Pesë shqiptarë janë mes të arrestuarve të një operacioni antidrogë që policia italiane ka kryer dje në disa zona të rajonit të Emilia Romagna-s.
Mediat italiane shkruajnë se grupi në fjalë ishte i shtrirë në zona të ndryshme të Emilia-s dhe Toscana-s.
Dëfrim Dervishi, Enver Dervishi, Haxhi Dervishi, Besnik Dervishi e Klodian Alushku janë 5 shqiptarët me 22 të arrestuarve në kuadër të këtij operacioni.
Grupi i shqiptarëve vepronte në zonat e Pisës dhe Firences, ku pasi furnizohej me kokainë nga Holanda, e shpërndante atë nëpërmjet një rrjeti shpërndarësish, mes të cilëve edhe një shqiptar tjetër, Olsi Izviku.
Hetimi ndaj këtij grupi nisi në mars të vitit 2016, kur familja e një të riu të varur nga droga denoncoi disa episode vandalizmi dhe zhvatjeje, të kryera nga grupi për shkak se i biri nuk u kishte shlyer paratë e kokainës.
Sipas hetimeve, në krye të organizatës kriminale qëndronte marokeni Jaormuni Mohamed, ndërsa shqiptarët vepronin si nëngrup, nën drejtimin e Dëfrim Dervishit, që në Shqipëri rezulton këngëtar me disa klipe në treg.
Marrëdhënia mes afrikanoveriorit dhe Dervishi ishte aq e afërt, saqë shpesh shqiptarët e jepnin kokainën me çmim të reduktuar.
Sasia e parave të përfituara nga ky aktivitet i paligjshëm dyshohet të jetë shumë e madhe.
Ata e blinin kokainën për 35 mijë euro për kilogram dhe e shisnin me doza 1-gramëshe me çmim 80-120 euro. Nga 1 kg kokainë e pastër nxirreshin rreth 4.5 kg lëndë e përzier, që më pas hidhej në treg.
Gjatë operacionit, policia sekuestroi 7 kg kokainë dhe 28 mijë euro kesh. (TemA TV)
Mos i nxirrni me nga burgu keta plera qe njollosin njerzit e ndershem qe punojne ne emigracion.
Si shpjegohet te gjithe byrazera?!
Te gjithe shqiptaret paperjashtim e ne vecanti ato te moshes 18-29vjec me kte pune merren,prandaj ikin.Duan te pasurohen shpejt.Shumica e tyre ~90% e tyre perfundojne ne burg.Keshtu qe sa ma teper te futen ne burg aq me teper pasterohet Shqiperia.Te vjen keq,por ky eshte realiteti
Pune ”dervishash”,varu kkkkkkkkkk,rrace perverse……………..