Donald Trump: Pse të mos e pushtojmë Venezuelën?

4 Korrik 2018, 08:21Politika TEMA

Në përfundim të një takimi gushtin e vitit të kaluar në Zyrën Ovale, ku po diskutoheshin sanksionet ndaj Venezuelës, presidenti Donald Trump iu kthye ndihmësve të tij më të lartë me një pyetje shqetësuese.

“Duke parë se shthurja tejet e shpejtë e Venezuelës kërcënon sigurinë rajonale, përse Shtetet e Bashkuara nuk e pushtojnë vendin problematik?”

Pyetja në formë sugjerimi tronditi dhe shtangu të pranishmit në takim, përfshi ish-sekretarin amerikan të Shtetit, Rex Tillerson, si dhe ish-këshilltarin për Sigurinë Kombëtare, H.R. McMaster, që të dy këta të larguar nga administrata tashmë.

Zbulimi i bisedës së mbajtur sekret deri më tani vjen nga një zyrtar i lartë i administratës, tejet familjar me atë se çfarë ndodhi në atë mbledhje.

Në shkëmbimin e ideve që zgjati rreth 5 minuta, McMaster e të tjerët iu kthyen duke i shpjeguar Trumpit sesi ndërhyrja ushtarake do të dështonte e rrezikonte të humbiste edhe mbështetjen të fituar me aq shumë mund mes qeverive të vendeve amerikano-latine, për të ndëshkuar presidentin Nicolas Maduro për futjen e Venezuelës në rrugën e një diktature të ashpër, sipas zyrtarit në fjalë që nuk dëshiron të identifikohet.

Por, Trumpi u tërhoq!

Megjithëse nuk dha asnjë sinjal se ishte i gatshëm të urdhëronte planet për ndërhyrje ushtarake, ai vuri në dukje ato që i konsideroi si raste të së kaluarës të diplomacisë së suksesshme përmes armëve në rajon, – thekson zyrtari, – si pushtimet e Panamasë dhe Grenadës në vitet ’80.

Ideja, me gjithë përpjekjet e ndihmësve të tij për ta hedhur poshtë, gjithsesi do të vijonte të mbetej në kokën e presidentit.

Ditën tjetër, më 11 gusht, Trumpi alarmoi miqtë dhe armiqtë, teksa fliste për “opsionin ushtarak” për largimin e Maduros nga pushteti.

Deklaratat publike fillimisht u hodhën poshtë në qarqet e politikbërësve amerikanë, si një lloj reagimi i stuhishëm që njerëzit mund edhe të presin nga një yll i “reality show”-t i kthyer në kryekomandant të Forcave të Armatosura.

Por, menjëherë pas kësaj, ai e ngriti çështjen për diskutim me presidentin kolumbian, Juan Manuel Santos, vijon më tej rrëfimin zyrtari amerikan.

Edhe dy zyrtarë të lartë kolumbianë, të cilët folën në kushte anonimati gjithashtu, konfirmojnë këtë raportim.

Më pas, në shtator, në suazat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Trump e diskutoi sërish çështjen, këtë herë më gjatë, në një darkë private me udhëheqësit e 4 aleatëve të Amerikës Latine, përfshi Santosin, një ngjarje e deklaruar nga 3 zyrtarët anonimë dhe e raportuar nga “Politico” në muajin shkurt.(TCH)

8 komente në “Donald Trump: Pse të mos e pushtojmë Venezuelën?”

  1. HQ-18 says:

    Po hë të shkretën pushtoje gjithë Amerikën Latine përpara se ti fusin kthetrat Kina, India apo Rusia.
    Venezuela ka naftë plotëkështu që të del mirë hesapi.

    1. Une... ti... ne te gjithe... says:

      Trapi! Pse nuk pushton shqiperine qe te beje regime change – te zevendesoje ramen me bashen dhe meten me xhozefinen.
      Keshtu do ket aleat seksi e te shkalluar qe do e bejne trapin te duket buda dhe ainjshtanji gdhendur ne nje person!!!

  2. Alboz934 says:

    Ja xhandari nderkombetar çfare demokracie ka ne trute e tij “demokraci permes forces se armeve ” -Ja shteti me demokratik i botes qe kane deshire ta shprehin politika jone e gjate 28 vjeteve dhe ajo nderkombetare . O popull shqiptare dhr ju o popujt e botes ja kush eshte Amerika shkaktare e tera luftrave ne bote me statusin e me te fortit qe ja ka dhene vehtes.

  3. Andre says:

    Pse Jo ! Thuajse te gjithe presidentet e SH,B,A-ve kane pushtuar ose kane mbrojtur me force teritorin e pushtuar. Te fundit :
    – Bushi pushtoi Irakun,
    – Obama pushtoi Libine e Kadafit,
    – Trumpi po zgjedh, midis Korese se Veriut dhe Venezueles. Mbase te dyja !!

  4. rexha 10 says:

    Edhe pse kane 250 demokraci ,prape mendjen teke luftrat e kane per interesat e tyre.
    A E SHIKONI ,QE LUFTA BEHET PER QELLIME BIZNESI?????ESHTE MESUAR AMERIKA ,QE TE LEJE GJITHMONE NGA NJE GROPE TE HAPUR NEPER BOTE. PASTAJ THONE SE E FILLUAM LUFTEN PER TI SJELLE DEMOKRACIN ,.,PO PER IRAKUN ,A I GJETEN L.H.L.lende helmuese luftarake.

  5. PA EMER says:

    …TURPI I BOTES ..! SI S`TE HA FLAMA ..?!

  6. Nebo says:

    Alboz934 që të mbrohen vlerat e demokracis duhet forc,komenti juaj nuk shkon.
    Por do desha që Usa të tërehiqej vetëm 1 vit
    Dhe albozo do flisje rusisht ose kinesshe,kshu që para se të paragjykosh zgjero horizontin!

  7. Coli says:

    Amerika, Albo, nuk eshte vetem presidenti por dhe kongresi etj dhe administrata qe e ka kundershtuar, ne kete rast. Nuk eshte si ne Rusi. Vendimi atje eshte shumatore ose rezultante, prandaj quhet dhe eshte demokraci.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje