Trump kërcënon Harley-Davidson me 'taksë të madhe' nëse prodhohet jashtë vendit

27 Qershor 2018, 09:14Bota TEMA

Presidenti Donald Trump kërcënoi të martën kompanin Harley-Davidson me një “taksë të madhe” dhe tha se vendimi i kompanisë së motoçikletave për të zhvendosur disa prodhime të motorëve jashtë shtetit, “do të jetë fillimi i fundit”.

Një ditë pasi kompania njoftoi se po lëvizte disa prodhime jashtë shtetit për të zbutur ndikimin e tarifave të Trump mbi çelikun dhe aluminin evropian, shefi i Shtëpisë së Bardhë reagoi nga “Twitter” duke thënë se kompania po përdor “Tarifat / Luftën e Tregtisë si një justifikim” për të fshehur planet e njoftuara më parë për të lëvizur vendet e punës në Azi.

Kompania me qendër në Milwaukee tha të hënën se vendimi i saj erdhi për shkak të tarifave hakmarrëse me të cilat ballafaqohet në një mosmarrëveshje tregtare në rritje mes SHBA dhe Bashkimit Evropian.

Javën e kaluar, BE-ja vendosi tarifa hakmarrëse për mallrat e SHBA , duke përfshirë burbon, lëng portokalli dhe motoçikleta.

Harley-Davidson thotë se shpenzimet e rritura janë një barrë “e konsiderueshme”.

Tarifat e BE-së janë një përgjigje ndaj detyrimeve të reja të SHBA ndaj importeve të çelikut dhe aluminit.

Trump gjithashtu akuzoi Harley-Davidson për marrjen e vendimit për të lëvizur disa prodhime në Tajlandë përpara se të vendoseshin tarifat dhe shpërthente mosmarrëveshja e tanishme tregtare, duke i përdorur tarifat si një “justifikim”.

Por firma e cila gjithashtu ka fabrika në Australi, Brazil dhe Indi, tha se planifikoi uzinën e re pasi Trump u tërhoq nga marrëveshja tregtare e Partneritetit Trans-Pacific (TPP), i cili do të ulte tarifat në Azi.

Duke pasur në shënjestër markën e motoçikletës, presidenti tha se punonjësit dhe klientët e kompanisë ishin “shumë të zemëruar me ta” sepse “ata u dorëzuan, ata u larguan!”

Trump tha gjithashtu nëse ata vazhdojnë me planin e tyre për të lëvizur prodhimin në Tajlandë, “Aura do të zhduken dhe do të tatohen si kurrë më parë!”(TemA TV)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje