Donald Trump, letra kërcënuese Gjermanisë dhe aleatëve të NATO-s

3 Korrik 2018, 18:56Bota TEMA

Presidenti amerikan, Donald Trump i ka dërguar letra liderëve të vendeve aleate të NATO-s, mes të cilëve Gjermanisë, Belgjikës, Norvegjisë dhe Kanadasë, duke kërkuar rritjen e shpenzimeve të tyre për mbrojtjen dhe duke kërcënuar se do të rishohë praninë ushtarake globale të SHBA nëse ata nuk e bëjnë këtë, thuhet në një raport të “The New York Times”.

Sipas gazetës, letrat janë dërguar muajin e kaluar dhe janë në kohë për samitin e NATO-s që do të mbahet në Belgjikë, javën e ardhshme.

Një burim nga Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar ekzistencën e këtyre letrave për CNN, ndërkohë që është shprehur se gjuha e përdorur në to, është shumë e ashpër. Sipas tij, në letra kërkohej rritja e shpenzimeve për mbrojtjen dhe paralajmërohej se SHBA po humbte durimin.

Sipas “New York Times”, pjesa më e madhe e letrave drejtuar liderëve të ndryshëm, kishte gjuhë të ngjashme, por ajo drejtuar kancelares gjermane, Angela Merkel, ishte veçanërisht kritike.

“Siç e diskutuam gjatë vizitës suaj në prill, ka një frustrim në rritje në SHBA se disa aleatë nuk kanë përmbushur premtimet e tyre”, thuhej në letrën drejtuar Merkel, shkruan TCH.

“Mungesa e vazhdueshme e shpenzimeve në mbrojtje, nga ana e Gjermanisë, cenon sigurinë e aleancës dhe përbën precedent për aleatët e tjerë që po ashtu nuk plotësojnë angazhimet e tyre për shpenzime ushtarake, pasi ata ju shohin ju si një model”, shkruan Trump.

Më tej, ai lë të kuptohet se SHBA do të rishikojë praninë e saj ushtarake në shkallë globale nëse aleatët e NATO-s nuk rrisin shpenzimet. Trump vazhdimisht i ka kritikuar anëtarët e NATO-s që shpenzojnë më pak se 2% të bruto prodhimit të tyre të brendshëm në mbrojtje.

Tensionet midis SHBA-së dhe disa aleatëve të NATO-s janë rritur në prag të samitit të NATO-s që do të mbahet më 11 dhe 12 korrik në Bruksel. Ky samit do të pasohet me një takim midis Trumpit dhe presidentit rus, Vladimir Putin, në Helsinki, më 16 korrik.

3 komente në “Donald Trump, letra kërcënuese Gjermanisë dhe aleatëve të NATO-s”

  1. Titi says:

    Iku koha e Brrakes Obama moj shushke,akoma se ke kuptuar.Vete ke firmosur qe do ti paguash ato para,apo tani ja jep rrefugjateve qyl pa punuar asnje ore,dhe pastaj e ka fajin Trumpi.

  2. Aleksander Thana says:

    Kthimi i shpines Eurupes, vecimi e izolimi i saj, me dashje ose pa dashje con uje ne mullirin e rusit, konkretisht te Putinit. Me shpresa qe ky te jete nje gjykim jo i sakte, pasi per shqiptaret, horizonti duket me re, prandaj duhet me shume politike elastike per te miren e vendit, me shume pragmatizem. Hapni dyert investimeve kineze dhe armatosni Shqiperine qe eshte efundit ne Ballkan. Edhe Mali i Zi e Maqodonia kane me shume se ne. Mos varni cdo shprese tek NATO. Gjithe fqinjet tane jane e po armatosen deri ne dhembe. Perse ata e bejne, e ne, pasi na shkaterruan gjithcka, ende nuk po gjejme forca e rruget per te dale nga gremina ku na hodhen hordhite barbare te Saliut e agjenturat greko serbe te perkrahura nga vellezerit e tyre me te medhenj!

  3. Kuqali says:

    Fjala “frustrim” mund te zevendesohet me fjalen “zhgenjim”?
    Sa shume gjuhe te huaja dini ju “gazetaret” shqiptare?
    Vetem shqip nuk dini.
    Vendosni edhe ë atje ku nuk duhet. Çfare te besh, na morri ne qafe kjo shqipe e mallkuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje