Ministri i Brendshëm i Italisë i hap luftë mafies: Mafiozë dhe skafistë jeni i njëjti m*t, do t'ju shkatërroj

3 Korrik 2018, 17:40Bota TEMA
Ministri i Brendshëm i Italisë i hap luftë mafies: Mafiozë

Ministri i Brendshëm i Italisë Matteo Salvini i ka shpallur luftë mafies dhe emigracionit të paligjshëm.

Ai thotë se do t’i japë fund  çdo gjëje që dëmton interesat e italianëve.

Salvini ka vizituar një fermë në Suvignano, në Monteroni d’Arbia (Siena) që i është konfiskuar mafies në vitin 2007.

Ndër të tjera ai tha:

“Luftë mafies, një impenjim që do i dedikoj çdo energji timen, me çdo mjet të nevojshëm! Bashkë me ju nga Toscana e mrekullueshme. Për mafiozët argëtimi mbaroi!

Tani duhet të tregojmë që Shteti është më i fortë.

Do më pëlqente që në fund të udhëtimit, të kujtohesha si dikush që më shumë se të tjerët ka luftuar Camorra-n, Ndrangheta-n dhe mafian, duke u impenjuar të shkoj në çdo rrugë dhe rajon.

“Mesazhi i qartë për bastardët mafiozë, ndragetistë e kamorristë. Italia nuk do jetë më vendi juaj. Do luftoj ditë e natë dhe do provoj t’ju sekuestroj edhe mbathjet që keni veshur. Dua një ekonomi të fortë e të ndershme…

Mafiozë dhe skafistë për mua jeni i njëjti m*t. Për ata që shkruajnë në mure ‘vdis Salvini’: Kujtoni se më fusni frikën. Kërcënimet tuaja vetëm më bëjnë të qesh”, shprehet Salvini.(TemA)

 

1 komente në “Ministri i Brendshëm i Italisë i hap luftë mafies: Mafiozë dhe skafistë jeni i njëjti m*t, do t’ju shkatërroj”

  1. Lani says:

    Ky duket se nuk ka me shume mend se ato kafshet qe ka prapa ne foto?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje