qe paska dale sekreti, dhe i paskan kap leket ?
Kur i vjen ngordhja qenit shkon e permjer ne deren e xhamise!
Keshtu edhe i dhjeri Basha!
Ne te tilla raste shperbleja o Taulant . Mut qeni me lesh dhie . Keta jane Taulantrat …
nuk hapen negociatat po nuk u futen politikane ne burg!
beno lojra e ham ham sa te doni!!!!!!!!!!!
Dikur dy keqberes vendosen te vidhnin dyqanin e fshatit. Nderkohe qe njeri thyen deren dhe hyn brenda , tjetri u ul te priste ne shkallet perpara saj se mos vinte njeri. Papritur shfaqen dy xhandare pas pak dhe keqberesi qe ishte ulur pa patur mundesi te lajmeronte bashkepuntorin ,nxjerr nje bllok dhe po bente sikur po shkruante. Si u afruan xhandaret , njeri prej tyre e pyet keqberesin qe ndodhej jashte se cbente aty. Poezi – i pergjigjet ai , duke vazhduar se shkruari. Ja na lexo çke shkruar – i thone ata dhe keqberesi pa e zgjatur dhe duke bertitur me ze te larte ta ndegjonte keqberesi tjeter qe ishte brenda, recitoi:
Iku dielli,
doli hena,
ik Selim,
se tu qi nëna.
Keshtu dhe puna e Lulit, dekonspiroi operacionin per te shpetuar koken e keqberesve dhe te vehtes se tij me veprimet mafioze , duke perfituar nga pozicioni politik ,per te cilat duhet te jape llogari sa me shpejt.
Xhon or xhon! vertet ai eshte nga librazhdi,por nuk eshte bythqir si ti e kompani.Prandaj jane gjykatat qe zhapiket si,lyli,si ti,Berishovici dhe gjithe ajo bande e madhe ne krye te trustit te geshtenjave,e pranon dhe Palo-kari kete si debil me diplome qe eshte,te perballen me ligjin.Atje eshte sheshi,mejdani dhe jo me gjyqtaret e tipit llalla,por me gjyqtaret e gjykatat e reja e te pavarura.E more vesh? Dhe …mos e rruaj,bashke me lylin e ruseve,tavarishin e famshem!E ke pare palokarin si del si majdanoz para televizorit,si k.me syze,sa here e urdherojne shefat?Pas tij do dalin dhe mosketjeret e tjere te lyl Berishovicit,te plotrsojne aktoret e tjere te estrades se shqupit.
Ok per nxjerrjen e sekretit, po si e verteton kjo akuze qe cfare tha Basha eshte shpifje dhe Balla nuk eshte u perfshire?