Një Lul, për ditëlindje!

3 Korrik 2018, 20:04Politika TEMA

Nga Sokol Balla

Edi Rama kurrë nuk ka patur një ditëlindje të qetë sa kohë ka në politikë aktive. Mbaj mend verën e vitit 1998, kur sapo u be ministër, 4 korrikun e vitit 2009, kur Ilir Meta i bëri “dhuratë” koalicionin me Berishën, apo 4 korrikun e vitit 2011, kur KQZ i bëri dhuratë humbjen “teknike” të mandatit të katërt si kryetar bashkie.

Edhe katër korriku i ketij viti erdhi frikshëm për Ramën tashmë kryeministër. Me një datë të diskutueshme për hapjen e negociatave vitin tjetër, me një situatë të cuditshme rreth ministrit të brendshëm, që duhet thënë se është së paku shumë i pafat – si pasues i një ish ministri nën hetim, si vëllai i një ish trafikanti dhe si punëdhënësi i një shoferi të sapo vetëvrarë – me një mal kritikash për disa nga ministrat e tij, me një debat që thuajse e vendosi përballë një beteje vdekjeprurëse me aktoret e artistët, Kryeministrin e priste një ditëlindje e vështirë të mërkurën në Tiranë.

I vetmi faktor plus: Kampionati Botëror dhe fakti që njerëzit më shumë u hutuan nga eleminimi i Spanjës e Gjermanisë sesa nga autogolat e qeverisë. Por nëse qeveria është e justifikuar per t’i bërë gola vetes pas pesë vjetëve në pushtet, ndërsa pritej sulmi i fortë në portën e saj, befas si gjithmonë këto vite, ndodh e kundërta. SI në një skenar që tmerron gjumin e cdo traineri, Opozita kthen topin dhe përmes kapitenit të saj, kthehet dhe bën gol në portën e vet. Këtu nuk po i referohem aksioneve të fundit të saj. As qëndrimit që mbajti gjatë procesit të shqyrtimit të hapjes apo jo të negociatave. As Babales dhe mënyrës sesi [do denoncim publik kundër qeverisë ja arrin me sukses ta zhvlerësojë.

I referohem një cicërime të Lul Bashës, i cili duke nxjerrë bile jashtë konteksti një cicërimë në Tuiter të Mateo Salvinit, ishte bërë më katolik se Papa, me Populist se Trump, më europian se Viktor Orban. Jashtë [do parashikimi, si një gol i Japonisë ndaj Belgjikës, Lul Basha doli të martën dhe i kërkoi liderit të Lega Nord, ministrit italian të brendshëm që “erën e ndryshimit” që po sjell në Itali, të përcjellë edhe në Shqipëri, ku narkoshteti dhe mafia jane bërë një”.

I referohej aksionit të policisë italiane kunder organizatave kriminale që favorizojnë trafikun e drogës dhe qenieve njerëzore dhe kryesisht emigrantëve, në kuadër të qëndrimit të ri, aspak dinjitoz dhe human të Italisë katolike, që tashmë u ka mbyllur detin anijeve me refugjatë të dëshpëruar, duke i lënë ose të mbyten në det, ose në mëshirë të Spanjës. Salvini tani me dorë të hekurt, po mundohet të mbylle territorin italian ndaj këtyre aktiviteteve, ndoshta si një reagim edhe ndaj votes në rritje populiste të italianëve. Dhe megjithëse nuk është kjo Italia që ne njohim, në fund të fundit kush jemi ne që ta gjykojmë Salvinin, i cili punon për interesat e vendit të tij. Edhe me mënyra që ne nuk jemi dakort.

Unë dikur e kam takuar Salvinin në shkallët e San Siros dhe nuk u dukte [un i keq. Shante shumë Interin me fjalor jo shumë dinjitoz, por dukej djale i sinqertë në tifozllëkun e tij. Dhe ambicioz deri në pikën që për të arritur në pushtet, mund të shkelte mbi gjithcka, edhe mbi dinjitetin e humanizmit shekullor italian. Por deri këtu nuk ka asgjë që nuk kuptohet.

Ajo që nuk kuptohet është përse Lul Basha doli pro tij të martën? Do kishte kuptim nëse [ështjet e drogës, hetimet në dy brigjet, do ishin pjesë sot, ose dje, i fjalorit politik të lideirt të Lega Nord( i vetmi formacion politik italian që i ka klasifikuar shqiptarët në të njëjtin lloj me peshkaqenët dhe krokodilët, këtu e 20 vjet më parë).

Por i vetmi reagim  – i vjetër i Salvinit – për Shqipërinë, në fakt nuk është kundër Qeverisë Rama, por kundër Shqipërisë. Dikur Salvini thoshte se nëse duan t’i hapin negociatat Shqipërisë “atëherë më mirë të hyjnë ata dhe të dalim ne”. Reagimi në Tuiter i Bashës ishte në rastin më të mirë i habitshëm. Ministri i jashtëm Bushati tentoi me ironi ta “mbronte”, duke aluduar se llogaria mund t’i jetë hakeruar, në fakt i vetmi shpjegim i logjikshëm ndaj cicërimës së Bashës.

Cila nxehtësi duhet të vijë në Shqipëri? Që motovedetat italiane të bllokojnë brigjet shqiptare? Që Salvini të na rikthejë vizat? Që të arrestojë Tahirin? Që të bllokojë negociatat? 200 gërma nuk janë mjaft që në Tuiter të japësh një qëndrim politik, por nuk besoj se është ky, problemi i Bashës. Kreu i opozitës ka artikulimin e duhur, por mesa duket jo orentimin të tillë. Zoti Basha nëse do që të vijë në pushtet, duhet të tregojë se do më shumë Shqipërinë sesa pushtetin, ashtu si ca lojtarë emigrantë shqiptarë treguan – jo pa kosto – se duan shqiponjën më shumë se Zvicrën. Nuk vihet në pushtet si populist europian, në një vend që kërkon kundër kësaj rryme populiste, të bëhet vend anëtar i BE. Të gjithë ne kemi preferencat tona, pozitive dhe negative. Edhe ne e dimë sesa cfarë do apo nuk do Salvini, Macron apo holandezët fluturues. Por në Shqipëri votohesh si shqiptar dhe jo si holandez. Po c’të them?! Ky Ed Rama është me fat. Ashtu si Holanda e Bashës, edhe Italia e tij, s’ishte në botëror. Shqipëria e tij dhe e Bashës nuk i mori as këtë vit hapjen e negociatave.

Po prapë kryeministri e kapi dhuratë, një Lul për ditëlindje!(TemA)

17 komente në “Një Lul, për ditëlindje!”

  1. ?? says:

    . Mos u përpiq të kuptosh BASH-BABALEN, or çun !
    BASHA është një idiot, dhe pikë.
    BERISHA,është një vrasës i pa-çertifikuar, dhe manipulator i kategorisë së lartë.
    Lum RAMA, që i ka përballē.
    Njerëzit nuk gënjehen më.
    E keqja më e vogël i kënaq.
    Sa të jenë BABALET përballë, i gjati do të bëj qef!!!!!! ?

  2. Komplet analize idiote, Lul Basha ben budallaleqe pa kuptim por analize infantile, niveli i rruges pa kuptim, po te kesh politikane dhe media asnje ditlindje nuk mund te parashikohet, por ckuptim ka, shqiptareve nuk i duhen ditlindjet e politikane as te idoteve analiste, shqiptaret Duane rezultate per permiresimin e jets se tyre.

    1. Goni says:

      Te lumte, shume bukur e ke thene.
      Mire qe e kemi per taksirate qe kryetar opozite eshte Luli,
      por nuk te lene rehat as mizat qe bejne si analista.

  3. saliu says:

    Z. Balla. Ju me siguri e dini se “lul” nga hollandishtja ne ship perkthehet “kar “.

    1. Vëzhguesi says:

      Te lumte o Sali. me ne fund perktheve nje fjale sakte.

    2. Alban Dega says:

      MOS E OFENDO HAJDARIN !

      Ta krahasosh me Lulezim Bashen eshte ofendimi me i madh jo per Lulin por per Hajdarin!

  4. Visconti says:

    Shume artikull i fuqishem ky, shko e gjej na i televizion tjeter se nuk ti lexo njeri pallavrat, apo ska ngel televizion pa te heq.

  5. PD says:

    Nese Basha ka dicka qe arrin te na habise te gjitheve, eshte se si idiot nuk njeh limite.
    Te jemi te sinqerte, po te mos ishte kaq idiot, nuk kishte asnje lloj mundesie te ishte pasardhesi i Berishes dhe kryetari i ri i pedeisteve.

  6. Franci says:

    Mbaheni mend te gjithe ..SA TE JETE EDWIN RRAMA NE PUSHTET NUK KA EUROPE PER SHQIPERINE E SHQIPETARET .JANE QEVERI E PA BE SU AR EDHE PIKE ..JANE DREJT PER DREJT TE INGRANUAR ME KRIMIN FIZIK E EKONOMIK SHTETEROR …..SA ZGJUARESI INTELEKT E ORATORIZEM KA NJE PLEHRAXHI NE GREQI QE NE BISEDA TE DREJTEPERDREJTA NUK BEN ASNJE GABIM ,NUK E KA KRYEMINISTRI JONE QE NE NJE KOMENT ON-LINE BEN ME SHUME SE 52 GABIME SHQIPFOLESE BRENDA 21 MINUTAVE …KETA PER FAT TE KEQ NA PERFAQESOJNE

  7. Franci says:

    Mbaheni mend te gjithe ..SA TE JETE EDWIN RRAMA NE PUSHTET NUK KA EUROPE PER SHQIPERINE E SHQIPETARET .JANE QEVERI E PA BE SU AR EDHE PIKE ..JANE DREJT PER DREJT TE INGRANUAR ME KRIMIN FIZIK E EKONOMIK SHTETEROR …..SA ZGJUARESI INTELEKT E ORATORIZEM KA NJE PLEHRAXHI NE GREQI QE NE BISEDA TE DREJTEPERDREJTA NUK BEN ASNJE GABIM ,NUK E KA KRYEMINISTRI JONE QE NE NJE KOMENT ON-LINE BEN ME SHUME SE 52 GABIME SHQIPFOLESE BRENDA 21 MINUTAVE …KETA PER FAT TE KEQ NA PERFAQESOJNE ..BOTOHENI JU LUTEM

  8. Itali says:

    Italia nuk eshte katolike, por shtet laik. Ka ligjet e veta dhe italianet ate po kerkojne. Zbatimin e ligjeve italiane dhe nderkombetare qe ti o ish shoku im i klases nuk arrin r i perceptosh. Madje si koqe qe po behesh sa me shume kalon koha, shkruan tekstualisht qe “tashme u ka mbyllur detin anijeve”!!??!!.
    Deti eshte i hapur per te gjithe. Italia katolike nuk ia ka mbyllur askujt pasi nuk eshte i sai dhe nuk e ka.mbyllur ajo me çeles. Kurse portet italiane jane pika kufiri ku per te hyre duhen zbatuar ca ligje. Fillimisht ato evropiane e me pas ato vendase. Po analiza jote eshte shume e lodhur per t’iu referuar ketyre bazave ligjore themelore.

  9. Tradita says:

    Ha..ha.. ha. po ndizen gjakrat. Pse jeni kaq te friksuar. Ju e dini sa mafja shqiptare burimin dhe tregun kryesisht ne Itali e kane. Harruat sa tone droge derguat keto 5 vite ne Itali. Po u vjen ngordhje. Tre gazetare per nje hersh, Balla, Minxhozi dhe Baze. Sulm… sulm.. nxitim .. nxitim nxitim pe rne theqafje.

  10. Vasi says:

    O sykalesh Tirane Durres Durres Tirane.Bjeri se I bite mire.E ke qare artikullin bravoo!

  11. Taip says:

    Sykalesh Durres Tirane Tirane Durres .Nje Bravo! E ke qare artikullin.Politiken e bejne kriminelet dhe gazetarine imoralet.

  12. Alban Dega says:

    From: Alban Dega
    Date: March 19, 2017 at 04:09:24 EDT
    Portret i paautorizuar

    TI LULEZIM BASHA JE NJE P… MASHKULL !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Midis terroristit dhe rrugacit

    Pas thirrjeve tipike terroriste te liderit te opozites se shpartalluar Lulezim Basha per te permbysur nje qeveri te zgjedhur ne menyre demokratike me dhune, sot lideri i opozites nxori edhe fyrtyren e rrugacit.
    Ai perdori gjuhen e rruges kunder kryeministrit ne detyre Edi Rama dhe qeverise ne pergjithesi. Nje grusht rrugacesh e duartrokiten kryerrugacin Basha. Nuk mund e nuk mendohet se mund te ndodhe ndryshe me nje opozite ne krize identiteti, ne krize mendesie, ne krize shpartallimi te plote nga vetvetja, ne krize alternativash e projektesh per ndreqjen e vetvetes se pari.
    Vete rruga e cadres qe kane zgjedhur eshte deshmia me e qarte e me plote e kesaj krize totale qe lindi nga kriza e vetvetes dhe e coi Shqiperine nga kriza ne krize deri ne gremine te plote ne cdo fushe e qelize te jetes politike, ekonomiko- financiare, sociale, arsimore, kulturoe, shkencore, shendetesore…
    Nuk ka shenje e simbol me te qarte te kesaj autokrize se gjuha e rruges e liderit te saj Lulezim Basha dhe kryeliderit Sali Berisha.
    Hedhja nga thirrjet lenino- staliniste per permbysje me dhune te nje qeverie demokratike te zgjedhur me vote plebishitare nga nje popull i tere ne kohe paqeje, nga gjuha e te fortit dhe e garipit se Edi Rama e Fatmir Xhafa “duhet te kaloje mbi trupat tane” tek gjuha e rrugacit duke e quajtur jo vetem liderin e mazhorances por krejt ate si “sojsez, i pafytyre …” e epitete te tjera tipike rrugacesh.
    Nuk pritet gjuhe tjeter pervecse ajo e rruges ne nje cader qe ka bllokuar rruget e kryeqytetit dhe dyert e Qeverise, Kuvendit Popullor, dy organizmave kryesore e jetike te nje Republike Parlamentare.
    Vete cjerrjet e zerit, vete thirrjet tipike terroriste, vete gjuha e rruges dhe garipit, te fortit gjithnje me ze te shtjerrur apo mekur flasin per nje gjendje psiko- motore te coroditur deri edhe skizofrenike te Berisha- Bashes !

    Nga “Bande Gangsteresh” e Mafia jashte kontrollit ” ne. ….

    Pse !? Sepse tek Reforma ne Drejtesi dhe sidomos tek shpirti i saj Vetingu Korporata e Krimit te Organizuar Shteteror e Partiak te PDSH-se dhe Sali Berishes shikojne fundin e sundimit te tyre dhe ndeshkimin e pandeshkueshmerise se vetvdhene nga kjo korporate, nga kjo ” Cete Gangsteresh” sipas ” The Times” e “Indipendent” te Londres, te “kesaj Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit” sipas ” The New York Times”.
    Si Berisha dhe Basha edhe telallet dhe zhurmuesit e tyre politike e financiare, mediatike e mafioze nderkombetare kane pafytyresine ti drejtohen popullit e te flasin ne emer te tij, Pse !?
    Populli e ka dhene veriiktin e tij, Vendimi ne emer te popullit u dha pese here rradhazi.
    Populli me armen e tij kryesore dhe te vetme, voten e lire i ndeshkoi ashper dhe qarte politikisht dhe juridikisht Sali Berishen e krejt Korporaten e tij te krimit te organizuar e shteteror me nje shumice gati absolute me 23 qershor 2013 dhe me 21 qershor 2015, ne zgjedhjet lokale te parakoheshme te Dibres dhe Ersekes.
    Ate vendim qe e rrenoi korrupsioni dhe impuniteti i dhene vetvetes nepermjet nje drejtesie te sterkorruptuar pikerisht nga politika ala Luigji i 14-te i Sali Berishes, nga gjyqtare e prokurore me kontrate krimi me korporaten e tij e lexoi dhe vulosi me voten e tij plebishitare vete populli.
    Mbi 95 per qind e shqiptarevee perkrahin Reformen ne Drejtesi dhe ligjet e saj me Vetingun si ballin e saj.
    Eshte nje perputhje absolute midis perkrahjes popullore per aleatet tane strategjike SHBA- BE dhe perkrahjen e kesaj Reforme jetike per shqiptaret e Shqiperine!
    Pse !? Sepse aspirata e shqiptareve si popull e si komb ne te gjitha hapesirat shqiptare ishte ” E duam Shqiperine si e gjithe Evropa!” “E duam Shqiperine si Amerika demokratike”
    Keto aspirata ua vodhi bashke me votat jo nje por dhjetra here, keto aspirata bashke me vete Shqiperine ua vodhi dhe plackiti Sali Berisha dhe “banda e tij e gangstereve”.
    Nga “Bande Gangsteresh” e “kjo Mafia krej jashte kontrollit ” gjate mandatit te dyte te Berishes ajo u kthye ne nje Korporate te Krimit te Organizuar Shteteror dhe Partiak te PD-se ne sherbim te klanit familiar she politik te ketij sundimtari, e despoti te korruptuar. Si qeveria dhe PD-ja si shtylla e saj u kthyen ne nje garde pretoriane, ne nje repart ushtarak te familjes bio- politike te Sali Berishes.

    Korporate krimi te organizuar ne cdo hap !

    Gerdeci, CEZ, ARMO, Interkoneksioni me Kosoven, ngjyrosja e naftes… Monopoli i ilaceve, Universitetet e Plepave dhe Akademite e Domosdoves, cdo tender me peshe kalonte nga duart e Gites, Xenit, Jamserbit… me ” bonuse sukesi” te garantuar nga babai kryeminister dhe sejmenet e tij mercenare dhe sherbetore jo vetem te familjes kryeministrore por edhe te mafiozeve ala Nue Kalaj, ala Damir Fazlici, ala Taci, ala dreqi e i biri. qe tallnin sumen me ministrat e tij.
    Vetem me tenderin e naftes Shqiperia i humbi 650 milione euro qe ofroi nje kompani kineze me garanci nga qeveria e superfuqise ekonomiko-financiare e teknologjike boterore , Kines. Ne vend te saj fitoi nje sharlatan e gaztor i familjes, nje mashtrues ala Sude e ala Gjalica, ala Alimucaj e ala Gjenerali Taci Oil !
    E as Sali Berisha e as kelyshi i tij Bode nuk kishin bere asnje verifikim , nuk kishin asnje garanci nga bankat fantazme te sharlatanit Taci me kete pasuri strategjike shqiptare pa llogaritur edhe te pakten 250 milione te tjere nga TVSH-ja , prodhimi i munguar, fitimi i humbur, punesimi i qindra mijera shqiptareve.
    Vetem nga pazaret Argita- Basha- Fazlic Shqiperia humbi reth 150 milione euro investim te nje biznesmeni pakistanez!
    Vetem nga CEZ-i i Xenit Shqiperia i ka humbur ne total rreth 1 miliarde dollare amerikane !
    Vetem nga Interkoneksioni energjitik me Kosoven te dyja i humbin rreth 50 milione euro ne vit X 9 barazi me 450 milione euro per shkak te pazarlleqeve korruptive te Xenit me dajet e tij serbe.
    Vetem maja e ajzbergut te korrupsionit masiv qe p[reku dhe rrenoi cdo fushe te ekonomise, financave, investimeve te huaja etj. etj.

    Mafia italiane me e ndershme se mafia berishiane !

    Pas disa sharlataneve amerikane, gjermane, dje Basha dhe Korporata berishiane e Krimit te Organizuar sollen ne cadren e saj edhe ish- senatorin italian Di Bagio’ i akuzuar per pervetesimin e rreth 2.5 milione eurove nga fondet per pensionet dhe ceshtje sociale per te moshuar duke ringjallur te vdekurit, njesoj sic vepronte Berisha e korporata me listat e zgjedhjeve apo ndihmat sociale. me legalizimet qe fakirave shqiptare u duhej te paguanin mijera euro apo dollare, etj. etj.
    Sidoqofte De Biagio eshte mbi njemije here me i ndershem se vete Basha. Ai kishte perfituar vetem 450 mije euro.
    Basha dhe lukunia e hajnave te Berishes vodhen mbi 600 milione euro vetem ne Autostraden e Kombit. Jo vetem kaq Basha u gradua nga kapobandoja si Minister i Jashtem, Minister i Brendshem, kreyeminister i Republikes se Lazaratit, zevendeskrye-ekzekutor i 21 janarit 2011, kryebashkiak i Tiranes me votat e vjedhura te 6 majit 2011 dhe te kryekoministit fanatik enverist Hysni Milloshi.
    E ka goje e leshon be e rrufe kunder Fatmir Xhafajt, nja nga djemte, politikanet, juristet shermbullore shqiptare qe ne rini e deri ne ditet e sotme…
    Pse gjithe ky duf e zjarrmi psikopatike e kukulles se Berishes, Basha dhe vete Sales me qytetare dixhital deri edhe nga Gjermania! Qytetari dixhital Sala i shkruan qytetarit banal Berisha !
    Se pari se Fatmir Xhafa eshte nje autoret dhe regjizoret juridike te Reformes ne Drejtesi dhe te Ligjit te Vetingut, qe i tmerron, i cakerdis , po i cmend subjektet dhe objektet kryesore te saj, Korporaten e Krimit te Organizuar shteteror, familjar, politik te Sali Berishes dhe Lulezim Bashes,

    Kryekusare e vrastare

    Si njeri edhe tjetri jane kryekriminelet, kryekusaret, kryeekzekutoret e krimit te organizuar shteteror, te denje per Hagen, ku me spiunimet e tyre per llogari e ne dobi te UDB-es serbe, RIA-s putiniste te liderve te luftetareve te lirise se Kosoves Fatmir Limaj, Ramush Haradinaj, etj,,, etj,
    Per te fituar pike tek ata por edhe te Amerikanet Lulezim Basha sajoi e trilloi edhe Shtepine e Verdhe duke i vene nje vule turpi te falsifikuar Shqiperise e shqiptareve si komb.
    Ky hor styerhori i kryehorit dhe Mareshallit te Beogradit dhe Moskes , te UDB-es e KGB-se- RIA-s sovjeto- putiniste, Sali Berishes, ky burrec i pa burre qe i shtjerret ( meket ) zeri si grave llafazane sa here flet, ky i pafytyre pa dine e iman e mashtrues i pacipe, ky dhjeracak qe mbylli dosjen e kusarise se kombit me procedure, rapport mjekesor te rreme dhe me ndihmen e gjykatesve e prokuroreve te sterkorruptuar ala Zagarnjori e Gjin Gjoni, ala Adriatik Palla e plehrat si ata te antidrejtesise Salehiane, na ben edhe trimin edhe te fortin, edhe garipin edhe Matrazovin. ndersa pshurret e mbush poturet sa here i kujtohet Vetingu e Reforma ne Drejtesi. qe me siiguri do te rihapin aferat e tij njera me kriminale se tjetra si Autostrada plackitese dhe Otrantoja atdheshiitese, masakra e 21 janarit 2011 e dhjetra megakrime te tjera te kesaj KORPORATE TE KRIMIT TE ORGANIZUAR TE KRIMIT SHTETEROR E PARTIAK, te partise me te inkriminuar e politikaneve me kryekriminele ne historine e Shqipersie.
    Pas vendimit politik ne emer te tij qe dha vete populli shqiptar me voten e tij te lire plebishitare te 23 qershorit 2013, 21 qershorit 2015, te Dibres dhe Ersekes tani po bien kamanat e vendimit te drejtsise e shtetit ligjor ne emer te asaj vote dhe te vete popullit kunder ketyre kryekrimineleve qe rrine nate e dite duke u rene tupanave te ” dekriminalizimit” dhe ndershmerise ne emer te popullit qe i ka ndeshkuar ne menyren me te fuqishme.

    “Tanket” Vetingut dhe lemeria e hajnave te Saladinit !

    Eshte pesha e ketyre krimeve , korrupsioni, kusarie, plackitje, eshte lemeria e Reformes ne Drejtesi dhe e Vetingut, e jo e kaluara e Fatmir Xhafajt apo Edi Rames, Ilir Metes apo Petrit Vasilit… aresyeja e tmerrit dhe fobise paranojake te Sali Berishes dhe Lulezim Bashes qe i shikojne ato si tanke te renda qe po u afrohen perdite e me shume e qe do ti shkelin me zinxhiret e tyre.
    Eshte pshurrja e dhjerosja prej tyre qe e ben aq paranojak Lulezim Bashen e Korporaten e tyre te krimit te organizuar shteteror e partiak sa te deklaroje se Fatmir Xhafaj “duhet te kaloje mbi tru pat” e ketyre banditeve e kryekrimineleve dhe u jep ultimatume jo vetem qeverise se zgjedhur ne menyre demokratike, por edhe te urdheroje presidentin e zgjedhur me vota te shit-blera Bujar Nishani qe te mos dekretoje Fatmir Xhafen si minister te Brendshem. Dhe kapterri Nishani ne fundin e palavdishem te mandatit te tij ashtu po vepron e po vonon… Ai nuk e ben as shurren pa ia shkelur syrin Berisha !
    Keto jane ligjet e xhungles se Korporates se Krimit te Ogranizuar Shteteror e Partiak!
    Pse!? Sepse tek Fatmir Xhafa shikojne simbolin e Reformes ne Drejtesi e Vetingun qe ky sherbetor me kontrate te perkohshme i Berishes dhe bandes se tij jane gati tu shtrihen poshte zinxhireve te fantazise se cmendur te tyre per ti bllokuar e mos lene te kalojne !
    Ndaj ai ben jo vetem terroristin ala ISIS, e guerilasit Kastro- Chegevara, jo vetem Matrazovin, por edhe Kryeministrin e Presidentin, Shefin e Personelit dhe bllokuesin qe emeron e shkarkon ke te doje e kur t’ja doje qejfi si Ajatollah Khomeini i Gazidede Berishes
    Mbi te gjitha arma e mjeti i tij kryesor per demokraci e politike, per Republiken e Re eshte diktati e Ultimatumi, urdheri suprem e stili liderit suprem Sali Berishe Khomeini… Envero- Stalinisti, stili Lala Kros o Lala Kros vet shkruan e vet vulos!

    As Kastro e as Matrazov… nje p… mashkull !

    Larg qofte ! Jane teper 16 vjet te kesisoj sundimi! Shqiptareve u ka ardhe ne maje te hundes me nje Sali Kadaf qe e flaken me perbuzje e ne menyre plebishitare ne koshin e despoteve dhe atdheshitesve !
    Aq me pak mund te pranojne nje sozi te tij qe ka vulen e kontributin e zi ne cdo krim e zezone qe Sali Karaxhici shqiptar u ka bere popullit e shtetit shqiptar, mbare kombit.
    Ndaj mos na bej as diktatorin ultimatumdhenes e as Matrazovin!
    Nje pshurran nga frika nuk mund te jete e as nuk mund te behet kurre as Kastro e as Matrazov e aq me pak kryeminister i nje populli krenar e trim si shqiptaret!
    Te keshilloj vellazerisht qe te vizitohesh tek psikiatri…
    Psikologu eshte per faza shume me te lehta te skizofrenise tende dhjeracake!

    E vetmja gje qe humbni jane parate e… e vjedhura shqiptareve

    Ti e me fort bosi jot Berisha keni frike, tmerr, lemeri nga hija e krimeve pa fund te Korporates suaj te Krimit te organizuar shteteror e partiak ne sherbim te klanit tuaj familjar e politik po aq kriminal sa edhe ju! Ndaj lehni si qente nen driten e henes ndaj hijes suaj… U ka hy frika ne palce!
    Nuk keni asgje per te humbur pervec parave dhe pasurive, tokave dhe pronave, gjakut e djerses qe u kini grabitur e tjetersuar shqiptareve!
    Nuk jane para djerse! Jane para hajnie e kusarie, vrasjeje e krimi!
    Jane para krimi e vrasjesh te shqiptareve dhe te Shqiperise !
    Dorezojuni Drejtesise e ligjit! U ulet me nje te treten masa e denimit te garantuar!
    Para se te kerkoni dekriminalizimin e te tjereve… dekriminalizoni veten fillimisht!
    Mos e bej si gjyshi jot hoxhe: beni cfare them une … e Mos beni cfare bej une!
    Sheroje veten Doktor Berisha! Edhe Lulin e Co…
    Ne dac lexoje Corporation ne dac Company ! Jane njesoj !
    Kurse ti Lul mos na bej as Kastron e as Matrazovin .
    Nuk je as njeri e as tjetri …. Ti je thjesht nje frikacak i pshurrun!
    Shkurt ti Lulezim Basha je nje p… mashkull !

  13. Pedro i ri says:

    Futja kot

  14. Vladimir says:

    Ndoshta eshte ora qe keshilltaret e tij t’ja kujtojne Bashes ate ngjarje te rende te vitit 1997, kur, e nxitur nga nje buçe legiste e partise se Salvinit, Sibila goditi dy here mizorisht ne ujra nderkombetare, deri sa e fundosi Katrin e Rades me mbi 100 gra dhe femije brenda.
    Dhe deri tani nuk kane paguar 1 euro demshperblim per ta.
    Dhe Luli… mjere ne!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje