Edhe atëherë ishte atmosferë Botërori. Shumë pranë nesh, në Itali, zhvillohej eventi i madh i futbollit, nën kolonën zanore të Gianna Nannini-t dhe Edoardo Bennato-s, dhe entuziazmit që shkaktonin golat në seri të Toto Schillaci-t.
Ndërsa në Tiranë, e më pas në të gjithë Shqipërinë, vëmendja u zhvendos te rruga e ambasadave, atje ku po luhej prologu i një ere të re, një lloj rebelizmi ndoshta si pjesë e një konspiracioni, që do i paraprinte rënies së sistemit; njerëzit po hynin turma-turma në territoret e huaja të ambasadave perëndimore.
Për shumë ditë, ata qëndruan plot stoicizëm aty, rreth 5000 frymë, derisa morrën rrugën drejt vendeve përkatëse duke na dhënë një “lamtumirë” ngashnjyese.
Por efekti do ishte i atillë që dhe pas përfundimit të kësaj odiseje, rreth e rrotull selive diplomatike, aty ku ishte gatuar e më pas realizuar ëndrra e disa qindra shqiptarëve për të ikur drejt “Tokës së Premtuar”, të endeshin sërish ëndërrimtarë.
Vinin ato dhe nga qytete të tjera, e sidomos nga qytetet të tjera, që ndonëse të vonuar, sërish plot shpresë. Por regjimi ishte përbetuar të mos e lejonte një ikje tjetër, pra një futje tjetër në ambasada. Siç duket, loja kish mbarruar.
Një prej dokumenteve të shumta arkivuar në fondin e Partisë në Arkivin e Shtetit për ngjarjet e ambasadave, është edhe ky raport me shkrim dore i policit Ramazan Boka, i cili, zbulon se në ç’gjendje gadishmërie ishte vënë regjimi i udhëhequr nga Ramiz Alia. Polici njofton detajet e ditës së tij të shërbimit me 26 korrik në rrugën “Konferenca e Pezës” në Tiranë.
Raport shërbimi:
Sot në qytetin e Tiranës, unë polic Ramazan Boka, duke qenë në shërbim në rrugën “Konferenca e Pezës” bashkë me polic Skënder Cullhaj, rreth orës 12:30 na drejtohet një qytetar e na thotë: e shikoni se ç’bëhet, keni marrë vesh gjë.
Qytetari na tha se janë grumbulluar shumë njerëz nga rrethet dhe thonë hajde të veprojmë tashti të futemi në ambasada.
Me të dëgjuar qytetarin shkuam të dy ku ishin mbledhur shumë njerëz. Sa na panë një turmë njerëzish ikën me vrap. Shumë të tjerë ishin ulur nëpër trotuare.
U folëm që të çoheshin dhe ata ikën me vrap. Duke vazhduar rrugën te Ministria e Tregtisë së Brendshme, një grup të rinjsh na folën nga mbrapa shpine: Rrethojini, rrethojini.
U kthyem nga ata. Disa mbrapa turmës filluan të bërtisnin dhe ikën me vrap nga stacioni i Fushë Krujës për të dalë nga rruga “Kongresi i Përmetit”.
Ne dy policët njoftuam me telefon rajonin e policisë nr.3. Sa dalim nga telefoni, turma u kthye prapë mbrapa nga erdhën dhe njerëzit u shpërndanë nga drejtime të ndryshme.
Disa morën rrugën lart nga sahati, disa u futën në restorant. Kishin ardhur edhe forcat e repartit 326 dhe gjendja u bë normale. (tesheshi)
ラブドール 特権のウェブサイトからシリコーンのダッチワイフを取得することに関する有益な洞察
ai セックス ドール ダッチワイフを購入する方法-ダッチワイフを購入するためのヒント現実的なダッチワイフ喜びを求める人のための美しいプレゼント最も極端な男性の満足のための合理的なダッチワイフトップ7の絶え間ない問い合わせとダッチワイフの配置
Dy polica tremben turma te tera. kush ja mbush mendjen klyshit te Ramizit, Saliut se trimat qe e ndiqnin nga pas kane qene te gjihe gjarprinj te kuq bashke me te.
Koha e TRUSHPELARJES se Madhe ?
Shteti ish totalisht i falimentuar,qeveria e arka e shtetit ishin krejtësisht të boshatisura,politik e shtetit e interes i shteteve të huaja,për një markat afatgjatë e taksa pagues të rinj për sistemin kapitalist!
Buythgrisurit e ish sistemit të mëparshëm u bën sot kapitaliste,pra ndryshon vetëm ngjyra nga e kuqe në blu!
“heroizmat” e shqiptarve i ngjajn heroizmave te lepujve. Lepuri qe vrapon me shpejt qe fshihet me shpejt gemushave, qe lepron lepnisht me vesh lepnor perpjet, shpallet kryelepur, Hero kombtar.
P. S.
A s kishte Edhe skenderbeu dy brir si vesh leperi n kok?