Janë rreth 829 mijë turistët shqiptarë që vlerësohet se kanë vizituar Greqinë gjatë vitit të kaluar, nëpërmjet kufirit tokësor. Kjo bën që të jenë populli i tretë në listën e vizitorëve më të mëdhenj në Greqi, me rrugë tokësore. Të dhënat janë bërë publike nga një raport i fundit i konfederatës greke të turizmit.
Për shkak të pozicionit gjeografik, pjesa dërrmuese e shqiptarëve që vizitojnë Greqinë zgjedhin rrugën tokësore, ndërkohë që vetëm një pjesë e vogël zgjedh gjatë muajve të verës edhe rrugën detare.
Por ndër të tjera, këto të dhëna tregojnë se, pavarësisht se janë të tretët në listë, shqiptarët nuk hyjnë as në listën e 10 vendeve të para sa i përket shpenzimeve, madje janë të 19-tët.
Shpenzimi i shqiptarëve për turizëm në Greqi gjatë 2017—ës vlerësohet në rreth 190 milionë euro, ose 229 euro për frymë.
Kjo bën që kontributi i shqiptarëve në shpenzimet e turistëve në vend të jetë vetëm 1% e totalit, ndërkohë që turistët përfaqësojnë 3% të totalit. Pra, kemi të bëjmë me shpenzime tre herë më të ulëta se potenciali.
Me një mesatare qëndrimi në vendin fqinj prej 3.9 ditësh, rezulton se një turist mesatar shqiptar ka shpenzuar 59 euro në ditë gjatë qëndrimit të tij në Greqi.
Kjo është norma e dytë më e lartë ndër vendet kryesore të turizmit me rrugë tokësore në vendin fqinj.
Greqia veriore dhe ajo perëndimore janë destinacionet kryesore të shqiptarëve në Greqi sa i përket turizmit.
Të dhënat tregojnë kështu se shqiptarët e preferojnë Greqinë për turizëm dhe zgjedhin të qëndrojnë pak ditë duke për të mos prekur kështu buxhetin që kanë planifikuar për të shpenzuar.(scan)
Patjeter qe do shkojne Shqiptaret ne Greqi. Me thane ate qe asht : Cmimet jane ma te lira se ne Shqiperi, servisi dhe mirnjohja po ashtu. Atehere pse te mos shkojne !!
Nuk e di se ke quani ju Turist ,por po te marrim faktin qe mbi 1 million shqiptare jetojne e punojne jashte Shqiperise del qe ne Shqiperi te jetojne rreth 2 milione njerez (ne moshe pune,shkolle,te mitur,te moshuar ,banore te qyteteve e te zonave te thella e qe shumica e tyre konsiderohen te varfer) . Pra nga keta 2 milione kane shkuar vitin e kaluar vetem ne Greqi 829.000 turiste shqiptare (pa llogaritur sa kane shkuar ne Turqi etj) .pra ne nje vit ,vetem ne Greqi ka shkuar si turiste rreth 40% e popullsise .Kjo do te thote se shqiptaret ,pra Shqiperia,ja kalon ne kete drejtim edhe vendeve si Britania e Madhe etj. Atehere kot ankohen shqiptaret p,pasi ata jetojne ne nje parajse .Pra edhe nje here: nuk duhet te ngaterroni fjalen “turist” me fjalen “udhetare” .
tourkalvanos touristas!!!!!???
rradhakina kai tomates po mbledhin keta ”turiste” fushave te Verias dhe Korintho…………………