Kandidati i Donald Trump humb garën për drejtimin e Agjencisë së Migracionit, fiton një portugez

29 Qershor 2018, 20:39Bota TEMA

Në një zhvillim që shihet si humbje për Shtetet e Bashkuara në një organizatë shumëpalëshe, kandidati i administratës së presidentit Trump për të udhëhequr Agjencinë e Migracionit të Kombeve të Bashkuara, e humbi garën në zgjedhjet e së premtes.

Shtetet e Bashkuara e kanë udhëhequr këtë organizatë në pjesën më të madhe të ekzistencës së saj.

Ajo u themelua në vitin 1951 për të ndihmuar në rivendosjen e miliona refugjatëve europianë pas Luftës së Dytë Botërore.

Organizata u bë zyrtarisht pjesë e OKB-së në shtator 2016-s.

Kandidati amerikan Ken Isaacs, zëvendës president për një kohë të gjatë i organizatës së Ndihmës së Ungjillit të Krishterë “Samurai Purse”, u bë kandidat i diskutueshëm, kur në shtyp u publikuan disa postime të tij në Twitter dhe në media të tjera sociale, poshtëruese ndaj komunitetit mysliman.

Ken Isaacs u rendit i fundit prej tre kandidatëve në garë, pas një votimi të fshehtë të zhvilluar në Gjenevë.

Duke filluar nga 1 tetori, organizata do të drejtohet nga Antonio Vitorino i Portugalisë, një ish-komisioner europian për drejtësinë.

1 komente në “Kandidati i Donald Trump humb garën për drejtimin e Agjencisë së Migracionit, fiton një portugez”

  1. Maelga says:

    Isaacs ne krye te Agjensise per Migracionin!!!!
    Do te ishte njelloj si t’i varnin ujkut melcite ne qafe.
    Shyqyr qe ka akoma njerez me bon-sense ne kete bote.
    Dhe per fat te keq ky Isaacs e quan veten te Krishtere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje