Skandali në Universitetin Bujqësor të Tiranës: Doktorantë dhe Profesorë me diploma false dhe mesatare 5.7

5 Korrik 2018, 21:11Sociale TEMA

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e sotme raste flagrante të pedagogëve të cilët me diploma false dhe me mesatare të ulët kanë marrë titujt Profesor i Asociuar apo Doktor Shkencash.

Në postën elektronike të Fiks Fare, mbërritën pesë lista notash të personave të ndryshëm, të cilët kanë përfunduar Fakultetitin e Veterinarisë, në UBT dhe prej vitesh janë pjesë e stafit mbështetës dhe akademik të këtij Fakulteti.

Në informacionin dërguar Fiksit, pretendohej që këto lista ishin një kopje e listës origjinale në bazë të numrit të amzës së gjithsecilit. Ndërsa në dosjet e punës, këta persona kishin dorëzuar një tjetër listë notash, për të arritur mesataren e kërkuar për pozicionin e tyre të punës.

Pasi Fiksi iu drejtua Rektoratit, për dy listat e para na u kthye në kohë rekord një përgjigje ku për punonjësit:
Alkineda Maçi, personel ndihmës akademik, në zyrën e Zhvillimit të Karrierës Studentore dhe Rexhep Bajrami, punonjës kërkimor akademik, u konstatua që pretendimi ishte i vërtetë.

Punonjësja e parë, Alkindea Maçi ka dhënë dorëheqjen pas verifikimit të falsifikimit të listës së notave, ndërsa Rexhep Bajrami është pezulluar nga detyra mbi bazën e dyshimeve të ngritura për ndërhyrje në listën e notave, deri në verifikimin e dyshimeve mbi bazën e konfirmimit të Prokurorisë. Gjithashtu është përgatitur edhe dokumentacioni për kallëzim pranë prokurorisë.

Pas këtij verifikimi, gazetarët e Fiksit i nisën Rektoratit një tjetër kërkesë, ku i kërkonin të verifikonte listat e notave të tre profesorëve të këtij fakulteti, të cilat ishin shumë të ulëta krahasuar me mesataren e kërkuar për të marrë titullin Profesor i Asociuar apo Doktor Shkencash.

Nga kjo rezultoi se dy prej tyre, kishin një mesatare të katër viteve 6.5 dhe 5.7. Me konkretisht,
– Ilirjan Bakiasi, Prof i Asocuar, jep lëndën e Mjekësisë Veterinare me mesatare 6.5
– Alketa Qoku, Doktore shkencash, staf akademik ndihmës, mesatare 5.7

Fiksi arriti të kontaktonte Ilirian Bakiasin, Profesorin e Asociuar, i cili para kamerës së Fiksit e pranoi që ka një mesatare të katër viteve 6.5, por ai personalisht nuk ka bërë ndërhyrje në listën e notave, pra nuk e ka falsifikuar.

Pyetjes se si ka arritur të bëhet Prof. Asc. me këtë mesatare si dhe pedagog i brendshëm ne këtë fakultet, ai iu përgjigj:
“Unë jam kontaktuar nga ish Rektori, i cili më propozoi të ngrija struktura të universitetit në Lushnjë, si menaxher. Kur u mbyll dega atje, u transferova këtu në fakultet. Unë nuk kam ardhur të kandidoj apo bëj konkurs. Më thirrën, erdha. Pranimi im si staf akademik me këtë mesatare është përgjegjësi e fakultetit”.

Ai ka qenë dy herë kryetar komune dhe drejtor i Bujqësisë Lushnjë, para se të bëhej Profesor i Asociuar dhe pedagog i brendshëm ne UBT, dega mjekësi Veterinare me mesatare të katër viteve 6.5.

Për të gjitha këto gjetje dhe shkelje, përpos përgjigjes me shkrim nga Rektorati, gazetarët e Fiksit intervistuan Dekanin e Fakultetit të Mjekësisë Veterinare. Ai pranoi se për dy të parët, për të cilët kemi marrë edhe përgjigjen me shkrim, është konstatuar, që kanë ndërhyrë në listën e notave dhe materialet i janë referuar prokurorisë.

Njëra ka dhënë dorëheqjen, ndërsa tjetri është pezulluar. Për sa i takon Ilirjan Bakiasit, Profesorit të Asociuar me mesatare 6.5 ai u përgjigj: “Lidhur me emërimin e tij është bërë një raportim edhe në portalin “stopkorrupsionit” dhe në 2015-ën Ministria e Arsimit, pas një verifikimi që bëri, kërkoi shpalljen vakant të pozicionit që mbante ky profesor, por ky rekomandim u kundërshtua nga Rektori i asaj kohe.

Fiksi zbuloi, se ish rektori Fatos Harizaj, në shkresën përcjellëse e quante rolin e këtij profesori në punën e tij si të pazëvendësueshëm dhe arsyetonte se ai nuk është i vetmi profesor me emërim. Për këtë arsye ai edhe sot vazhdon të jetë profesor, duke anashkaluar edhe rekomandim e Ministrisë së Arsimit ku citohej edhe shkelja e ligjit numër 9741 për “Punësimin në Institucionet e Arsimit të Lartë” neni 50.

Ndërsa për Doktoreshën e Shkencave, me mesatare 5.7, Alketa Qoku, sipas tij e ka legjitimuar stafi drejtues, apo komisioni, në kohën kur ajo ka aplikuar për Doktore Shkencash.

“Në atë kohë, sipas tyre, kërkesat ishin shumë pak dhe kuotat ishin shumë. Ajo ishte pjesë e stafit, dhe për këtë arsye u pa e arsyeshme të kalohej për të plotësuar kuotat. Ky është një pozicioni papërshtatshëm, pasi këto kanë ndodhur në kohë të më parë, por janë veprime të legjitimuara nga paraardhësit dhe stafi”, u shpreh dekani.

Pas kësaj indicie, të nisur nga Fiks Fare, rektori i Universitetit Bujqësor Tiranë ka urdhëruar verifikimin e dosjeve, listës së notave të gjithë stafit akademik të këtij universiteti, duke mos anashkaluar askënd.

7 komente në “Skandali në Universitetin Bujqësor të Tiranës: Doktorantë dhe Profesorë me diploma false dhe mesatare 5.7”

  1. Alban Dega says:

    PRIFESORE PLEPASH AKADEMIKE VICIDOLI… !?

    Shihni cfare i beri jo vetem arsimit por cdo fushe te jetes Sali Berisha !?
    As Chinchizkhani me hordhite e tij barbare nuk do tia kishte bere Shqiperise ate cfare is beri kjo Bande Gangsteresh !
    E mos harróni se kjo eshte vetem maja e ajzbergut te korrupsionit masiv te kesaj Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit !
    Edhe shefi i Personelit edhe Rektori duhen shkarkuar menjehere por edhe derguar per ndjekje penale per shperdorim detyre !

  2. Miri says:

    Keto jane “padije” te njohura masivisht. Politika dhe qeveria keshtu do te zbatoje ligjet!!!
    Gjithe universitetet ne mase 70% jane je kete derexhe. Vijne ishmesues ne fshat, paguajne taksen rektorit dhe hopa …
    Marrin dhe gradat e titujt ne te njejten forme, behen dhe drejtues njesish.

  3. NAIMI says:

    Nuk kane thene ndonje gje te re,megjithese keta te FIXit duhet te pershendeten. Pse nuk e dime ne se gjithe administrata eshte mbushur me njerez te rrugeve qe kane blere diplomat tek KRISTALI,VITRINA etj. Ksuh nuk e di kete gje ne te gjithe Shqiperine dhe mbajne sehir se si shkaterohet prestigji i administartes shteterore. Ajo Monika qe me birbilon ne parlament eshte nje palo njeri qe askush nuk e duron.Te gjithe te sajte jane me kete diplome. DUHET TE MOS NJHEN DIPLOMAT E MARRA TEK KRISTALI APO UNIVERSITETET E MBYLLURA,OSE TE MOS PUNOJNE NE ADMINISTRATEN PUBLIKE, NDRYSHE KETE VEND DO TA MARRE LUMI SIC EDHE E KA MARRE. Te behet nje skaner per gjithe universitetet e te largohen pseudopedasgoget qe nuk dine te dallojne gomarin nga mushka.

  4. Vlonjati says:

    Provoni te verifikoni nja pese diploma e dy doktoratura qe ka Nderi i Kombit, Dritan Demiraj, qe me oficerllekun, me kampionatet e karate, misionet jashte shtetit, 12 libra te botuar(kopiuar), nuk ka patur kohe te bleje librat e universiteteve qe pretendon te kete bere, jo me t’i mbaroje.

  5. Lani says:

    Ketij populli i eshte vene festja tamam sic e kerkon koka e tij.

  6. "BOHOTINA" says:

    Ishte koha kur Salihu, per ti dhene dermen e fundit vendit sipas mesimeve te eproreve te tij, beri cdo pallat me universitet. Diplomat shiteshin me euro si patatet…

  7. KRISTAQ TORE says:

    Respekt dhe mirnjohje pa kufi per Ate Fakultet te Veterinarise ku kane dhene mesim Korifejt dhe Shkencetaret e fushes se veterinarise, nga duart e te cileve kane dale qindra dhe mijra specialiste te fushes,kontributi i te cileve ne aritjen e rezultateve impresionuse ne keto gjashte dekadat e fundit jane te pallogariteshme.Gjithmone Respekt dhe Mirenjohje per te gjithe ata qe kane hyre dhe kane dale ne dyert dhe nga dyert e Atij Fakulteti te Nderuar.
    Sot me vjen turp per ca shof e degjoj per stafin akademike te atij fakulteti. Turpi eshte edhe per Ata Petagog apo Profesor te titulluar me merite qe pranojnë, te punojne, bashkepunojne, apo qe te jene ne te njejtin staf akademik me nivele te tilla mediokre,me IQ nen mesataren e popullsise se Republikes, si ata qe u paraqiten mbreme ne emisionin e Top Canelit.Me falni, por ato nivele ne kohen qe kemi mbaruar ne nuk do ti pranonin as per te punuar si pergjegjes tufe me te imtat.Edhe njehere me falni,por ndjehem shume keq kur shoh dhe degjoje se ne cfare derexheje e keni katandisur Ate Fakultet qe per Mua ishte si nje IKONE .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje