VIDEO skandal: Edukatoret dhunojnë fëmijët vetëm se ata... nuk donin të flinin

2 Korrik 2018, 15:50Lifestyle TEMA

Dy edukatore kopshti në Kinën qendrore janë arrestuar nga policia pasi ata kishin dhunuar fëmijët e vegjël vetëm se ata nuk donin që të flinin gjumë.

Prindërit thanë se fëmijët e tyre kishin ardhur në shtëpi me shenja dhune në trupat e tyre dhe konkretisht sikur ishin shpuar me gjilpërë.

Pas kontrollit të pamjeve të kamerave, prindërit e tmerruar panë një nga mësuesit që mbante dy fëmijë dhe i shponte me një kapëse letrash në një përpjekje për t’i vënë ata në gjumë edhe pse fëmijët nuk donin të flinin.

Video tregon mësuesen që godet fëmijën në kofshë, shpinë dhe në krah me kapësen e letrave. (TemA)

1 komente në “VIDEO skandal: Edukatoret dhunojnë fëmijët vetëm se ata… nuk donin të flinin”

  1. Ore ju jeni koqe fare nuk keni me se t’e mbushni gazetat…. Shifni halet e shqiperise , kina ju ngeli…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje